Κy vetëm argument nuk është. Madje do thoja se është rezultat propagande.
Sipas statistikave, ka probabilitet më të madh të jemi krijuar prej rastësisë sesa një qenieje superinteligjente. Sepse asaj qënies superinteligjente i duhej 1000-fishi i mundit dhe energjisë për të qënë qënie superinteligjente... e për të na krijuar njëkohësisht edhe ne.
Kjo analize niset nga vete ideja se nuk ka zot, prandaj nuk sherben si kunderargument. Po te niseshe nga ideja e Zotit do shikoje se Zoti nuk ka hic problem 'shperdorimin' e energjise.
Kjo nuk eshte ceshtje shifrash, Julius por ceshtje e filozofise , prandaj shifrat leri menjane.
Ty nuk të ofrohen dy mundësi, teorikishit mundësitë janë të pafundme.
Ti njihesh vetëm me dy mundësi. Lër dhe mundësinë e tretë; e cila është: ti nuk e di akoma qartë sesi jemi krijuar. Është i nevojshëm opcioni i tretë për të kuptuar si funksionon agnostiku.
Mundesite reduktohen ne 3 e sic e kam thene, anjostiku thote se ka dicka qe nuk e dime ,pra mundesia e 3-te. Nuk ka kurre nje pafundesi mundesisht, ka vetem nje pafundesi dyshimesh te cilat reduktohen ne 2, derisa provohet shkencerisht qe njera eshte e gabuar. Agnostiku eshte personi qe pret sa shkenca te provoje cila mundesi eshte e gabuar,per te perqafuar tjetren.
100 herë e kanë thënë kta. Nëse ti beson në zot, atëherë të bie barra TY ta vërtetosh ekzistencën. Ndryshe nuk duhet të besosh. Argument i thjshtë llogjik është.
100 here gabim e kane thene. Une nuk kam pse te provoj ekzistencen e dickaje e cila ne fakt eshte zgjedhje e te pareve midis Rastesise dhe Zotit.
Ti beson tek Rastesia une besoj tek Zoti. Me provo racionalitetin e Zotit tend te provoj racionalitetin e timit. Kupton lale, eshte ceshtje zgjedhjeje, cila eshte me racionale, se cili Krijues eshte me racional e ideja e Zotit e mbart inteligjencen qe shpjegon universin ndersa e rastesise jo. Rastesia si ide ne natyren e saj nuk eshte e pajisur me inteligjencen, ndersa ideja e Zotit, po. Nuk kane qene budallenj ata qe kane zgjedhur Zotin, e kane pajisur idene me cdo gje te nevojshme per ta bere te pamundur te shkaterrohet.
Rastesia perkundrazi edhe ide e varfer.
Që koncepti ka ekzistuar, ideja (unë aty nuk bi dakort me Bapen), nuk është e thënë që modelet e ofruara tani janë të vlefshme, apo të qëndrueshme. - sipas idesë.
Që koncepti ka ekzistuar, nuk do të thotë që interpretimi i konceptit është i saktë.
Mos te duket se po flet me albon apo me eldonelin? Cme plas mua per interpretimin njerezor te idese se Zotit?
Dihet qe interpretimi i Zotit ka ardhur vazhdimisht duke u persosur, sepse ka futur brenda vazhdimisht zbulimet shkencore, prandaj asnje interpretim i Zotit qe nuk merr parasysh arritjet e shkences nuk ka si te jete i drejte. Shkenca zbulon Zotin mor lale, e ben lakuriq, vecse sic kane thene me urtesi te vjetrit, Zotin sado ta kerkoni nuk do e gjeni kurre ne mendje. Shkenca kurre nuk ka per te arritur ta lere Zotin pa breke.
Ndërsa ideja ime për zotin, është ajo e absolutes. Evolimi përfshin edhe sferën e ndjenjave. Që të sigurojmë një jetë të shëndetshme mendërisht, evolojnë dhe ndjenjat, që në këtë rast përmblidhen me dëshirën për qetësi shpirtërore, për drejtësi absolute, barazi etj etj.
Ky eshte funksioni i fese si ruajtese e moralit e traditave te nje grupi, homogjenizimi i grupit. Ky funksion u fitua me vone e nuk eshte shkaku i idese se Zotit.
Krijoni Kontakt