Jo se kamarieret ne kete vend na kane sherbyer ndonjehere mire, por jo keshtu ama. Ora 13.20. Jashte nuk bje shi, por do filloje se shpejti. Kamarieret ne kete vend jane nje kategori ne lulezim e siper. Nuk ka student te mos kete mik te mos e kete provuar.
Mbas nje viti duhet te votojme, por nuk kam qejf fare. Pertoj dhe kam frike se mos gjithe keto kafe me bejne keq. Kamarieri nuk ma var fare dhe tavulla ime eshte plot. Ne rruge, anash meje kalojne femra seksi dhe neper rreshtat e gazetes leviz Kosova. Para shume vitesh kam ndare buken me vellezerit kosovare. Atehere ishin te brishte e te bukur. Kosovaret nuk e humbasin kurre dinjitetin. Ora 13.25. Jo, se humbasin kurre.
Po pres nje shok. Shoku im mund te shkoj te q***t nese vonohet akoma edhe dhjete apo pesembedhjete minuta. Nese vonohet akoma do ēohem nga ky bar dhe do e ndryshoj vete jeten time. Televisori ofron nje spiker qe nuk ben asnje gabim ortografik. Jam i kenaqur. Pjeter Bogdani ka punuar per mua, per te, per kamarierin qe ne fature ka shkruar Kafe=600 lek. Uje = 1000 lek. Kamarieri nuk flet me lek te reja. Kalojne perseri vajzat. Ndoshta jane te njejtat, ndoshta jo. Duket sikur tek blloku ka gjithmone shume njerez, po ne fakt jane gjithmone te njejtet qe vijne rreth e rrotull kot. Nen bllok levizin tutele e nendheshme. Nen bllok ka tunele, duhet ti perdorte udheheqja. Pastaj diktatori vdiq dhe statuja e tij ra. Ora e gjysem. Imazhi i vetem eshte ai i nje telekamere, por operatorit i leviz dora. Pastaj anijet. Sme besohet qe jemi ne ne ato anije.
Sa kohe ka kaluar? Shtate-tetembedhjete vjet, pese minuta. Dy tavoline me tej nje vajze ha akullore e nje djale e shikon. Shikimi i tij kerkon qe te duhet erotik por nuk ja del mbare. Duket me shume si nje qen i rrahur. Duke ēuar bishin e tij mund te marresh 300 lek. Te reja. Bejme sa mundemi. Ka ca mbasdite ne Tirane, qe zgjasin shume shekuj. Me tujte bastexhinj. Nen tavoline hidhen pakte te fshehura. Nje dore diku ne mur, nje dore e hapur do te thote MJAFT. I admiroj por sme kane pelqyer kurre. Tito ua ka futur duke u thene qe do e kqyrte ai ate pune. Ishte 1968, dhe Kosova kishte akoma kushtetute. Quheshin OPTEK. Ky qytet eshte i ricikluar. Gjithēka ricikluar. Lagjja e Boca Juniors eshte e lyer si ketu. Kosovare kane dinjitet, jua them une. Kosovaret jane si ne por ne sjemi si ata. Mjaft. Me pelqejne. Me pelqejne tek ndezin qirinj per viktimat e pafajshme.
Mbas nje viti votohet, duhet te gjej ndonje rrugezgjidhje. Mund te behem demokristian, te pakten kesaj here. Apo PBDNJ apo si dreqin ua thone. Partia e greve, u thone ketu. Smund te thuash qe populli shqiptar ska fantazi. Sekretari i tyre eshte nje tip me floke te shkurtera. Votohet. Ca mbasdite nuk shtyhet fare. Me drita apo pa drita. Ndoshta mund te shkoj ne lagje e te organizoj noj loje futboll. Por pertoj. Pres. Duhet te vije me disa vajze, por skam shume besim. Me te gjitha femrat qe qarkulloje ne kete lagje, ai gjen gjithmone me te shemtuaret e me budallaqet. Nuk e di si si ja del, por ka talent per kete gje. Edhe pak e mbush 30 vjeē. Para dhjete vitesh isha ulur ketu, tek i njejti bar, me te njejtin rrip qe me mbante pantallonat. Cuna universiteti, si thone keta. Se di a e thone me perēmim, dhe as qe dua tja di. Librat kushtojne ne kete vend, dhe per te gjetur nje vend ne bibloteke duhet te shkosh heret ne mengjes. Per nje ēerek ore do jete ora dy. Frenoj te sharat dhe fik/ndez nje cigare tjeter.
Kamarieri sma var, rruga eshte me pluhur. Ketu afer ka qene nje rock-caffč ku shkoja shpesh. E kane shembur me gjithe njerez brenda, me duket. Ishte e veshtire per tu gjetur sepse ishte nje dere e vogel dhe duhet te ngjisje nje pale shkalle te ngushta ku skishte te shkruar asgje. Dilje ne kat te dyte ku ishin kater apo pese tavoline. Shkoja me disa miq maqedonas. Ditet normale ēmimet ishin normal, ne fundjave kishte koncerte dhe ēmimet rriteshin nja dyqind a treqind lek. Mund te merrje edhe ndonje kasete me vete e tja jepje kamarierit, ai e vinte. Edhe kamarieri ishte shok i mire. Vinin shume njerez te ēuditshem atehere, dhe jo vetem per muziken. Ora dy. Nuk do shkojme ne Dajt me duket. Nuk vinin vetem per muziken, kishte edhe gjera te tjera. Mund te luaje pese katsh, mbaj mend disa ndeshje pese apo gjashte oreshe. Kishte edhe shume femra. Periudhe pank, ndoshta.
Ca me kollare, ca te ēuditshme. Duhet te shkonim ne Dajt. Hame noj mish te mire e pime raki, tha miku im. Por Dajti eshte larg dhe nuk i kam qejf gjerat qe jane larg. Nuk e imgjinoj dot veten ne ate rruge ne ngjitje. Rok kafe ra bashke me te tjeret, sikur te ishte nje bar normal. Tani me thone qe ka edhe shume vende te tjera por nuk shkoj me. Jane modern, jane te bukur dhe paradite jane kafe, mbasdite qebatore e ne darke pab. Eshte gje e mire por une kam humbur. Perballe ishte Olti, Flamenko dhe nje bar tjeter qe sme kujtohet se si quhej. Ndoshta Odeon, nen dhe. Adoloshentet benin gjera te pista aty brenda, qofshin te bekuar.
Krijoni Kontakt