Lufta dhe përpjekja e krishterëve për t’i krishtëruar muslimanët është e vazdueshme mbi vendet tona, mbi popullin tonë.

Ata shpenzojnë me miljona nga pasuria e tyre për t’i mashtruar “myshteritë” dhe “gjahun” e tyre, duke praktikuar forma dhe mënyra të ndryshme.

Prej metodave të tyre janë edhe këto:



1. Përhapja e fesë së Jezusit (siç pretendojnë ata) me mashtrime dhe devijime; duke i mashtruar fukarenjtë me pasuri, duke i devijuar të rinjtë me alkool, me koncerte e muzik dhe me degjenerim moral.

Për ta realizuar këtë kanë formuar anije për t’i kaluar detrat dhe ndër më të njohurat është anija “dolos”, e cila do t’i vizitojë të gjitha vendet e botës, e ndër to edhe disa vende muslimane. Kjo anije bartë 300 “përgezues të krishtit”, mijëra libra dhe fletushka, e me to dhe disqe me videoklipe të këngëve të ndryshme, për t’i mashtruar adoleshentët.

2. Hapja e qëndrave zyrtare në emër të Vatikanit, që në realitet janë qëndra për kishën katolike. Ajo luan rolin e mbikqyrjes së të krishterëve dhe të atyre që janë konvertuar (mashtruar) në këtë fe, duke u ndertuar atyre kisha dhe duke i mbikqyrë ata.

Të habit fakti, që shtetet të cilat ua lejojnë atyre të hapin qëndra të këtilla, në të njejtën kohë ua mohon këtë të drejtë zyrtarisht shoqatave islame.

3. Hapja e shkollave dhe univerziteteve në disa vende muslimane për t’i nxitur nxënësit në krishterim.

4. Thirrja përmes kanalave satelitore dhe qëndrave kulturore duke interpretuar dogmat e tyre dhe duke përgenjështruar Islamin nga aspekti i besimit, moralit dhe vlerave.

Asnjëherë nuk kemi dëgjuar që ndonjëra prej tyre kanaleve të jenë ndaluar nga transmetimi, e ndërsa kanalet muslimane janë mbyllur me argumente që nuk janë argumente, apo edhe pa asnjë argument.



Çfarë bëjnë misionarët krishterë në vendet muslimane?

Misionarët krishterë bëjnë aktivitete të mëdha në vendet muslimane, me qëllim që t’i konvertojnë muslimanët e këtyre vendeve në krishtërizem.
Do të tregojmë vetëm për disa vende muslimane.



Krishterizimi në Egjipt

Islami hyri në Egjipt me bindje dhe dëshirë, pa detyrim dhe dhunë, duke zbatuar fjalën e All-llahut: “Nuk ka dhunë në fe”. Pejgamberi i All-llahut, Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i dërgoi letër udhëheqësit të Egjiptit, Mukavkisit për ta thirrur në Islam. Ai e pranoi këtë ftesë dhe ia ktheu përgjigjën pozitive Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me të dhe dhurata. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, porositi mirësi për Kiptasit. Dhe marrdhëniet mes muslimanëve dhe kipteve ishin të mira për disa shekuj.

Mirëpo, në vitet e fundit kur filloi një masë e madhë ta përqafojë Islamin, mes tyre dhe shumë priftërinjë, filluan prijëstarët krishterë të organizojnë levizje për konvertimin e muslimanëve në fenë e tyre. Mirëpo, nuk gjeten prani, përveç tek një pakice të vogël nga adoleshentët, nga fukarenjtë, nga familje me kushte të vështira.

Ata, nëse një musliman e fusin në fenë e tyre, e shpërndajnë lajmin nëpër media dhe e bëjnë atë madhështor. Në këtë mënyre ata e shfryejnë mllefin dhe inatin që kanë për fenë islame dhe muslimanët. Një rast i tillë ishte edhe i një gazetarit egjiptas Mexhdi Al-lam, i cili u bë i krishterë në duar të Papës së Vatikanit. Me këtë rast ata deshën që t’i provokojnë muslimanët me këtë konvertim të pavlerë, sepse përsoni në fjalë, edhe pse mbante emrin musliman, mirëpo ishte i dyshuar edhe më herët si spiun i Izraelit. Ata më pas e morën në Itali dhe i mundësuan jetë të mirë dhe punësim si gazetarë, që ai tashme shkruan për Egjiptin se ushtron dhunë ndaj kiptasve. 1

Për raste të tilla, nuk të vije keq. Bile, Egjiptasët duhet të thojnë “Elhamdulilah, që All-llahu na ka hequr qafe këtë ndyrësirë.”



Krishterizimi në Indonezi

Indonezia është shteti më i madh në botë për nga numri i muslimanëve. Numri i tyre është 225 miljon. 90 % të banorëve janë muslimanë dhe 7% janë të krishterë. Të krishterët atje kanë aktivitete të shumta. Si rrezultat u konvertuan një numër i madh i muslimanëve në krishtërizem. Faktor kryesor që i bëri ata viktimë të misionarëve dhe të qëndrojnë “duarlidhur” para tyre ishte pushteti vendorë. Dhe tjetra është se muslimanët në Indonezi janë të kapluar nga injoranca për fenë e tyre dhe sufizmi është i përhapur gjithandej. Gjithashtu edhe kushtet jetësore për familje të shumta atje janë tejet të mjerueshme. Të gjitha këto ishin shkak që disa nga muslimanët të konvertohen në krishterizëm.



Krishterizimi në Kosovë 2

Edhe ky vend nuk shpetoi nga aksioni i misionarëve krishterë. Ata gjetën shteg në këtë vend pas ndërhyrjes së kombeve të bashkuara atje, pra pas luftës së fundit. Ishte koha më e favorshme për ta që t’a ushtrojnë misionin e tyre suksesshem dhe papëngesë. Krahas kësaj ata kanë pasur edhe përkrahje dhe avancim nga udhëheqësia e asaj kohe. Për një kohë shumë të shkurtër janë futur diku afër 36 organizata krishtere dhe 38 organizata krishtero-protestante. 3

Misioni i tyre pati përgjigje, mirëpo modeli nuk ndryshoi nga vendet tjera. Pra, bëhët fjalë për disa familje që kishin nevoja të mëdha për shërim, ose disa raste të tjera që shkak ishte farvëria dhe kushtet e vështira për jetesë, apo edhe mashtrimi i disa adoleshentëve me kurse komjuterike, të gjuhes angleze, me koncerte, udhëtime dhe mashtrime e devijime të ndryshme.

Të pakënaqur me përgjigjen që gjetën në këtë vend, ata shpeshherë mundohen ta rrisin punën e tyre, duke shpallur raste që grupe muslimanësh konvertohen në krishterizëm, siç ishte rasti i banorëve te llapushnikut në Drenas, që u publikua në gazetën Express. 4 Ky është një maskim i realitetit, sepse ata në esencë ishin katolikë prej kohesh, këtë e dinin edhe banorët e fshatit, e nuk ishte konvertim.

Misionarë të tillë gjinden edhe në vende të ndryshme islame; në Irak, në Tunis, në Magrib dhe në siujdhesën arabe. Mirëpo, misioni i tyre i mbeshtetur fuqishem meterjalisht dhe i sponzorizuar dhe i përkrahur me të gjitha kushtet, nuk pati sukses përveç në raste të veçanta, të cilat mund t’i themi në këto pika:

• Tek familjet e varfëra dhe me kushte të vështira për jetesë

• Tek njerëzit që kishin nëvojë për shërim, e që nuk patën mundësinë e tyre

• Tek adoleshentët, që u mashtruar përmes kurseve, konvcerteve, devijimeve, etj

• Tek fëmijet e rrëmbyer, siç është rasti i Darfurit. Atje u rrëmbyen afër 100 fëmijë nga një agjenci franceze, e cila ishte në shërbim të një shoqate krishtere që e quanin shoqatë bamirësie. Më vonë është zbuluar krimi dhe u bë e njohur se ata i kanë shitur fëmijet me një shumë mes 4000 deri 8600 dollar. Dhe kur u morën në pyetje thanë se i kemi dërguar tek disa familje pët t’i edukuar!!!



Pyetja e cila vetparashtrohet në këtë rast është:
Pse gjith kjo luftë për t’i konvertuar muslimanët në krishterizëm?

Ekzistojnë disa shkaqe për shfaqjen e kësaj dukurije.

E para: Dëshira e tyre e madhe për t’i devijuar muslimanët.

All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre.” [El-Bekare, 120]

“Ata do t’u luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse mundën, nga feja e juaj.” [El-Bekare, 217]

E dyta: Mllefi dhe inati që ua djegë zemrat e tyre për Islamin dhe muslimanët.

Thotë All-llahu i Madhëruar: “Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe të bëheni të njëjte.” [En-Nisa, 89]

E treta: Islamofobia, shprehje e shpikur nga shtetet e perendimit para dhe pas datës së 11 shtatorit 2001, e sidomos me hyrjen në Islam të një mase të madhe nga dijetarët përendimor, mendimtarët, analistët, ambasadorët dhe priftërinjëve, që islami i tyre ishte nga bindja dhe dituria, e jo nga dogmat mashtruese.

E katërta: Frika nga hyrja e vazhdueshme e njerëzve në Islam. Në enciklopedinë e re botërore, e shkruar nga David Parit dhe Tod Xhonson thuhet se Islami ka marr zgjërim të madh në botë, ndërsa krishterizmi është i ndarë në grupe dhe franksione, që arrijnë ndoshta tek numri 38830. Gjithashtu është i njohur për të gjith raporti, që është dhënë nga papa i vatikanit: Numri i muslimanëve e ka tejkaluar atë katolik.



Detyra jonë

Nëse një musliman lën fenë e tij, mëkat bie mbi atë që është bërë shkaktar. E si bëhet puna kur dhjetra muslimanë konvertohen në krishterizem?! Kjo është moskujdesje e madhe ndaj vëllezërve musliman, dhe do të kemi përgjegjësi në Ditën e Gjykimit, para All-llahut fuqiplotë.

Detyra jonë është që:

• Të japim mundin tonë maksimal për t’ua mësuar muslimanëve fenë e tyre.

• T’u japim nga pasuria jonë atyre që kanë nëvojë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin e mos t’i lëmë në dorën e tjetër kujt.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Varfëria të shpie në kufër.”

• Ta kuptojmë rrezikun e këtyre misionarëve dhe mos t’ua mundësojmë të hyjnë në radhët e muslimanëve.

• Orvatja për të ndërhyrë tek mediat, për ta publikuar të vërtetën dhe realitetin dhe për të parandaluar nga rreziqet që sjellin këto levizje.

Duhet të kenë kujdes ata që janë indifirentë ndaj interesimit për Islamin dhe muslimanët. Le ta jep mundin e vet aq sa ka mundësi!

All-llahun e lusim që t’na ruaj nga çdo e keqe dhe Islamit dhe muslimanëve të bëjë krenarë kudo që janë! Amin!



Marrë nga:
albayan-magazine.com
Përktheu:
Ankebut.com