Close
Faqja 10 prej 44 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 436
  1. #91
    Materazzi nё rrugё pёr nё Tottenham?

    Agjenti i mbrojtėsit italian Marco Materazzi, ka pohuar se Tottenham ka dėrguar ofertё tek Interi pёr klientin e tij.
    Mediat mbrёmё shkruan pёr interesimin e Tottenham dhe Portsmouth pёr mbrojtėsin e nerazurёve, ndėrsa kёto shkrime sot i ka pohuar edhe vet agjenti i lojtarit, Claudio Vigorelli.

    “Ka interesim nga Anglia dhe mund tё them se Tottenham nё disa ditėt e kaluara ka shprehur interesim pёr Marcon. Ne jemi nё njё fazё tё hershme, ata kanė biseduar me Interin dhe i kanė prezantuar diēka futbollistit”, ka thёnё Vigorelli.

    “Mbetet qё klubi dhe Marco tё vendosin nёse do ta pranojnė ofertėn”, ka pėrfunduar agjenti pėr Calciomercato.

    Materazzi ka marrėveshje me Interin deri nё fund tё sezonit tё ardhshėm, ndėrsa interesim pёr tё krahas Tottenham kanė shprehur edhe Manchester City dhe Portsmouth.

    Telegrafi Sport
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  2. #92
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nigel de Jong ka nėnshkruar me Manchester City!
    Sui generis

  3. #93
    Zidane mund tė rikthehet nė Madrid sė bashku me Perez

    Ish-futbollisti i Real Madridit, Zinedine Zidane, do tė rikthehet tek klubi spanjoll si pjesė e kampanjės sė ish-presidentit Florentino Perez pėr tė rimarrė drejtimin e klubit.
    Ramon Calderon dha dorėheqje mė herėt gjatė kėtij muaji dhe edhe mė shumė i nxiti spekulimet se ish-presidenti i klubit spanjoll, Florentino Perez, ėshtė nė rrugė pėr t’u rikthyer nė zgjedhjet qė do tė mbahen nė qershor.

    Siē shkruan AS, Perez dėshiron ta punėsojė Zidanin si trajner tė ekipit tė tė rinjve tė Real Madridit. Francezi pati deklaruar se dėshiron tė rikthehet si menaxher dhe se tė jetojė edhe mė tej nė Madrid.

    Spekulohet se Perez mund t’ia ofrojė atij edhe pozitėn e drejtorit sportiv, tė cilėn aktualisht e mban Pedja Mijatovic, i cili nuk ėshtė aspak i dashur nė mesin e tifozėve tė Real Madridit.

  4. #94
    Ranieri: Juve dėshiron Diegon dhe Ligėn e Kampionėve

    Pas spekulimeve disamuajshe, Claudio Ranieri mė nė fund e ka zyrtarizuar interesimin e Juventusit pėr mesfushorin e Werder Bremenit, Diego.
    “Diego ėshtė njė lojtar i fortė, ai ėshtė i jashtėzakonshėm dhe ne jemi duke e pėrcjellė, sepse duhet ta vlerėsojmė atė nė tė gjitha mėnyrat. Mua mė pėlqen Diego, mirėpo duhet tė shohim se a mund tė pėrshtatet nė makinerinė tonė”, ka thėnė trajneri bardhezi.

    Pėrveē zėvendėsuesit tė Pavel Nedvedit, njė tjetėr objektiv mė i madh i Ranierit ėshtė Liga e Kampionėve.

    “Do tė mundohemi. Duhet tė kemi vullnet dhe ta ėndėrrojmė finalen. Shpresoj qė kur tė luajmė kundėr Chelseat tė jemi nė formė tė mirė”.

    “Liga e Kampionėve kohė pas kohe nxit shumė momente emocionuese dhe krijon stres, prandaj shpresoj qė lojtarėt e mi tė jenė tė gatshėm tė pėrballen me tė gjitha shqetėsimet”, ka pėrfunduar ish-trajneri i Chelseat.

    Telegrafi Sport

  5. #95
    Valencia i ka kėrkuar Cityt 130 milionė funte

    Braziliani i Milanit, Kaka, nuk ėshtė i vetmi emėr i madh, i cili ka refuzuar tė kalojė te pasanikėt e Manchester Cityt. “The Guardian” njofton se Manchester City ka dėshtuar t’i transferojė edhe David Villan, Gianluigi Buffonin dhe Thierry Henryn, para se tė bėnte ofertėn pėr Kaka.
    Njė delegacion i skuadrės sė Cityt nė dhjetor kishte udhėtuar nė Valencia pėr tė kėrkuar shėrbimet e David Villas dhe David Silvas. Skuadra nga Liga Premier kishte ofruar 100 milionė funte (106 milionė euro) pėr yjet e Los Che, ndėrsa Valencia ka kėrkuar 135 milionė funte (143 milionė euro) kėshtu qė pasanikėt janė tėrhequr.

    Delegacioni i Cityt ka udhėtuar edhe nė Torino pėr tė nisur bisedimet pėr portierin e Juventusit, Gigi Buffon. Bianconerėt kishin kėrkuar afėr 105 milionė euro pėr portierin mė tė mirė nė botė, ndėrsa City sėrish ka tėrhequr negociatat.

    Telegrafi Sport

  6. #96
    Pėrfaqėsuesit e Kuyt nuk dinė asgjė pėr interesimin e Juves

    Ekipi menaxhues i sulmuesit tė Liverpoolit, Dirk Kuyt, nuk di asgjė pėr interesimin e Juventusit pėr holandezin.
    Ditėt e fundit mediat kanė spekuluar pėr njė afrim tė madh tė bardhezinjve me Kuyt, i cili shihet si zėvendėsuesi kryesor i veteranit ēek Pavel Nedved, i cili pritet tė pensionohet nė verė.

    Tė enjten “Il Corriere dello Sport” shkroi se Juventus ėshtė takuar me agjentin e Kuyt dhe ėshtė gati tė ofrojė 30 milionė euro pėr ta transferuar 28-vjeēarin nė Torino.

    “Asgjė nuk k ndodhur. Gazetat shkruajnė shumė gjėra pėr tė cilat ne nuk kemi njohuri fare. Ne nuk dimė asgjė. Mendoj se tė gjitha qė thuhen janė gėnjeshtra”, ka thėnė pėr “Goal” njė anėtar i ekipit menaxhues tė Kuyt.

    Telegrafi Sport

  7. #97
    Vazhdon telenovela 'Kaka-Real Madrid'

    Shtypi spanjoll thotė se superylli brazilian Kaka ndoshta e ka refuzuar Manchester Cityn, mirėpo ai ėshtė nė pritje tė ofertės nga gjigantėt spanjollė tė Real Madridit.
    Derisa Milani po mundohet ta qetėsojė situatėn dhe tė fajėsojė tė gjithė pos vetes nė lidhje me dėshtimin e transferimit tė Kaka te Manchester City, gazetat spanjolle “Marca” dhe “AS” shkruajnė se tash mė shumė se kurrė Mbretėrit janė afėr transferimit tė brazilianit.

    Tė dy gazetat njoftojnė se Kaka ėshtė hidhėruar me drejtuesit e Milanit, tė cilėt dėshironin ta shesin atė te City dhe i ka prishur raportet me hierarkinė e Rossonerėve, prandaj dėshiron tė largohet.

    “Marca” thotė se Los Merengues duhet tė tentojnė tash ta blejnė ish-lojtarin mė tė mirė nė botė, sepse aktualisht mund ta transferojnė pėr 80 milionė euro, ndėrsa nė verė ata duhet tė paguajnė 20 milionė mė shumė.

    “AS” nuk i pyetur direkt drejtuesit e Milanit nė lidhje me kėtė gjė, mirėpo e ka cituar zėvendėspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, tė ketė thėnė: “Nuk mund tė flas pėr transferime, po ashtu nuk mund tė flas as pėr Real Madridin”.

    Telegrafi Sport

  8. #98
    City do tė pėrpiqet tė transferojė Henryn

    Manchester City raportohet se do tė dėrgojė ofertė nė drejtim tė Barcelonės, pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit francez Thierry Henry.
    Times ka shkruar se ish-sulmuesi i Arsenalit ėshtė superylli i radhės tė cilin City dėshiron ta sjellė nė radhėt e veta.

    City e ka etiketuar 31-vjeēarin si njė lojtar i cili do tė risė profilin komercial si dhe do tė jetė kontribuues edhe nė fushė.

    Pėrpjekja e parė do tė jetė tė shohė nėse ai ėshtė nė gjendje tė rikthehet nė futbollin anglez si pjesė e projektit tė klubit.

    Telegrafi Sport

  9. #99
    City pyet pėr ēmimin e Drogbės

    Manchester City ėshtė duke planifikuar tė bėjė njė ofertė befasuese pėr sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.
    Daily Mail shkruan se Drogba ėshtė i ardhshmi nė listėn e Manchester Cityt, pas dėshtimit tė kėtij klubi pėr tė marrė shėrbimet e Kaka. City ka kėrkuar nga Chelsea tė tregojė ēmimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtė.

    Drogba nuk ėshtė pėrfshirė nė dy ndeshjet e fundit kundėr Southend dhe Stoke Cityt nga menaxheri Luis Felipe Scolari, por pritet tė rikthehet gjatė vikendit kundėr Ipswich nė ndeshjen e Kupės FA.

    30-vjeēari, i cili ka shėnuar vetėm njė gol kėtė sezon nė ligė, po ashtu spekulohet se mund tė rikthehet tek ish-klubi i tij Olimpique Marseille.

    Telegrafi Sport

  10. #100
    Bendtner refuzon Hoffenheimin

    Lideri i Bundesligёs, Hoffenheim, ka dёshtuar nё tentimin tё sigurojė shėrbimet e sulmuesit tё Arsenalit, Nicklas Bendtner.
    Babai i sulmuesit danez ka zbuluar se djali i tij ka hedhur poshtė shansin tё nёnshkruajё me klubin gjerman.

    Sapo ёshtё promovuar nё ligёn mё tё mirё gjermane, Hoffenheim, i pėrkrahur nga pronarėt miliarderė, ka shkėlqyer kёtё sezon duke qenё kampion vjeshtor i Bundesligёs, me pikё tё barabarta me Bayern Munichun por me diferencё mё tё mirё golash.

    “Hoffenheim ka treguar interesim. E di kёtё. Ka disa klube qё interesohen gjatё periudhės sё kalimtare. Gjithmonė mё pėlqen dhe jam i gėzuar qё ka interesim pёr Nicklas, por transferi nuk do tё ndodhė tash. Nicklas do tё mbetet nё Arsenal”, ka thёnё babai i sulmuesit.

    Telegrafi

Faqja 10 prej 44 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •