Debati eshte i mundshem vetem me kleriket ose me sakte me pjesen qe merret me teologjine. Nje besimtar normal nuk ka kapacitet te debatoje se atij nuk i kerkohet te arsyetoje pertej disa caqeve, por cdo fe ka njerez te specializuar ne teologji te cilet jane teper te forte nga pikepamja racionale.
Po e njejta gje me ateistet, e kote te flasesh me nje ateist dosido, sepse niset e vazhdon me te njejtat gjera te cilat i thote pikerisht ne formen e besimit.
Mendoj se anjostiket jane kategoria me e pershtatshme per te bere debat te shendoshe fetar, duke qene se lirohen nga detyra e besimit apo mosbesimit e mund te peshojne argumentet pro e kunder.
Gati te gjithe agnostiket nuk besojne ne fete tradicionale, por nuk perjashtojne ekzistencen e nje qenieje siperore.
Faktikisht aty ka ngecur edhe shkenca, duke qene se kjo e fundit i ka bere gati pershesh si kuranin ashtu edhe biblen. Anjostiku nuk mendon se racionaliteti shkencor mund te shpjegoje ndonjehere krijimin e botes dhe te jetes e eshte me racionale nje Qenie Siperore sesa absurditeti i rastesise dmth rastesia si krijuese e botes dhe e jetes eshte me absurde sesa Qenia Siperore. Ne mungese te provueshmerise se saj, ngelet agnostik.
Krijoni Kontakt