- Shekulli Online
Hene, 08 Dhjetor 2008 12:07:00
Rinisin protestat ne Greqi. kete radhe dhuna ka shperthyer ne qytetin e Selanikut. Qindra studente kane dale neper rruge, duke u perleshur per te treten dite radhazi me forcat e rendit. Te rinjve kane leshuar bomba ne drejtim te policise.
Greqia pėrballet sot me protesta pėr tė tretėn ditė rresht pas vrasjes sė njė 15 vjeēari nga policia tė shtunėn. Ngjarja ka shkaktuar protesta nė mbarė vendin dhe protestuesit kanė shkaktuar dėme tė mėdha e janė pėrplasur me policinė.
Korrespondenti i BBC-sė nė Athinė thotė se kėto janė qenė trazirat mė tė mėdha pėr shumė vite nė vend. Edhe pse gjatė natės situata ishet e qetė, ato nuk po japin shenja se po shuhen. Por nėse fillimisht ato ishin pasojė e indinjatės spontane, tani protestat po tregojnė shenja se po acarohen politikisht.
Presion politik
Partitė e opozitės duan tė shtojnė persionin mbi qeverinė qė ėshtė shumė e ekspozuar. Partia Komuniste greke ka bėrė thirrje pėr njė protestė masive nė njė park tė Athinės dhe tė njėtėn gjė ka bėrė dhe njė parti tjetėr, Koalicioni i sė Majtės. Partia kryesore nė opozitė, ajo Socialsite, u ka bėrė thirrje grekėve qė tė dėnojnė qeverinė, edhe pse forumi i saj rinor ka bėrė thirrje pėr protesta paqėsore.
Mbyllen universitetet
Shumica e pėrplasjeve ka ndodhur nė universitete nė mbarė vendin dhe nė to kanė qėnė tė pėrfshira studentėt. Atyre u ėshtė lejuar pjesėmarrja nė protesta nga tutorėt, sepse profesorėt kanė njoftuar se do tė braktisin auditoret pėr tre ditė, duke filluar nga dita e sotme. Minisitri i brendshėm Prokopis Pavlopoulos ka thėnė se e kuptonte indinjatėn e popullit, port ka dėnuar dhunėn e cila sipas tij, po dėmton paqen sociale dhe pronat e njerėzve tė pafajshėm. Ndėrkohė ėshtė bėrė i ditur emri i viktimės. Ai ėshtė 15 vjeēari Alexandros Grigoropoulos. Ndaj njė polici ėshtė ngritur aktakzuza pėr vrasje dhe ndaj njė polici tė dytė, si bashkėpunėtor nė tė.
(BBC)
Krijoni Kontakt