Close
Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 188
  1. #141
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Me falni se jam futur me vonese ne kete teme por dua ti them albanit.....kush i ka thene atij qe Ibrahimi(a.s) ishte jahudi ????....hahaha.... kjo ose tregon injorance ose eshte nje trillim i qellimshem. Perderisa prej Ibrahimit iu tha sipas Bibles qe ai do te ishte babai i dy kombeve i bi qe ai aq sa te kete qene cifut te kete qene edhe arab sepse nese do te kishte jahudi te tjere para tij atehere ai nuk do te ishte babai i tyre.


    Sa per diskutimin e gjuhes kjo eshte thjeshte nje absurditet. se pari arabishtja eshte vertet nje gjuhe jashtezakonisht e pasur qe bart brenda vetes me miliona fjale....gjuhe shume e pasur qe bart me miliona fjale eshte edhe ajo kineze....po te jap nje shembull, vetem per fjalen deve dhe gjendjet e ndryshme te saj (psh mashkull, femere, e barsur, e vogel e madhe, etj etj) ka rreth 70 fjale te ndryshme, per luanin rreth 50 te tilla e keshtu me radhe.

    Perdorimi i kesaj gjuhe ne ritualet e lutjeve nuk eshte as mungese dashurie per shqipen dhe as pse Zoti nuk na kupton shqip por sepse cdo perkthim sado i mire bart ne vetvete nje alternim te kuptimit dhe myslimanet pamvaresisht se e dine se Allahu vlereson mbi te gjitha qellimin deshirojne qe ne lutje te ngelen sa me afer origjinalit te zbritjes se tyre.

  2. #142
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Smile

    Arabisht duhet qe ti lutesh Perendise kur AI te ka dhene gjuhen e vet? Une e thashe me siper Perendia nuk do te lejonte hapjen e gjuheve te tjera nese do te deshironte qe njerezit te luteshin(Hebraisht, Greqisht, Latinisht, Arabisht). Une dua te te them se nese ti ke nje lutje si vjersh(te mesuar permendesh) atehere lutesh ne nje gjuhe tjeter sepse jo vetem qe mendja nuk eshte ne vendin e vet(sepse po reciton dhe nuk po lutet) por ne kete rast dhe gjuha po shkon per hesapin e vet!

    Perendise do ti behej me qejfi sikur njerezit do te pranonin te luteshin ne gjuhen e tyre.nejse qe njerezit luten ne gjuhe te tjera dhe recitojne lutjet eshte pr nje arsye:

    Lutje nuk do te thote recitim por kerkese dhe nese ti i kerkon diēka qe nuk eshte se vjen nga zemra jote nuk do te marresh ate qe kerkon sepse Perendia nuk do rrobota qe programohen por do qe ne te jemi bijte e tij dhe bijte i luten ne menyren me te thjeshte(ate qe i thote zemra ne ate ēast).

    ju lutem mos flisni keshtu sepse fete(myslymane, katolike ortodokse) kane ndaluar ne perhapjen e gjuhes shqipe(ne lutrat qe jane bere) dhe nese ti do te me hedhesh poshte kete gje do te thote se ti nuk je shqiptar(atdhetare) por je kopile(ne kuptimin figurativ). Thashe kopil jo ne menyren materjale(biollogjike) por nemenyren figuratve(qe jini shqiptare me fryme arabi). Nuk eshte per te ofenduar por sepse keto gjera po shikoj.

    ju lutem shikoni mire ato qe do Perendia ndaj nesh dhe jo ato qe mendojme ne se do Perendia. Te dashur miq, Perendia na do si nje baba qe do birin e vet. Si e do nje baba birin e vet? nese kuptoni mire keto gjera(dhe se ē'kerkon prej birit te vet) atehere do te kuptoni vertet dhe ato qe po ju them lidhur me Perendine.

    Ju a them keto jo se ju dua te keqen por sepse dua qe mos te futet nje fryme arabe ne frymen shqiptare!

    me respekt i krishtreri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  3. #143
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ti i krishtere se pari nuk duhet te ngaterrosh lutjen me faljen...per myslimanet jane dy gjera te ndryshme....falja ka rituale dhe fjale te caktuara ne nje pjese te saj ndersa ne nje pjese tjeter mund te zgjidhen nga Kurani.

    Ndersa lutja fjala vjen per nje deshire apo dicka tjeter behet sigurisht ne shqip. Zoti eshte ai qe ka krijuar cdo gje perfshire dhe gjuhet dhe kete e ka bere per aresyet qe Ai i di .......

    Ajo qe eshte tjeter shume e rendesishme eshte qe ti paragjykon kur thua se ne recitojme..... ku e di ti qe une nuk i di kuptimin ne arabisht asaj qe them ???

    Se fundi dhe qe eshte me e rendesishmja eshte qe pamvaresisht se Zoti i kuptn dhe njeh njerezit edhe pa folur vete perpjekja e ketyre njerezve per t'iu drejtuar Zotit ne gjuhen me te cilen ai i ka folur Profetit eshte dicka per tu vleresuar dhe jam i bindur qe vleresohet.

    Ti nuk duhet te ngaterrosh gjuhen e faljes me gjuhen kombetare...

    Cdo fe sado e perkthyer te jete ka nje gjuhe te veten <> sepse kerkohet qe pika e referimit te jete e prekshme nga te gjithe te pakten ne nje gjuhe universale....... kjo eshte aresyeja qe lutjet kishtare per nje kohe te gjate zhvilloheshin ne latinisht sepse ajo ishte gjuha me e nderkombetarizuar e asaj periudhe.

    Islami per kete qellim pra ekzistencen e nje pike referimi te qendrueshme qe nuk humbet permes perkthimeve ka zgjedhur arabishten, jo me qellimin per ta eksportuar ate por sepse ajo eshte gjuha origjinale e zbritjes se Kuranit.

    Profeti (a.s) ka thene se ndryshimi mes njerezve nuk percaktohet as nga ngjyra dhe as nga kombesia por nga devocioni ne fe...

    Jane te tjera fete qe flasin per super-raca ose popuj te zgjedhur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 13-04-2003 mė 01:13

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Pa merak i krishter!!!
    Ti bej ate qe te meson feja jote , por sme duket normale te fillosh te tregosh se ne c'gjuhe i behet qefi Perendise!!!Cmon man!Edhe pak me avash me ato termat e kopilave.Vetem me ate qe ke thene ti ne vend qe te rregullosh pune , hap dyert e fyerjeve!
    Peace!

  5. #145
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ej nuk e kuptoj perse i jepni rendesi dickaje qe nuk eshte e rendesishme.
    Nga meshira e Zotit eshte qe besimtari i tij te lutet ne cfare gjuhe te doje atehere po ju pyes cfare kerkoni me shume? kush te doje te lutet shqip kush te doje te lutet Angllisht Kush te doje te lutet arabisht apo frengjisht .
    pra e rendeshishme eshte lutja pasi profeti yne thote: kush nuk i lutet allahut Ai (allahu) merzitet prej tij.
    per mua nuk ka fre rendesi se si lutem.
    nese mua nuk me pelqen te lutem bie fjala ne anglisht nuk lutem por ama nuk i imponoj njeriu te mos lutet ne kete gjuhe pasi atij i pelqen kjo.
    Gjithashtu edhe ju te dashur "patriote" beni mire qe te mos perziheni ne punet e te tjereve.
    gjithashtu do te beni akoma me mire nese nuk i futni hundet ne lidhjet mes njeriut dhe krijuesit te tij.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #146
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    I krishtere po ti futem punes gjithe ate shkrim qe ke bere dhe qe ke derdhur shume mund ta nxjerr krejt te pavlere(injoroj) por flendero zotin qe jam me provime. mund ta falenderosh ne zfare gjuhe te duash pasi une zbatoj te drejtat e deshirat e njeriut dhe nuk jam komunist.
    mirembetsh
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Delil
    Anėtarėsuar
    12-04-2003
    Postime
    36
    I krishteri!Dita dites numri i muslimaneve qe po njohin me mire fene e tyre po rritet dhe shume shpejt do te kuptosh qe jo fryma arabe por ajo Islame do te jete e pranishme bashke me ate shqiptare dhe ky fakt do te behet akoma dhe me shqetesues per ty,por uroj qe te pakten te kesh kuptuar se Islami ecen paralelisht me natyren njerezore dhe si i tille shume shpejt do te behet pjestar i ē'do shtepie.
    Dhe se dyti,si i krishtere qe je te pakten mesohu te pish me doren e djathte dhe jo me te majten.
    Me rrespekt,Delil

  8. #148
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Smile

    Orku:
    sa per faljen dhe lutjen eshte e njejta gje. Falje i thoni ju myslymanet ndersa lutje i themi ne te krishteret.
    sa per recitimin, nuk kam thene qe po te recitosh nuk e kuptone ate qe thua, por kam thene qe po te recitosh mendja jote nuk eshte siē po bene nje lutje(apo falje) te drejte per drejte(i thone italiane "Spontanea").
    --------------------------------------------
    akus:
    Nuk e thashe per ofendim fjalen kopil, por thashe ate realitet qe po shikoj me syte e mi. fryma arabe eshte ajo qe po futet ne shqiperi dhe po e deformon pak shqiperine qofte ne tradita, qofte ne te lutur, qofte ne te patriotizem etj.
    --------------------------------------------
    Indrit:
    Nuk jemi ne qe fusim hundet nemes jush (myslymanet)por jini ju qe po deformoni shqiperine dhe nese nuk je patriot shqiptar mos pretendoni qe gjerat duhet te jene siē thoni ju. prandaj shiko qe te mbarosh ato privimet dhe nese vertet kerkon qe te kesh nje rezultat te bukur atehere praktikoje ne jeten e perditeshme(ne te respektuar dhe ne te dashur te tjeret), ok?
    ---------------------------------------------
    Delil:
    Une kam pare 2 gjera deri tani:
    1- qe feja ne fillim pushtonte me dhune.
    2- feja tani po pushton me dipllomaci.
    por mos harro se feja ne pergjithesi te ben te mohosh ate qe Perendia te ka bere. nese ne fillimfeja katolike ortodokse dhe ajo myslymane kerkonin qe te mohonin shuanin gjuhen shqipe me dhune, tani po e bejne me dipllomaci, por perfundimi eshte se po humbet shqipja dhe shqiperia bashke me te.
    Nuk me shqeteson fakti qe po thua ti sepse siē i thuhet dhe atij llafi "Nese jane trendafila, do te ēelin, perndryshe..". Nuk jam i shqetesuar por eshte fakti se ata si puna jote, mohojne shqiperine, atdhetaret shqiptare, heronjte shqiptare dhe ngaterrojne traditat shqiptare me ato arabe.

    saper ate qe po pija, nese e shikon me vemendje(dhe pse une e kam hequr, por) kam dale me nje person tjeter nga krahu i djathte imi dhe nuk mund te pija me doren e djathte, ok?
    ------------------------------------------------
    miqesisht, i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  9. #149
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    I krishtere pa u zgjatur shume po te them edhe nje here qe lutja nuk ka fare lidhje me kombersine dhe patriotizmin. Patriotizmi i dashur nuk eshte me fjale por me vepra konkrete.
    E dyta dua te te them se lutja dhe falja nuk jane te njenjta por jan e gjithesecila sektor ne vete pasi falja eshte nje obligim nga zoti kurse lutja eshte nje kerkese qe i ben besimtari zotit per nevojat e tij.
    E treta ju po i fusni hundet edhe madje shume pasi po na mesoni se si duhet te lutemi kur nuk dini dallimin midis lutjes dhe faljes akoma. Une e perseris Zoti kupton cdo gjuhe dhe i pergjigjet lutjes se sinqerte te besimtarit por nuk dua te detyroj ndonje person te lutet arabisht apo shqip apo ku ta di une.
    le te lutet ai si ti doje e bardha zemer pasi cdo gje qe kerkon ne lutjen e tij ky person eshte ne te mire te tij nese i plotesohet dhe nuk eshte as ne ne mire te gjuhes shqipe dhe as ne te mire te patriotizmit.Zoti i krijoi njerezit qe te gjithe prej nje cifti dhe dhe i urdhe roi ti luten si te duan dhe per cfare te duan. Kur zoti na e ka lejuar kete perzgjedhje kush je ti i dashur qe po e ndalon?
    edhe ti nje njeri i krijuar nga nje pike uji je ashtu sikur edhe ne dhe tani si mundet nje qenie e krijuar nga nje pike uji te gjukoje zotin e tij .?
    dhe sefundi po te sqaroj se ne shkrimin tim kam dashur te them se po te dua e nxjerr te pavlefshem shkrimin tuaj dhe kjo ne kuptimin e hedhjes poshte me ane te argumenteve fetare dhe logjike te asaj qe ti shkruan pra ka qene qellimi tek nje kundershtim dhe hedhje poshte te argumenteve qe ti sjell ne bibel.
    Kete e bera pasi e shoh qe kohet e fundit ke filluar te mos e rrespektosh fene time dhe duhet ta dish mire se respekti eshte reciprok.
    Tani besoj swe me ke4 kuptuar cfare kam dashur te them dhe basoj se kjo teme eshte e stersqaruar dhe nuk ka nevoje tew diskutohet me.
    Miqesisht Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #150
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Wink

    Wow:

    1- nuk duhet te marresh flake por te flasesh pa u ndezur se po te ndizemi te tere, duhet te dalim nga forumi per te folur.

    2- i kam pare veprat tuaja(Mylsymane) per ate qe ju quani patriotizem por nuk ka rendesi. Duke mohuar shume gjera te mia me nxjerre vetem ne konkluzin te asaj qe para teje kane thene te kunderten tende(dhe kane qene myslyman): nuk mirreni vesh me veten tuaj pale me ne te krishteret.

    3- Ne fakt ne te krishteret nuk e perdorim kurre emrin falje por lutje ndersa nga ju eshte perdorur vetem lutje. sa per detyrim, ti lutesh eshte e detyrueshme Perendise por jo me gjera te mesuara permendesh por duke patur nje mardhenje te sinqerte dhe reale me Perendine. nejse kjo eshte nje pike tjeter qe duhet te diskutojme per ate qe pranon Perendia dhe ate qe shton feja dhe nuk eshte per kete teme.

    4- Une nuk po fuse hundet por po tregoj te verteten sepse nese ju thoni tani qe ne fusim hundet, ju i mesoni me pas njerezit te perdorin gjera te tilla duke e lene menjane shqipen. nje realitet eshte perkthimi i kuranit ne gjuhen shqipe. Nuk eshte perkthyer ne gjuhen e paster shqipe por eshte perkthyer ne nje gjuhe qe ta lexosh, te le me goje hapur sepse te ngjan sikur eshte perkthyer nga nje kalama(femije). Nejse ti me duket se nuk i lexom mire ato qe une kam shkruar sepse po ti lexoje nuk do te shkruaje se une po shkoje kundra Zotit tim por do te shikoje me mire. Nuk e kam mbajtur veten me te ditur se sa te tjeret dhe nuk e kam mbajtur veten me larte se Zoti se perndryshe nuk do te flisja per keto gjera por do te flisja per gjerat e mia personale(qe te me besonit mua dhe jo Zotin)!

    Nejse une ngelem gjithmon i parimit se ti duhet ti lutesh apo ti falesh Perendise ne gjuhen tende dhe nuk duhet te mesosh te tjeret apo te detyrosh qe te mesojne gjuhen e huaj duke kounikuar me Zotin!(lutje dhe falje jane e njejta gje por duhet te shkosh dhe te lexosh ne fjalorin shqip seē eshte njere dhe seē eshte tjetra).

    miqesisht i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Biblioteka e Ptolomeut nė Aleksandri
    Nga forum126 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 00:16
  2. Kush ėshtė Allahu?
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-11-2005, 18:23
  3. Pse myslymanėt e Shqipėrisė nuk falen me gjuhėn amtare?!
    Nga Lexuesja nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •