Dhe pëderisa ka miliarda yje vetëm në një galaktikë, atëherë fiton Rastësia.pse krijoi kot se koti miliarda galaktika ku secila me miliarda yje
Dhe pëderisa ka miliarda yje vetëm në një galaktikë, atëherë fiton Rastësia.pse krijoi kot se koti miliarda galaktika ku secila me miliarda yje
Nga të gjitha fjalët që the brooklyn, vetëm kjo më drejtohet mua, prandaj e citova vetëm këtë.Kjo eshte nje nder pyetjet me absurde qe mund te lindin ne te tilla debate. Ku e di ti qe 9 planetet e krijuara jane aty kot?!
Kjo është pyetja më e kuptimtë sepse nga këto 9 planete, njëra ka qëlluar me kushte të përshtatshme për jetë. Dhe ky është planeti "mesatar" as i ftohtë as i zjarrtë.
Ekzistimi i konstantes M per cdo vlere me te madhe se ajo eshte e paperfilshme dhe inekzistente. Matematika eshte model ideal i botes, dhe ajo as qe pretendon se bota eshte poaq ideale. Por per madhesite normale, ajo eshte.
Une verej falsitet dhe sofizem vetmashtrues qe nga shtrimi e deri te konkludimi.Persa i perket konceptit te rastesise, po tregoj nje histori qe ma ka thene nje matematicien. Ky, gjate kohes kur jepte leksione ne Oxford, ishte ulur ne nje park para universitetit. RASTESISHT ngre koken lart drejt qiellit dhe sheh nje sorre fill dhe ne menyre kuazi-perfekte poshte nje avioni ne fluturim. Keto ngjarje te rastit, me tha, futen te ato kategori ngjarjesh stokastike, probabiliteti i te cilave nuk mund te llogaritet kurre, sepse eshte e pamundur te perpilosh universin e ngjarjeve te tille te mundshme. Pra, ketu del se rastesia, ne vetvete, mund te modelohet ne nje shkalle te larte me teorine e proceseve stokastike, por ja qe ka ngjarje qe s'mund te modelohen.
Te analizojme: ky miku ka vajtur deri te pika ku do te takohet fluturimi i sorres me vijezuren e tij drejte pikepozites se aeroplanit ne qiell. Aeroplanit mund t'i llogaritet koha dhe pika ku do te gjindet ne qiell per interval te sakte kohor; nese sorra eshte duke fluturuar ne nje kah te caktuar tash disa minuta, ne mund te sjellim njeriun ne piken ku ai do te mund te shoh "Perputhjen" (qe ne, thash e perjetojme si "dicka"... kurioze, madje si "ndodhi"), dhe ne momentin e duhur i themi shiko lart! - Cfare koincidence e?
Jo. Ishte plotesisht e predeterminuar. - Pra probleme te tilla nuk jane te padeterminueshme ne raste ideale, por thjeshte nuk kemi informata te mjaftueshme te kushtezimeve te ndermjetme ne zhvillimin e procesit stokastik qe te mund ta parashikojme "perputhshmerine" e se mundshmes me faktin qe kemi para sysh.
E sakte ne praktike por jo edhe teorikisht. Teorikisht ne mund te krijojme nje sistem jashtzakonisht te komplikuar te njesive te nje rangu N molar te gjendjes faktike te tyre me gjithe parametrat dhe vetite e mundshme individualisht dhe te llogarisim se cila prej atyre njesive do ta godase e para nje pike nanometrike te madhesise se saj dhe ne cilen kohe poashtu. Por kjo eshte momentaslisht jo-praktike sepse teknologjia jone nuk ka arritur deri ne nje situate ku per shkaqe praktike do te kemi nevoje te ndertojme nje mekanizem te tille prodhues suksesi i te cilit do te varet nga pozita perfundimtare e filan molekules ne bashkesine e nje numri N molekulash tjera per te pasur efektin qe ne e deshirojme nga mjeti i prodhuar. Problemi tjeter qe paraqitet me kete rast eshte mundesia apo pamundesia per te percaktuar gjendjen fillestare te sistemit prej ku e inicojme procesin si dhe reprodukimin e asaj gjendjeje me perpikmeri te plote per nje prodhim serik.Rastesia ne natyre, sipas matematikes, perkufizohet si nje ngjarje mbi te cilen ndikon nje numer aq i madh faktoresh (me ose pa nderveprim midis tyre, ose me nderveprim te pjesshem), sa qe eshte e pamundur ta diskretizosh ngjarjen.
ose "nje shkop magjik i matematikes"?Por, nese neser zbulohet nje model universal (cf. lambda calculus) qe t'i gjeje te gjithe ata faktore mbi te gjitha ngjarjet qe konsiderohen te rastit, duke mos harruar as nderveprimet ndermjet faktoreve, atehere koncepti i rastesise bie pernjehere.
Nuk ka mundesi as teorike as logjike per te gjetur dicka te tille. Ky llambda calculusi do te duhej te ishte nje lloj "shpirti magjik" qe gjindet njekohesisht ne miliarda pika te ndryshme te cilat i raporton njekohesisht.
Zgjidhja e problemeve te tilla ekziston vetem ne njohjen e plote te secilit akter dhe gjendjes se tyre percjellur me vetite dhe ligjet e interaksionit te cilave u nenshtrohet dinamika e tyre brenda asaj qe neve na ngjan si kaos.
Kompjuteret e sotem funksionojne me nje procesim linear - pra jane te kufizuar te bluajne informatat njeren pas tjetres qe kerkon pritje ne kohe dhe kumulim ne memorje anipse te gjitha kan ndodhur njekohesisht. Por pa njohjen e gjendjes se secilit akter brenda te njejtit interval kohor nuk mund ta bejme as llogarine e efekteve intermediare. Por me kompjuteret e rinje te Microsoftit qe po i quajne Microsoft Surface, qe ne fakt jane Multi-User breakthrough sikur dikur qe ishte risi Multi-tasking. Mund tu gjindet aplikim ne keto destinime sepse marrja e informatave multiple diskrete ne nje interval te vetem krijon edhe mundesine e konstatimit te gjendjes si dhe 'topografine' si pkenisje te llogaritjes se interakcionint te tyre deri ne perfundimin e fazes se tij. Por ketu serish do te jete ne pyetje shpejtesia sepse procesi mund te perfundoje para se ta kemi bere kalkulimin final.
Objektivisht rastesia nuk ekziston.
Por perderisa nuk mund te hyjme ne mikrostrukturat dhe mikrofazat qe kalon nje sistem i komplikuar kushtezimesh, "paternat" statistikore dhe mesataret tjera mund te na ofrojne nje perafrim rezultatesh por jo edhe cili numer do te siguroje fitore ne lotari.
Papercaktueshmeria eshte pjese e ligjshme dhe proporcionale me numrin e te panjohurave.
Rastesia eshte pershtypje subjektive - nuk ekziston dicka e tille. Cdo gje u nenshtrohet ligjeve natyrore te cilat nuk i lene vend as nje nanometer katror magjise, babadimrit, madje as Rramastupalles se gjithfuqishem.
Nje pike uji i levituar ne hapesire inerciale jasht fushes se nxituar realizon nje rruzull jashtzakonisht perfekt si rezultat i nje kaosi ekstremisht te madh te ndeshjeve te individeve molekular te saj. Nga kaosi ne nje forme perfekte te rregullit absolutisht spontan.
Tani Rramastupalles i ka ngelur vend qe te fshehet vetem te "grimca e Higsit", madje as aty. Por kini mendjen se ata qe nuk besojne Rramastupallen do te digjen ne flaket e perjetshme (te nje vendi qe nuk ekziston) me siguri te plote, sepse thote ai tipi qe thote jam Stumpallaziasi i derguari i tij sepse ai i di te gjitha prandaj cdo gje qe them une eshte vertete. Prandaj mos e zieni kecin ne qumeshtin e nenes se vet se do behet hataja. Kjo ka rendesi te madhe per Rramastupallen urdheron Stumpallaziasi. Dhe ai qe nuk nenshtrohet do te gurezohet kercnon Stumpallaziasi, por jo nga Rramastupalla por nga fshataret e vet me vullnetin e Rramastupalles, (sepse Rramastupalla ashtu-keshtu nuk ekziston), e dikush duhet ta bej vullnetin e tij, apo ketij i cili solli "shperblimin" si deshmi se ai ekziston, por nuk mund ta shohin kurre deri ne diten kur te mos jene me. Pas kesaj kalon rreziku se askush nuk do te kthehet ta pergenjeshtroje. Dinak kopili.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Le ta trajtojme pak problemin e lindjes vetvetiu te jetes ne Toke bazuar ne hipotezen e kombinimit perfekt rastesor te te gjithe faktoreve.
Jeta ne Toke qe te egzistoje duhet qe te fillimisht te egzistojne gjithashtu disa baza kimike organike sic jane bazat purinike dhe pirimidike te cilat jane njesite me te vogla te ADN-se. Pra po flasim pikerisht per nukleoditet. Nukleoditet, sikurse shume struktura te tjera organike, vijne ne dy forma ose dy simetri persa i perket kombinimit te atomeve ne molekule. Simetrite jane: 1. e majte dhe 2. e djathte. Probabiliteti qe nje molekule e VETME e tille te formohej rastesisht ne Toke me kushtet atmosferike dhe kimike eshte praktikisht e pamundur pasi nje gje e tille mund te ndodhe vetem ne kushte laboratorike.
Me poshte po vej formulen e Adenines si shembull te struktures teper komplekse per tu ndertuar vetvetiu. Dhe ketu po flasim per nje te vetme.
Jeta ka nevoje per substanca me komplekse se thjesht nukleoditet. Keto jane Aminoacidet. Aminoacidet formohen prej kombinimit te 4 llojeve te nukleoditeve dhe kemi rreth 20 lloje te tilla. Te gjitha aminoacidet e gjallesave te gjalla sot perbehen prej lidhjeve te nukleoditeve me simetri kimike te djathte. Nderkohe qe nese ne kete lidhje merr pjese gabimisht nje nukleodit me simetri kimike te majte (mundesia teknike eshte e barabarte qe nje gje e tille te ndodhe sikurse ne rastin me nukleoditet me simetri te djathte) i gjithe aminoacidi shkon dem, pra behet jofunksional. Sa mendoni ju qe eshte probabiliteti qe nje aminoacid ne forme perfekte te formohet ne kushtet primitive te Tokes?! E pra, praktikisht ZERO.
Substanca me e rendesishme per jeten mbetet Proteina. Proteina perbehet prej kombinimit te 20 llojeve te aminoacideve te cilat formojne vargjet polipeptidike. Sikurse nukleoditet, dhe aminoacidet kane dy simetri strukturash kimike. Te gjitha proteinat e gjalla sot perbehen prej aminoacideve me simetri kimike te majte dhe mundesia qe nje aminoacidit me simetri te djathte te lidhet ne vargun polipeptidik eshte po aq e barabarte sa nje aminoacid me simetri te majte. Por nese nje aminoacid me simetri te djathte lidhet ne kete varg, e gjithe proteina kthehet ne nje proteinoid qe e ben ate jo funksionale per gjallesat, ne mos te demshme. E pra sa e madhe eshte mundesia qe nje gje e tille te ndodh ne menyre perfekte dhe ne mase ne kushtet primitive te Tokes?!. ZERO
Nuk po vazhdoj me tutje me fakte, por po ju lej te kuptoni se jeta ne Toke e lindur si pasoje e kombinimit perfekt te faktoreve i ngjan nje ekuacioni me probabilitete te pamundura. Keto jane vetem disa fakte te cilat na deshmojne sesa perfekte eshte kjo bote dhe sa e pamundur eshte qe te jete krijuar nga hici, pa nderhyrjen e nje fuqie superinteligjente.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
E tërë teoria jote bazohet në atë që gjasat janë të vogla.Keto jane vetem disa fakte te cilat na deshmojne sesa perfekte eshte kjo bote dhe sa e pamundur eshte qe te jete krijuar nga hici, pa nderhyrjen e nje fuqie superinteligjente.
Sa janë gjasat??
Sado që të jenë gjithësia është e pafund. Prandaj edhe gjasat janë të pafundme.
Kështuqë në një gjithësi, e cila nuk matet, absolutisht nuk matet, "fundi" i saj është aty ku syri yt nuk sheh më, porse ajo vazhdon dhe përtej, do qëllojë të paktën një vend ku të krijohet jeta.
Une te pershkrova gjasat e pamundesise ne nivel molekulash dhe proteinash. Imagjino sa me te vogla behen gjasat kur flasim per struktura me komplekse. Sado i pafundem te jete universi, jeta eshte teper e persosur dhe unike per te qene thjesht rastesi perfekte. Nuk mund te kete asnje lloj ligji qe te ndikoje ne dinamiken e ngjarjeve brenda konceptit te rastesise. Eshte kjo pamundesi qe e ben te justifikueshme besimin ne nje qenie superiore.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Gjasat për t'u krijuar jetë sado të vogla, përsëri janë të numërushme.Une te pershkrova gjasat e pamundesise ne nivel molekulash dhe proteinash. Imagjino sa me te vogla behen gjasat kur flasim per struktura me komplekse. Sado i pafundem te jete universi, jeta eshte teper e persosur dhe unike per te qene thjesht rastesi perfekte. Nuk mund te kete asnje lloj ligji qe te ndikoje ne dinamiken e ngjarjeve brenda konceptit te rastesise. Eshte kjo pamundesi qe e ben te justifikueshme besimin ne nje qenie superiore.
Kurse gjithësia është e panumërushme.
Çka është më' e madhe?
Gjithësia është më e madhe.
Atëherë më jep gjasat e sakta me numër X/X e pastaj e llogarisim se sa ka gjasa që të krijohet jetë në gjithësi. Gjasat për t'u krijuar jetë nuk janë zero. Por edhe në qofshin 1/1.000.000.000.000.000 përsëri ka gjasa, sepse numri 1 me qindra zero prapa, mbetet shumë i vogël në krahasim me gjithësinë.
Numri i madh, është më i vogël se sa infiniti.
Per shkrimin qe bera me lart ka nje liber qe jep dhe gjasat. Do mundohem ti gjej te dhenat e probabilitetit. Megjithate sipas asaj qe kam lexuar, probabilitieti qe te formohej NJE qelize e vetme rastesisht eshte shume shume shume me e vogel sesa formimi i nje makine BMW dhe Benz Mercedez po rastesisht.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Nuk krijohet asgjë rastësisht. Por janë kushtet e caktuara që krijojnë materie të caktuara.Per shkrimin qe bera me lart ka nje liber qe jep dhe gjasat. Do mundohem ti gjej te dhenat e probabilitetit. Megjithate sipas asaj qe kam lexuar, probabilitieti qe te formohej NJE qelize e vetme rastesisht eshte shume shume shume me e vogel sesa formimi i nje makine BMW dhe Benz Mercedez po rastesisht.
Mjafton që gjasat të mos jenë zero. Po qenë edhe një pikë mbi zero, atëherë është e mundshme sepse gjithësia është e pafundme.
Degjo, mundesia qe te krijohet dicka ka nje lloj llogjike. Nese ty te duket me e mundur kjo gje sesa egzistenca e Zotit, atehere kjo eshte e drejta jote te besosh. Por ama mirekupto dhe te tjeret qe besojne ne Zot sepse dhe ata kane arsyet e tyre dhe nuk besojne thjesht si te verber. Ky lloj probabiliteti per tu formuar jeta rastesisht nuk eshte me i larte sesa egzistenca e Zotit. Perkundrazi. Prandaj problemi mbetet pa zgjidhje sepse mungojne faktet konkrete dhe kunderfaktet.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Krijoni Kontakt