Sic do thoshte edhe Hegel, asnje ndodhi apo fenomen historik nuk eshte i pavlere. Akoma edhe kur nje fenomen zevendesohet nga nje tjeter, ai i zevendesuari nuk e humbet kurre vleren e vet.
Sepse historia eshte nje piramide, shkalle-shkalle ku njera shkalle sjell tjetren. Dhe civilizimi, sipas Hegelianizmit, midis luftes gjen tendencat e veta perparuese.
E bera kete hyrje per te cituar se qellimi i kesaj teme nuk eshte qe te krahasoj kush ishte 'me i mire' dhe kush ishte 'me i keq' por thjesht qe ti jepet mundesia anetareve te nxjerrin ne pah disa vlera, mbase te patheksuara, te atyre personaliteteve qe simpatizojne.
Ne Historine njerezore kane ekzistuar shume persona qe kane arritur gjera te medha, qe kane pushtuar toka pa fund. Keta persona nuk i interesojne kesaj teme! Kesaj teme i interesojne ata persona qe vizioni i tyre shkaktoi refleks te madh, i cili refleks mund te ket lene shenja te medha akoma edhe ne civilizimin tone modern.
Personalitete legjendare te 'librave te shenjte' per te cilet Historia Boterore nuk ka lene te dhena nuk permenden me kete teme!
flm
Krijoni Kontakt