Vushtrri, maj 2008. Në mbledhjen e mbajtur të enjten Komuna e Vushtrrisë me shumicë votash i ka thënë po miratimit të vënies në përdorim zyrtarë të gjuhës turke edhe në qytetin e Vushtrrisë. Në mbledhjen e mbajtur të enjten në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, përveç udhëheqjes komunale, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të turqve të Vushtrrisë si dhe Mustafa Sarniç, shefi i Zyrës Turke në Kosovë, i cili e ka përshëndetur Komunën e Vushtrrisë për këtë miratim të kësaj gjuhe edhe në Vushtrri. Do theksuar edhe këtë se minoriteti turk në Vushtrri është i vendosur kryesisht në qendër të Vushtrrisë dhe janë komuniteti i vetëm minoritar që lirisht flasin dhe qarkullojnë pa asnjë problem.
Turqit vushtrrias tanimë kanë dy shoqata shoqatën kulturore shqiptaro-turke ”Çeshme” ku merren me aktivitete të ndryshme si dhe shoqatën tjetër edukativo-arsimore “Aid”. Viteve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi turko-kosovarë e në këtë rast një shembull i mirë është edhe Komuna e Vushtrrisë.
Kjo komunë ka pasur raporte të mira çoftë me komunitetin turk që jeton në qytetin e Vushtrrisë por edhe me autoritetet e ndryshme të shtetit të Turqisë. Bashkëpunimi deri më tani ka qenë i frytshëm dhe mjaftë domethënës për Komunën e Vushtrrisë e cila deri më tani ka bërë dhe vazhdon të bëjë binjakëzime me qytete turke.
Deri më tani Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, binjakëzime ka bërë me Komunën e Mamakut në Turqi, me Komunën e Niksarit, ndërsa së fundi udhëheqja Komunale e Vushtrrisë së bashku edhe me përfaqësuesin e Komunitetit Turk në Vushtrri, vizituan Turqinë ku u binjakëzuan me Komunën e Saruhanlisë.
Shkruan: Hajdin ISLAMI. Prof dhe gazetar nga Vushtrria
Link
-------------------------------------------------------------------------------------
Sikur ka dale dhe Bollano te kerkoje dhe njehere zyrtarizimin e gjuhes greke per Himaren (te pakten).
Ja dhe nje koment i bere nga nje turko-shqiptar(??) per kete artikull
---------------------------------------------------------------------------------------
İsmet Bölükemini Says:
May 10th, 2008 at 12:53 pm
Si pari kerkoj falje ne shkrımın cusore ne cofse e kam.Un si vendas i Vushtrıs me kombsi turke me vjen shum mire edhe jom shum ı knacun me pranimin cuhes Turke zyrtare ne Komunen e Vushtris.Kjo pytje ka cen ne kohen e Muharem ıt(ish kryjetar)por pse suzcjel ende sjom ty ju dıt.por kryesor se esht i pranuar,dhe un jom shum i lumten dhe te cithve me kryesor me kryetarıt e komunes ju falimenderoj.Ne Vushtri (Vulçitrn)me vjet kan banuar edhe ende jon ty ju banuar popli Shcıptar_Turk dhe jeta te perbashke ka cen ne nıvel te lart.Un momentalisht jom perkosisht ne Turçi KEMER ty ju jetu edhe me pun ,jom ty ju shkru nji liber lidhje me Vushtrin ne kohen xıv _xvııı shekulıt jeta perbaske Shcıptar_Turk dhe arkitektura Osmanlive,bashkesısht jom edhe ty ju pikturu Vushtın e vjeter (jam magjıstrı e Artıt e buker dıplomuar ne Universıtetıt ne Stanbol Mimar Sinan Unıv.
Krijoni Kontakt