Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Hirushja eshte zgjuar - Radiogazetaria - Libri i pare i gazetarit Isidor Koti

    Hirushja ėshtė zgjuar - Radiogazetaria”, libri i parė i gazetarit Isidor Koti[/B]



    Isidor Koti, vjen pėr herė tė parė me botimin e tij nė fushėn gazetarisė, me librin “Hirushja ėshtė zgjuar - Radiogazetaria”, duke dashur tė pėrcjellė pėr studentėt e gazetarisė dhe admiruesve tė kėsaj gjinie mediatike, njė platformė tė re dhe alternative nė kėtė fushė tė gjerė dhe njėkohėsisht tė veēantė. Si dikur, personazhi i njohur i fėmijėve pėr mbarė njerėzimin, Hirushja (nė rastin konkret Radioja), dukej njė vajzė e harruar dhe e lėnė pas dore. Por historia tregoi se ndodhi krejt ndryshe nga ēfarė mendonin tė tjerėt. Ajo nuk mbeti nė qoshen e shtėpisė, shkoi te “princi” i saj. Edhe sot, ajo ėshtė zgjuar dhe fare pa kuptuar tė bėn mikun mė tė mirė nė ēdo kohė dhe vend. Lexuesit do tė njihen me historinė e radios, organizimin e punėve nė redaksi, programet informative, pėrgatitja e emisioneve, si tė flasėsh bukur dhe si tė krijosh njė radiostacion nė internet etj.
    Duke marrė nė konsideratė realitetin e zhvillimeve tė radiove shqiptare, autori thekson disa konkluzione dhe rekomandime, veēanėrisht pėr gazetarėt e rinj, tė cilėt kanė vendosur t’i pėrkushtohen kėtij profesioni. Brezit tė ri tė gazetarėve radiofonikė nė Shqipėri i del pėr detyrė tė studiojė shpejtėsinė, kapacitetin dhe koston e teknologjisė pėr cilėsinė e transmetimit, nė mėnyrė qė investitorėt tė jenė pragmatistė nė zgjedhjet e tyre. Suksesi i vėrtetė nė kėtė medium ėshtė tė vendosėsh shoqėrinė para pasqyrės qė tė shohė qartė virtytet dhe veset e saj dhe tė demistifikosh mitet qė ushqehen shpesh nga televizioni ose shtypi i shkruar. Njė pikė tjetėr e rėndėsishme ėshtė edhe nxitja e shkėmbimit tė lirė tė ideve, duke siguruar njė platformė, sidomos pėr ata qė kanė njė filozofi tė ndryshme nga ajo mbizotėruesja. Radioja nuk ėshtė mjet i dorės sė dytė. Kush e thotė kėtė frazė gabon. Radioja “tė mbaron punėt” pėr njė kohė tė shkurtėr dhe pa shumė shpenzime. Radioja kėrkon njerėz qė nuk u bėn pėrshtypje puna e vėshtirė dhe janė tė gatshėm tė sakrifikojnė me orė tė tėra nėn presionin e kohės pėr tė dhėnė tek publiku emisione tė paharruara. Sipas autorit, Radioja nė Shqipėri duhet ta mbėshtesė tė ardhmen e saj nė zbulimin e talenteve dhe qasjen me pėrparimet teknologjike. Libri pėrmban 185 faqe dhe sapo ka dalė nė qarkullim.


    Kush ėshtė Isidor Koti?
    Lindi nė Gjirokastėr, nė 16 dhjetor 1982. Pas pėrfundimit tė liceut nė qytetin e lindjes, vazhdoi studimet universitare pėr Gazetari nė Universitetin e Tiranės nė vitet 2001-2005 dhe mė pas vijoi specializimin nė vitet 2006 – 2008, pėr Filozofi dhe Sociologji. Qė prej tetorit tė vitit 2005 e nė vazhdim, ai ėshtė pedagog nė Universitetin “A. Xhuvani”, Elbasan, nė lėndėn Gazetari Radio dhe Etika e Medias si dhe autor i shkrimeve e kumtesave studimore brenda dhe jashtė vendit. Ka qenė gazetar dhe monitorues i medias nė Kėshillin Kombėtar tė Radio-Televizionit nė Tiranė, kryeredaktor i revistave “Sirius” dhe “Kambanat”, gazetar i Radios “Ngjallja” (Fm 88.5 Mhz) dhe autor i mė shumė se 300 komenteve dhe analizave nė shtypin qendror dhe lokal. Lektor nė trajnime organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias si dhe organizator e moderator i konferencave pėr median. Ai ėshtė specializuar nė fushėn e radios nė disa shtete si Gjermani, Hungari, Serbi, Armeni, etj., dhe ka marrė diplomė specializimi nga Akademia e Radios “DW” nė Bonn-Gjermani. Ėshtė anėtar i Organizatės sė Gazetarėve Europianė, anėtar i Unionit Shqiptar tė Mediave dhe i Institutit tė Sociologjisė nė Tiranė. Ky ėshtė libri i parė i autorit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Solomoni
    Anėtarėsuar
    18-10-2008
    Postime
    134

    Vitrina e Librit

    Ky liber u shfaq te Top Channel te Vitrina e Librit, ndaj po e postoj ketu kopertinen (kapakun):
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  2. Cili ėshtė njeriu mė i zgjuar nė botė?
    Nga Albo nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 12-05-2007, 22:45
  3. Apeli liron drejtuesit e Ballit Kombėtar Demokrat
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 18:43
  4. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  5. " Dhjete virgjereshat".
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 02:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •