Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Tek ne si popull, me pelqen shume serioziteti e perceptimi i shakase se tepert. Jemi miq te sinqerte e duam fort kedo na afron me pasterti. Me pelqen shume deshira per pune e vullneti per te arritur sa me larte, e shpesh here ia arrijme. Me pelqen edhe kerkesa qe kane prinderit tane nga ne, duke pasur parasysh qe ata nuk kane pasur te njejtat mundesi shkollimi, pune etj e keshtu pretendojne per ne: Kjo ne fakt eshte deshire per cdo prind ne Bote, por tek ne nenat tona te pakten ta ngulisin aq fort ne mendje qe ne vogeli, saqe do ishte nje zhgenjim i madh mos e arrije
    Si vlere do thoja edhe turpin. Eshte mire qe njeriu te kete turp; Ne me te vertete jemi ne kohe moderne, por cdo gje duhet me kufi e tek ne qendron akoma ai turpi, ai respekti per me te madhin e keshtu me rradhe.
    Ne perfundim me pelqejne shume traditat tona: Dasmat tona qe jane aq te hareshme, aq madheshtore, qe mbledhin te gjithe njerezit nga ana e anes, njerez qe ndoshta nuk do kishim pasur mundesi t'i takonim nqs nuk do konsideroheshin dasmat sic konsiderohen tek ne, me mbi 100 e kusur persona minimumi
    La vita č bella...

  2. #12
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Turpi, vertet , se e harruam, qe eshte nje virtyt i lene menjane, dhe shpesh konsiderohet si "dobesi".( Ana tjeter e medaljes)
    Jetojme ne epoken e parase , ku eshte e thjeshte te behesh viktime e konsumizmit dhe mirazheve te tij, te prosperitetit dhe luksit, qe duke pare televizorin duket sikur i ke ne xhep.
    Sa me e madhe te jete injoranca e brezave te rinj qe rriten pa shkolle dhe pa tradite , aq me thjeshte eshte te refuzojne vlerat e modeleve te vjetra , e qe i jepen me gjithe mish e shpirt nje bote qe e terheq me mitet e saj.
    Ne kete pike s ka me shqiptare, kolumbiane,pakistane,nigjeriane,indiane,braziliane , por vetem konsumatore te fuqishem ,te obsesionuar nga nevoja e parase : Rruga drejt humbjes se vlerave kombetare dhe identitetit eshte sheshuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 11-12-2008 mė 14:14
    La vida es un carnaval

  3. #13
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    jane dy gjerat qe do vlersoja tek populli yne
    1)afrimitetin
    2)sakrificen
    TURPI NUK ESHTE VLERE POR VETI TURPI LIDHET ME INDIVIDIN DHE MENTALITETIN
    [Iafrimitetin them se respektojm familjen dhe per mua baza e nje shoqerie nuk eshte individi por familja
    sakrificen them gjithashtu se jemi nje popull shume i lodhur nga vuajtjet qe per tu lehtesuar sadopak nga vuajtja na eshte dashur shume sakrific
    ne jete nuk ka leksion me te mbar se vuajtja, vuajtja eshte enciklopedi ne shqiptaret e kemi lexuar mire[/I]
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    mjafton te lexosh shkrimet ne forum

    vlerat i pershtaten kohrave dhe koha ndryshon ecen me ritmin e jetes.ne shqiperi kure eshte dashur besa ka qen eshte zbatuar deri diku tani pothuajse nuk ekziston sa per harmoni fetare ne shqiperi nuk ka harmoni po jan shume gjera qe bejn te gjitha se bashku te duket se ekziston sikur ka harmoni fetare.sa per mikpritjen mund te them se ne mase te gjere egziston akoma por une do te doja te permendja ketu disa antivlera qe te gjithe ne te mendohemi me mire per te gjetur vlerat tona te verteta persh nje antivlere e jona dhe me e keqja eshte se ne jemi sote te percare ju mun tju duket shaka po un e kam seriozisht e them kete se jemi te percare sepse ne nuk kemi nje orientim te qarte kombtar per te ardhmen persh per hir te kombit te beheshim te gjithe me nje fe ti besonim thjeshte zotit si zot .nje antivler tjeter eshte gjakmarrja e vllavrasja dhe kjo me e keqe akoma dhe nje tjeter akoma eshte se shqiptaret kan ben shum per te huajt dhe pak per vendin e tyre une me shume se vlera do te thoja se kemi antivlera dhe kjo per vete faktin se populli shqiptar ne gji te vete ne njeqind burra dhjete i ka te mire e nendhjete tradhtare dhe historia e tregon me mire se te gjitha hidhni nnje sy hartave te vjetra sa ka qen pellazgia sa ka qen iliria e sa jemi sot dhe e gjitha kjo vjen si pasoj a antivlerave qe kemi ne ne gjirin e kombit ton si pasoj e mosdashuris per atdheun etj etj;;;;

  5. #15
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Me gjithe traditat dhe virtytet e mira qe na kane lene te paret tane,qe jane identifikimi yne, dhe qe duhet te ndihemi krenar me to , le ta themi ketu midis nesh, qe ka edhe disa zakone qe ndikojne ndjeshem ne kontekstin kulturor.
    Ne ne Shqiperi kemi nje kulture qe nxjerr me shume ne evidence aspektin fetar, patriot, letrar, filozofik, apo ndoshta dhe ajo e militantizmit partiak, flitet aq shume per te shkuaren sikur te mos egzistonte e tashmja,sikur jetohet ne nje te shkuar eterne.
    Duket sikur e tashmja i perket nje realiteti i larget , dhe harrohet e sotmja dhe aktualiteti.
    Ka pak ndjeshmeri per shkencen dhe teknologjine( kam parasysh kur flitet me skepticizem apo deri ne armiqesi per to), per problematiken e kohes .
    Edhe sepse kerkuesit flasin pak duke mos favorizuar vetedijen e opinionit .
    Mjafton te shikosh temat qe mbysin forumin, mjafton te lexosh te perditshmet.
    Tek ne kultura klasike dhe ajo shkencore vazhdojne te ngelen te ndara. Ose me mire ajo klasikja vazhdon te injoroje vlerat e asaj shkencore.
    Asnje shkencetar nuk do te guxonte te pranonte injorancen e tij ne lidhje me shkrimtaret e medhenj klasike;, do te ndihej calaman, i pa kulture.
    Kurse nje letrar ( sikurse ne parlament) mund te thote qetesisht , pa u turperuar fare, qe nuk kupton asgje nga shkenca.
    Dhe jo vetem kaq ,por zakonisht ky lloj pohimi mirepritet me buzeqeshje solidarizuese.
    Njesoj si te forumi kur nje nje postim pershendetet me nje (.......................) nga nje anetar tjeter.
    Te nenvleresojme problematiken e kohes ,do te thote te mos jemi ne gjendje te kuptojme ate qe ndodh ne bote, te mos dime te lexojme kohen tone!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 12-12-2008 mė 11:47
    La vida es un carnaval

  6. #16
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Perpos ketyre vlerave qe u ceken deri tani, p.sh.:

    - Jemi popull, i cili ne hitorine e tij mijeravjeqare nuk ka udhehequr lufte institucionale per te shfarosur nje popull tjeter. Me kete dallohemi se pari nga Ballkani dhe pastaj edhe ndoshta nga 90% te gjithe popujve te Botes.

    - Jemi popull mjeshter per mbijetese. Dhe ate pa marrur ndihme te huaj e cila ia vlen te ceket. Nuk ka shume popuj qe rezistojne gjitha ato perandori e gjithe keta fqinje ataviste pa u bere vet i tille dhe pa e humbur vetedijen si komb.

    - Cka me duket poashtu e rendesishme, dhe cka pak a shume vec u tha: Jemi popull me nje dukuri te hatashme, te cilen do e pershkruaja me nje ndjenje te mrekullueshme per te marrur instinktivisht ne menyre kolektive vendime te duhura; bashkedyzohemi me kohen, pesojme metamorfoze, mirepo pa e hedhur poshte gjenezen.

    Keto ishin disa vlera te cilat, sic me duket mua, na vecojne nga te pakten shumica e popujve tjere. Pra "eksporti" yne per Boten. Perndryshe, bindja ime si njeri qe kam jetuar ne tri shoqeri joshqiptare deri sot, eshte se nese jetojme ne kushte te barabarta me tjeret, jemi nje nder popujt me individet me te shkathet kudo dhe ne cilendo lemi.


    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 12-12-2008 mė 20:54

  7. #17
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Cilat jane vlerat e shoqerise shqiptare per boten?
    Albo, a po tallesh me ne Shqiptaret e gjoore apo cka?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  8. #18
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga kiniku Lexo Postimin
    Albo, a po tallesh me ne Shqiptaret e gjoore apo cka?
    Personalisht kete pyetje e cmoj per shume arsye. Me se shumeti per shkak se permban nje 'mendim misionar', deshiren per t'i dhene dicka botes, per t'u bere pjese aktive e saj.


    .

  9. #19
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Tek ne si popull, me pelqen shume serioziteti e perceptimi i shakase se tepert. Jemi miq te sinqerte e duam fort kedo na afron me pasterti. Me pelqen shume deshira per pune e vullneti per te arritur sa me larte, e shpesh here ia arrijme. Me pelqen edhe kerkesa qe kane prinderit tane nga ne, duke pasur parasysh qe ata nuk kane pasur te njejtat mundesi shkollimi, pune etj e keshtu pretendojne per ne: Kjo ne fakt eshte deshire per cdo prind ne Bote, por tek ne nenat tona te pakten ta ngulisin aq fort ne mendje qe ne vogeli, saqe do ishte nje zhgenjim i madh mos e arrije
    Si vlere do thoja edhe turpin. Eshte mire qe njeriu te kete turp; Ne me te vertete jemi ne kohe moderne, por cdo gje duhet me kufi e tek ne qendron akoma ai turpi, ai respekti per me te madhin e keshtu me rradhe.
    Ne perfundim me pelqejne shume traditat tona: Dasmat tona qe jane aq te hareshme, aq madheshtore, qe mbledhin te gjithe njerezit nga ana e anes, njerez qe ndoshta nuk do kishim pasur mundesi t'i takonim nqs nuk do konsideroheshin dasmat sic konsiderohen tek ne, me mbi 100 e kusur persona minimumi
    Turpi eshte me te vertete dicka e harruar, por ben pjese tek te drejtat universale te njeriut.
    Dhe kjo rrjedh nga pranimi i bere(vlera) qe cdo qenie njerezore eshte njesoj e rendesishme ,pavaresisht nga pozicioni i pushtetit , pasuria,rraca,feja, aftesite e tij.
    Kjo vlere nuk ndryshon , qofte per kriminelin qofte per ate qe ben nje jete te ndershme, qofte per kryeministrin qofte per ate qe kerkon pune te homonia, si per te talentuarin dhe per te mangetin psiqik, si per mafiozin dhe per "gentleman"-in, si per maskarain dhe per te ciltrin , njesoj edhe per te turpshmin me te paturpshmin.
    Megjithate jo cdo lloj sjellje eshte e pranueshme,por do te thote qe edhe krimineli me i keq ka te drejte per nje trajtim dinjitoz.
    Disi e veshtire per mentalitetin tone shqiptar, per ta pranuar kete realitet te ri qe ka sjelle progresi. Por nuk eshte e thene qe te gjitha vlerat qe sjell zhvillimi te jene superiore ne lidhje me ato te shkuarat.
    Sa per dasmat jeni juve qe nuk juve qe nuk preferoni me aromen e rrushit nen hije tek havllia, por ju pelqejne restorante me fruta deti dhe gjithe gezimi qe rridhte nga vlerat e kenges se dashur te Albert Tafanit, nga vallet dhe kostumet e bukura popullore;
    ...................
    vajzat si sorkadhe,
    djemte si petrita,
    hedhin kenge e valle,
    anembane,
    Si ylber me ngjyra,
    vezullojne dritat
    ............................
    gjithe ai entuziazem ka rreshqitur ne nje terren corodites , si ajo e Xhakos (Michael Jackson):
    He hey
    Billy Jean
    take my love
    ...............
    but this child
    is not my son
    .....................
    kur senset dhe sensacionet afirmohen pa rezistence dhe gezimi mund degradoje ne trishtim, bashke me pasojat fizike qe mund te vine nga humbja e reflekseve. Per fat qe nuk ja kuptojme te gjitha tekstet e kengeve, por pervec ekzaltimit , s ma merr mendje te kene vlere tjeter.
    Por c ti besh , e drejta juaj ; keshtu ju pelqen. Ju pelqen juve , por me shume shtepive discograike qe jane te vetmet qe fitojne nga kjo feste.
    Ma merr mendja qe ne mund te jemi brezi i fundit qe flasim,traditat e mira, dhe ndoshta kenget e bukura popullore dhe sidomos ato polifonike do ngelen si kujtese neper disqe per te shuar kuriozitetin apo vertetuar dyshimin e ndonje studiuesi te huaj.
    Nuk di ne se do te mundim ti konservojme me fanatizem sic kane bere napoletanet me "Saracino"-n , "Maruzzella"-n, apo greket me buzukun e tyre, nuk e di ne se do ti rezistojme rregullave te kerkeses dhe ofertes qe sjell progresi.
    Si tjeter vlere do te shtoja edhe shpirtin kritik, do te shtoja edhe kompeticionin,kerkimin, por qe per fat te keq eshte shume i kushtueshem dhe qe ndoshta nuk mund t ja lejojme vetes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 17-12-2008 mė 08:43
    La vida es un carnaval

  10. #20
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Nejse sa per ate qe te behet dasma tek havllia rrushit me mire qe kemi hecur perpara mer cun se te binte hardhuca ne mes te darkes ne pjate hahaha Pastaj beheshin dasmat neper fusha e neper shtepia qenuk kishe shpesh here vend e nuk kenaqeshe sic duhet; per mos folur per gatimet qe laheshin neper legenat e gjithe lagjes qe s'i dihet as per cfare perdoreshin.
    Nejse sot cdo gje eshte me komode e me higjenike. Nuk jam e mendimit qe keto progrese nuk jane te dobishme, perkundrazi na rehatojne e sidomos na lehtesojne jeten... Ndoshta ti je mashkull e nuk e di, por me aq sa kam pare per grate nje dasem apo banket ka qene shume e veshtire, sepse cdo pune, cdo larje enesh e rrobash, cdo gatim, cdo pazar duhej te behej nga ato e nqs nuk do ishin gati apapapa sa keq ose do quheshe grua e pa zonja nga te gjithe ose do te zinte frika se mos te kapte burri me shqelma

    Shkurt progresi duhet se ndryshe me mire e bejme si te paret e njerezimit, bejme fare jete nomade e shtegetojme ku te jete ngrohte edhe te kete ushqim, edhe se me popullsine e socme 6 miliard e gjys s'ma ha menia t'ia arrijme dot nje jete te ketille:d
    La vita č bella...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •