MBI UBIKACIONET E ARRIBANTIUMIT DHE VELLANISIT NGA VEPRAT E PTOLEMEUT 3,9,3-4
(Shtojcė studimit te pozitės sė vendbanimeve nė brendėsinė e thellė tė prapavijės mesdhetare tė definuar nė Gjeografinė e Ptolemeut me njė vėshtrim tė veēantė pėr ubikacionet e vendbanimeve tė tij tė Mezisė sė Epėrme)
Prof.dr.sc. Mithad Kozliēiq
Seksioni pėr Histori i Universitetit nė Zarė
Bregdeti i mbretit Petar Kreshimir, IV.nr.2
Zarė, Kroaci
Abstraktiv: Nė artikull shqyrtohen lokacionet e kolonive nga Ptolemeu, 3, 9, 3-4. Pasi qė tė dhėnat e Ptolemeut janė hartografike e kjo do tė thotė numerike iu kemi pėrveshur edhe kėsaj pune me anė tė thjeshtėsimit tė aparaturės matematike-grafike hulumtuese, tė mbėshtetur sė pari nė shtjellimet grafike tė rezultantes sė tė dhėnave ptolemeniane dhe bashkėkohore analoge. Gjithė kjo, ka imponuar edhe shqyrtimin e bazave metodologjike tė Gjeografisė sė Ptolemeut, gjė qė ėshtė paraqitur nė pjesėn e parė tė artikullit. Pėr arsye se autori ka hulumtuar me njė metodologji tė njėjtė Adriatikun lindor jemi shtrirė edhe pas kėtij synimi.
Nė pėrfundim, pjesa dėrmuese e ubikacioneve tė mėparshme nga vepra e Ptolemeut 3,9,3-4, nė bazė tė gjurmimeve arkeologjike kanė mundur tė pohohen edhe kėtu, prandaj nė kėtė gjurmė tė propozohen edhe lokacionet e mundshme tė Arribantiumit dhe Velanisit, pėr tė cilat nuk Kosova Archeologica 36 ėshtė ditur pozita e tyre deri tani. Nėpėrmes gjithė kėsaj, ėshtė dėshmuar edhe njė herė se hulumtimi i tė dhėnave tė Ptolemeut nė brendėsinė e thellė relative ėshtė mjaftė i ndėrlikuar. Po ashtu se rezultatet e arritura kėtu janė vetėm njė orientim pėr gjurmime tė ardhshme arkeologjike me qėllim qė ato ti pohojnė materialisht dhe tė propozojnė ubikacione tė tjera. Ē ėshtė e vėrteta, Ptolemeu pėr njė territor relativisht tė gjerė gjeografik, nga Cicrica nė lindje deri nė Drinė nė perėndim dhe prej Danubit nė veri deri nė burimin e Vardarit nė jug, ofron vetėm 15 pozicione gjeografike tė vendbanimeve antike, qė ėshtė pak pėr njė analizė serioze matematikore-grafike. Mirėpo, kjo ėshtė realiteti i antikės. Sė kėtejmi edhe ėshtė njė imperativ qė duke ndjekur gjurmėt e rezultateve tė kėtij studimi, tė hulumtohet terreni nė aspektin arkeologjik, eventualisht dhe tė hapet ndonjė sondė, dhe nė kėtė mėnyrė me metodėn arkeologjike tė jepet njė kontribut pėr unifikimin e atyre vendbanime. Fjalėt-ēelsa: Klaudi pėr Gjeografinė e Ptolemeut, Mezia e Epėrme, vendbanimet antike Arribantium, Vellanis, korridore kėto antike komunikative.
Gjeografia e Klaud Ptolemeut, njė astronomi, matematikani, gjeografi dhe kartografi nga Aleksandria, e krijuar kah gjysma e shekullit V tė erės sonė, ėshtė njė repetitor i diturive tė llojllojshme gjeografike tė njeriut antik mbi ekumenen e tij. Nė esencė pėrveē librit tė parė ku sqarohet metodologjia nga e cila ėshtė nisur me rastin e llogaritjes sė tė dhėnave, krejt shtatė librat vijuese janė vetė njė seri tė dhėnash gjeografike. Dorėn nė zemėr, zakonisht me njė fjali tė shkurtėr ose tė gjatė fillon kapitulli i ri ose nėntitulli, e nė vijim jepen emėrtimet e vendeve, oronimet, grykėt e lumenjve, tė ujdhesave nė det dhe tė ngjashme, respektivisht tė dhėnat tė cilat nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar, mbi hartėn e njė kriteri tė vogėl, ēfarė janė kriteret e Ptolemeut, gjegjėsisht afro 1:1.000.000 deri nė 1:1.500.000 mund tė alokohen nė pikėn gjeografike kėshtu qė edhe mund tė quhen asisoj. Nė vazhdim tė ēdo tė dhėne tė tillė sjellėn dy informata numerike: vlera e gjatėsisė gjeografike (λ) dhe vlera e gjerėsisė gjeografike (ф). Edhe nga pikėpamja bashkėkohore pėr njeriun e arsimuar kėto janė dy tė dhėna tė mjaftueshme: e para mbi emėrtimin e asaj pike gjeografike, dhe e dyta si pėrmbledhje mbi pozitėn e asaj pike nė strukturėn kartografike tė koordinatės (λ dhe ф).
Me kėtė shqyrtimi i mundshėm mbi Ptolemeun dhe njeriun e tij kartografik antik tė ekumeneve tė tija tė njohura, do tė pėrfundonte pėr arsye se gjithė materiali faktik qė e sjellė nė Gjeografi do tė alokohej lehtė nė kartat moderne gjeografike. Ndėrkaq, problemi qėndron sė pari nė faktin se Ptolemeu ka shfrytėzuar njė projeksion tė thjeshtė kartografik konik (tė njohur edhe sot si projeksion kartografik i Ptolemeut) qė ėshtė mjaft e saktė pėr regjionet qė shtrihen kryesisht nga lindja nė drejtim tė perėndimit dhe anasjelltas, qė ishte shkaktuar me faktin se ajo gjendet nė themelin edhe tė Gjeografisė sė tij. Tashmė prapavija mė e thellė nė atė projeksion kartografik, shkaku i bazės sė vetė matematikore, nuk mund tė kartografohet nė mėnyrėn mė tė mirė. Por, sikur tė gjitha tė reduktoheshin nė dallimin e projeksioneve tė Ptolemeut dhe ndonjėrit nga projeksionet e shumta tė sotme operative kartografike (nga projeksioni i Merkartit e tutje), prapėseprapė nuk do tė kishte diskutim pasi qė relatat matematikore nė kuptim tė shmangies nė mes tė projeksioneve tė llojllojshme kartografike mund tė kalkulohen relativisht lehtė ndaj, ēdo tė dhėne numerike tė Ptolemeut do ti shtohej ose hiqej vlera e diferencės, prandaj me vlera tė korrigjuara tė tilla (tė modernizuara) do tė bėnim lehtė unifikimin e asaj pike gjeografike.
Nė kėtė drejtim situata, pėrgjatė bregdetit tė Mesdheut do tė ishte edhe mė e lehtė pėr arsye se lundrimet shekullore tė lundruesve fenikasė, grekė dhe nė fund romakė, shkaku i praktikės sė lundrimit kanė lėnė shumė tė dhėna tė ndėrduarta, tė cilat shikuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme janė matur disa herė prej fillimit, pėr arsye se janė tė njė relacioni tė njėjtė nė lundrimet me karakter tregtarė, ishin tė sigurta. Sa i pėrket prapaskenės tokėsore situata ishte ndryshe. Deri sa, bie fjala, informatat e para gjeografike ishin relativisht tė mira, mbi akvagiumin e Adriatikut perėndimor dhe mund tė zbuteshin nė Periplin e Pseudoskilakve, qė do tė thotė kah gjysma e shekullit tė IV tė erės sonė, ngjashėm ka ndodhur edhe me prapavijėn tokėsore, vetėm pas okupimit tė tij nga romakėt. Ose tė themi edhe nė mėnyrė mė precize, burimin e parė tė sigurt deri diku mbi lokacionet e vendbanimit nė brendėsi, do ta pėrfitojmė tek me Tabula Peutingeranium e kjo ėshtė prapė gjysma e shekullit tė IV tė erės sonė.
Me fjalė tė tjera, pasi qė komunikimet kryesore tė botės sė lashtė kanė rrjedhė kryesisht nėpėr det, ėshtė logjike se tė dhėnat mė tė vjetra flasin pikėrisht pėr to. Komunikimet nga brendėsia kanė rrjedhė me anė tė lugjeve tė lumenjve tė mėdhenj prandaj pėr territorin e Adriatikut lindor dhe prapavijėn e tij tokėsore vlejnė korridoret: i Triestės-Lublanės (lidhjet pėrmes krasit tė Triestės dhe Sllovenisė nė drejtim tė Lublanės e sė kėtejmi nė drejtim tė Savės, Dravės dhe Danubit), korridori i Rijekės dhe Kvarnerit (lidhjet pėrmes Kupės nė drejtim tė Savės, Dravės dhe Danubit), korridori i Unės (lidhjet pėrmes Unės nė drejtim tė Saves, Dravės dhe Danubit), korridori i Neretvės (lidhjet me Neretvėn nė drejtim tė lumit Bosna pastaj mė tutje mbi Savė, Dravė dhe Danub). Nė kėtė pikėpamje tė dhėnat pėr brigjet e Mesdheut, nė epokėn e Klaudi Ptolemeut qėndronin nė nivelin e gabimit, nėpėr gjerėsinė gjeografike rreth 20 minuta gjeografikė, respektivisht afro 40 kilometra. Pėr kėtė arsye mjaftonte qė me vijėn e gjerėsisė gjeografike tė ndahet vija bregdetare kėshtu qė nė ndarjen e saj apo prerjen e saj, mbi bregdet do tė duhej tė gjendej lokacioni i atij vendbanimi, nėse ėshtė regjion i bregdetit. Kjo pėr arsye se dallimet nėpėr gjatėsinė gjeografike kanė qenė nė mes tė 20 dhe 27 shkallė, ose mesatarisht afro 23,50, sikurse qė shihet qartė nė T-1. Motivi i kėsaj gjendet nė dallimin mes projeksionit kartografik tė Ptolemeut dhe projeksioneve kartografike qė pėrdoren pėr pėrpilimin e hartave moderne gjeografike si dhe nė faktin se nė epokėn e Ptolemeut, nulti-meridiani kalonte pėrmes grupit tė ishujve, ndaj pėr kėtė arsye, ishte projeksion i gabueshėm, meqenėse vetėm nulti-meridiani pėrshkohej nėpėrmes tė ashtuquajturės pikė matematikore (njė pikė pa dimensione-ky ėshtė meridiani sipas Greenwich), nuk ka gabim.
Tė gjitha kėto fakte do tė thonė se tė dhėnat gjeografike mbi pikat bregdetare gjeografike mesdhetare deri nė erėn e Ptolemeut, kishin arritur njė nivel tė lakmueshėm relativisht tė pėrpikshmėrisė sė alokimit. Po kėto tė dhėna pėr prapavijėn, sidomos pėr precizitetin e thellė, madje as nė kohėn e Tabula Peutingeriana, nuk ishin mjaftė tė sigurta. Ato nisen tė grumbulloheshin sidomos gjatė okupimeve romake e tė sistematizohen vetėm me ndėrtimin e rrjetit rrugorė tė epokės romake. Gjatė kėsaj nėse pėr bregdetin mjaftonte tė kesh sė paku njė koordinatė tė sigurt gjeografike, sepse nė prerjen e saj dhe tė vijės bregdetare lypsej tė gjendej pozita mė e sigurt e asaj pike gjeografike, nga ana tjetėr, nė tokė rėndom duhej tė ekzistonin tė dyja koordinatat, pėrndryshe nuk mund tė arrihej asgjė.
Tė gjitha kėto probleme ishin tė qarta edhe pėr vetė Ptolemeun . Pėr to ai shkruan detaijisht nė parathėnien e Gjeografisė. Kėsisoj, gjeografia, sipas botėkuptimit tė tij (Ptolemeu 1,1.) , paraqet njė pėrfytyrim me anė tė vizatimeve (gjeografia ėshtė paraqitje e botes me anė tė vizatimit ), pra me metodologjinė kartografike tė pjesėve tė njohura tė Botės me tė gjitha gjėsendet qė i takojnė asaj. Ai e dallon atė nga korografia, e cila ka pėr detyrė tė japė pėrshkrimet e limajve, qyteteve, popujve, lumenjve e kėshtu me radhė. Qėllimi i gjeografisė ėshtė tė paraqesė njė pėrshkrim tė gjithmbarshėm tė botės sė kolonizuar sipas pozitės dhe natyrės sė saj. Ky pėrshkrim zgjerohet gjer nė gjėsendet kryesore, siē janė gjirėt e vegjėl, qytetet e mėdhenj, popujt, lumenjtė mė tė njohur , me ēka, Ptolemeu gjithsesi nė mėnyrė tė vetėdijshme, por fare tė arsyeshme, ngushton lėndėn e gjeografisė, gjė qė shihet konkretisht nė librin II-VII, madje edhe nė librin VIII tė Gjeografisė sė tij, tė cilat edhe janė shkruar-tekstualisht-sipas konceptit tė cekur. Kėtė gjė Ptolemeu e thekson nė mėnyrė tė veēantė, duke apostrofuar se si objektivi i gjeografisė ėshtė tė ngėrthejė gjithēka nė njė tėrėsi, qė do tė thotė pa dyshim se kjo do tė dėmtojė detajet e shumta tė cilat janė nė atė rast, objekt i koreografisė.
Nė bazė tė kėsaj gjeografia merret me tė pėrgjithshmen, ndėrsa koreografia-sipas tij-merret me tė veēantėn. Nė harmoni me detyrėn dhe objektivin e tillė, Ptolemeu mendon tė pėrshkruajė faktet mė tė qenėsishme gjeografike me anė tė definimit tė pozitės, kriterit dhe proporcionit tė tyre, e vetėm pas kėsaj tė tjerat, - prapė mė tė qenėsishmet - brenda regjionit veē e veē. Me fjalė tė tjera, lypset orientuar mė shumė kah kuantiteti se sa kualiteti, duke synuar njė pėrshkrim tė tėrėsishėm sipas kritereve dhe pėrmasave tė largėsisė, gjė qė ka mbrojtur gati nė mėnyrė identike edhe Straboni .
Pėr koreografinė dhe koreografėt ėshtė e domosdoshme tė dish tė shkruash dhe tė ngjyrosėsh, konsideron Ptolemeu, gjė qė gjeografit nuk i nevojitet , por i nevojitet njohja e shkencės matematikore, nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi nė vėzhgimet e tija tė ketė parasysh formėn, pamjen dhe madhėsinė e mbarė vendit , pastaj pozitėn e tij , gjithė kjo me qėllim qė ajo tė pėrshkruhet nė mėnyrė kartografike. Shih kėtu (Ptolemeu 1,1.), nė shkencėn gjeografike inkorporon edhe astronominė, si dhe aparaturėn matematikore tė kartografisė. Nė dritėn e kėtij fakti nuk na befason se nė tė njėjtin vend thekson edhe domethėnien e pėrcaktimit tė paraleleve dhe meridianėve mbi regjionin qė hulumtohet, si dhe tė yjeve qė shihen, sepse pikėrisht ato, tok me Diellin dhe Hėnėn do tė jenė objektet elementare tė projeksioneve dhe kritereve tė tija astronomike, sikundėr qė ishin edhe pėr pararendėsit e tij, sado qė nė kuptimin pangjeografikė e jo vetėm astronomikė.
Nė vazhdim (Ptolemeu, 1,2.), do tė theksojė duke pas parasysh detyrėn qė ia ka vėnė vetvetes, nevojėn pėr njė shtjellim sa mė tė saktė tė botės sė popullzuar. Gjeografit, pėr hir tė kėsaj i nevojitet doemos njohja e migrimeve tė popujve, tė rezultateve tė udhėtimeve tė huaja dhe pėrgjithėsisht diskripcioneve gjeografike dhe tė tjera tė autorėve tė tjerė. Kjo ėshtė detyra qė mund tė arrihet nė dy mėnyra: me matje mbi Tokė tė vetė tokės (me njė matje tė thjeshtė tė vendit apo edhe me pėrdorimin e gjeometrisė) ose me pėrdorimin e instrumenteve astronomike (astrolabėve dhe tė instrumenteve tė tjera nga astronomia me tė cilat matet hija e diellit-p.sh. tė gnomonėve). Metoda tjetėr ėshtė shumė me e saktė megjithėse ėshtė mė e gjatė, mė e vėshtirė dhe mė e nevojshme-pėrdorimi i instrumenteve tė cekura astronomike, e fare e sigurt, qė Ptolemeu nuk e thekson, duke menduar, me gjasė se kjo gjė nėnkupton edhe kapėrcimin e largėsive tė mėdha, gjė qė nė atė kohė ishte e parealizueshme. Ai shkruan se si ėshtė mjaftė e qenėsishme me rastin e pėrcaktimit tė largėsisė nė mes tė dy vendeve, a dėshirojmė ta pėrdorim kėtė mė vonė si tė dhėnė kartografike si dhe drejtimin e botės nė tė cilėn gjendet kjo, gjithsesi nė relacion ndaj vendit tjetėr. Duke hetuar edhe vetė gjithė madhėshtinė e qėndrimit tė tillė, nėnvizon se si ėshtė shumė e rėndėsishme se a thua ai vend kundrejt vendit tjetėr, ndodhet nė drejtim tė veriut ose lindjes, apo kah ai drejtim i caktuar saktėsisht. Ptolemeu ėshtė fare i vetėdijshėm pėr faktin se ėshtė e pamundur tė kihen parasysh tė gjitha elementet pėr njė pėrcaktim tė saktė tė njė pike gjeografike mbi tokė, pėr ēarsye do tė paraqiten edhe devijime tė tjera.
Gjatė kėsaj pune ėshtė relevant fakti-tė cilit do ti referohet mė vonė prej fillimit dhe do ta shtjellojė hollėsisht-qė tė mos udhėtohet kurrė (as qė ėshtė udhėtuar) nėpėr vijėn e rrafshėt, veēse lypset tė gjarpėrojmė pa marrė parasysh se a udhėtojmė nėpėr tokė apo nėpėr det. Sė kėtejmi vlera e pėrfituar nuk ėshtė e saktė, prandaj duhet ta bėjmė korrigjimin e saj duke hequr apo zbritur pjesėn e rrugės sė kaluar nė gjarpėrimet nga mbarė vlera e largėsisė. Pėr navigacionin nėpėr det, nė kontekstin e njėjtė, apostrofon nevojėn qė tė kihet parasysh llojllojshmėria e erėrave sipas masės dhe forcės gjatė lundrimit. Kėto observime i pėrfundon me theksimin e serishėm tė rėndėsisė sė pėrpikshmėrisė mė tė madhe tė pozicioneve qė janė pėrcaktuar me anė tė mėnyrės astronomike (Ptolemeu 1,2.).
Nė dy kapitujt vijues (Ptolemeu 1,3-4.) merret me pėrpunimin e fakteve elementare astronomike duke pas parasysh elementet themelore kartografike (meridianėt, paralelet, nocionet e klimatėve, tė ekuatorit, poleve etj), tė domosdoshme pėr kartografimin e botės sė popullzuar. Nė kapitullin 5 thekson se gjeografia e regjioneve veē e veē me rrjedhėn e kohės ndryshon pėr arsye se njihen mė mirė, gjegjėsisht se edhe vetė vendbanimet ndryshojnė, duke u zhdukur apo duke u bėrė edhe mė tė rėndėsishme e edhe mė tė mėdha. Me rastin e definimit tė kėtij qėndrimi nėnvizon edhe njė dozė tė domosdoshme tė kriticizmit (madje edhe tė mosbesimit) ndaj ca pėrshkrimeve, duke menduar sigurisht gjatė kėsaj pėr pėrshkrimet mė tė vjetra. Rezoni pėr gjithė kėtė qėndron edhe nė faktinshėnon ai, - sepse disa ndėrrime tė pamjes sė regjioneve (dhe tė gjeografisė sė tyre) kanė qenė tė kushtėzuara nga shkatėrrimet ose nga faktorėt e tjerė me rrjedhėn e kohėve, gjė qė ka rezultuar me transformimet e qenėsishme-nė aspektin gjeografik-tė regjioneve veē e veē. Mu pėr kėtė arsye pėr pėrfitimin e pasqyrės sė tėrėsishme tė asaj kohe, nevojitet konsultuar pėrshkrimet mė tė reja, pastaj qė kjo tu kundėrvihet rrėfenjave tė autorėve tė mėhershėm, ose qė pėrsėri gjėrat irelevante tė injorohen nė mėnyrė tė thjeshtė. Nė vazhdim (Ptolemeu 1,6-17) diskuton pėrkitazi me kualitetin e tė dhėnave tė paraardhėsve tė tij (Marini nga Tiri, Hiparku etj) si dhe pėr nevojėn e korrigjimeve tė tyre. Ėshtė tepėr interesant qė gjatė kėsaj thekson (Ptolemeu 1,13-14) se largėsia nė mes tė dy vendeve (ose pėrgjithėsisht nė mes tė dy pikave gjeografike) mund tė nxjerrėt edhe me mbledhjen e vlerave numerike tė largėsive tė llojllojshme nė mes tyre. Njėherit, mėnyra e tij e korrigjimit tė largėsive detare qė kanė dhėnė pararendėsit e tij bėhet interesante nė mėnyrė tė veēantė. Ēėshtė e vėrteta u heq 1/3 e vlerės sė dhėnė nė llogari tė tė gjitha parregullsive (gabimeve, e me siguri edhe tė entuziazmit shkaku i veprimit tė erės dhe tė rrymės detare-vėrejte M.K.) nė kurs.
Ptolemeu ėshtė i mendimit se detyrėn qe ia ka vėnė vetvetes mund ta realizojė nė mėnyrėn kartografike nė dy mėnyra (Ptolemeu 1,18). E para ėshtė nė sipėrfaqen e rrumbullakėt ose sferike, respektivisht nė globin, qė e njihte edhe Kratesi, siē shėnon Straboni. E dyta ėshtė prezantimi i botės sė ditur (ekumenės) nė sipėrfaqen e rrafshėt nė formė katėrkėndėshi, pra nė hartėn gjeografike qė pėrpilohet me qėllim qė ta lehtėsojmė pėrshkrimin e mbarė vendeve. Sė kėtejmi vendi, tė cilin do tė dėshironim ta kartografonim nė globin ose kartėn gjeografike, lypset ta ketė gjerėsinė dhe gjatėsinė e vet gjeografike, qė do tė paraqesė, pa kurrfarė dyshimi mbi bazė tė rezultateve tė pararendėsve tė tij, ne veprat II-VII tė Gjeografisė sė tij. Ai e arsyeton kėtė nėpėr shėnimin mbi Komentet e Marinit: se si, sipas tė dhėnave nga Komentet tė cilat ai para kėsaj do ti korrigjonte do tė pėrcjellė nė hartėn gjeografike pozitat e qyteteve bregdetare sipas njėfarė renditjeje. Do te veprojė ne mėnyrė tė njėjtė edhe pėr prapavijė tokėsore.
Nė krejt librin e parė tė Gjeografisė, ka pėrsėritje tė shumta, kėshtu qė nė shumė kapituj kthehet nė atė qė ėshtė definuar, me kusht se pasuesi i mėparshėm, gjatė diskutimit tė serishėm zgjerohet dhe sqarohet vetėm nė mėnyrė tė parėndėsishme. I kėtillė ėshtė edhe kapitulli 19, brenda tė tė cilit apostrofohet prej fillimit domosdoja pėr shfrytėzimin e materialit tė pararendėsve tė tij ( nga tė gjitha pėrshkrimet e deritashme), pa tė cilat nuk mund tė sajohet imazhi i tėrėsishėm dhe i qartė i botės sė popullzuar. Mė tej, nė kapitujt 20-24 do tė diskutojė mbi tė dhėnat bazė tė Tokės (vėllimi, gjerėsia e shkallės sė gjerėsisė ), si dhe pėr projeksionin e tij kartografik. Prapėseprapė mė e rėndėsishmja qė del nga introduktė i kėtillė i Ptolemeut, qė shihet mė sė miri ne librat e tij II-VIII si dhe nė hartat, ėshtė fakti se numri i tė dhėnave tė cilat do ti kartografojė reduktohet nė tė dhėnat mė tė rėndėsishme tė epokės sė tij. Ky ėshtė fakt qė kishte rezultuar nga ajo se edhe numri informatave qė i kemi sot nė disponim, ėshtė relativisht i vogėl. Ndaj edhe paraqiten probleme tė dukshme nė gjurmimin e lokacioneve tė pikave gjeografike qė janė dhėnė pėrmes veprės sė Ptolemeut. Nė tė kundėrtėn, sikur pėr ēdo sferė tė kishte dhėnė shėnime tė dyfishta dhe mė tė shumta, do tė posedonim thjesht mė shumė informata e me kėtė edhe njė mundėsi qė tė arrijmė ke konkluzionet mė kualitative.
Me hulumtimet e ubikacioneve tė vendbanimeve nga kapitulli mbi Mezinė e Epėrme, gjykuar sipas literaturės nė disponim, janė marrė autorė tė shumtė. Prapėseprapė, nga vepra e sintetizuar e A.Cermanoviē- Kuzmanoviē, mund tė shihet se ubikacionet e disave prej tyre edhe sot e kėsaj dite janė mjaft hipotetike, e disa fare tė panjohura. Kjo vlen edhe mė shumė pėr veprėn e disertacionit tė Z. Mirditės, nė tė cilėn kjo problematikė ėshtė shtjelluar nė mėnyrėn mė tė detajizuar deri tash. Fjala ėshtė, gjithsesi pėr tėrėsinė e Ptolemeut 3,9,3-4 ( Libri 5 dhe Libri 2A), nė kuadrin e sė cilės shqyrtohen sė pari vendbanimet qė janė kartografuar nė bregun e djathtė tė lumit Danub (Ptolemeu 3.9.3.) e pastaj edhe nė anėn mė tė gjerė tė lumit Morava (Ptolemeu 3.9.4). Nė botimin kritik tė C.
Mulerit tė Gjeografisė sė Ptolemeut, kjo gjė paraqitet kėshtu:
3. Oppida autem ad Danubium flumen
Singidunum 45o 30` 44o 30`-Beogradi
Legio IV Flavia Tricornium 46o 00` 44o 10`-Ritopek
ad quam Margus fluvius in illum influit.
Viminacium, legio 46o 30` 44o 20`-Kostollac
Taliatis 47o 00` 44o 00`-Dnji Millanovac
Egeta 47o 15` 43o 40`-Brza pallanka
Dorticum 48o 00` 42o 50`-Rakovica
Ratiaria Moesorum, colonia 49o 00` 43o 20`-Arcar Bullgari
4. Alia oppida sunt remota a Danubio flumine
Horrea 46o 45` 43o 30`
Timacum 47o 30` 43o 00`
43 Kosova Arkeologjike
Vendenis 48o 00` 42o 50`
Vellanis 49o 00` 42o 45`
antque Dardaniae quatour oppida
Naissus 47o 20` 42o 30`-Nishi
Arribantium 47o 30` 42o 00`
Ulpianum 48o 30` 42o 40`
Scupi 48o 30` 42o 30`
Tėrėsia e tillė e tė dhėnave numerike, mund tė hulumtohet vetėm me metodat e zbatuara matematikore. Ato qenė definuar edhe mė parė pėr hulumtimin e recensioneve kartografike tė Ptolemeut pėr Adriatikun lindor (Libri 1). Fjala ėshtė pėr synimin qė tė dhėnave tė Ptolemeut tu bashkėngjiten vlerat e gjerėsisė dhe gjatėsisė gjeografike nga hartat moderne gjeografike pikėrisht pėr lokacionet, ku vendbanimi konkret antik unifikohet sipas njohurive tė sotme. Nė vazhdim kalkulohet dallimi nė mes tė tė dhėnave identike (T-1), kėshtu qė nė bazė tė atyre diferencave pėrpilohen grafikonet (G-1 dhe G-5). Nėse veprojmė nė mėnyrė tė njėjtė edhe me tė dhėnat nga Ptolemeu 3,9,3-4 (T-2), sė pari hartohen grafikonet pa kurrfarė tė dhėnash pėr lokacionet me lokacionet e panjohura (G-3 dhe G-4), nė mėnyrė qė nga shpalimi i lakoreve tė mund tė hetohet se ēfarė vlerash do tė kishte prej tyre. Nė vijim ato vlera radhiten nė po kėto grafikone, prandaj prej tyre pėrfitohen variantet (G-3a dhe G-4a).
Tėrėsia e parė e vendbanimeve (Ptolemeu 3.9.3), siē shihet sipas lakoreve nė grafikonet G-3 dhe G-4 nuk paraqet problem tė veēantė. Andaj tė gjitha ubikacionet e njohura mė parė edhe me kėtė rast janė pohuar ndėrsa ndėr ato ku kanė ekzistuar dilema (p.sh. Tricornium dhe Dorticum) - ubikacionet e propozuara mė parė janė mbėshtetur edhe me analizėn tonė. Nė kėtė mėnyrė ka dalur se: Singidunum ėshtė nė Beograd, respektivisht, nė gryken e Savės dhe Danubit, Tricornium nė Ritopek, Viminacium nė Kostollac (fshati Drmno), Taliatis nė Donji Milanovac ( Veliki Gradac), Egeta nė Bėrza Pallanka, Dorticum nė fshatin Rakovica nė grykėn e lumit Timok mbi Danub dhe pėrfundimisht, Ratiaria Moesorum nė Arēar (Bullgari). Nė bazė tė kėsaj, mund tė konkludohet se kėto shtatė lokacione tė Mezisė sė Epėrme nė Gjeografinė e Ptolemeut janė kartografuar nė mėnyrė mjaftė precize. Pėr gjithė kėtė ka kontribuar edhe fakti se ato gjendeshin skaj Danubit-nė bregun e tij tė djathtė kėshtu qė kapitulli nė kėtė aspekt ėshtė nė harmoni edhe me shtrirjen territoriale tė kėsaj province. Prapėseprapė, fakti nė fjalė se vendbanimet gjenden nė afėrsinė e drejtpėrdrejtė e rrjedhės sė lumit Danub pozita e tyre gjeografike vihet Kosova Archeologica 44 nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me bregdetin e Adriatikut lindor. Nė tė vėrtetė edhe kėtu do tė ishte gjė fare e mjaftueshme tė pėrcaktohet vetėm njė koordinatė gjeografike, sepse nė vendin ku ajo prenė rrjedhėn e kartografuar tė Danubit, duhet gjetur lokacionin e kėrkuar, gjithsesi nė anėn e djathtė tė rrjedhės sė tij, sepse ajo ishte njėherit edhe vija kufitare veriore e Mezisė. Pikėrisht fakti i zėnė ngojė i shtatė lokacioneve tė cekura, qė nga fillimi i gjurmimeve, ėshtė ndarė nė njė tėrėsi tė veēantė, sepse me to, nė botėkuptimin gjeneral kartografik, mund tė operohej nė mėnyrė mjaft elegante dhe tė lehtė. Mirėpo me vendbanimet e tjera, gjegjėsisht me ato nga Ptolemeu 3.9.4 kanė dal probleme, sė paku me njė pjesė tė tyre.
Nė kėtė kapitull definohet pozita kartografike pėr tetė lokacione vijuese dhe atė sipas vlerave tė gjerėsisė dhe gjatėsisė gjeografike, qė janė ndarė nė dy nėngrupe. Vetė Ptolemeu pėr katėr tėrėsitė e para shėnon: Alia oppida sunt remota a Danubio fluminendėrsa pėr katėr tė tjerat atque Dardaniae quator oppida. Nėse kemi parasysh kėtė, pėrpos shkaqeve qė do ti citojmė mė vonė, lypset nėnvizuar problematiken e kėsaj pjese tė Gjeografisė edhe pėr shkak tė koprracisė sė Ptolemeut qė paraqitet nė komentet pėrcjellėse. Nė tė vėrtetė, lumi Margus (Móσχioς) nė hartėn e Ptolemeut (K-2a dhe K-2a) gjithsesi do tė jetė Morava e Madhe e sotme, shkaku i pozitės sė saj kartografike, ndėrsa Ciabrus prapė lumthi Cibrica nė Bullgarinė fqinje, tė cilat do tė duhet tė ishin sė paku sipas Ptolemeutkufiri lindor dhe perėndimor i territoreve brenda tė tė cilave janė vendosur kėto lokacione. Kufiri verior gjithsesi ėshtė rrjedha e lumit Danub dhe kėtu nuk ka dyshim. Kufiri jugor pėrsėri duhet tė gjendet nė Scardus Montem = Mali Sharr dhe Orbelum Montem = njėrėn nga bjeshkėt e Maqedonisė jugore, siē e definonė kėtė gjė A.Cermanoviē - Kuzmanoviē. Kjo domethėnė se Ptolemeu asnjėrin nga kėto vendbanime nuk i kartografon nė perėndim tė fluminit tė Moravės sė Madhe, gjė qė edhe kėtu me hulumtimet e bėra ėshtė pohuar nė tėrėsi. Me fjalė tė tjera, pėr katėr vendbanimet e para mund tė thuhet se janė gjendur vėrtet nė Mezi, mirėpo diēka mė larg se Danubi, ndėrsa katėr tė tjerat, sėrish, brenda Dardanisė, qė d.m.th. se edhe lypset ti kėrkojmė nė ato territore.
Nėse dėshirojmė tė dimė, mbi bazė tė literaturės ekzistuese se ku gjendet ndonjėri nga kėto lokacione, atėherė mund tė konstatojmė fare lehtė: Horrea, Naissus dhe Scupi, si kanė dėshmuar qe moti hulumtimet arkeologjike dhe historike, qė tregojnė nė mėnyrė mjaft tė bindshme edhe lakoret tona( G-3 dhe G-4, pikat 8,12 dhe 15), gjendeshin: Horrea nė pozitėn e Quprisė, Naissus nė Nish, kurse Scupi nė afėrsi tė Shkupit tė sotėm. Pozita kartografike e tri vendbanimeve vijuese imponon njė shqyrtim mė tė gjerė.
Timacum. Klaudi Ptolemeu sjell vetėm kėtė formė, por nuk thekson se a ėshtė fjala pėr Timacum minusin, apo pėr Timacum majusin. Problemin e kanė zgjedhur autorėt e tjerė nė njė mėnyrė krejtėsisht tė kėnaqshme duke e identifikuar kėtė koloni tė Ptolemeut si Timacum minus. Nė njė mėnyrė tė caktuar, nga autorėt bashkėkohorė, tė cilėt kanė analizuar mė hollėsisht kėto tė dhėna gjeografike tė Ptolemeut, nga njė identifikim kėso dore distancohet vetėm A.Cermanoviē Kuzmanoviē, sado qė edhe ajo thotė, se nėse me kėtė vendbanim nėnkuptohet Timacum minus atėherė atė lypset identifikuar me Ravnėn afėr Knjazhevcit. Kėrkimet qė janė zbatuar me kėtė rast, vėnė nė dukje fare unanimisht mu kėtė lokalitet, gjė qė mund tė konkludohet me krahasimin e vlerave pėrkatėse nga pasqyra jonė tabelore e tė dhėnave T-2 dhe tė tabelave G- 3 dhe G-4, pėr pikėn 9. Pasi qė tė gjithė autorėt madje edhe A.Cermanoviē-Kuzmanoviē, pajtohen rreth asaj se nė Ravna afėr Knjazhevcit kishte qenė ky Timacum minus, e pasi qė hulumtimi ynė udhėzon nė drejtim tė asaj se Timacum i Ptolemeut gjendej pikėrisht nė atė vend, do tė duhej, pra edhe nė Timacumin e Ptolemeut shikuar nė tė ardhmen Timacum minusin e pranuar nė mėnyrė gjenerale. Vlera e atij lokaliteti, pėrfundimisht, ėshtė pohuar edhe nga kėrkimet mė tė reja arkeologjike, e kjo, besoj do tė bėhet edhe nga gjurmimet e ardhshme.
Vendenis e ka identifikuar E.Ēershkov qysh nė kohėn e tij me mjaft shumė dėshmish tė bindshme mbi gėrmadhat antike tė fshatit Gllamnik, pesė kilometra nė veriperėndim nga Besiana (Podujeva) e tanishme qė tek e fundit e vėrteton edhe tė pėrmendurit tė kėsaj kolonie nė (Tabula Peutingeriana). Pėr arsye se ubikacionin e kėtillė e konfirmojnė gjurmimet e realizuara kėtu, edhe nė kėrkimet e ardhshme lypset operuar me tė (krahaso G-3 dhe G-4).
Ulpianum ka ekzistuar sipas bindjes sė sigurte afėr Graēanicės sė sotme nė Kosovė. Andaj duket se mbishkrimi R(es)P(ublica) sua Ulp (iana) i gjetur nė Bellapallanka nuk duhet marr ashtu siē e ka supozuar P.Petroviē, veē se nė atė mėnyrė siē ka propozuar edhe T. Mommsen. Pėrndryshe nė Bellapallanka, gjegjėsisht nė Remesieanė, nuk ėshtė zbuluar asnjė mbishkrim i cili do tė fliste se ajo ka patur sistemin municipal sė paku jo deri sot. Ke Graēanica, sipas E.Ēershkovit situata ėshtė fare ndryshe materiali epigrafik dhe reliket arkeologjike flasin pėr Ulpianumin.
Shkaku i kėsaj dileme, qė ėshtė shfaqur nė kohėn mė tė re nė literaturėn arkeologjike, janė nxjerrur vlerat kartografike pėr tė dyja lokalitetet, prandaj kjo ėshtė paraqitur nė pasqyrėn tabelore tė tė dhėnave T 5(pika nr. 14 dhe 14a). Ndėrkaq, evoluimi i gabimit nė tė dyja lakoret mbi grafikonet G-3 dhe G-4 vė nė dukje unanimisht vetėm Graēanicėn. Prandaj, duke gjykuar sipas tė dhėnave disponuese kartografike tė Ptolemeut dhe Kosova Archeologica 46 sipas rezultateve tė shkencės moderne arkeologjike, ubikacioni i kėtij lokaliteti nė Graēanicė tė Kosovės mund tė qėndronte.
Pėrpos gjashtė vendbanimesh tė cekura nė kėtė kapitull, definohet pozita kartografike edhe e dy vendbanimeve pėr Vellanis dhe Arribantium. Fjala ėshtė pėr kolonitė, pėr tė cilat lokaliteti nuk ėshtė njohur pothuajse asnjėherė, sado qė edhe pėr to kanė ekzistuar ca propozime nė literaturėn mė tė vjetėr. Ubikacionet e tyre siē shihet ne K-3 dhe K-4 janė bėrė nė bazė tė analizės sė rėndomtė tė lakoreve mbi grafikonet G-3, G-3a, G-4, G-4a (pikat nr. 11 dhe 13). Nė kėtė mėnyrė ėshtė pėrfituar njė mbarėshtim i ri tabelor i tė dhėnave tė T-3 i reduktuar vetėm nė kėto dy koloni.
Pėr Arribantiumin, siē shihet nė K-4, sipas tė tė dhėnave ptolemeniane pėr tėrėsinė Ptolemeu 3,9,3-4 del se do tė duhej kėrkuar atė nė mes tė Kaēanikut dhe Ferizajt. Pra nė juglindje tė Kosovės sė sotme. Nuk ka fare rėndėsi, pėr kėrkimet e reja arkeologjike, se pikėrisht nėpėr atė pjesė zgjatet rruga e rėndėsishme Prishtinė-Ferizaj-Kaēanik-Shkup. Sikurse edhe udhėt e sotme, edhe tė kėtillat, ndjekin rėndomė gjurmėn e rrugėve tė mėparshme, me siguri u ėshtė afruar dhe zgjatur atyre pjesa e asaj rruge, e gjetur qysh nė parahistori. Nė kėtė kontekst alokimi i Arribantiumit tok me kėtė rrugė, ka gjithsesi logjikėn e vet, edhe zhvillimi, i saj deri nė epokėn e Ptolemeut ka qenė i kushtėzuar me po kėtė pozitė, nė kėtė vijė qarkore, pėr arse se me anė tė saj, nė jug, ka qenė e mundur tė arrijmė gjer ke shumė i rėndėsishmi Scupi dhe gjer ke lumi Vardar, ndėrsa nė veri gjer ke Singidunumi dhe lumi Danub. Vellanis, i spostuar nė drejtim tė K-5 afro 25 km nė juglindje tė Pirotit, po ashtu ka rėndėsi konstante, ngase ky ėshtė njė territor i ri me xehe, kėshtu qė, kjo ishte shkakė pėr zhvillimin e kėtij territori. Gjithsesi, nė tė dyja rastet, Arribantium dhe Vellanis mund tė ndodheshin edhe nė pikė-ndėrprerjen e koordinatave, por qė lokaliteti i tyre mė i sigurt ėshtė afro 40 km nė njė rreth afėr prerjes sė tillė. A janė propozimet e tilla tė mira, do tė dėshmojnė gjurmimet e reja arkeologjike.
Se propozimet e kėtilla kanė pikėmbėshtetje nė tėrėsi tė asaj qė Klaud Ptolemeu kishte zgjedhur si njė minimum, tė cilin duhet kartografuar, nėse dėshirohet tė vihet nė dukje Mezia e Epėrme, nė hartėn e tij IX tė Evropės (kėtu fragmenti mbi K-2 dhe K-2a), dėshmon mjaft qartas pėr kėtė artikull K-6. Nė atė janė alokuar tė gjitha 15 vendbanimet, pėr pozitat gjeografike tė tė cilave Ptolemeu sjell 3,9,3-4. Fare qėllimisht nga kjo hartė moderne gjeografike janė lėnė pasdore krejt tė dhėnat e tjera gjeografike, pėrpos hidrografisė (lumenjtė, liqejė, deti Adriatik). Kjo gjė ėshtė bėrė pėr arsye se gjatė mija vjetėve, shih lugjet e lumenjve kanė qenė korridore qarkulluese, - sikundėr ėshtė cekur mė parė. Se teza e tillė ėshtė e drejtė, vėrehet pikėrisht nė K-6 pėr arsye se asnjė nga 15 vendbanimet gjithsej, nuk ėshtė kartografuar aq larg nga lugjet e lumenjve. Nė kėtė mėnyrė mund tė konstatohet se rrjedha e Singidunumit, Tricorrniumit, Viminaciumit, Taliatisit, Egedit, Dorticumit dhe Ratiaria Moesorumit ėshtė spostuar rrėzė rrjedhės sė djathtė tė Danubit, ēprej veriperėndimit kah juglindja. Pasi qė Danubi ėshtė arteria kryesore qarkulluese e Evropės sė asaj kohe dhe e Evropės sė dy mileniumeve vijuese, ėshtė e qartė se pothuajse 50% tė gjithsej 15 vendbanimesh tė definuar nė Ptolemeu 3,9,3- 4 janė vendosur rrėze kėsaj (mė saktėsisht 7 nga 15 vendbanime, qė pėrbėjnė 46,67%). Nga 8 vendbanimet e tjera, 2 lokalitete janė vendosur mbi Moravėn (Horrea) apo nė afėrsinė e saj tė drejtpėrdrejtė (Naissus), ndėrsa Vellanisi, sipas propozimit tė bėrė nė kėtė artikull, do tė gjendej nė mes tė Nishavės (dega e djathtė e Moravės) dhe Timokut (dega e djathtė e Danubit). Ujėsjellėsit tė Timokut i pėrket edhe Timacumi. Definitivisht, ujėsirės sė Ibrit do ti pėrkisnin Vendenis dhe Ulpianum (e ajo ėshtė po ashtu dega e djathtė por nė kėtė rast e Moravės perėndimorė). Kjo do tė thotė se 6 vendbanimet e reja janė vendosur pėrgjatė lumenjve tė cilėt derdhėn nė Danub. Me kėtė gjė nuk ėshtė realizuar vetėm lidhja e tyre e drejtpėrdrejtė me atė damar qarkullues jetėsor, veē se edhe ato me pozitėn e vetė kanė siguruar funksionimin e komunikacionit pėrgjatė Moravės, si njė korridor qarkullues, me tė cilin mund tė arrihej deri nė Vardar. Pikėrisht kjo lidhėse e Moravave (me degėt e tyre) Vardarin ėshtė lidhėse e degės sė lumit tė Detit tė Zi (pėrmes Moravės nė Danub e qė ky i fundit rrjedhė nė Detin e Zi) Vardarit dhe Egjeut (Vardari ėshtė njė lidhje kah Deti Egje). Nė kėtė mėnyrė ėshtė sendėrtuar komunikacioni veri-jug, nė tė vėrtetė Singidunum-Scupi dhe anasjelltas. Kjo do tė thotė njė korridor i drejtpėrdrejtė me peshė qė edhe ėshtė pėr tė gjitha vendbanimet pėrgjatė tij gjatė parahistorisė, e edhe mė shumė nė kohėn e antikės, qė kishte sjell njė lulėzim tė pėrgjithshėm ekonomik. Arribantiumi ėshtė pjesė e drejtpėrdrejtė e atij korridori i spostuar nė mes Vendenisit dhe Ulpianiumit nė veri dhe korridorit tė Ibrit dhe Scupit nė fillim tė fluminit tė Vardarit. Por pozita e Arribantiumit ėshtė relevante edhe pėr njė lidhje: pėrmes Drinit tė Bardhė, degės sė djathtė tė Drinit, me liqenin e Shkodrės dhe nėpėrmes tij nėpėr Bunė me Detin Adriatik. Gjithsesi edhe pėrmes Drinit ėshtė sendėrtuar lidhja me pjesėn mė jugore tė bregut lindor tė Detit Adriatik. Kėsisoji nė Arribantium janė pėrqendruar lidhjet me korridoret komunikatave nė drejtim tė Detit tė Zi, Egje dhe Jon. Tė gjitha kėto qė u thanė janė njė arsye plotėsuese qė tė kėrkohet lokacioni i kėtij vendbanimi tė jashtėzakonshėm, tė rėndėsishėm antik, qė ėshtė dashur tė funksionojė gjithsesi edhe gjatė parahistorisė.
Mund tė konkludohet se problemi bazik gjatė kėrkimit tė ubikacioneve tė pikave gjeografike tė Ptolemeut, tė spostuara nė brendėsinė mė tė thellė, ėshtė fakt se tė dhėnat e tilla janė relativisht tė vogla pėr njė analizė mė gjithėpėrfshirėse kartografike dhe matematiko-grafike. Pos kėsaj edhe numri i pikave gjeografike pėr tė cilat, me metodologjinė arkeologjike nuk ėshtė vėrtetuar mė parė lokacioni i sigurt, ėshtė i konsiderueshėm . Nė kėtė rast prej 15 sish, janė 2 ose 13,33%, respektivisht mė tepėr se 1/10. Krejt kėto fakte ngushtojnė hapėsirėn pėr tė nxjerrė konkluza tė mundshme, mė tė qėndrueshme. Sidoqoftė, edhe rezultatet e arritura kėtu e me gjasė lokacioni i propozuar pėr Arribantiumin ėshtė mė se i sigurtė, gjithsesi nė rrethin e pėrafėrsisht 40 km nga prerja e koordinatave janė vetėm njė propozim pėr rekognoscimet arkeologjike e edhe pėr gjurmime sistamatike arkeologjike. Vetėm ato mund ti pohojnė lokacionet e tilla, ose ti propozojnė tė rejat, duke i mohuar ato.
Nga kroatishtja,
Muhamet Kėrnja
Krijoni Kontakt