Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Shteti model i mbrojtjes së të drejtave të njeriut?

    Banorët e B.E.
    Pesëdhjetëvjeçarin e fundit, Bashkimi Europian ka krijuar për qytetarët e tij predispozitat bazë të një hapësire te përbashkët prosperiteti dhe paqeje, që i lejon të gëzojnë në një nivel të kënaqshëm të mirat bazë të lirisë, të drejtësisë dhe të sigurisë. Gjithsesi, këto të mira nuk përbëjnë të drejtë ekskluzive vetëm të qytetarëve të B.E.
    Bashkimi Europian përbën nje pol tërheqës për shumë burra dhe gra nga vende të treta. Ata arrijnë në kufijtë e shteteve anëtarë në kërkim të punës, ose thjesht për një jetë më të mirë e cila nuk i ofrohet në vendin e origjinës.
    Sot, ekzistojnë më shume se 175 milionë emigrantë në mbarë botën. Pothuajse, 56 milionë banojnë në Europë.
    Një nga vlerat e B.E. është dhe lufta kundër të gjitha formave të diskriminit, racizmit dhe ksenofobisë. Bashkimi Europian mundohet t’i përballi këto fenomene me masa ligjore, ekonomike dhe sociale të cilat synojnë në luftën kundër marxhinalizimit dhe përjashtimit social të popullatës së huaj me banim në 25 shtetet anëtare të tij.
    Nën këtë objektiv dhe në kuadrin e politikës së përbashkët të emigracionit, Këshilli Europian në Tampere (1999) hodhi bazat e një kornize legjislative të përbashkët. Qëllimi i kësaj kornize legjislative është sigurimi i trajtimit të barabartë dhe të drejtë të të gjithë të huajve me qëndrim të ligjshëm në territorin e shteteve anëtare të B.E. duke i dhënë atyre sa më shumë të drejta, të ngjashme me të drejtat e qytetarëve Europian, meqënëse suksesi i kohezionit social në mbarë Europën dikton integrimin social, politik dhe ekonomik të emigrantëve me qëndrim të ligjshëm në shtetet anëtare.
    Të drejtat e të gjithë atyre që banojnë brenda B.E përfshijnë të drejtën e qëndrimit, të arsimimit, të punës së varur ose të pavarur, të drejtën e qarkullimit të lirë për një afat të shkurtër kohor brenda kufijve të B.E. si edhe të drejtën e trajtimit të barabartë. Gjithashtu, korniza e përbashkët ligjore parashikon:
    - ata që kërkojnë azil të gëzojnë trajtim të drejtë
    - emigrantët e ligjshëm të integrohen në shoqëritë europiane dhe të gëzojnë të drejtën e drejtësisë dhe të sigurisë,
    - kur qëndrimi i emigrantëve është shumëvjeçar, t’ju jepet mundësia e marrjes së nënshtetësisë të shtetit anëtar në të cilin banojnë, dhe si rrjedhojë edhe të nënshtetësisë europiane.
    - të merren masat e nevojshme për ruajtjen efektive të kufijve të jashtëm, dhe përballimin e emigracionit klandestin, duke ofruar paralelisht mbrojtjen e mjaftueshme viktimave të trafikut klandestin.
    Vitet e fundit Bashkimi Europian ka bërë hapa të rëndësishëm për zbatimin dhe konsolidimin e vlerave që përfaqëson si brenda B.E. ashtu dhe në marrëdhëniet e jashtme të tij. Përpjekjet nuk kufizohen vetëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe banorëve të tij, por edhe në promovimin e të drejtave të njeriut në vendet me të cilat bashkëpunon dhe ka marrëdhënie tregtare.
    Por, implementimi i këtyre objektiva të B.E. ndesh vështirësi si në nivel kombëtar ashtu dhe në atë lokal dhe rajonal dhe padyshim ekziston mundësia e përmirësimit të tyre.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Një paraqitje e përmbledhur e të Drejtave tona Themelore

    DINJITETI
    E Drejta e Dinjitetit dhe e Jetës
    E Drejta e Integritetit të Njeriut
    Ndalimi i Torturave & i Ndëshkimeve ose i Trajtimeve
    Çnjerëzore dhe Poshtëruese
    Ndalimi i Skllavërisë dhe i Punës së Detyruar

    LIRIA
    E Drejta e Lirisë dhe e Sigurisë
    Respektimi i Jetës Private dhe Familjare
    Mbrojtja e të Dhënave të Karakterit Personal
    E Drejta e Martesës dhe e Krijimit të Familjes
    Liria e Mendimit, e Ndërgjegjes dhe e Besimit Fetar
    Liria e Shprehjes dhe e Informimit
    Liria e Mbledhjes dhe e Asocimit
    Liria e Artit dhe e Shkencës
    E Drejta e Arsimimit
    Liria e Profesionit dhe e Drejta e Punës
    Liria e Bisnesit
    E Drejta e Pronës
    E Drejta e Azilit
    Mbrojtja në rast Largimi, Dëbimi apo Ekstradimi

    BARAZIA
    Barazia Përballë Ligjit
    Ndalimi i Diskriminimit
    Respektimi i Shumëllojshmërisë Kulturore, Fetare & Gjuhësore
    Barazia e Grave dhe e Burrave
    Të Drejtat e Fëmijëve
    Të Drejtat e të Moshuarve
    Integrimi i Njerëzve Invalid

    SOLIDARITETI
    E Drejta e të punësuarve për informim dhe konsultim në kuadrin e kompanisë.
    E Drejta e negocimit dhe e akteve kolektive
    E Drejta e aksesit në shërbimet e gjetjes së punës.
    Mbrojtja në rastet e pushimeve të pajustifikuara nga puna
    Kushte të Drejta dhe të Përshtatshme Pune
    Ndalimi i punës së fëmijëve dhe mbrojta e punës së të rinjve
    E Drejta e kombinimit të jetës familjare me atë profesionale
    E Drejta e Sigurimit dhe e Asistencës Sociale
    Mbrojtja e Shëndetit
    Aksesi në shërbimet e interesit te përgjithshëm ekonomik
    Mbrojtja e Ambientit
    Mbrojtja e Konsumatorit

    TË DREJTAT E QYTETARIT
    E Drejta e votimit dhe për t’u votuar në zgjedhjet Europiane, në zgjedhjet Lokale dhe Komunitare
    E Drejta e Mirëqeverisjes
    E Drejta e aksesit të dokumentacionit zyrtar
    E Drejta e apelit tek Ombudsman-i Europian
    Liria e qarkullimi dhe e qëndrimit
    Mbrojtja Diplomatike dhe Konsullore

    DREJTËSIA
    E Drejta e apelit real dhe e gjyqit të paanshëm.
    Statusi i pafajësisë dhe e Drejta e mbrojtjes
    Principet e ligjshmërisë & të analogjisë së veprave penale dhe ndëshkimit
    E Drejta e individit qe të mos gjykohet apo ndëshkohet penalisht dy herë për të njëjtën vepër penale.

    Burimi:
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-12-2008 më 05:49
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Une jetoj ne Francë, mirepo a e keni iden njehere se sa padrejtesi ndodhin ketej ?
    ju nuke mund te imagjinoni se si njerzit ketej jane te shkelur te perbuzur te zhgenjyer, te shfrytzuar, te mashtruar, te nene kembshem, te fatekeq, te vuajtur e te pa mbrotur nga organet e mbrendshme te ketij vendi...
    Ju mendoni se ketej ne vendet demokratike gjithqka eshte lule...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anëtarësuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Shtetet model te mbrojtjes se te drejtave te njeriut jane shtetet Skandinave si : Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka...
    Personalisht do doja qe Shqiperia te ndiqte shembujt e shteteve Skandinave dhe te sistemeve te tyre, dhe jo te nje kapitalizmi te eger dhe ekstremist sç po ndiqet sot e 20 vjet!!!

    shembull:Ne Suedi ka nje trasparence te tille qe nje qytetar suedez ka te drejte te kontrolloje me ane te internetit te pakten 70% te punes (dokumenta dhe file zyrtare) qe kryen nje ministri e caktuar ose nje minister!! Dhe nese ai qytetar mendon se puna e kryer (nga ministria ose ministri) nuk eshte konform ligjit por eshte nje shperdorim i postit, qytetari ka te drejte te kryej denoncim pa pesuar asnje raprezalje ligjore!!!
    KJO ESHTE DEMOKRACI!!
    NE SHQIPERI AKTUALISHT JETOJME NE NJE OLIGARKI NEGATIVE DHE TE DEMSHME, DHE JO NE DEMOKRACI!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bnik : 29-10-2008 më 07:56

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Pyetja qe une do te shtroja eshte se a jane keto te drejta te njeriut te pranueshme per te gjithe ju e per te gjithe popujt e botes?

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 11-11-2020, 06:04
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  4. Burgjet...
    Nga shkodrane82 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  5. Shteti që tradhton shtetasit e tij
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 07:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •