Me ben pershtypje gjithmone e me shume nje ndarje e thelle mes asaj qe thuhet ne popull dhe asaj qe thuhet ne publik. E kam fjalen per historine tone.
Marr shkas nga debati i fundit ne keshillin e sigurimit ne KB, kur u diskutua per 6 pikat qe iu imponuan Kosoves.
Politikanet?
Perfaqesuesi serb, tha cka i erdhi ne goje per shqiptaret e cmendur sipas tij qe kane prishur kisha e manastire serbe, kane shkaterruar jeten e serbeve te Kosoves etj. Mes tjerash e permendi nje kishe te shkaterruar ne Gjakove.
Perfaqesuesi i Kosoves foli me nje gjuhe robi, me nje gjuhe nenshtrimi, me nje gjuhe te personit te shkrete, ashtu siq flet krimineli ne gjykate kur faktet jane kunder tij. Goja iu mbyll te thoshte ato qe duhej thene. Te thoshte qe serbet bene luften ne Kosove, serbet vrane e prene e dhunuan e djegen cfare ju erdhi mundesia, qe ne kishen e permendur ne Gjakove ishin masakruar rreth 160 shqiptare civil te pafajshem. Ministri yne i shkrete nuk e tha kete. Nuk guxoi te dilte nga vija e mjerimit politik ne te cilin ndodhemi.
Cfare po ndodh keshtu? A kemi nevoje per nje revolucion kulturor te tipit francez, apo revolucion politik. Pse lejojme si popull te masakrohemi politikisht ne kete menyre.
Mediat?
Keto kane krijuar nje autocensure, nje tip mbyllje totale ndaj se vertetes sone historike. Nuk guxojne te dalin nga vija politike e mjerimit. Thone vetem ate qe nuk duhet thene, ate per te cilen jane te porositura. Si vdiq nje plak serb ne nje fshat te gjilanit, si prokuroria me gjithe tentimet nuk arriti te gjeje shenja dhune, si nuk u arrit te maskohet kjo vdekje normale ne nje vrasje nderetnike etj.
Historia?
Perveq ne forume askund tjeter nuk munde te lexosh se Kosova shtrihej deri pertej Nishit, Askund ne literaturen zyrtare. Askund nuk mesohet ky fakt ne shkollat tona. Po rrudhemi, po vijme ne gjendje qe historia jone te mbetet gojedhene. Te vetefajesohemi? Gjithnje e me shpesh e degjoj nga gjithnje e me shume njerez se Mitrovica megjithate ishte serbe, degjoj edhe se Prishtina ka pasur 40 % serb. Degjoj qe eshte sukses yni i madh qe cliruam Ferizajin.
Ku po shkojme keshtu? Duke humbur territore dhe duke u vetefajsuar gati sna ka mbetur tjeter vetem te na gjuajne ne detin adriatik. Pse ky mjerim ???
Kur do te del Hashim Thaqi e Sali Berisha ne deklarate se nuk heqim dore nga Presheva, se Nishi ishte i yni, dhe Qameria gjithashtu. Kurre apo jo ???
Dikush jam i sigurte se menjehere do te del te ma mbylle gojen virtuale me fjalet se jam nacionalist? Epo i fundit te qahemi na ka mbetur forumi, por deri kur ???
Krijoni Kontakt