Qellimi im eshte kerkimi i se vertetes racionale, ose se vertetes te larte. Qendroj i besimit se hapi i pare per te arritur kete qellim eshte shmangia e mpirjes se intelektit nga falsitetet. Shoqeria shqiptare ka nje intelekt te burgosur ne te shkuaren e afert dhe kjo gje eshte e papranueshme, sepse bllokon emancipimin (lexo "te ardhmen"). Falsiteti ne fjale ne kete teme eshte me i shpeshti, nese e keni vene re edhe tek teatri kombetar (lexo "kuvendi").
Tani qe ju rilexoj, e kuptoj se nuk kuptoni skemen e falsitetit ne fjale. Ka mundesi te mos kem qene une i qarte, megjithate u mundova te jap nje prove standarde te logjikes informale te falsiteteve.
Krijoni Kontakt