Athine, serish perleshje, sulmohet Ministria e Ambienti
Athina eshte perfshire serish nga perleshjet mes anarkisteve dhe policise gjate oreve te nates.
Lagjia “Eksarkia” ku ne daten 6 dhjetor u vra 15 vjecari Aleksis Grigoriopoulos eshte kthyer serish ne arene perleshjesh, pasi disa te rinj kane hedhur bomba molotov ne drejtim te policise.
Gjithashtu, tre filiale bankare jane vene ne shenjester nga huliganet, ndersa ndertesa e Ministrise se Ambientit dhe disa ndertesa publike jane sulmuar, duke pesuar deme te konsiderueshme materiale.
Zjarrefikesit kane nderhyre duke vene nen kontroll zjarrin ne ndertesa dhe disa dyqane. Perleshje jane sinjalizuar edhe ne Selanik ku qindra manifestues kane shkaterruar palestren e nje universiteti.
Situata mund te pershkallezohet edhe me shume ne dhune gjate dites se neserme, pasi eshte paralajmeruar nje proteste masive para qendres se policise dhe me pas ne sheshin “Sintagma” ku ndodhet selia e parlamentit.
T-CH
Krijoni Kontakt