grazie per.. pershkrimet e bukura qe kini bere ne teme..
per cilin qytet flet o flor 80 ta..
tepelen ,, memaliaj a cfare.. thuaje se eshte interesant..
vjosen e kam pik te dobet..
nje shoku im ka pasur nje mesues te mrekullueshem i cili pat bere nje rreth natyralistesh e bridhte an e kend vendit..e mes tjarash dhe neper vjose i ka cuar e kan fjetur me cadra diku ne ate zonen e ujftoht tepelenes..
jam shum kurioz ti shkoje ne kembe nga memaliaj buz vjose der ne permet..
do jet nje mrekulli..
po ne cvit mban mend ti o flor.. ka filluar masakra me dinamit ne lume?
qe thua ti ne ate zone ka kaluar dhe edit durhami ktu e 100 vjet me pare..
ajo vuri re nje gje.. se.. si ne jug si ne veri te shqiperise.. populli inė ka qene gjithmon barbar ndaj natyres..pik..
pra vetem qeverri te forta mund ta mbrojne floren faunen e malet fushat e cajrat e peshkun e lepujt e piligorkat..lol.. etj..
se po e le shqiptarin e lire ai te shuan.. ai te percellon..
ska popull me i poshter se ne..
me kujtohet kur po vinte dhemokracia..
plasi horrlliku madh..
me thot njeri ..isha ne peshkopi tha.. mileti ja mesyn tha stallave.. dhe grabiten bagetite shteteroro-koperativiste..dhe me hanxhar ne dore ben masaker duke therrur ctu dilte para.. dhe lumi tha u be i kuq nga bagetite e therrura..
dhe kta dinamit-hedhesit ashtu jane..
adem.. e ilir.. na sqaroni pak kto.. cka lejohet cka jo e kur po e kur jo.. ne peshkim.. se nuk i di e nuk dua te me kape policia kur te peshkoj ndonje dite dikund..
po ndonje vlonjat sna ka ardhur ketu.. ?
cdo te mire..
e dini ate.. barsaleten .. me varkarin e plazhit.. ?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 03-03-2009 mė 20:05
Une do te dale neser per peshkim,ne Gjermani.Sieg quhet lumi,dhe eshte ne afersi te qytetit te Kölnit.Kryesisht gjuaj trofta.Perndrysh ky eshte lum shume i pasur me peshk.Perveq troftave ka edhe llaks,barbe,hecht,zander,esche,wels (nuk e di si u thone ne shqip) dhe peshq te tjere.Nganjehere dal edhe ne Rajn,per te gjuajtur,por ky eshte nje lum shume i madh dhe i shpejte.Gjithashtu edhe anijet qe qarkullojne cdo minute jan nje pengese.
Do i kisha sjelle disa foto te mijat gjat peshkimit,por nuk e di se si ta beje kete.Nese ia dal,do ti postoj.
Dhe ne fund nje pershendetje per te gjithe peshkataret : Petri heil !
Ps. A kan edhe peshkataret shqiptar ndonje pershendetje te caktuar,dhe karakteristike per peshkataret?
po kane..
peshkataret shqiptare thone keshtu njeri jatrit kur nisen per peshkim..
po flas per ata me anije peshkimi..
hajde qellofshi..!!
sdi a e kan tere zonat po durrsak e vlonjat peshkatar me anije..keshtu e kan me duket..
danke schön gjon .. per pershkrimin interesant..
pra u formua ketu klubi i peshkatareve.. me sekretar Ilirine e Ademin.. e arkatar Floryn..
qellofshim pra..
he he funjaven qe kaloj kesh per peshk
dy peshkaqen te vegjel kapem. plus gruper
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Vlore, gusht 2008
Ne radhime (Vlore) duke shijuar nje dite te bukur ne plazh, rastesisht u beme deshmitare te kapjes nga nje peshkatar te nje peshku disi te rralle ne ujrat tone. Nuk mbaron me kaq, peshku qe do te shikoni ne video ishte shtatezene. Shume interesant ishte fakti se menjehere sa po vuri re rrezikun peshku nisi te nxirrte nga trupi i tij te vegjelit, sikur e kuptonte qe shume shpejt atij po i vinte fundi. Pa u zgjatur shume po ju le te shikoni videon.
J@mes pėr FSH
»« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«
Shume teme e lezetshme. Me shkrive gazit Flory80 me mjetet rrethanore qe perdornim per te peshkuar. Mu kujtua madje se si e sajonim filispanjen. E mbani mend? Duke shthurur shtupat per larjen e eneve!Pastaj, per ta drejtuar disi filispanjen e porsa shthurur e mblidhnim reth nje shishe qumshi me uje te ngrohte. Gallate fare!
Ne Tirane gjuaja shpesh tek liqeni per ballgjer. Keneta e Patokut ishte gjithashtu nje vend per se mbari per barbun dhe ngjala. Kocat dhe qefulli i Himares ishin te mrekullueshem deri sa i griu dinamiti.
Tani qe kam fatin te jetoj ne jug to Florides (SHBA) peshkoj kryesisht nga nje kajak Hobie Outfitter. Kajaku ka nje avantazh kundrejt motoskafeve sepse futet ne vende te ceketa prej 5cm uje. Plus, nuk ka eksitim me te madh sesa kur lufton me nje peshk te madh qe te terheq me gjithe kajak per disa kilometra.
Florida konsiderohet "kryeqyteti i peshkimit ne Bote" per dy arsye. Se pari larshmeria e specieve qe mund te kapesh ketu dhe se dyti, mundesia per te peshkuar gjate gjithe vitit.
Speciet me te kerkuara ketu jane (me falni per disa emra Anglisht por disa nga keto specie nuk e di si quhen ne Shqip sepse nuk ekzistojne ne ujrat tona): trofte, grouper, snaper, flounder, snook, tarpon, tripple tail, peshkaqen ballcekic, blue marlin, cobia, mahi mahi, sailfish, spanish mackerel, kingfish....
Per mua, peshku me i madh deri tani eshte ky peshku Mbret (Kingfish) qe mund ta shihni ne fotografine e meposhtme. Ky u kap ketu ne plazhin lokal ku jetoj ne Delray Beach, FL rreth 1km larg bregut ne ujrat e Oqeanit Atlantik. Peshonte 10kg, 1.2m i gjate. Metoda ime e preferuar eshte te terheq mbrapa kajakut (trolling) karema te gjalle ose artificiale. Ne kete menyre, ke mundesi ta shohesh peshkun kur e sulmon karemin me agresivitet.
Shpresoj ta mbajme aktive kete teme duke e riperteritur here pas here me fotografi/video te reja ne te ardhmen.
Ju uroj filispanja te tendosura, sic thone nga keto nahi
Gjithe te mirat,
Eno
Be careful about reading health books. You may die of a misprint.
--Mark Twain--
Po me vjen mire qe po gjej nje nen-forum per peshkimin ne shqip.
Une me peshkimin u lidha qe i vogel brigjeve te Jonit dhe vazhdoja akoma edhe sot neper brigje te tjera ( Greqi) . Bile shkova edhe sot po nuk kapa gje .
Besoj se bukurine e ka pshkimi me pushk deti . Gejta nje foto nga nje peshkim i mbare para 1 viti dhe po ( perpiqem ) ta dergoj . Kush i njeh emrat e ketyre peshqeve?
Ē'kemi ionian? Edhe mua me behet qejfi per kete teme megjithese do te preferoja te ishte pak me aktiv. Ndoshta mund ta bejme te tille duke postuar me shpesh. Une kam fatin qe jetoj ne Florida dhe 90% te kohes kam mundesi te shkoj per peshkim ēdo fund jave ne plazhin lokal, nja 10 min larg.
Peshkimi ne detin Jon me pushke deti eshte me te vertete fantastik. Ka edhe ketu ne Florida korale naturale dhe artificiale ku mund te gjuash por nuk e kane bukurine e bregut tone jugor.
S'ke c'ti besh, s'ti jepka "perendia" te gjithe te mirat ne nje vend.
Persa i perket atyre peshqve te tu, m duket se shoh dy Qefuj, ata te kuqte e vegjel duhet te jene Barbunj, ai i vogli midis dy te me medhenjve duket si Koce, dhe dy me te medhenjte me duket se jane Trofta por s'jam i sigurt. Kam 18 vjet qe kur jam larguar nga Shqiperia dhe i kam harruar ca nga speciet e asaj zone.
Ja dhe rezultati nga java e kaluar, nga lart-poshte: Koce e kuqe (Red Snaper),
Kingfish (Peshkmbret) dhe Littlehead Porgy.
Gjithe te mirat,
Eno
Be careful about reading health books. You may die of a misprint.
--Mark Twain--
Pune e mbare o peshkatar![]()
Une nuk kam vajtur asnjihere per peshkim, por me sa me kan then eshte nje gje e bukur, them se do vi dita ta provoj.
Gjith te mirat.
E Lehte Ta Kujtosh Veshtire Ta Harrosh
Krijoni Kontakt