Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Haxhillėku Dikur Dhe Sot

    Mr. Elez ISMAILI


    HYRJE



    Kushti i pestė i Fesė sonė Islame ėshtė kryerja e haxhxhit. Kėtė obligim duhet ta kryejnė muslimanėt e pasur,sepse ky obligim fetar ėshtė i karakterit material,andaj kėrkon edhe flijimin e pasurisė krahas mundit fizik. Me nocionin "haxhxh" nėnkuptojmė vizitėn e vendeve tė caktuara (Qabes dhe Arafatit) ,duke kryer vepra tė caktuara nė kohė tė caktuar.

    All-llahu xh.sh. nė suren Ali Imran, ajetet 96-97, thotė : "Shtėpia (xhamia) e parė endėrtuar pėr njerėz, ėshtė ajo qė u ngrit nė Bekė (Mekke), e dobishme, udhėrrėfyese pėr mbarė njerėzimin. Aty ka shenja tė qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn nė tė, ai ėshtė i sigurt. Pėr hir tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr ata qė kanė mundėsi tė udhėtojnė te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), All-llahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė ebėjnė) njerėzit". Kėto dy ajete qartė argumentojnė mbi obligimin e haxhxhit,qė duhet kryer sipas mundėsive.

    Haxhxhi duhet kryer njė herė nė jetė, e kush ka mundėsi edhe mė shumė, duke u bazuar nė hadithin e Pejgamberit alejhisselam i cili thotė: "Haxhxhi ėshtė njė herė nė jetė, e kush e pėrsėrit, bėn punė tė mirė."Madje haxhxhin nuk duhet vonuar, sepse edhe ky ėshtė urdhėr i Pejgamberit alejhisselam, i cili thotė: "Shpejtoni pėr nė haxhxh, se askush nga ju nuk di se ēka mund t'i ndodhė".



    VLERA E HAXHXHIT

    Kryerja e haxhxhit tregon faktin se si besimtari i sinqertė i nėnshtrohet urdhrit tė Zotit xh.sh.,duke braktisur pasurinė, punėn dhe familjen e tij.
    Haxhxhi e stėrvit njeriun me sabėr (durim) dhe e aftėson t'i pėrballojė vėshtirėsitė.
    E forcon imanin (besimin), e edukon shpirtin dhe i shlyen mėkatet.
    Nė haxhxh arrihet barabarėsia dhe vėllazėrimi i plotė ndėrmjet pjesėmarrėsve tė kombėsive,racave ,vendeve dhe shtresave tė ndryshme shoqėrore.
    Nė kėtė mėnyrė afrohen njėri me tjetrin, njihen me popuj tė ndryshėm,kėmbejnė mendime dhe shfrytėzojnė pėrvojat e njėri-tjetrin.


    KUSHTET QĖ DUHET PLOTĖSUAR HAXHIU

    Tė jetė musliman.
    Tė jetė i menēur.
    Tė jetė nė bylyk (i moshės madhore).
    Tė jetė i lirė.
    Tė ketė mundėsi pėr ta kryer haxhxhin ( tė ketė pasuri dhe shėndet).
    Tė kryhet haxhxhi nė muajt e haxhxhit: Sheval, Dhulka'de dhe dhjetė ditėt e Dhulhixhxhes.
    Gruaja tė jetė e shoqėruar nga tė afėrmit e saj (tė ketė mahrem).


    FARZET E HAXHXHIT

    Ihramiė do tė thotė tė bėhet nijeti pėr haxhxh.
    Qėndrimi nė Arafat, ė kohėn e caktuar.
    Tavafuz-zijareti, tavafi mė i rėndėsishėm qė bėhet ditėn e Bajramit.
    Nėse lėshohet njėri nga kėto farze, duhet pėrsėritur haxhxhin.



    VAXHIBET E HAXHXHIT

    Veshja e ihrameve nga mikatet (mikat ėshtė vendi,kufiri tė cilin nuk guxon ta kalojė ai qė dėshiron tė hyjė nė Meke).
    Tė mos mbathė rroba tė qepura.
    Burrat mos e mbulojnė kryet.
    Tė mos mbulohet fytyra te femrat.
    Sa'ji nė mes Safasė dhe Merves.(Sa'j do tė thotė ecje me hapa tė shpejtė).
    Zgjatja e qėndrimit nė Arafat (nga zevali i diellit deri nė perėndim).
    Largimi nga Arafati me lejen e imamit.
    Qėndrimi nė Muzdelife ( mjafton njė kohė tė shkurtėr).
    Tė vonuarit e akshamit dhe falja e tij bashkė me namazin e jacisė nė Muzdelife.
    Gjuajtja e guralecėve nė xhemre, nė Mine, nė ditė tė caktuara.
    Rruarja ose nėnqethja e flokėve (kokės).
    Therja e njė dashi (kurban).
    Nė fillim tė bėhet gjuajtja e guralecėve, pastaj prerja e kurbanit dhe rruarja ose nėnqethja.
    Tavafus-sadri (tavafi para kthimit nė shtėpi).
    Tė kryhet tavafuz-zijareti nė ditėn e Bajramit: tė parėn, tė dytėn, ose tė tretėn ditė para akshamit. Gjatė kryerjes sė kėtij tavafi duhet me qenė i pastėr.
    Nėse njėri nga kėto akte qė i pėrmendėm lėshohet,atėherė duhet therė kurban; tė gjitha aktet e tjera,pėrpos kėtyre qė u pėrmendėn, janė sunnete dhe adabe.

    Ēdo person i cili e bėn tavafin ėshtė i detyruar tė falė dy rekate pasi tė rotullohet shtatė herė. Tavafi tė fillojė prej Haxherul-esvedit (Guri i Zi), niset nga ana e djathtė; ėshtė e parapėlqyer qė tė ecet nė kėmbė.



    SUNNETET E HAXHXHIT

    Sunnetet e haxhxhit janė tė shumta. Mirėpo ne do t'i pėrmendim disa nga ato:

    Tė pastrohet trupi para se tė vishet ihrami ( tė priten thonjtė, tė qethen flokėt,, tė rruhemi).
    Tė parfumosen burrat.
    Tė falen dy rekate namaz para fillimit.
    Tė kėnduarit e Telbijes pas ihramit: Lebbejke All-llahumme lebbejk. Lebbejke la sherijke leke lebbejk. Innel- hamde venni'mete leke vel mulku la sherijke lek. (Tė pėrgjigjemi,O Zot, tė pėrgjigjemi. Tė pėrgjigjemi. Ti nuk ke shok, tė pėrgjigjemi. Ty tė takon ēdo lavdėrim, mirėsi dhe pushtet. Ti nuk ke shok).
    5. Tė qėndruarit nė Mine, nė ditė tė caktuara .

    6. Tė mbajturit e rregullave dhe disiplinės gjatė kryerjes sė sharteve tė haxhxhit.



    UMREJA

    Umreja ėshtė vizitė e Qabes nė mėnyrė tė veēantė. Umreja pėrbėhet prej: Ihramit, Tavafit dhe Sa'jit pas tė cilave duhet qethur ose rruajtur flokėt.

    Umreja ėshtė sunneti-muekkede. Kohėn nuk e ka tė caktuar,por mė e lavdėruar ėshtė umreja tė kryhet nė muajin e Ramazanit, bazuar nė hadithin e tė Dėrguarit tonė, i cili thotė:" Umreja nė Ramazan e arrin vlerėn e Haxhxhit".
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    FJALA PĖRFUNDIMTARE MBI HAXHXHIN

    Kur ėshtė pyetur Pejgamberi alejhisselam se cilat punė janė mė tė rėndėsishme, ai ėshtė pėrgjigjur: Besimi nė All-llahun dhe Pejgamberin e Tij. E pas kėsaj?- e pyetėn pėrsėri. Lufta nė rrugė tė All-llahut. E pas kėsaj?- e pyetėn pėrsėri. Haxhxhi qė kryhet sipas normave fetare dhe pranohet te All-llahu xh.sh.

    Kjo ėshtė fjala e Pejgamberit alejhisselam pėr rėndėsinė e haxhxhit, sepse haxhxhi i vlefshėm dhe i pranuar te All-llahu xh.sh. trajtohet ai i cili ėshtė kryer me para tė fituara hallall, dhe ėshtė kryer me devotshmėri dhe sinqeritet, duke e pasur frigėn e All-llahut xh.sh., e jo pėr qėllime tė tjera ose interes personal.



    HISTORIKU I HAXHXHIT NDĖR SHQIPTARĖT

    Haxhxhi ėshtė praktikuar gjatė shekujve, ka pėrfshirė besimtarėt islamė nga tė katėr anėt e globit, ėshtė rritur e ka marrė pėrmasa kolosale. Me miliona besimtarė njėherėsh drejtohen nga Meka, bashkohen, vėllazėrohen, miqėsohen e kryejnė obligimin me bindje, me kėnaqėsi e pėrkushtim, pa marrė parasysh asnjė vėshtirėsi, pengesė, lodhje e shpenzim.

    Me pėrhapjen e Islamit nė Shqipėri ,gjegjėsisht nė mbarė trojet shqiptare, jo me shpatė, por me bindje, dokumente tė shumta e burime tė ndryshme vėrtetojnė se edhe shqiptarėt kanė shkuar nė haxhxh.

    Gjatė shekujve XV-XIX, pėr arsye tė kushteve tė vėshtira tė pėrgjithshme, haxhillėku zgjaste shumė muaj. Sipas studiuesit Dr.Muhamet Mufaku nė librin "Shqiptarėt nė botėn arabe", botuar nė Prishtinė nė vitin 1990, vihet nė dukje se haxhillėku zgjaste 10 muaj. Vetėm rruga Stamboll-Mekke zgjaste 8 muaj, ndėrsa nga Damasku deri nė Mekke zgjaste 2 muaj.

    Shqiptarėt kėtė rrugė e bėnė kėshtu deri nė vitin 1908, kur u ndėrtua hekurudha Damask-Medine. Nė fillim tė shekullit XVI, njė ushtarak shqiptar, i quajtur Hysen Arnauti, shoqėronte dhe mbronte karvanin e besimtarėve shqiptarė nga sulmet e beduinėve. Kjo vazhdoi deri sa ai vdiq nė vitin 1625. Valiu i Damaskut me origjinė shqiptare, Ahmet Arnauti, nė vitin 1634, ndėrtoi njė kompleks urban pėr tė ndihmuar haxhinjtė qė vinin nga trevat shqiptare.

    Kėshtu ka ndodhur deri nė vitin 1912 me shkėputjen e Shqipėrisė nga Shteti Osman, me fitimin e pavarėsisė. Sipas gazetės sė Kajros "Al Muktabas" tė datės 9.10.1912, ka pasur raste kur haxhinjt shqiptarė ktheheshin nga rruga pėr arsye atdhetarie. Pėr kėtė kjo gazetė ka shkruar: " Kur morėn lajmin pėr sulmin e Aleancės Ballkanike kundėr vendit tė tyre, thanė: nė haxhxh mund tė shkohet ēdo herė, por atdheu mbrohet vetėm njė herė".

    Njė material interesant, qė hedh dritė pėr kėtė vėshtrim historik tė haxhinjve shqiptarė, ėshtė i studiuesit tė njohur shkodran Hamdi Bushati,i cili bėn fjalė nė veprėn e tij tė vėllimshme me karakter enciklopedik "Shkodra dhe motet". Ky ėshtė njė dokument i Hasan Koplikut(Xhabia) qė flet pėr udhėtimin e tij me kuaj me 8 shokė tė tij pėr nė Mekė nga data 23 nėntor 1734. Nė fletoren e tij tė shėnimeve, Hasan Kopliku ka paraqitur itinerarin e rrugės ditė pėr ditė me ecje e pushime pėr ēdo vend dhe shpenzimet e bėra pėr njerėzit e kuajt. Nė kėtė material nėnvizohet situata e turbullt nė Perandorinė Turke, ku plaēkitjet, vuajtjet e vrasjet ishin tė zakonshme, por kėta nuk pėrfilleshin duke pasur parasysh se ideja e vizitės nė Qabe, ai qėllim fisnik e i shenjtė e bėnte njeriun tė guximshėm e tė vendosur,sa tė mos tėrhiqej nga asnjė vėshtirėsi e sakrificė.

    Pėr kėtė problem ėshtė gjithashtu me interes e me vlerė kumtesa e studiuesve Emin Xhabia e Burhan Dizdari me temė " Udhėtim i guximshėm nė Haxhxh me kuaj". Studiuesit, duke u mbėshtetur nė dokumentin e sipėrm, japin tė dhėna mė tė gjera e mė tė thella pėr kėtė udhėtim. Ata, nė hyrje tė kumtesės sė tyre, parashtrojnė si njė ndėr problemet serioze pėr atė kohė udhėtimet e gjata ndėrkontinentale me kafshė, si deve, elefantė, kuaj etj. Shkodranėt kanė praktikuar hipizmin(udhėtimin me kuaj). Lidhur me kėtė ata pėrshkruajnė kushtet natyrore stinėn e vjeshtės me shira tė shumta me terrenin e vėshtirė si fusha tė inonduara, kalime kėnetash e lumenjsh dhe kapėrcime zonash kodrinore e malore. Kėtyre u shtohej mungesa e pėrvojės sė njerėzve pėr njė udhėtim tė tillė, nė rrugė e mjedise tė panjohura, me kuaj tė pastėrvitur, me mungesė ambientesh strehimi e ushqimi etj. Jo vetėm kėto kushte tė pafavorshme, por as rruga e gjatė prej 3000 km nuk i mposhti dhe i pėrkuli, sepse guximi, vendosshmėria, e qėllimi i bėnė ata tė fortė e tė durueshėm pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e pėr t'i pėrmbushur detyrat shpirtėrore nė shtigje tė pashkelura.

    Tė dhėna tė shumta pėr haxhillėkun e muslimanėve shqiptarė ka pasqyruar shtypi islam nė Shqipėri me revistat "Zani i Naltė " dhe "Kultura Islame".

    Pėr fitimin e njohurive pėr haxhillėkun ka pasur edhe botime tė shumta tė veēanta qė nga krijimi i shtetit shqiptar e deri nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore. Vlen tė pėrmenden tekstet shkollore tė Haki Sharofit e Sheuqet Mukės, mevludet, broshura "Islamizmi", libri "Kėshillat e tė Premtes" etj.

    Nė vėshtrimin historik tė problemit, kujtesa popullore dhe revista "Zani i Naltė" japin fakte tė kryerjes sė haxhillėkut nė periudha tė ndryshme. Kėshtu, nė vitet 1930 nė njė grup haxhilerėsh shqiptarė ka bėrė pjesė dhe ka qenė drejtues Hafiz Vehbi Dibra, kryetar i Komunitetit Musliman tė Shqipėrisė, I cili,bashkė me shoqėruesit e tij, u prit nga mbreti Ibni Saud. Krahas tė tjerėve, me kėtė rast, e mori fjalėn edhe Hafiz Vehbiu, me tė cilėn bėni jehonė, krijoi interesim e meritoi lėvdata. Me atė rast, mbreti saudit u njoh se kush ishte ai njeri aq i ditur e me kulturė dhe mėsoi se ishte nga Shqipėria,njė vend i vogėl, i pa njohur, por qė kishte hoxhallarė tė mėdhenj qė I bėnin nder Atdheut tė tyre dhe Fesė sė tyre.

    Njė ngjarje tė pėrafėrt pėr kėtė personalitet pėrshkruan edhe R. Lata, Mufti Dibrės, nė kumtesėn e tij "Qėmtime pėr veprimtarinė politike tė Haxhi Vehbi Dibrės" tė mbajtur nė Simpoziumin Ndėrkombėtar "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt" mbajtur nė Prishtinė 15-17 nėntor 1992, ku me rastin e vizitės sė dytė nė Haxhxh nė vitin 1936, nė Egjipt u organizua njė takim- konsultė me pėrfaqėsuesit e haxhilerėve nga shtetet e Mesdheut. Ai nėnvizoi se " Haxhi Vehbiut iu dha dekorata e shkallės mė tė lartė pėr ligjėrimin dhe ekspozenė teologjike qė mbajti me atė rast".

    Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur se haxhilerėt nė tė kaluarėn jo tė afėrt kanė qenė tė shumtė, ata kanė qenė hoxhallarė tė nderuar qė kanė bėrė emėr, qė kanė fituar autoritet, qė kanė kontribuar nė gjallėrimin e fesė si myderrizė, vaizė, drejtues qė kanė pėrgatitur mjaft kuadro tė reja fetare, qė kanė bashkuar popullin dhe e kanė edukuar atė nė pikėpamje atdhetare, fetare e qytetare nė periudha tė ndryshme. Tė tillė kanė qenė p.sh. nė rrethin e Shkodrės Haxhi Sheh Shamia, Haxhi Idriz Boksi, Haxhi Bejto Kruja, Haxhi Hafiz Abaz Golemi, Haxhi Shaban Domnori, Haxhi Ibrahim Kaduku, Haxhi Hafiz Muhamed Bekteshi etj.

    Ka prej tyre qė veprimtarinė e tyre zhvilluan edhe jashtė Shqipėrisė, duke u bėrė tė pėrmendur pėr ndihmesėn e tyre tė shquar si Sali Efendi Myftia, Imam Vehbi Ismaili, Vehbi Sulejman Gavoēi etj.

    Qė nga shekulli XVI nė haxhxh kanė shkuar shqiptarė si nga Shqipėria, ashtu edhe nga trojet shqiptare, ata kanė lėnė atje gjurmė materiale, politike, shoqėrore e fetare. Nga gjysma e shekullit XVI, pos tė tjerėve, qėndroi nė Mekė e nė Medinė arkitekti i njohur shqiptarė Mimar Sinani pėr tė ndėrtuar njė sėrė objektesh shoqėrore, arsimore e fetare. Kėtu ishin edhe personalitete si Haxhi Ymer Prizreni, Haxhi Zeka e shumė tė tjerė. Nė kėto qytete tė shenjta kanė qenė edhe figura tė shumta ushtarake e politike. Nė vitin 1860 vdiq nė Mekė edhe luftėtari i njohur shqiptarė Mustafė Pashė Bushati, qė ishte vali i Mekės dhe i Medines.

    Revista "Zani i Naltė" nė nr.1. viti 1936, faqe 30-34, me reportazhin " Haxhillarėt e kėtij viti" paraqet ceremoninė e bukur tė pėrcjelljes. Mes tjerash theksohet se atė vit

    ka pasur 3 nga Tirana, 11 nga Shkodra dhe 8 nga Kavaja, tė cilėt udhėhiqeshin nga Hafiz Ismet Dibra, drejtor i Medresesė sė Pėrgjithshme, personalitet i shquar i kohės. Pas faljes sė zakonshme tė udhėtimit dhe tė lutjes sė mallėngjyeshme tė kryemyftiut Haxhi Vehbi Dibra,haxhilerėt u pėrshėndetėn nė mėnyrė prekėse nga studenti i dalluar i Medresesė, Hasan Selami, autor i mėvonshėm i "Hymnit Musliman".

    Shumė haxhinj, duke kaluar nga Kajro, ndaleshin aty pėr tė vizituar Universitetin e famshėm tė Al Az'harit dhe pėr rėndėsinė dhe autoritetin qė kishin, priteshin me nderime tė veēanta nga rektori i tij. Pėr kėtė kanė shkruar shumė gazeta arabe tė kohės si "Zani i Aleksandrisė" qė paraqitnin reportazhe e fotografi dhe konsiderata pozitive pėr kėta hoxhallarė tė ditur dhe me kulturė tė lartė islame. Kjo ėshtė evidentuar edhe nė broshura tė veēanta si nė atė tė Haxhi Ibrahim Kadukut.

    Gjatė periudhės sė shtetit monist u ndalua ēdo shtegtim pėr nė Mekė. Pas proēeseve demokratike u bė i mundur rifillimi i haxhillėkut.

    Nga viti 1992 e kėtej, pas krijimit tė Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė ka pasur njė varg botimesh e ribotimesh qė bėjnė fjalė pėr Haxhxhin dhe Haxhillėkun. Kėto broshura e libra tė pėrkthyera dhe origjinale, tė botuara nga BI e Shqipėrisė, e Kosovės dhe e Maqedonisė, nga Komuniteti Musliman Shqiptar i Amerikės dhe Kanadasė, nga fondacione, shoqata e individė tė veēantė si Haxhi Vehbi Sulejman Gavoēi, kanė ndihmuar pėr zgjerimin e horizontit teorik e praktik tė besimtarėve. Po kėshtu kanė vepruar edhe mjaft organe shtypi si gazetat " Drita Islame", "Triumfi Islam", "Rinia Islame", etj., nė Shqipėri, pa pėrjashtuar edhe shumė organe tė tjera nė gjuhėn shqipe tė botuara nė trevat shqiptare e nė diasporė si "Elif" nė Mal tė Zi, "Dituria islame", "Edukata islame" e "Bashkimi paqėsor" nė Kosovė, "Hėna e Re" nė Shkup, "Jeta muslimane", "Pėrpjekja jonė" dhe "Thirrja islame" nė ShBA.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    DISA TĖ DHĖNA PĖR ARABINĖ SAUDITE
    Para nisjes pėr nė haxhillėk ėshtė e arsyeshme tė dihen disa tė dhėna gjeografike pėr Arabinė Saudite, ku ndodhen dy vendet e shenjta Qabja nė Mekke dhe Xhamia e Pejgamberit (a.s.) nė Medinė. Ky shtet zė pjesėn mė tė madhe tė Gadishullit Arabik, ka njė sipėrfaqe prej 2153169 Km2 dhe njė popullsi prej 8.5 milion banorėsh. Peizazhi I pėrgjithėsisht ėshtė shkretinor, me pak oaze tė rralla. Nė mbi 90% tė sipėrfaqes bimėsia ėshtė fare e pakėt dhe e tipit shkretinor e gjysmė shkretinor. Kjo trevė, qė nė lashtėsi ka qenė nėn ndikimin e qytetėrimeve tė sumerėve, babilonasve dhe asirėve. Ka klimė tė nxehtė dhe tė thatė; temperatura mesatare e muajve tė nxehtė nga 30 gradė arrin deri nė 55 gradė, me 50-100 mm reshje nė vit. 70 % e popullsisė jeton nė qytete, mosha mesatare e sė cilės ėshtė 65 vjeē, shtimi mesatar 4,5%, 99% e saj ėshtė muslimane. Njė fakt interesant: nė qytetet Mekė dhe Medine, si vende tė shenjta, nuk lejohet hyrja e banorėve dhe e vizitorėve jo islamė.

    Kryeqyteti Riad ka 1.3 milion banorė, Xhideja - 1.5 milion banorė, Mekkeja - 550 mijė banorė dhe Medineja - 500 mijė banorė. Forma e regjimit ėshtė monarki absolute, e formuar nė 22 shtator 1932. Industria kryesore ėshtė ajo petrokimike, nxjerrja dhe pėrpunimi i naftės me miliona tonė nė vit. Kėshtu kohėt e fundit ishte shpuar njė pus me kapacitet 1 milion fuēi nė ditė. Qė nga qershori i vitit 1982 kryetar shteti dhe i qeverisė deri sivjet ishte mbreti Fahd Bin Abdul Aziz Al Saud, i cili tashmė ka ndėrruar jetė.

    Nė ekonominė bujqėsore, me gjithė sipėrfaqen shumė tė kufizuar, rritet orizi dhe drithėrat e bukės, ndėrsa nga pemėt frutore pėrmenden hardhitė e bananet, e nga zarzavatet patatet e domatet. Nė blegtori mbarėshtohet kryesisht rritja e dhenve, pak gjedhet dhe ėshtė e zhvilluar peshkimi.

    Me gjithė territorin mbizotėrues plajor e shkretinor nė Arabinė Saudite ėshtė zhvilluar edhe transporti. Hekurudha kryesore ėshtė ajo qė lidh rajonin Damman-Haufuf-Riad, 562 km. Nėpėrmjet katėr aeroporteve Riad, Xhida, Dhahran e Medine lidhet me rrugė ajrore me tė gjitha pjesėt e botės, ndėrsa portet kryesore tė vendit janė Xhideja, Damman, Jizon, Jubail e Jenko.Nė tregtinė e jashtme vėllimin kryesor e kryen me SHBA-nė, RFGJ-nė, Japoninė etj.

    Mbizotėruese po bėhet infrastruktura moderne me tė gjitha elementet e saj pėrbėrėse.



    NGA ITINERARI I HAXHXHIT

    Haxhilerėt qė shkojnė nė haxhxh me aeroplanė,tradicionalisht zbresin nė Xhide, por viteve tė fundit janė krijuar kushte pėr tė ateruar edhe nė Medine. Kjo vijė ajrore ėshtė shumė me interes pėr haxhinjt tanė sepse mė parė shkojnė nė Medine e pastaj nė Mekke prej nga edhe dilet nė Arafat. Me tė arritur nė Xhide,pas kryerjes sė formaliteteve doganore nė kompleksin e Aeroportit i ke tė gjitha gjėrat qė mund t'i gjesh nė cilėndo metropolė evropian. Kėtu bėhet njė pushim i shkurtėr. Ēuditesh pėr gjėrat qė i sheh, tė bėn pėrshtypje se ėshtė fillimi i njė bote tjetėr.

    Udhėtimi pėr nė qytetet e shenjta ėshtė dėshirė e pa pėrmbajtur e mendjeve dhe zemrave tė haxhilerėve tanė. Aty ishte qėllimi. Rrugės nė organizim tė Ministrisė sė Haxhxhit dhurohen pako tė vogla hurmash e shishe me ujė Zemzemi. Gjatė udhėtimit sheh zona plot dritė e reklama, pallate tė mėdha e rrugė tė gjėra, qendra tė banuara, lėvizje tė jashtzakonshme njerėzish, kolona tė pafund makinash qė tė japin njė tablo tė gjallė tė situatės nė prag tė haxhillėkut.

    QABEJA,KIBLEJA E GJITHĖ MUSLIMANĖVE Mekkeja,vendlindja e njeriut mė tė dashur nė botė. Njė gjallėri e papėrshkrueshme. Pallate shumė katėshe, tė veshur me mermer shumė ngjyrėsh nga jashtė e nga brenda, me mjedise komode, me ashensorė, tė ndėrtuara me urbanistikė moderne, ku gėrshetohet bukur kombėtarja me modernen, vendosja me tė pėrparuarėn, me kėrkesat e shekullit tė ri. Rrugė tė dimensioneve euroatlantike, tė mirė asfaltuara deri nė tetė korsi, ku kalojnė me miliona makina tė markave tė fundit, luksoze amerikane, japoneze, gjermane, franceze, angleze, trotuare tė pėrshtatshėm tė zbukuruar me gjelbėrime tė kėndshme, bulevarde tėrheqėse e kompozicionale. Kudo dyqane, restorante, kafe, pika shėrbimi, telefonike, riparimi, bankare, informacioni. Miliona njerėz vendas e haxhilerė tė sistemuar nėpėr shtėpi, hotele, sheshe, rrugė, institucione, shkolla e xhamia dhe, nė mėnyrė harmonike plotėsojnė nevojat jetėsore e shpirtėrore, pa krijuar probleme, shqetėsime, parregullsi e keqkuptime. Gjithēka ėshtė zgjidhur nė harmoni, nė paqe e nė vėllazėrim. Ngado tė ecish e kudo tė shkosh ke vende tė posaēme pėr ujė tė ftohtė qė tė shuan etjen, tė freskon e tė pėrtėrinė energjitė. Anekėnd banja pėr abdes. Nė vende tė caktuara parkingje pėr makina.

    Nė kėtė qytet tė bekuar njerėzit janė model i mirėsjelljes, i kulturės,i nderimit e mikpritjes. Nė ēdo rast haxhinjve u krijohen tė gjitha kushtet e duhura. Shpesh, nėpėr hotele sjellin ndihma e dhurata nė ushqime, fruta, pije freskuese, literaturė etj.

    Vizita e parė Qabes-Bejtull-llahut dhe ritet e zhvilluara nė tė mė vonė do tė mbeten tė paharruara e tė pashlyera. Njė kompleks kolosal, njė arkitekturė mahnitėse, njė art i paparė, njė harmoni pėrmasash gjigante mes mjedisit e ndėrtesės, mes minareve me njė lartėsi 80-112 m. kubeve harmonikė, mes ndarjeve tė brendshme me kolona tė panumėrta mermeri tė praruara me arė, mes lampadarėve tė jashtėzakonshėm e mjeteve freskuese tė ajrit me qilimat shumėngjyrėsh, njė vend i mrekullueshėm, njė ndėrtim funksional i pėrsosur me njė sipėrfaqe disa hektarėshe.

    Nė Mekė kryhen me rregullsi ritet e Haxhxhit. Fillohet me Tavafin e mirėseardhjes, me faljet radhazi me Tavafin 7 herė rreth Gurit tė Zi, ku kėndohen ajete kur'anore, salavate, tekbire e vazhdohet me pėrshėndetjen "All-llahu Ekber", me ecjen 7 herė nė sallėn e madhe prej Safasė nė Merve e anasjelltas, me qėndrimin nė Arafat, duke bėrė lutje, me hedhjen e gurėve shejtanit nė mėnyrė simbolike nė Mina, e Tavafin e lamtumirės.

    Nė kėtė ceremoni njeriu ndien kėnaqėsi tė veēantė, te ēdo pjesėmarrės krijohen situata shpirtėrore qė tė ngjallin emocionet e fuqishme, tė sjellin lot nė sy, tė rreh zemra fortė, tė mbushet trupi me gėzim, e ndjen veten si nė njė botė tjetėr, larg interesave materiale, larg shqetėsimeve tė pėrditshme, trupi e shpirti i kushtohen adhurimit tė ndėrgjegjshėm tek Zoti (xh.sh.), I tėri i dorėzohesh Fuqisė Hyjnore.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    NĖ MEDINEN E NDRITSHME

    Xhamia e Pejgamberit (a.s.) ėshtė njė tjetėr vepėr e mrekullueshme dhe e pakrahasueshme, ku gjendet vorri i Muhammed Mustafasė , i atij zotėrie tė nderuar. Ajo, gjatė shekujve ėshtė rregulluar e rikonstruktuar gradualisht, nga pjesa e vjetėr tek zgjerimet turke e pėrfundimisht tek zgjerimet dhe plotėsimet e fundit nė periudhėn e sundimit tė mbretėrve sauditė Fajsal e Fahd.

    Kjo xhami zė njė sipėrfaqe prej 22.955 m. katror. Rreth saj janė ngritur 232 shtylla. Themelet e xhamisė janė 5 m tė thella, nė tė ngjiten 10 minare tė larta 70 m tė larta me themele 17 m. Shpenzimet e pėrgjithshme pėr rindėrtimin e saj kanė kapur shifrėn 700 milion rial. E shtruar me qilima persianė, e veshur me pllaka mermeri tė cilėsisė sė lartė, me shtylla e kolonata madhėshtore, me 27 kupola vetėlėvizėse qė hapen e mbyllen nė varėsi tė ajrosjes, tė ndriēimit e tė mbrojtjes nga temperaturat e larta nė periudha tė caktuara tė ditės, ku kanė instaluar mjete pėr ajėr tė kondicionuar, aspiratorė e ventilatorė tė fuqishėm qė krijojnė kushte tė favorshme pėr kryerjen e faljes gjatė ditės e natės.

    Nė kėtė xhami punojnė rreth 4000 punonjės pėr shėrbime, mirėmbajtje, pastrime; nė tė gjithēka ėshtė e pėrsosur: ritet, rregulli, higjiena, estetika s'ka tė krahasuar. Pranė saj ka banja moderne, tė mjaftueshme, me bollėk ujė tė freskėt tė pijshėm dhe njė parking tė madh tė nėndheshėm.

    Nė tė dy qytetet e shenjta ka shumė vende e objekte historike me vlera kolosale tė trashėgimisė islame. Nė Mekė bie nė sy Xhamia e madhe e Qabes, e nė tė Guri i Zi, gjurmėn e hazreti Ibrahimit (a.s.), burimin e Zemzemit, kodrat Safa e Merve, xhaminė e Hazreti Aishes, Shpellėn e Dritės -Xhebeli Nur,Shpella Hira etj.

    Nė Medine,pėrveē Xhaminė e Profetit,me program parashihen edhe vizitat e xhamisė Kuba e tė Dy Kiblave. Kapitull nė vete janė qėndrimi nė Arafat, nė Mina, nė Muzdelife, nė Xhenetul Akabe, Varrezat Bekie, Varezat e Dėshmorėve, kodra e luftės sė Uhudit etj.

    Vlerat shpirtėrore tė riteve nė Qabe, nė xhaminė e Pejgamberit (a.s.) e nė xhamitė e tjera ėshtė e madhe, ėshtė shumėfishtė sevapi i ibadeteve qė kryhen nė kėto vende tė bekuara.. Pėr kėtė mjafton tė kujtojmė vlerėsimet qė ka dhėnė Muhammedi (a.s.) nė hadithet e tij:

    " Njė falje nė xhaminė time ėshtė mė e vlefshme se sa njė mijė tė tjera nė ndonjė xhami tjetėr pėrveē asaj tė Qabes"(Muslim). " Falja nė xhaminė e Qabes ėshtė njėqindmijė herė mė e vlefshme se sa nė xhaminė time" (Ahmed). " Kush merr abdes nė shtėpinė e tij dhe vjen nė xhaminė e Kubasė e falet, e merr shpėrblimin njėlloj sikur tė ketė kryer Umren" (Ahmed). " Kush bėn lutje pėr mua dhe mė pėrshėndet (jep selam), All-llahu ma kthen shpirtin qė t'ia kthej pėrshėndetjen"(Ebu Davudi).

    Po kėshtu, pėrshtypje tė veēantė lė edhe biblioteka e xhamisė sė Pejgamberit a.s., ndėrtimi, pajisja, funksioni i sė cilės ėshtė pėr t'i shėrbyer Fesė Islame. Inventari i saj pėrmban 20000 tituj, disa deri nė 15 vėllime. Struktura e saj pėrbėhet nga 4 salla qė shėrbejnė pėr detyra tematike. Salla A ėshtė pėr shkencat e Kur'anit e tė Hadithit dhe pėr degėzimet fetare (medhhebet), salla B pėr shkencėn e Fikhut, pėr historinė islame the pėr librat e thirrjes (da'ves) nė islam, salla C pėr shkencat politike, historike, letrare, gjuhėn arabe etj., ndėrsa salla ē ėshtė e rezervuar dhe shėrben sė bashku pėr tematikėn e tri sallave tė lartpėrmendura. Ndonėse ėshtė bibliotekė e njė xhamie, ajo gjithnjė ka lexues tė shumtė. Lexuesit e pranishėm me kujdes, disiplinė, rregull e interes lexojnė libra tė ndryshėm. Shėrbimi bibliografik ėshtė funksional me skedar e libra bibliografik, tematik me shkėmbime me biblioteka tė tjera sidomos me atė tė Universitetit. Nėpunėsit e kėtyre institucioneve qė japin informacione tė duhura pėr funksionimin e bibliotekės, dhe tė informojnė pėr rrugėt institucionale pėr tė vėnė ura bashkėpunimi.

    Studentėt shqiptar nga tė gjitha trevat shqiptare qė studiojnė nė botėn arabe edhe ata vijnė pėr tė kryer haxhillėkun e gjatė gjithė kohės qėndrojnė pranė haxhinjve tanė pėr t'i ndihmuar ata si pėrkthyes edhe si orientues pėr t'i kryer ibadetet me pėrpikėri por edhe pėr tė bėrė ndonjė vizitė tė lirė. Kujdesi dhe gatishmėria e tyre nė ēdo kohė, ditėn e natėn pėr tė gjithė e sidomos pėr tė moshuarit, tė sėmurit e gratė ėshtė e vazhdueshme dhe pėr kėtė fitojnė admirimin e tė gjithėve.

    Gjatė qėndrimit nė haxhillėk na epet rasti pėr tė bėrė takime vėllazėrore me shqiptarė nga tė gjitha trojet tona nga Kosova, Maqedonia, Mali I Zi nga diaspora etj.

    Dhomat e pritjes tė organizatorėve tė haxhxhit nga Shqipėria, nga Maqedonia, nga Kosova si nė Meke ashtu edhe nė Medine bėhen qendra bisedash, vizitash e konsultash. Edhe kėtu e gjejmė mikpritjen tonė tradicionale, ngrohtėsinė e gatishmėrinė pėr tė ndihmuar njėri- tjetrin dhe pėr tė qarė hallet qė na mundojnė.

    Gjatė qėndrimit nė Arabinė Saudite iu bėn pėrshtypje sidomos respekti pėr njeriun. Nė xhami, nė rrugė, nė dyqan e kudo haxhiu nderohet, favorizohet, ndihmohet, konsiderohet si vėlla e pėrtej vėllait.

    Barazia mes njerėzve ėshtė njė pėrshtypje prekėse dhe e ngulitur thellė nė mendje e nė ndėrgjegje. Barazi absolute pa marrė parasysh rangun, racėn, pozitėn, gjuhėn, kombin e vendin. Aty nuk dallohet dijetari nga analfabeti, i pasuri nga i varfėri, njeriu me pozitė shoqėrore nga njeriu i thjeshtė. Tė gjithė janė njėlloj, tė barabartė nė lutjet dhe ibadetet drejtuar Allahut xh.sh. E nė kėtė barazi mes njerėzve na bie rasti tė falemi e tė lutemi me njerėz qė nuk i ke parė kurrė, qė nuk i ke njohur e megjithatė tregojnė njė mirėsjellje qė rrallė nė jetė tė ėshtė dhėnė rasti tė pėrjetosh diēka tė tillė.

    Janė kėto momente qė nuk harrohen kurrė pėr jetė dhe sa herė qė afrohet koha e haxhxhit mendja fluturon nė Qabe, nė Arafat, nė Mine e nė Medine.

    Mendoni njeriun e vetėm para miliona njerėzve tė grumbulluar nė njė vend, sa i vogėl dukesh, por njėherazi edhe sa i madh: i vogėl para miliona njerėzve, por i pavarur, i ballafaquar me Allahun xh.sh., tė Cilit i drejtohesh e me tė Cilin hyn nė lutje. I vogėl e asgjė para asaj madhėshtie arkitektonike siē ėshtė xhamia e Qabes dhe njėkohėsisht i madh, si bashkėpronar, sepse edhe ti e ke njė vend si gjithė tė tjerėt pėr t'u falur e pėr t'u lutur, je i barabartė me tė gjithė, pa marrė parasysh se personi qė ke nė krahėt, para e pas teje, e ke nė katin e parė ose nė katet e tjera ėshtė njė sundimtar, ose njė qytetar o fshatar i thjeshtė.

    Haxhillėku ėshtė njė bashkėsi njerėzish pa kufi, jashtė ēdo parashikimi, njė barazi e plotė qė nuk merr parasysh gradat e ofiqet, pasurinė e pamjen e jashtme, shkollėn e diturinė. Tė epet rasti tė falesh e tė lutesh me tė bardhė e zezakė, kinezė, e malajzias, arabė e kenianė, me njerėz tė vegjėl e gjigantė nga trupi qė marshojnė si kuadrate tė legjioneve tė gladiatorėve, njė barazi e pakrahasueshme dhe e pashembullt, qė i bashkon njė pėrshėndetje e pėrgjithshme, e pėrbashkėt: "Es-selamu Alejkum!".

    Haxhillėku ėshtė njė kongres bashkimi, vėllazėrimi, barazie, miqėsie, harmonie, mirėkuptimi e bashkėpunimi.

    Haxhillėku pėr gjithkėnd ėshtė njė pėrvojė e paparashikuar dhe e paparamenduar, edhe sikur tė kesh lexuar, dėgjuar e parė nė libra, revista, gazeta, radio, televizor, nė kaseta e videokaseta, nė fotografi e albume, nė makete e piktura, por atje, nė praktikė, e kupton se din pak, shumė pak, pothuajse asgjė nga realiteti i vėrtetė; ėshtė njė vuajtje fizike, njė lodhje qė sjell gėzime e kėnaqėsi tė lartė shpirtėrore. Mjafton tė themi se nga rrezatimi verbues dhe nga tė nxehtit pėrvėlues, kur hyn nė xhaminė e Qabes e tė Pejgamberit a.s. nė atė atmosferė freskie dhe harmonie drite, ngjyrash e paqeje, besimtari e ndjen nga afėr praninė e mėshirės sė Zotit xh.sh. ndryshimin mes botės e ndjesive biologjike me atė tė pėrjetėsisė shpirtėrore, tė paqes e tė amshimit.

    Kėnaqėsia e kryerjes sė kėtij obligimi ėshtė e madhe, e thellė, e pa pėrshkrueshme, emocionuese.

    Urojmė qė kėtė kėnaqėsi ta kenė e ta provojnė tė gjithė, tė jenė gjithmonė tė shoqėruar me ndjenja e emocione tė tilla.

    Nė fund, le tė mė lejohet qė tė gjithė besimtarėve t'u pėrcjell urimet mė tė pėrzemėrta me rastin e festės sė KURBAN BAJRAMIT: E GĖZOFSHI BAJRAMIN!
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Haxhi: Udhėtimi i zemrave

    Muhamed Alsharif

    Arafati 10 vjet pas hixhretit

    Ai ishte me tė dėrguarin e Allahut (pqmt) kur ra nga deveja. Deveja u pengua dhe ai kėputi rruazėn e qafės. Vdiq! “Lajeni trupin e tij me ujė dhe sidėr dhe varroseni me gjithė roba,” tha i dėrguari i Allahut “Mos ia mbuloni kokėn, e as mos e prekni me kamfur…sepse me tė vėrtetė, ai do t’i kthehet Allahut nė gjendjen e Telbies! (Lebejke Allahume lebejk.)” Buhariu dhe Muslimi

    Amėr ibn al-Asi tregon: “Kur Islami hyri nė zemrėn time, shkova tek i dėrguari i Allahut dhe i thashė: ‘Mė jep dorėn qė tė tė jap besėn.’ I dėrguari i Allahut (pqmt) zgjati dorėn e tij, por unė e tėrhoqa timen. ‘Ē’gjė nuk shkon o Amėr?’ Unė i thashė: ‘Dua tė mė plotėsohet njė kusht.’ ‘Cili ėshtė ai kusht?’ tha ai. ‘Qė Allahu tė mė falė.’ Atėherė i dėrguari i Allahut (pqmt) tha: ‘A nuk e di ti se Islami i fshin tė gjitha mėkatet para tij, dhe Haxhi fshin gjithēka para tij, dhe Hixhreti fshin gjithēka para tij.” Sahiu i Muslimit

    Shpėrblimi pėrfundimtar

    I dėrguari i Zotit (pqmt) ka thėnė: “Dhe pėr Haxhin e pranuar nuk ka shpėrblim tjetėr pėrveē Xhennetit!” Cili ėshtė ajeti i parė qė ju lexoni tek surja Haxh? Ai nuk flet pėr Arafatin e as pėr shtyllat e ditės Nahr. Ai thjesht thotė: “O ju njerėz, ruajuni dėnimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė Kiametit ėshtė njė llahtari e madhe. Atė ditė kur ta pėrjetoni atė, secila gjidhėnėse braktis atė qė ka pėr gjiri dhe secila shtatzėnė e hedh par kohe barrėn e vet, ndėrsa njerėzit duken tė dehur, po ata nuk janė tė dehur, por dėnimi i Allahut ėshtė i ashpėr.” Haxh 1-2

    Haxhi nuk ėshtė udhėtim i trupit, i ngjashėm me udhėtimin e atij qė shkon pėr pushime apo nė ndonjė vend si turist. Ai ėshtė udhėtim e shpirtit dhe i zemrės. Kur njeriu i lexon me vėmendje ajetet qė flasin pėr Haxhin, ai do tė vėrė re se tė gjitha ajetet pėrfundojnė me urdhrin e te qenit i ndėrgjegjshėm pėr mbikėqyrjen e Allahut, me pėrkujtimin e mirėsive tė Allahut ndaj nesh apo me lidhjen qė ekziston mes Haxhit dhe Ditės sė Fundit.


    Vendmbėrritja

    Jo shumė larg nga ditėt e tė parėve tanė, kurdoherė qė duhej nisur njė udhėtim, duheshin marrė tė gjitha masat. Rruga ishte e gjatė nėpėr njė shkretėtirė tė nxehtė dhe tė ashpėr. E pamėshirshme! Nuk kishte qendra karburanti pėr t’u furnizuar e as qendra pushimi pėr tė ngjitur sipėr ujin e ndonjė burimi. Nė tė vėrtetė shikimi nuk tė zinte asgjė pėrveē milje e milje tė tėra dunash shterp rėre. Humbja e rrugės nėnkuptonte humbjen e jetės! Kėsisoj, para udhėtimit ju duhej tė siguroheshit mirė se i kishit tė gjitha pajisjet qė ju nevojiteshin. Ushqim i mjaftueshėm, ujė i mjaftueshėm, ēdo gjė e mjaftueshme deri nė vendmbėrritje. Qė kėtej, nga ajetet qė flasin pėr haxhin, ku ēdokush duhet tė bėjė njė farė udhėtimi pėr tė arritur Qaben, Allahu u tėrheq vėmendjen robėrve tė tij pėr njė udhėtim tjetėr, njė udhėtim drejt tė cilit ēdo shpirt po udhėton, dhe pse e dimė apo jemi tė pavėmendshėm ndaj tij. Allahu na e tėrhoqi vėmendjen pėr udhėtimin drejt Botės tjetėr, Parajsės apo Zjarrit. “…Dhe pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė) e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria.” Bekare 197

    Ditėn qė Buhejm Axhli u nis bashkė me shokun e tij pėr tė kryer haxhin, i hodhi njė vėshtrim shkretėtirės sė pafundme qė i priste dhe qau aq fort sa kraharori po i gufonte. “Kjo ėshtė diēka,” tha Buhejmi “qė mė ka bėrė tė kuptoj udhėtimin mė tė vėrtetė qė do tė nis drejt Allahut.”

    Furnizuesi

    Nė lidhje me atė se nėse ai qė bėn haxhin quhet apo jo haxhi, ka mosmarrėveshje. Kjo nuk ėshtė diēka qė gjendet nė sunet, por ka njė hije interesante nė kulturėn e historisė sonė. Mė parė, kur dikush vendoste tė kryente haxhin, ishte njėsoj sikur t’i linte lamtumirėn jetės sė kėsaj bote. E gjithė kjo nė saj tė pengesave tė pabesa gjatė udhėtimit- sprova si sėmundje, uri dhe pėrpjekje nė situata tė veēanta. Atėherė, pėr t’i pėrcjellė haxhilerėt mblidhej i gjithė fshati. Dhe nėse dikush e niste kėtė udhėtim e kthehej gjallė, do t’ia pėrkushtonte gjithė jetėn adhurimit dhe bindjes ndaj Zotit. Nuk kishte mė mashtrim, gėnjeshtėr apo namaz tė humbur. Tashmė ai ishte Haxhi. Ndėrsa sot, me reaktivėt viganė, anijet oqeanike e autobusėt mercedez, lehtėsimi i kryerjes sė haxhit e ka marrė me vete lavdinė e tė qenit haxhi.

    Sot njerėzit mund tė ankohen se nuk kanė krevate e dyshekė mbretėror nė Mina, apo se motori i kondicionerit bėn shumė zhurmė. Por tė dashur vėllezėr dhe motra, kush na furnizoi me kėto tė mira me tė cilat po jetojmė? Ėshtė po Ai Allah qė na ka sprovuar ne kėtu nė fushėn e Arafatit. Robi i Allahut mund t’i vlerėsojė vėrtetė mirėsitė e Allahut mbi tė, vetėm kur kėto mirėsi i merren.

    Me tė vėrtetė qė mirėsia mė e madhe qė na ka dhėnė Allahu ėshtė Islami, dhe ai na mjafton neve si favor. Allahu e di se ne do tė pluhurosemi gjatė haxhit, Allahu e di atė. Kėshtuqė mos u ēudisni kur tė fryjė era, por kthejuni Allahut me durim dhe mirėnjohje.

    “Pastaj le tė heqin papastėrtinė e tyre, le t’i zbatojnė premtimet e veta dhe le tė sillen rreth shtėpisė sė lashtė.” Haxh 29


    Ibn al-Kajimi shkroi njė ilahi pėr kėtė udhėtim tė zemrave, dhe kėtu shprehet vetėm njė pjesė e kėtyre vargjeve:

    “Ai thotė, robėrit e mi kanė ardhur tek Unė (pėr haxh) nga dashuria pėr Mua dhe Unė jam i mėshirshmėm ndaj tyre, lajme tė mira bujarie e dashurie o pjesėmarrės nė atė qėndrim (nė Arafat), njė ēast ku Allahu i fal tė gjitha gjynahet dhe hedh mėshirėn e Tij.”

    Ebu Hurejre transmeton: “E kam dėgjuar profetin (pqmt) tė thotė: “Kushdo qė e kryen haxhin dhe nuk bėn ndonjė gjė tė turpshme (rafath) dhe nuk e tepron (Fusuk), ai kthehet nga haxhi (pa asnjė mėkat) si ditėn qė lindi prej nėnės.

    Tė pėrmirėsosh zemrėn

    Shumė vite mė parė, kur haxhilerėt po zbrisnin luginės sė Muzdelifes, njė burrė thirri me tė lartė: “Shih numrin e haxhilerėve!’ Njė njeri i menēur iu pėrgjigj: “Jo, kalimtarėt janė tė shumtė por haxhilerėt janė pak!’ Njėherė dėgjova historinė e njė njeriu qė ishte begatuar me mundėsinė pėr t’iu bashkangjitur ēdo vit karvanit tė haxhilerėve. Megjithatė, e meta e tij ishte se nuk mund tė kontrollonte asnjėherė zemėrimin gjatė ditėve tė haxhit, dhe rrinte vetėm duke mallkuar tė tjerėt. Dikujt i lindi njė ide nė lidhje me sjelljen e tij. Frymėzimi i tij ishte: “Nė vend qė tė rrish duke mallkuar muslimanėt gjatė haxhit, mė mirė shkruaji tė gjitha tė kėqijat qė ndjen nė njė copė letėr dhe- palose atė- dhe kur dikush tė ti ngrejė nervat- thjesht kaloi letrėn. Nė krye tė atij zarfi tė vogėl shkruaj: ‘Mos e hap atė deri sa tė mbarojė haxhi.’” Njeriu u pajtua me kėtė. Nė sulmet dhe incidentet e njėpasnjėshme, ai thjesht do tė buzėqeshte, mė pas do tė ngrysej, dhe do t’i kalonte zarfin e vogėl palės provokuese. Ēdo gjė po shkonte pėr bukuri deri ditėn kur ai po drejtohej pėr nė Xhamarat, ku dikush i shkeli gishtėrinjtė. Ai e humbi fare kontrollin. Me murmuritje nėpėr dhėmbė, tėrfėlleu dhe mė pas kėrkoi nė valixhen e tij pėr njė zarf tė cilin ia ngjiti djaloshit tė vorfėn nė kokė.

    Kam parė nė haxh njerėz, nė ato ēaste sprove, tė luftojnė pėr durim dhe shpėrblimin e Allahut, ashtu siē lyp dikush rrugėve pėr ar. Pyesja veten se ē’ndryshim kishte mes tyre dhe atyre qė i shpenzonin frymėt me kritika dhe zėnka? Pėrfundimisht kuptova si nuk ishin trupat e Zejdit dhe Amrit atje dėshmitarė, por zemrat e tyre. Disa njerėz vijnė nė Haxh tė furnizuar financiarisht. Ndėrsa disa tė tjerė vijnė me zemra tė pėrgatitura qė ėshtė dhe thelbi. Nėse guri gėrryes do tė na kthejė nė grimca pluhuri apo do tė na shkėlqejė, varet nga ajo se ē’jemi ne.

    Tani- Si ta pėrgatisim zemrėn pėr haxh?

    Sė pari ndiqni leksione dhe tubime qė flasin pėr haxhin. Haxhi ėshtė njė ndėr shtyllat mbi tė cilat qėndron Islami. Kur dikush ka pėr qėllim qė ta kryejė kėtė rit tė fesė, e ka pėr detyrė qė tė mėsojė rreth tij. I dėrguari i Allahut (pqmt) ka thėnė: “Kėrkimi i dijes ėshtė detyrė e ēdo muslimani.” Imam Buhariu shkruan nė sahihun e tij ‘Dija vjen pėrpara veprave’ dhe mė pas pėrmend ajetin kuranor: “Atėherė dije se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, kėrko falje pėr mėkatin tėnd, pėr atė tė besimtarėve e tė besimtareve. Allahu di pėr lėvizjet tuaja e pėr vendin tuaj.” 47:19



    Sė dyti: Falni namazin dhe Kijam al-lejl


    Kur i dėrguari i Allahut (pqmt) po pėrgatiste zemrėn pėr misionin e pėrhapjes sė fesė, Allahu e urdhėroi atė tė pėrgatitej pėr tė falur Kijam al-lejl. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ti i mbėshtjellė! Ngrihu pėr falje natėn, pėrveē njė pjese tė vogėl tė saj.” 73:1-2

    Njė student fjeti njėherė nė shtėpinė e imam Ahmedit, Zoti e mėshiroftė. Imam Ahmedi kishte lėnė pėr tė njė enė me ujė, dhe kur erdhi pėr namazin e sabahut, e gjeti enėn plot me ujė. Ai u trondit dhe tha: “Si mundet qė dikush tė jetė nxėnės i Islamit dhe t ėmos ngrihet pėr namaz nate!”

    Njėherė disa i thanė ibn Mesudit r.a : “Ne nuk mund tė ngrihemi pėr namaz nate.” Atėherė ai u pėrgjigj: “Mėkatet tuaja ju pengojnė prej tij.”



    Sė treti: Pendohuni tek Allahu dhe bėni dua

    Ishte pikėrisht gjatė ditėve tė Tashrikut kur engjėlli Xhibril a.s erdhi tek i dėrguari i Allahut (pqmt) me fjalėt e mėposhtme: “Kur erdhi ndihma e Allahut dhe ēlirimi (ngadhėnjimi). Dhe i pe njerėzit qė po hyjnė turma-turma nė fenė e Allahut. Ti pra lartėsoje Zotin tėnd duke e falėnderuar dhe kėrko nga Ai falje. Ai vėrtet pranon shumė pendimin, ėshtė mėshirues i madh.” Nasėr 1-3

    Ky ishte dhe kulmi i 23 viteve thirrjeje, pėrpjekjesh dhe pune; kėtu ishte dhe haxhi i lamtumirės. Po si pėrfundoi ai?

    “Atėherė lartėsoje dhe falėnderoje Zotin tėnd dhe kėrko falje prej Tij.”

    Madhėshtia tė takon vetėm Ty, o Allah, dhe Ti qofsh i lavdėruar. O Allah na fal!
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •