Tek ne si popull, me pelqen shume serioziteti e perceptimi i shakase se tepert. Jemi miq te sinqerte e duam fort kedo na afron me pasterti. Me pelqen shume deshira per pune e vullneti per te arritur sa me larte, e shpesh here ia arrijme. Me pelqen edhe kerkesa qe kane prinderit tane nga ne, duke pasur parasysh qe ata nuk kane pasur te njejtat mundesi shkollimi, pune etj e keshtu pretendojne per ne: Kjo ne fakt eshte deshire per cdo prind ne Bote, por tek ne nenat tona te pakten ta ngulisin aq fort ne mendje qe ne vogeli, saqe do ishte nje zhgenjim i madh mos e arrije
Si vlere do thoja edhe turpin. Eshte mire qe njeriu te kete turp; Ne me te vertete jemi ne kohe moderne, por cdo gje duhet me kufi e tek ne qendron akoma ai turpi, ai respekti per me te madhin e keshtu me rradhe.
Ne perfundim me pelqejne shume traditat tona: Dasmat tona qe jane aq te hareshme, aq madheshtore, qe mbledhin te gjithe njerezit nga ana e anes, njerez qe ndoshta nuk do kishim pasur mundesi t'i takonim nqs nuk do konsideroheshin dasmat sic konsiderohen tek ne, me mbi 100 e kusur persona minimumi![]()
Krijoni Kontakt