Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 196
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, rikthehen protestat

    Tensionohet situata ne Greqi ku perleshjet mes te rinjve dhe policise kane vazhduar gjate gjithe nates.

    Mijera te rinj jane perfshire ne incidente ne mbare vendin helen, duke shkaktuar deme te medha materiale. Keto ngjarje jane nje reagim i forte i te rinjve ndaj vrasjes se nje 15 vjecari gjate manifestimeve paqesore diten e djeshme.

    Demostruesit kane sulmuar me gure dhe mjete te forta forcat e rendit ne Athine, Selanik, Janine, Krete e shume qytete te tjera te vendit.

    Nderkohe, ministri i Brendshem Prokopis Pavlopulos ka dhene doreheqjen por kryeministri Karamanlis nuk e ka pranuar. Pavlopulos ka kerkuar gjithashtu edhe falje publike per vdekjen e 15 vjecarit.

    Dy agjente jane arrestuar dhe po merren ne pyetje per te zbardhur episodin qe shkaktoi zemerimin e rinise greke.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, bilanc i rende njerezor pas perleshjeve

    Bilanc i rende njerezor pas perleshjeve te nates ne shume qytete te Greqise ku mijera te rij jane perplasur me forcat e policise.

    24 agjente te plagosur, 1 i ri i vrare dhe 6 persona te arrestuar eshte bilanci me i fundit i publikuar ne vendin fqinje pas “luftes guerrile urbane” ne Athine, Selanik, Janine, Krete e shume zona te tjera te vendit.


    Perleshjet filluan dje pas vdekjes se nje 15 vjecari gjate manifestimeve. Nderkohe, demet materiale jane te medha. 31 dyqane, 9 agjenci bankare dhe 25 makina jane shkaterruar.

    Te dhenat jane publikuar nga policia qe thekson se viktima e perleshjeve quhet Andreas Grigoropoulos. “Dy agjentet thane se u sulmuan dhe ne kete menyre reaguan. Njeri prej tyre leshoi nje granate, tjetri qelloi tre here duke shkaktuar vdekjen e nje te riu”, lexohet ne komunikaten e policise helene.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Athine, arrestohet polici qe vrau 15 vjecarin

    Polici qe qelloi mbi 15-vjecarin ne Athine eshte arrestuar me akuzen e “vrasjes se qellimshme”. Vdekja e adoleshentin ka nxitur shperthimin e dhunes ne kryeqytetin grek, nderkohe qe autoritetet kane bere apel per qetesi.

    Protestuesit kane qelluar me bomba molotov ndaj forcave te sigurise, kane plackitur dyqanet dhe djegur makinat qe gjendeshin ne rruge.

    Me pas dhuna eshte shtrire edhe ne Selanik dhe ne ishujt e Kretes dhe Korfuzit.

    Ministri i Brendshem, Prokopis Pavlopoulos ka deklaruar se “cdokush ka te drejt te protestoje, por eshte e papranueshme qe te shkaterrohet prona private e qytetareve dhe dhuna ndaj njerezeve te pafajshem”.

    “Askush nuk duhet te jete pjese e protestave qe pame. Te tilla veprime jane kunder te drejtave te njeriut”, shtoi ai.

    Pavlopoulos deklaroi se kishte vendosur te jepte doreheqjen, por nje gje e tille nuk eshte pranuar nga kryeministri Kosta Karamanlis, qeveria e te cilit ka humbur tre ministra nga skandalet koheve te fundit.

    16 banka, 20 dyqane dhe dhjetra shtepi jane demtuar, nderkohe shume persona jane vene ne pranga.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Vazhdon dhuna ne Greqi

    Trazirat vazhdojne per te dyten dite ne qytetet me te medha greke pas vrasjes se nje 15 vjecari gjate protestave te djeshme ne Athine. Mijera protestues dolen ne zonen Eksarqia dhe kerkojne drejtesi per vrasjen e te riut.

    Policia thote se ka marre masa per ruajtjen e rendit, por rreth 5 mije demonstrues qe marshuan ne drejtim te Drejtorise se Policise se Athines kane hedhur bomba “Molotov”, duke shkaterruar plotesisht nje dyqan makinash dhe duke u rrezikuar jeten banoreve te pallatit qe ndodhet mbi te.

    Nje numer zjarrfikesish kane evakuar banoret, ndersa policia ka perdorur gaz lotsjelles per te shperndare protestuesit. Protesta jane zhvilluar edhe ne Selanik.

    Prej akteve te dhunes gjate nates, policia ndaloi gjashte persona, kater police u plagosen, dhjetra makina u dogjen plotesisht, qindra te tjera u demtuan, ndersa te pakten 10 dyqane u dogjen plotesisht.

    Disa banka e biznese jane demtuar nga guret e hedhur nga protestuesit. Demi llogaritet ne disa miliona euro. Lidhur me ngjarjen ka reaguar e gjithe klasa politike greke.

    Presidenti i vendit Karolos Papulias, denoi vrasjen e te riut prej policeve dhe kerkoi reagim te menjehershem te shtetit per t’i kthyer banoreve ndjenjen e drejtesise, se barabarte per te gjithe, e cila kohet e fundit duket se eshte lekundur, sic deklaroi ai.

    Kryeministri Karamanlis i dergoi nje telegram ngushellimi familjes te se riut dhe premtoi ndihmen e qeverise per familjen, si dhe denim shembullor per autoret e ngjarjes.

    Me heret, Karamanlis nuk pranoi doreheqjen e ministrit te Rendit Prokopis Pavllopulos dhe te zevendesministrit te kesaj ministrie.

    Reagime ka pasur edhe prej partive te opozites, te cilat kerkuan denime te rrepta per autoret. Dy policet qe u ndaluan nen akuzen e vrasjes te 16-vjecarit, u derguan ne mesdite ne gjykate, e cila vendosi t’i mbaje ata ne burg pa afat.

    Ne te gjitha raportet e mediave boterore, lajmi shoqerohet me komente negative per metodat e perdoruara prej policise greke per shtypjen e demonstratave te grupeve majtiste.

    Korrespondenti dhe kameramani i “Top Medias” ne Athine, Artur Bibe dhe Andon Ymeri jane kercenuar nga policia, ndersa ndiqnin zhvillimet e dhunshme ne qender te Ahines.



    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    bash mir lete luftojn edhe ata pak, me rrend asht kjo pun.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    bash mir lete luftojn edhe ata pak, me rrend asht kjo pun.
    Shqip-shqip ēfare domethene?

    Kur do marrin fund keto tragjedi :s
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Ligji ėshtė ligj.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  8. #8
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    [B]. Nderkohe, demet materiale jane te medha. 31 dyqane, 9 agjenci bankare dhe 25 makina jane shkaterruar.
    © Top-Channel
    keto jane deme te medha??!!!!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Shqip-shqip ēfare domethene?

    Kur do marrin fund keto tragjedi :s
    d.m.th posht greku.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Shqip-shqip ēfare domethene?

    Kur do marrin fund keto tragjedi :s
    shqip goce shqip se ne ty spo te kuptojm
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 07:04
  2. Protestat studentore nė Francė!
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 08:45
  3. Protestat qytetare pėr rrėzimin e qeverisė Nano
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 02:10
  4. Tmerr nė det, rikthehen gomonet
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2003, 06:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •