Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 196
  1. #41
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    nje korigjim i vogel:djaloshi quheshe Aleksandros Grigoropulos.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  2. #42
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin

    Nje fjale e urte popullore thot:"Cka e gjene kojshine,prite ne shtepi".
    Absolutisht e vertete. Ne 97 jo vetem qe grekut (ketu i referohem qeverise, parlamentit, nacionalisteve, politikaneve etj, por jo popullit te ndershem grek)
    shpertheu ne ekstaze por dhe ndihmoje qe 97 ta digjte te gjithe vendin. Fakte?!?! Lirimi i mese 100 kriminelave nga burgjet greke si Zani Ēaushi me kompani, etj.

    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Dhashte zoti e kurr mos te shohim kesi soj skenash,kurkund ne bote e lere ne kojshi !

    Shtroj pyetjen? Nqs policia vret 1 djalosh, duhet te ngrihet rinia dhe populli ne kembe dhe te kerkoj largimin e ministrit dhe nqs ky nuk largohet, kete ta kerkoj me bomba molotov? Guri i Kuq thote jo. Dakort

    Nqs policia vret 2 djemosha, duhet te ngrihet rinia dhe populli ne kembe dhe te kerkoj largimin e ministrit dhe nqs ky nuk largohet, kete ta kerkoj me bomba molotov? Guri i Kuq thote jo. Dakort


    Nqs policia vret 3 djemosha, duhet te ngrihet rinia dhe populli ne kembe dhe te kerkoj largimin e ministrit dhe nqs ky nuk largohet, kete ta kerkoj me bomba molotov? Guri i Kuq thote jo. Dakort

    ......................................

    Nqs policia vret 1000 djemosha, duhet te ngrihet rinia dhe populli ne kembe dhe te kerkoj largimin e ministrit dhe nqs ky nuk largohet, kete ta kerkoj me bomba molotov? Guri i Kuq thote jo. Dakort


    Me thuaj i nderuar Guri i Kuq, sa duhet te jete ky numer, qe ti te thuash me plote goje qe keta protestues kane te drejte?



    Une nuk e miratoj kete proteste sepse u vra nje djalosh. Mund te ishin vrare dhe 2 apo 5 te rinj. Kjo ne fund te fundit vete e kerkuan te konfrotoheshin me policine.

    Por une e perkrah kete proteste sepse jane vrare me dhjetra emigrante shqiptare ne kufi, jane keqtrajtuar me qindra te tjere ne komisariate, prandaj ne kete protest une shikoj reagimin qytetar ndaj kesaj policie te ketij shteti mizor qe nuk respekton asnje te drejte themelore si ndaj minoriteteve ashtu dhe ndaj emigranteve.

    ps: Ka permiresim te trajtimit ndaj emigranteve, por ky permiresim vjen sepse ndonjehere BE i bene ndonje ēik presion Greqise, apo sepse ndonjehere opinioni publik e detyron kete vend.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Geni,

    Nuk ke te drejte te interpretosh mendimin tim ne ate menyre...
    Guri e denon cdo vrasje,edhe te nje zogu po te jete e lere te nje djali adoleshent qe ku dime se cfare taksirati e ka nxane te jete ne ate rremuje,

    Guri ka thene dhe prap e perserite:-kjo eshte nje tragjedi qe i ka ndodhur dhe po i ndodhe nje populli dhe shteti fqinje dhe si fqinje qe jemi(fatkeqesisht fqinjet nuk mund t`i zgjedhim e as t`i nderrojme..),apsolutisht nuk duhet ta perkrahim kete forme revolte qytetare per shume shkaqe.
    E para,nuk e dijme se kush ishte nismetare i kesaj rremuje dhe cfare jane qellimet e fundit te tije,
    E dyta,ne fatkeqesine e komshiut nuk behet dasem dhe nuk ferkohen duart,por i ndihmohet ,nese ke mundesi,ose e fundit -ngushllohet,
    E treta,ne kete Greqi,aktualishte punojne e jetojne mbi 300.000 bashkekombas tane,qe ne nje rremuje me te madhe, mund te jene shume lehte cak i ekstremisteve,
    E katerta,keto dite pritej dhenia e konfirmimit te qeverise greke per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, dhe nje Greqi e corientuar(renia e qeverise,zgjedhje te reja etj), do ta vonoje nenshkrimin e ketij akti aqe te rendesishem per Shqiperine,
    E pesta,ne rrethanat aktuale ballkanike,me nje Kosove te brisht,nje destabilizim i Greqise do te ishte i mireseardhur per fajkojte e luftave ballkanike, per te cilat ne shqipetaret fare nuk jemi te interesuar,
    Dhe e fundit;-cdo pushtet(qeveri) edhe mund te nderrohet nga populli qe e ka zgjedhur, edhe me protesta,por ketu behet fjale per shkatrrime ne mase te pasurise se popullit dhe individeve e shkaterrim te institucioneve te shtetit...,

    Kete leksion ,ne shqiptaret e kemi shume te fresket nga 97-ta dhe 2004-,dhe besoje se i kemi shume te carta pasojat dhe konsekvencat;-statusi i neperkembur i Kosoves dhe shtyrja enorme e anetaresimit te Shqiperise ne UE dhe ne NATO.
    ----
    Ps.Njeriu i menqur,kur e ha qeni i cartur mbrohet nga ai nese mundet e kerkon ilace e jo ta ndjeke ate per t`iu hakmarre....

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Sikur te kishim dhe ne te njejtin shpirt liridashes shqiperia s'do ishte ajo qe eshte sot. Njerez shushatur, kush jeni ju ti kritikoni greket.

  5. #45
    Po tregojne injorancen e tyre duke shkaterruar shtetin e vet. Se cfare te mire do u sjelli djegja e makinave dhe e dyqaneve se di.

  6. #46
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, trazirat vazhdojne edhe gjate mbremjes

    Trazirat qe kane perfshire prej se shtunes kryeqytetin grek kane vazhduar edhe gjate mbremjes. Banda te rinjsh kane mbjelle panik ne qender te Athines duke sulmuar dyqanet.

    Policia ka nderhyre me ane te gazrave lotsjelles per te shpendare demonstruesit qe kerkojne drejtesi pas vrasjes se nje 15 vjecari nga forcat e policise.

    Sipas korrespodentit te Top Channel ne Greqi, forcat e rendit kane humbur kontrollin dhe qyteti eshte ne kaos.

    Perleshje mes policise dhe manifestuesve, pervec qendres, ka pasur edhe ne perfiferi te qytetit ku nderhyrja e autoriteteve eshte me e veshtire.

    Kreret e shtetit jane duke diskutuar mundesine e shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme ne kryeqytet gje qe do te sillte nderhyrjen e ushtrise per qetesimin e situates.



    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  7. #47
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Athina, e qete ne oret e para te dites

    Oret e para te mengjesit kane qene te qeta per qendren e kryeqytetit grek Athine, ku si pasoje e akteve te dhunes u shkaterruan dyqane, banka dhe institucione shteterore.

    Tension ka pasur edhe ne qytetet Selanik, Larisa, Tricala dhe ne ishujt e Kretes dhe Korfuzit. Nderkohe, sot priten protesta te tjera per shkak te nje greve te pergjithshme te njoftuar nga sindikatat.

    Qeveria greke njoftoi se do te reagoje ashper per te ndalur manifestimet e dhunshme. Ne nje mbledhje emergjence, kryeministri Karamanlis deklaroi se qeveria nuk do te toleroje qe vdekja e nje te riu te degjeneroje ne akte te rrezikshme dhe te papranueshme, qe vene ne rrezik demokracine.


    Por nje zedhenes perjashtoi mundesine e vendosjes se ligjit te luftes per te ndalur valen e dhunes, me e renda ne 40 vjetet e fundit.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #48
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Papandreu apelon per paqe ne Greqi

    Lideri i opozites socialiste greke, Jorgos Papandreu, apeloi per paqe, pas nje takimi me kryeministrin Karamanlis.

    Papandreu deklaroi se vendi nuk ka nje qeveri te afte te mbroje shtetasit e vet dhe kur ai te rikthehet ne pushtet do te jete ne gjendje te mbroje popullin dhe demokracine.

    Kreu socialist ftoi qytetaret te mos tolerojne dhunen, pavaresisht se nga cila ane vjen.

    Ndersa kryeministri Kostas Karamanlis kerkoi nga partite politike te denojne dhunen e diteve te fundit, qe sipas tij po cenon shoqerine dhe demokracine ne Greqi.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  9. #49
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, vendi vazhdon te jete ne kaos

    Situata ne Greqi vazhdon te jete e tensionuar. Gjate varrimit te 15 vjecarit, ku moren pjese rreth 2 mije vete, protestuesit kane qelluar me gure policine pavaresisht apelit te familjes se viktimes per qetesi.

    Nderkohe, qendra e Athines ndodhet ne nje kaos total, shume protestues kane tentuar te cajne kordonin e policise, duke shkaktuar perleshje te dhunshme.

    Ne qendren e politeknikumit te qytetit jane grumbulluar mijera persona, te cilet sulmojne ata pak police qe ndodhen per te ruajtur rendin. Shumica e forcave te rendit jane perqendruar tek selia e Parlamentit.

    Protesta te dhunshme ka pasur edhe ne Patra, ku 4-5 persona kane mbetur te plagosur.

    Nderkohe dhuna ne fjale ka marre edhe ngjyrime politike. Partite e vogla te opozites kane tentuar te perfitojne permes protestave, por kryeministri Karamanlis, ne nje fjalim te mbajtur rreth gjysme ore me pare, u ka bere thirrje atyre qe te distancohen nga cdo akt dhune.

    Ndersa lideri i opozites, Jorgo Papandreu ka bere thirrje per zgjedhje te parakohshme, duke e vleresuar si alternativen e vetme per te nxjerre vendin nga kriza.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #50
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Greqi, shqiptaret te distancuar nga dhuna

    Ne Athine jane te pakte shqiptaret qe jane perfshire ne trazirat e dhunshme.

    Megjithese kane qene prete e preferuara te dhunes se policise greke, shumica e komunitetit te madh shqiptar ne Greqi ka zgjedhur te mos perfshihet ne keto trazira, megjithese, mes tyre, ndajne qendrime te ndryshme per protesten.

    “Asnje nuk eshte i gezuar per keto ngjarje. Qe nje shperthim ndaj nje pakenaqesie”, shprehet emigranti Shpetim Zinxhirja.

    “Nuk jemi perzjere fare. Ne kemi qendruar ne shtepite tona dhe kemi dale vetem per te vajtur ne pune. Nuk kemi asnje lidhje me keto protesta”, thote shqiptari tjeter Arben Mehmeti.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 07:04
  2. Protestat studentore nė Francė!
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 08:45
  3. Protestat qytetare pėr rrėzimin e qeverisė Nano
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 02:10
  4. Tmerr nė det, rikthehen gomonet
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2003, 06:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •