Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Qengji i Kurbanit

    Reflektim mbi domethėnien e ritualit tė kurbanit

    Kur njė besimtar nė tė mbinatyrshmen, takon njė tjetėr besimtar tė tillė, menjėherė ndjen njė afėrsi qė natyrshėm supozon njė kuptim tė ngjashėm pėr realitetin, por pa kaluar shumė kohė ndėrsa bisedojnė, mund tė shohėsh qė janė larg si nata me ditėn.

    Shumė njerėz pyesin se si ka mundėsi qė besimtarė tė sinqertė duke u pėrpjekur tė kuptojnė tė vėrtetėn me ndershmėri, tė kenė pikėpamje kaq tė ndryshme pėr Zotin dhe rrugėn e Tij. Nė fakt, Zoti ka folur dhe e vėrteta ėshtė e zbuluar nė botė. Ai ka siguruar dritė tė mjaftueshme qė njerėzit ta dallojnė. Sidoqoftė, vetėm atyre qė janė tė pėrkushtuar tė kėrkojnė tė vėrtetėn pa kompromis, ta pranojnė fjalėn e Tij, ta hapin edhe zemrėn ndaj kuptimit, atyre qė luftojnė pėr thellėsi kuptimi, atyre qė e kėrkojnė si argjendin qė gėrmojnė si pėr njė thesar tė fshehur, atyre menēuria do t’jua gjejė derėn e zemrės dhe njohuria do tė jetė e shijshme pėr shpirtin e tyre; Zoti premton se atėherė ata do tė arrijnė njohjen e Tij dhe do tė kuptojnė frikėn e Zotit.

    Duke qenė nga njė familje me traditė myslimane ishte e vėshtirė pėr krenarinė time qė tė vihesha pėrballė kuptimit tė krishterė pėr disa ēėshtje nė lidhje me myslimanizmin qė mendoja se i dija. Besoj qė unė nuk jam i vetmi qė ndjehet kėshtu kur i duket sikur “vjen djali t’i tregojė arat babait”, prandaj do tė dėshiroja qė secili tė shqyrtojė zemrėn e tij e tė sigurohet qė ka tė njėjtin qėndrim tė kėrkuesit tė sė vėrtetės si pėrshkruhet mė sipėr sepse qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė tė tregojė kush fiton apo humb me argumente, as kush ėshtė me i zgjuar e kush ka tė drejtė, por sa tė jetė e mundur tė shohim mė qartė pėr tė kuptuar tė vėrtetėn qė nė masėn mė tė madhe nuk varet nga inteligjenca sa nga qėndrimi i zemrės.

    Kam ndėrmend tė merrem kėtu me disa pyetje qė natyrshėm dolėn para meje ndėrsa pėrpiqesha tė kuptoja mė mirė disa koncepte myslimane, kur i ballafaqoja me Biblėn,“Libri” siē quhet nga kurani qė e konsideron si fjalėn e Zotit (Sura 3:84; 5:43-47). Myslimanėt vėrtetė besojnė shumė gjėra pėr Zotin qė janė tė ngjashme me ato qė besojnė tė krishterėt. Unė nuk do tė paraqes kėtu gjithė gamėn e ngjashmėrive apo ndryshimeve tė kuptimit tė tyre pėr Zotin, por do tė shkėpus tre ēėshtje qė janė tė lidhura nė njė mėnyrė shumė domethėnėse: 1) festa myslimane e kurban bajramit, 2) lindja e Jezusit (Isai) dhe kurbani, 3) kryqi i Jezu Krishtit dhe kurbani.

    Vijon...



    Shkruar nga YLLI HYSEN DOCI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 07-12-2008 mė 11:06
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  2. #2
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    1. Festa e Kurban Bajramit

    Aishja tregon se Muhameti ka thėnė; ”Nė Ditėn e Kurbanit njeriu nuk ka bėrė asgjė mė tė pėlqyeshme pėr Zotin se derdhjen e gjakut , sepse me tė vėrtetė gjėja e gjallė e flijuar do tė vijė nė Ditėn e Ringjalljes me brirėt e tij, flokėt, thundrat dhe pesha e veprės sė sakrificės do tė jetė e madhe, vėrtet gjaku i tij arrin pranimin, pėlqimin e Zotit para se tė bjerė nė tokė, prandaj gėzohuni nė tė.
    (Mishkat, Libri 4, kapitulli 42, seksioni 2)

    Myslimanėt dhe tė krishterėt kanė ngjashmėri edhe nė shumė pėrshkrime tė figurave historike si pėr shembull Abrahami (Ibrahimi).Tė dy palėt e tregojnė me shumė pasion historinė e birit qė iu lind Abrahamit nė njė moshė tė vjetėr dhe pastaj iu kėrkua nga Zoti qė ta bėnte kurban. Myslimanėt e vlerėsojnė aq lart Abrahamin dhe e kanė besimin e tij njė shembull kaq tė madh saqė ēdo vit ata e pėrkujtojnė kėtė ngjarje nė festėn e Kurban Bajramit. Ēdo vit ata duhet tė zgjedhin qengjin mė tė mirė pa asnjė difekt apo tė metė, qengjin e pėrsosur. Duhet ta therin pastaj, duke derdhur gjakun e tij nė kujtim tė historisė kur Zoti i siguroi dashin Abrahamit pėr ta therur nė vend tė djalit tė vet, qė Ai i kishte kėrkuar ta bėnte kurban pėr t’i provuar besimin.

    Njė detaj i vogėl i kėsaj historie ngre njė pyetje tė rėndėsishme pėr ta shqyrtuar seriozisht. Ndėrsa po shkonin nė vendin ku do bėhej kurbani, i biri e pyet Abrahamin, “Baba, zjarrin edhe drutė i kemi, po ku ėshtė qengji pėr sakrificėn (kurbanin)?” (Zanafilla 22:7). Duket qė djali e dinte proēedurėn e ritualit tė kurbanit. Ndoshta e kishte parė tė atin tė bėnte kurbane tė tilla disa herė. Kjo pyetje ngre njė ēėshtje tė rėndėsishme pėr diskutim: kuptimi i ritualit tė kurbanit.

    Pse bėheshin kurbanet, apo cili ėshtė qėllimi i kurbanit?

    Bibla, ”Libri” qė Kurani vetė e konsideron Fjalėn e Zotit (Sure 6:154-157; 40:12), shkruar nė histori dhjetra shekuj para Kuranit, ka informacion tė dorės sė parė pėr kėtė (Sure 10:94), domethėnė Abrahami vetė dhe Moisiu e tė tjerė kanė lėnė shkrime apo kujtimet e veta qė pėrmblidhen nė Bibėl siē i frymėzoi Zoti.
    Qė nė fillim nė Bibėl, ne lexojmė se Zoti i tha Adamit: “Kur tė hash nga kjo pemė (pema e njohjes tė sė mirės dhe tė keqes), ti patjetėr do tė vdesėsh” (Zanafilla 2:16,17). Ngrėnia nga pema nėnkuptonte mosbindjen ndaj Perėndisė dhe pikėrisht mosbindja ose rebelimi ndaj Perėndisė ėshtė ajo qė pėrkufizohet si mėkat.
    Pėr tė kuptuar mė mirė kontekstin e bėrjes sė kurbanit tė parė besoj se ia vlen tė ndalemi pėr pak momente duke imagjinuar situatėn nė kopshtin e Edenit nė mbrėmjen e ditės kur Adami dhe Eva mėkatuan duke ngrėnė nga pema e ndaluar. Nė flladin e ditės (Zanafilla 3:8), kur vjen koha pėr tė shijuar shoqėri dhe biseda pas njė dite tė mbushur me aktivitet, Perėndia vjen si zakonisht tė shoqėrohet me krijesat e Tij njerėzore. Kėtė rradhė do tė jetė hera e fundit sepse Adami dhe Eva kanė vendosur ta prishin miqėsinė me Tė, qė nėnkuptohet nga mėkati i kryer tashmė nga ata, duke mos dėshiruar tė bėjnė atė qė donte Zoti Perėndi por atė qė dėshiruan vetė.
    Kjo zgjedhje e njerėzve tė parė, paraardhėsve tanė, pėr tė jetuar pa mbajtur kėshillat dhe pa iu nėnshtruar urdhrave tė Perėndise do tė thotė prishje e marrėdhėnies harmonike qė kishin me Perėndinė tė bazuar nė besim tek fjala e Tij. Adami dhe Eva as qė duan ti dalin nė takim si zakonisht Perėndisė, por ashtu si do t’i fshiheshin njėri tjetrit nė njė pyll tė dendur, futen mė kot pėr tu fshehur nė mes pemėve tė kopshtit. Megjithėse ata e dinė se asgjė nuk mund ti fshehė nga sytė e Zotit, ata mendojnė se Ai do ta kuptojė qė ata s’duan ta takojnė mė dhe do ti lerė tė qetė, ashtu si kur dikush qė nuk do tė takohet me ty, duket sikur nuk tė vė re kur haseni nė rrugė duke shpresuar se ti nuk do tė duash tė takohesh me tė gjithashtu. Por Perėndia nuk i la tė qetė sepse i donte mė shumė se e donin ata.
    Njė pjesė e bisedės sė asaj dite ėshtė e regjistruar nė kapitullin e tretė tė librit tė parė tė Biblės dhe pas bisedės “Zoti Perėndi i bėri Adamit dhe gruas sė tij tunika prej lekure dhe i veshi” (Zanafilla 3:21). Duke qenė i bindur se lekurėt edhe nė atė kohė nuk gjendeshin si gjethe tė ndonjė peme tė vecantė, unė besoj se Zoti theri njė kafshė pėr tė siguruar lėkurėn e nevojshme pėr veshjen e Adamit dhe Evės.
    Duhet tė ketė qenė hera e parė qė njerėzit panė gjak me sy dhe duhet tė ketė qenė njė mėsim i paharrueshėm ai qė Adami dhe Eva morėn atė ditė. Adami e njihte mirė qengjin qė u therė atė ditė sepse ai vetė i kishte vėnė emrin pak kohė mė parė (Zanafilla 2:19). Ai qengj i parajsės ishte i pėrsosur dhe i bindur si manar. Zoti duhet ti ketė kujtuar Adamit dhe Evės se edhe ata kishin qenė si ai qengj pa asnjė tė metė dhe tė bindur si fėmijė tė mirė para se tė vendosnin tė rebeloheshin ndaj Perėndisė duke ngrėnė frutin e pemės sė ndaluar. Perėndia u kishte thėnė se pasoja e mėkatit ėshtė vdekja dhe tani ishte koha pėr ta parė ēdo tė thoshte kjo. Ēfarė kanė menduar Adami dhe Eva kur panė gjakun tė vėrshojė nga koka e prerė e qengjit tė pėrsosur, kur nuk kishte mė as blegėrimė as ndonjė lėvizje tė kafshės sė dashur?
    Nėse jeta shfaqet si njė dinamikė lėvizjeje qė ka kuptim kur tė paktėn dy gjėra ndėrveprojnė me njėra tjetrėn, si gjaku qė leviz nė venat e trupit, atėherė vdekja ėshtė mungesa e kėsaj qė ndodh nga njė ndarje, shkepje, copėtim i dickaje tė bėrė pėr tė qenė si njė e tėrė. Njė mėsim i qartė per Adamin dhe Evėn duhet tė ketė qenė qė njeriu u bė pėr tė jetuar nė praninė e Perėndisė ashtu si gjaku ėshtė bėrė pėr tė qėndruar nė trup, dhe prishja e kėsaj lidhje apo ndarja e kėtyre dy gjėrave, derdhja e gjakut nga trupi, konsiston nė vdekje. Kėtė ndarje nga Perėndia shkaktoi mosbindja e tyre nė ngrėnien e frutit tė ndaluar; gjėrat nuk janė mė si me pare. Frika dhe tmerri duhet tė ketė pushtuar nė ketė situatė prindėrit tanė mėkatarė.
    Unė besoj se therja e qengjit nga Perėndia ka pėrfshirė treguar njė mėsim edhe mė tė thellė se kaq. Unė e imagjinoj bisedėn e Perėndisė tė ketė vijuar pak a shumė kėshtu: “Adam, ky qengj nuk meriton tė vdesė sepse nuk ėshtė si ti qė ke mėkatuar. Ti ke sjellė vdekjen mbi vete Adam dhe mbi gjithė rracėn njerėzore qė do vijė nga fara jote. Tani qė e sheh realitetin e vdekjes ti dėshiron tė kthehesh edhe njė herė nė gjendjen e pafajsisė si ky qingj i parajsės por nuk don shumė mend pėr tė kuptuar qė kjo ėshtė e pamundur pėrndryshe jeta do tė ishte njė lojė. Unė nuk kisha ndėrmend tė luaja kur krijova jetė nga vetja ime prandaj me gjithė seriozitetin e mundshėm tė paralajmėrova se jeta jote varet nga marrėdhėnia me mua, bazuar nė besimin tek unė dhe mosbesimi yt i shfaqur nga ngrėnia e frutit tė ndaluar prish kėtė lidhje jetėsore pėr ty duke sjellė ndarjen nga Unė d.m.th. vdekjen. Mėkati ka pasoja tė pashmangshme; mėkati nuk ėshtė si njė fjalė goje qė e merr era por ndryshon jetėn nė vdekje. Unė ta kam thėnė kėtė qė nė fillim dhe ju do ta provoni vetė kėtė vdekje qė ka filluar nė momentin e mėkatit duke ju ndarė shpirtėrisht nga unė dhe nė pak kohė duke e ndarė edhe jetėn nga trupi juaj ashtu si u nda gjaku nga trupi i kėtij qengji tė therrur.
    Tani ka ardhur koha t’ju them ēfarė duhet bėrė nė kėtė situatė.Unė ju dua dhe tani po ju tregoj se ēfarė do tė bėj pėr ju. Meqė mėkati ėshtė shkaku vdekjeprurės, Unė duhet tė tė pastroj ty nga barra e mėkatit duke e marrė vetė atė barrė duke bėrė kurban pėr ty. Mė vonė do ta kuptosh mė mirė kėtė por tani kupto njė gjė themelore: kurbani paraqet dashurinė e ndėrhyrėsit zėvendėsues. Kurbani paraqet njė ndėrhyrje pėr tė zgjidhur kėtė situatė tė shkaktuar nga mėkati dhe zgjidhja lidhet me zėvendėsimin. Ja si bėhet kjo, shiko kėtė qingj: Imagjino fajin tėnd si ato gjethe fiku tė mjera qė simbolizojnė barrėn e mėkatit tėnd. Faji yt, si tė ishte veshja jote e mėkatit, do tė vihet mbi qengjin e parajsės. Kėshtu qengji duke u veshur me mėkatin tėnd do tė identifikohet me ty; do tė konsiderohet fajtori qė duhet tė marrė vdekjen qė ėshtė pasoja e pashmangshme e mėkatit. Meqė ai bėhet zėvendėsuesi yt, derdhet gjaku i qengjit qė nėnkupton pagimin e mėkatit me jetė, kurse mbi ty do tė vihet pafajsia e qengjit tė parajsės ashtu si lėkura e tij e bardhė qė simbolizon veshjen e tė pastrit dhe tė drejtit. Ti do mbulohesh me veshjen e pėrsosmėrisė dhe do tė konsiderohesh sikur tė ishe i pafajshmi duke marrė kėshtu njė jetė tė re dhe nje identitet tė ri. Nė kohėn e caktuar unė do tė sjell qengjin tim tė pėrsosur qė do tė lindė nga fara e gruas, por deri atėherė bėjeni kėtė ritual tė kurbanit qė tė kujtoni si ndėrhyj unė pėr zgjidhjen e mėkatit tuaj (Zanafilla 3:15).”
    Ky koncept i kurbanit duket tė ketė zėnė vend mirė nė jetėn e njerėzve qysh nga Adami. Ne shohim qė fėmijėt e Adamit dhe Evės bėnin kurban (Zanafilla 4:3-4), pastaj edhe pas pėrmbytjes sė madhe kur vetėm familja e Noes mbijetoi shohim bėrjen e kurbanit tė vazhdojė si mė parė (Zanafilla 8:20). Nė kėtė kontekst duhet kuptuar pse edhe Abrahami praktikonte kurbanin dhe i biri ishte i njohur me ritualin e kurbanit.
    Mėsimi i kurbanit pra ėshtė i qartė ashtu si shkruhet mė vonė tek Levitiku kapitulli 16: “Do tė bėhet kurban pėr ty pėr tė tė pastruar para Zotit. Ti do tė jesh i pastruar nga tė gjitha mėkatet e tua.” Gjaku i kurbanit ėshtė mėnyra si bėhet pastrimi nga mėkati, shlyerja e borxhit ndaj drejtėsisė. “Sepse jeta qėndron nė gjakun, prandaj ju kam urdhėruar ta vini kėtė (flinė) mbi altar pėr tė bėrė shlyrjen pėr jetėn tuaj sepse ėshtė gjaku qė bėn shlyrjen e fajit pėr jetėn ” (Levitiku 17:11).
    Ishte Zoti vetė qė bėri kurbanin e parė duke derdhur gjakun e njė kafshe. Duke i dhėnė Adamit lėkurėn e kafshės pėr veshje, qartazi tregohet si Perėndia siguron pėr mbulimin e mėkatit tė Adamit. Zoti ėshtė shpėtimtari; Zoti ėshtė i vetmi qė ka mundėsi tė shpėtojė njeriun nga pasoja e pakthyeshme e mėkatit dhe e ka treguar qė mėnyra si bėhet kjo ėshtė me derdhjen e gjakut qė vetė Zoti e siguron ashtu si siguroi dashin pėr Abrahamin.
    Ky koncept i kurbanit si mbulim mbrojtės pėr tė mėnjanuar goditjen ndaj mėkatit pėrshkruhet qartė edhe kur Zoti i shpėtoi izraelitėt nė Egjipt. Tek kapitulli 12 i Eksodit lexojmė se si Zoti siguroi pėr mbrojtjen e tyre: “…merrni njė qengj...qengji tė jetė pa tė meta…thereni nė tė ngrysur …pastaj do tė merrni gjakun dhe lyeni shtalkėn e derės ku do ta hani…Unė do tė kaloj dhe do tė godas,…unė jam Zoti. Gjaku do tė jetė njė shenjė, kur tė shoh gjakun do tė kaloj tutje dhe nuk do tė ketė plagė mbi ju pėr t’ju zhdukur kur tė godas… Ajo do tė jetė pėr ju njė ditė pėr t’u mbajtur mend…kur bijtė tuaj t’ju pyesin ēfarė kuptimi ka ky rit pėr ju, pėrgjigjuni ‘kjo ėshtė flija e pashkės sė Zotit qė goditi Egjiptin…dhe i fali shtėpitė tona’…’veprohet kėshtu pėr shkak tė asaj qė bėri Zoti pėr mua…’”

    Pse Zoti nuk fal thjesht pa kėrkuar gjė? Pse duhet derdhur gjaku patjetėr?
    Le te shohim ne postimin e radhes...
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  3. #3
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Pse Zoti nuk fal thjesht pa kėrkuar gjė? Pse duhet derdhur gjaku patjetėr?

    Pse Zoti nuk fal thjesht pa kėrkuar gjė? Pse duhet derdhur gjaku patjetėr?

    Nuk duhet harruar se mėkati solli vdekjen. Adami dhe Eva nuk u krijuan qė tė vdisnin por qė tė jetonin pėrjetėsisht nė shoqėrinė e Perėndisė. Ishte zgjedhja e tyre qė tė mos i bindeshin Perėndisė duke ngrėnė nga pema e ndaluar qė solli si pasojė asgjėsimin e bazės sė jetės nė shoqėrinė e pėrjetshme me Perėndinė. Prishja e shoqėrisė me Perėndinė konsiston nė vdekjen shpirtėrore apo humbjen e mundėsisė pėr jetėn e pėrjetshme qė do tė thotė se njeriu karakterizohet tashmė edhe nga vdekja fizike.
    Unė nga dashuria mund ti them “tė kam falur” djalit tim qė duke thyer urdhėrin tim pi lėngun helmues por ai ka nevojė edhe pėr njė vepėr konkrete shėruese pėr ta asgjėsuar shkakun vdekjeprurės. Pra, mėkati ėshtė mė shumė si njė sėmundje qė ka nevojė pėr ilaē, jo vetėm njė fjalė falje. Njė sėmundje qė solli kaq dhimbje dhe lotė meriton drejtėsinė qė Zoti premtoi duke e dėnuar me vdekjen.
    Duhet tė mbajmė parasysh se megjithėse Zoti ėshtė i ofenduari nga rebelimi i njeriut dhe vetėm Atij i kemi borxhin e fyerjes apo tė mėkatit prandaj vetėm Ai mund tė na falė, nė tė njėjtėn kohė Zoti ėshtė edhe administratori i drejtėsisė apo pėrgjegjėsi sovran pėr tė zbatuar drejtėsinė nė botėn e Tij. “Paga pėr mėkat ėshtė vdekja“ (Rom. 6:23), thotė ligji i drejtėsisė sė Tij.

    Pse qengji mė i mirė, i pėrsosur, pa tė metė?

    Sepse vetėm i pėrsosuri nuk meriton vdekjen (Ligji i Pėrtėrirė 15:21)!
    Kjo duket paradoksale: theret i pėrsosuri sepse vetėm i pėrsosuri nuk e meriton tė theret! Vetėm sa pėr ilustrim, imagjino njė kolonė njerėzish njėri pas tjetrit ku i pari ėshtė Adami, e dyta Eva, pastaj me radhė tė gjithė njerėzit qė kanė lindur nga Adami nė gjithė historinė pa asnjė pėrjashtim duke pėrfshirė edhe mua edhe ty e tė gjithė njerėzit qė jetojnė sot. Bibla thotė: “…me anė tė njė njeriu (Adamit) mėkati hyri nė botė e me anė tė mėkatit, vdekja, dhe kėshtu vdekja kaloi nė tė gjithė njerėzit sepse tė gjithė njerėzit mėkatuan” (Rom. 5:12). Tė gjithė kemi bėrė njė krim qė meriton vdekjen prandaj po presim nė radhė ekzekutimin njė nga njė. Askush nuk mund tė dalė nga rreshti sepse numri i krimeve ėshtė egzaktėsisht i barabartė me numrin e njerėzve dhe njė krim (mėkati) lahet me njė jetė. Asnjė krim nuk mund tė lihet pa ndėshkuar pra asnjė njeri nuk mund tė lihet pa dėnuar, pėrndryshe drejtėsia nuk zbatohet.
    Si mund tė shpėtohet qoftė edhe njė njeri pa u anuluar drejtėsia? Imagjino sikur jashtė rreshtit ėshtė qengji i pėrsosur qė nuk ka bėrė krimin prandaj nuk e meriton dėnimin. Sipas kėtij skenari, si mund tė shpėtohesh ti? Vetėm nė qoftė se krimi qė kėrkon njė jetė njeriu merr jetėn e qengjit dhe ti merr vendin e qengjit jashtė rreshtit.
    Theret i pėrsosuri sepse vetėm i pėrsosuri nuk meriton tė theret!!!
    Ky paradoks merr kuptim vetėm kur kupton qė ka njė qėllim, ka njė arsye: Zoti i gjithėsisė dėshiron tė ndėrhyjė, tė shpėtojė njeriun nga dėnimi i pashmangshėm i mėkatit. Po tė mos ndėrhyjė Zoti njeriu thjesht merr atė qė i takon, dėnimin. Qengji, pra, bėhet kurban pėr njeriun. Njeriu ka bėrė mėkatin qė meriton vdekjen por ėshtė qengji qė merr vdekjen apo mėkatin mbi vete duke i dhėnė njeriut pastėrtinė e tij, me njė qėndrim si ai i nėnės qė i thotė birit, “t’u bėfsha kurban” ose “tė marrsha tė keqen.”
    Qengji, pra, ėshtė zėvendėsuesi qė mund tė dhurojė pėrsosmėrinė e tij, pastėrtinė e tij, kurse ēdo njeri mundet vetėm tė zėvendėsohet me qengjin pėr tė mos marrė dėnimin qė meriton pėr mėkatin, pra, vdekjen. “…Kur dikush …sjell njė sakrificė…ta ēojė …me vullnetin e tij pėrpara Zotit. Do tė vėrė pastaj dorėn e tij mbi kokėn e flisė, qė do tė pranohet NĖ VEND TĖ TIJ, pėr tė shlyer dėnimin NĖ VEND TĖ TIJ” (Levitiku 1;2,3,4).
    Kjo pėrshkruan vetėm anėn teknike tė procesit qė ndodh kur Zoti i fal dėnimin njeriut. Duhet tė mbajmė parasysh se nė mrekullinė e shpėtimit pėrfshihen pendimi dhe realitete tė tjera shpirtėrore qė s’po i diskutojmė kėtu.
    Nga historia e Abrahamit del qartė qė ishte Zoti ai qė siguroi qengjin (dashin) pėr ta zėvendėsuar me birin e Abrahamit. Kurbani nė kėtė rast nuk u bė pėr mėkatin e Abrahamit apo tė birit tė tij, por dukshėm ėshtė simbolika e Zotit qė siguron qengjin e pėrsosur, “…kurban tė rėndėsishėm” siē e quan kurani (Sure 37:107). Nė mbyllje tė kėsaj pike, dua qė tė mbajmė nė mendje pėrgjigjen ndaj pyetjeve qė morėn shkas nga reagimi i birit tė Abrahamit: Cili ėshtė qėllimi i kurbanit? Pse njė qengj i pėrsosur?

    2. Lindja e Jezusit dhe Kurbani...Ne postimin e ardheshem
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  4. #4
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    2. Lindja e Jezusit dhe Kurbani

    2. Lindja e Jezusit dhe Kurbani

    Pika e dytė qė dua tė theksoj ka tė bėje me njė ēėshtje tjetėr qė myslimanėt dhe tė krishterėt e kanė tė pėrbashkėt: lindja e Jezusit. Nė kuran ėshtė e shkruar qė Jezusi u lind pa baba dhe kjo ėshtė njė shenjė pėr ata qė besojnė (Sure Merjeme 19:20,21). Atėherė, qė tė jesh mysliman do tė thotė tė besosh nė lindjen e mrekullueshme nga virgjėresha tė Jezus Krishtit. Kjo, thotė Kurani, ėshtė njė shenjė pėr tė dalluar nėse je besimtar.
    S’kam takuar ende njė mysliman tė vėrtetė qė tė mohojė kėtė, por ama, s’kam takuar as ndonjė mysliman qė i pėrgjigjet pyetjes time:

    “Cili ėshtė qėllimi qė Zoti donte qė tė pėrmbushte me lindjen e Jezuit pa baba, nga njė virgjėreshė?”

    Disa thonė qė ishte thjeshtė pėr tė treguar qė Zoti ėshtė i fuqishėm, por unė mendoj se ata e rrėzojnė vetė kėtė pėrgjigje kur thonė se Zoti e bėri si me Adamin, qė ishte krijuar pa nėnė edhe pa baba, pra, Zoti s’kishte ndonjė gjė tė re pėr tė na treguar nėse Jezusi ėshtė njė krijesė. Sigurisht, qė kjo mrekulli, nuk mund tė ishte as pėr tė bindur njerėzit qė tė besojnė, sepse askush pėrveē Marise (Merjemes) nuk ishte dėshmitar dhe tė gjithė duhet ta pranojnė me besim lindjen pa baba tė Jezusit.

    Pse Jezusi, ndryshe nga gjithė njerėzit e botės u lind nė kėtė mėnyrė?

    Tė jesh profet nuk ke nevojė tė lindesh pa baba. Kurani e konsideron Jezusin njė nga profetėt mė tė shquar qė ringjalli njerėz nga tė vdekurit (Sure 3:49) dhe bėri mrekullitė mė tė mėdha, thekson qė ishte pa mėkat (Sure 19:17,19), flet pėr Tė si fjala e Zotit (Sure 3:45), madje thotė se Jezusi ėshtė me trup sot nė qiell (Sure 4:158) dhe do tė vijė pėr ditėn e gjykimit (Sure 43:61 ), por pėr sa i pėrket lindjes, thjeshtė e pėrshkruan pa dhėnė njė pėrgjigje pėr qėllimin e Zotit nė lindjen e tij pa baba.
    A ka mundėsi qė Jezusi tė jetė lindur pa baba qė tė ishte pa njollėn e mėkatit, (tendenca me tė cilėn lind ēdo njeri qė prej Adamit), qė tė ishte i vetmi njeri plotėsisht i panjollė, i drejtė, plotėsisht i pėrsosur, plotėsisht hyjnor?
    A ka mundėsi qė Jezusi tė jetė qengji i Zotit i simbolizuar nė shekuj si qengji i kurbanit qė u shfaq nė kohėn e caktuar? Nė Bibėl thuhet: “Ja qengji i Zotit qė lan mėkatin e gjithė botės” (Ungjilli Gjoni 1:29). “…pashka jonė qė ėshtė Krishti, u flijua pėr ne” (Letra 1 Korintasve 5:7).
    Tani vijmė nė pikėn kritike, vendin ku kryqėzohen e ndahen gjithė fetė e botės: kryqi i Jezu Krishtit dhe domethėnia e tij.

    3.Kryqi dhe Kurbani...Ne postimin e ardheshem
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  5. #5
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    “Cili ėshtė qėllimi qė Zoti donte qė tė pėrmbushte me lindjen e Jezuit pa baba, nga njė virgjėreshė?”

    Disa thonė qė ishte thjeshtė pėr tė treguar qė Zoti ėshtė i fuqishėm, por unė mendoj se ata e rrėzojnė vetė kėtė pėrgjigje kur thonė se Zoti e bėri si me Adamin, qė ishte krijuar pa nėnė edhe pa baba, pra, Zoti s’kishte ndonjė gjė tė re pėr tė na treguar nėse Jezusi ėshtė njė krijesė. Sigurisht, qė kjo mrekulli, nuk mund tė ishte as pėr tė bindur njerėzit qė tė besojnė, sepse askush pėrveē Marise (Merjemes) nuk ishte dėshmitar dhe tė gjithė duhet ta pranojnė me besim lindjen pa baba tė Jezusit.
    Nga kush e trashėgoi Jezusi kromozomin Y??

    Ky kromozom bartet nga babai tek biri, atėherė Jezusi, a ka pasur kromozom Y, dhe nėse po, nga kush e ka trashėguar?

    Cilit haplogrup mashkullor i takonte Jezusi?

  6. #6
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    3.Kryqi dhe Kurbani

    3.Kryqi dhe Kurbani

    Pika e tretė ka tė bėjė me njė ēėshtje ku myslimanėt dhe tė krishterėt ndahen plotėsisht. Ēuditėrisht kjo ka tė bėjė me ēėshtjen mė tė qartė, qė mund tė analizohet pa hyrė nė debate teologjike: vdekja nė kryq e Jezusit.

    Vdekja e Jezusit nė kryq ėshtė njė ngjarje historike, ajo ose ka ndodhur (siē thonė tė krishterėt) ose nuk ka ndodhur (siē thonė myslimanėt). Ashtu si ēdo ngjarje historike edhe kjo duhet shqyrtuar nė bazė tė dėshmive historike, dėshmitarėve okularė dhe jo nė bazė tė ideve tė paracaktuara apo paragjykimeve. Ndėrmjet dėshmive tė tjera historike, Bibla ėshtė burimi kryesor dhe siē thotė Dr. Clark H. Pinnock, profesor i teologjisė sistematike nė Regent College: ”Nuk ekziston asnjė dokument tjetėr nga bota antike, qė tė jetė vėrtetuar nėpėrmjet kaq shumė dėshmive historike dhe tekstuale kaq tė shkėlqyera dhe qė te ofrojnė njė radhitje tė pakrahasueshme tė tė dhėnave historike mbi tė cilat mund tė merret njė vendim i arsyeshėm. Njeriu i ndershėm nuk mund tė mohojė njė burim tė tillė informacioni. Skepticizmi lidhur me besueshmėrinė historike tė krishterimit bazohet nė paragjykimin irracional (kundėr tė mbinatyrshmes).”

    Myslimanėt nė fakt, besojnė nė tė mbinatyrshmen, ata madje besojnė qė Jezusi ėshtė i gjallė me trup sot nė qiell, siē thotė edhe Bibla.

    Njė arsye e fortė pėr myslimanėt qė ta mohojnė vdekjen e Jezusit nuk ka tė bėjė me fakte historike por me turpin qė pėrfaqėson kryqi. “Zoti s’mund tė lejonte qė Jezusi, profeti i madh, tė ēnderohej dhe mallkohej me njė vdekje tė denjė vetėm pėr kriminelėt nė kryq”- thonė ata. Madje edhe pasuesit e Jezusit, ata qė pėr disa vjet e kishin ndjekur kudo, kishin parė mrekullitė e tij e ishin tė bindur qė ishte Mesia, mendonin nė kėtė mėnyrė sepse nė Bibėl shkruhet: “Nė rast se dikush ka kryer njė krim qė meriton vdekjen dhe ka pėsuar vdekjen, dhe ti e ke varur nė njė dru, kufoma e tij nuk do tė rrijė tėrė natėn mbi pemėn, por do ta varrosėsh po atė ditė sepse ai qė rri varur ėshtė i mallkuar nga Perėndia, dhe ti nuk do ta ndotėsh tokėn qė Zoti, Perėndia yt tė jep si trashėgimi” (Ligji i pėrtėrirė 21: 22-23). Unė njėsohem plotėsisht me ata nė kėtė ndjenjė tė thellė nderimi pėr Jezusin e pastėr pa asnjė njollė, tė dėrguarin e Zotit. Krishti nuk e meritonte tė vdiste. Krishti nuk mėkatoi. Jezusi ishte i vetmi pa mėkat, pa asnjė faj, pa asnjė tė metė. Jezusi ishte i pėrsosur, po, Jezusi nuk e meritonte tė vdiste, sidoqoftė pikėrisht kėtu duket qartė ngjashmėria me qengjin e kurbanit. Qengji ishte pa asnjė tė metė, pa njollė, i pėrsosur. Qengji nuk e meritonte tė vdiste; njeriu, mėkatari po.


    A ka mundėsi qė qėllimi i Zotit pėr Jezusin e ardhur nga lart, i lindur jo nga fara e burrit, tė jetė sigurimi i qengjit pėr kurban pėr mua dhe pėr ty, pėr mėkatarėt?

    A ka mundėsi qė Jezusi vdiq vdekjen time dhe vdekjen tėnde nė kryqin e turpit qė unė dhe ti tė jetojmė nė faljen dhe dashurinė e Zotit?

    Kėtė konkluzion pasuesit e Jezusit nuk e nxorrėn nga debatet teologjike por nga goja e vetė Jezusit qė e panė tė gjallė pas vdekjes dhe varrimit, kur prekėn me dorė vendin e plagėve tė tij pas ringjalljes, kur tė mahnitur hanin peshk rreth zjarrit nė breg tė liqenit me atė qė e kishin qarė tė vdekur pak ditė mė parė, kur para se tė ngjitej nė qiell mu para syve tė tyre u tha : “Kėto janė fjalėt qė unė ju thoja kur isha ende me ju, se duhet tė pėrmbushen tė gjitha gjėrat qė janė shkruar lidhur me mua nė ligjin e Moisiut, nė profetėt dhe psalmet”. Atėherė ua hapi mendjet e tronditura nga vdekja nė kryq, qė ashtu si pėr myslimanėt sot edhe pėr ta nėnkuptonte mallkim, qė tė kuptonin Shkrimet duke u thėnė: “Kėshtu ėshtė shkruar dhe kėshtu ishte e nevojshme qė Krishti tė vuante dhe tė ringjallej sė vdekuri ditėn e tretė dhe qė nė emėr tė tij tė predikohet pendimi dhe falja e mėkateve ndėr tė gjithė popujt…ju jeni dėshmitarėt e kėtyre gjėrave”(Luka 24:44-48).

    Ne nuk mund tė imagjinojmė dot qė kjo tė ketė ndodhur. Nuk mund tė imagjinojmė njė dashuri tė tillė pėr ne, qė tė bėnte Jezusin e pėrsosur tė varej nė kryq. Historia e Abrahamit (kur merr me mend agoninė e atit qė sakrifikon birin pėr hatėr tė dikujt tjetėr) mund tė shėrbejė edhe si simbolikė e dashurisė sė Zotit. Kryqėzimi i Jezusit ndodhi ”Sepse Zoti aq shumė e deshi botėn sa dha Birin e tij qė kushdo qė beson nė Atė tė mos humbė por tė ketė jetėn e pėrjetshme” (Ungjilli sipas Gjonit 3:16).

    Abrahami me siguri ka qenė gati tė vdiste vetė para se tė linte tė birin tė vdiste. Ashtu edhe Ati Perėndi e siguroi vetė gjakun qė duhej tė derdhej pėr ne, Ai sakrifikoi nga vetja e Tij kur lejoi Jezus Krishtin tė vdiste nė kryq pėr njerėzit. Ai nuk ia hodhi dėnimin dikujt tjetėr, por pagoi nga vetja sepse Bibla e thotė qartė qė Ati dhe Biri janė nje (Gjoni 10:30), Ati ėshtė nė Birin dhe Biri ėshtė nė Atin (Gjoni 10:38, ), “Ati qėndron nė mua, ėshtė Ai qė i bėn veprat,” -thotė Jezusi (Gjoni 14:10).

    Nė tė njėjtėn kohė kemi Jezusin qė thotė gjithashtu: “Prandaj Ati mė do, sepse unė e lė jetėn time…askush nuk mund tė ma heqė, por e lė nga vetja…”(Gjoni 10:17-18). Duke bėrė vullnetin e Atit Jezus Krishti bėn edhe vullnetin e Tij, Ai e dha jetėn nė kryq vullnetarisht. “Vėshtirė nė fakt, tė vdesė dikush pėr njė njeri tė drejtė, por mbase ndonjė edhe do tė vdiste pėr njė njeri tė mirė. Ama, Zoti e tregon dashurinė e Tij ndaj nesh nė atė qė kur ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne” (Romakėt 5:7,8).

    ”Zoti ėshtė dashuri,” -thotė Bibla. Nuk mund tė presim njė dashuri tė tillė nga dikush qė nuk e njihnim e nuk e nderonim, por Zoti ėshtė mahnitės. Askush nuk mund ta kuptojė njė dashuri tė tillė, por nga ana tjetėr ne nuk pritet qė tė kuptojmė gjithēka. Ajo qė ka rėndėsi tė kuptohet ėshtė se nė lidhje me pyetjen “Kush eshte Jezusi?” ēdo njeri pėrcakton destinacionin e jetės sė tij. Nuk ka pozicion tė ndėrmjetėm. Nėqoftėse Zoti ka bėrė njė kurban pėr ty, qė ėshtė e vetmja shpresė shpėtimi (Jezusi - qengji), atėherė ka vetėm dy pozicione qė pėrcaktohen nga njė pėrgjigje pėr pyetjen:

    Do ta pranosh kurbanin qė Perėndia bėri pėr ty?” ...Ne postimin e ardheshem
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  7. #7
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Nga kush e trashėgoi Jezusi kromozomin Y??

    Ky kromozom bartet nga babai tek biri, atėherė Jezusi, a ka pasur kromozom Y, dhe nėse po, nga kush e ka trashėguar?

    Cilit haplogrup mashkullor i takonte Jezusi?
    Pershendetje alibaba,

    Nese Jesusi eshte ai qe tha se eshte atehere pergjigjen e pyetjes e gjen brenda Tij.

    Nga e more ti kromozomin Y? Do thuash nga babai yt. Po babai yt nga e mori? Do thuash nga gjyshi. Po gjyshi...dhe ne fund kromozomin Y e gjejm tek Ai qe krijoj njeriun.

    Por le te mos dalim nga tema.

    Falemnderit,
    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  8. #8
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    “Do ta pranosh kurbanin qė Perėndia bėri pėr ty?”

    “Do ta pranosh kurbanin qė Perėndia bėri pėr ty?”

    Nėse thua “po” do tė thotė se ti pranon dhe beson nė Jezusin si qengjin e Zotit qė merr dėnimin pėr mėkatin tėnd. Ēdo pėrgjigje tjetėr, tė le ty nė pozicionin e atij qė do tė vuajė vetė dėnimin e tmerrshėm.

    Unė u pėrpoqa tė tregoj si merr pėrgjigje pyetja pėr kuptimin e lindjes dhe vdekjes sė Jezusit nė lidhje me kuptimin e kurbanit nė dritėn e Biblės, e vetmja pėrgjigje e plotė qė kam gjetur. Ju lutem mbani parasysh qė kėtu jemi marrė kryesisht me aspektin konkret tė natyrės njerėzore tė Jezus Krishtit (Jezusi-njeri) e cila ėshtė e pashkėputshme nga natyra e Tij hyjnore (Jezusi-Zot) qė nė kėtė artikull vetėm ėshtė nėnkuptuar.

    Koncepti i kurbanit, lindja nga virgjėresha, dhe vdekja e Jezusit nė kryq kanė njė domethėnie, nuk janė rastėsi. Po kėshtu, edhe ringjallja e Jezusit, egzistenca e Tij me trup sot nė qiell, nuk ėshtė thjesht njė histori pėr t’u mahnitur si me njė pėrrallė por ka njė qėllim: atė tė dhėnies sė njė cilėsie jete tė re tė gjithė atyre qė besojnė. “Atyre qė e pranuan dhe i besuan, u dha tė drejtėn tė bėhen fėmijė tė Zotit, atyre qė besojnė nė emrin e Tij” (Gjoni 1:12). E gjitha kjo vjen nga dora e mėshirshme e Zotit gjithėdashės. Ata nuk bėhen fėmijė tė Zotit thjeshtė duke u lindur nė kėtė botė, pra as nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por lindur nga Zoti “me besim” (shih ungjillin Gjoni 1:12,13 dhe 3:1-8 ). “Jeni shpenguar nga mėnyra e kotė e trashėguar nga etėrit jo me anė gjėrash qė prishen si argjendi ose ari por me gjakun e ēmuar tė Krishtit si tė qengjit tė patėmetė dhe tė panjollė tė paranjohur pėrpara krijimi tė botės pėr t’u shfaqur kohėt e fundit pėr ju” (Letra e parė e Pjetrit 1:18-20).

    Nė Bibėl gjithashtu thuhet se “Nė fakt NJĖ ėshtė Zoti, dhe njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi midis Zotit dhe njerėzve: Krishti Jezus njeri i cili e dha veten si ēmim pėr tė gjithė …nė kohėn e caktuar” (1 Timoteut 2:5,6). “Dhe nė asnjė tjetėr nuk ka shpėtim sepse nuk ka asnjė emėr tjetėr nėn qiell qė u ėshtė dhėnė njerėzve me anė tė tė cilit ata shpėtohen” (Veprat 4:12). Jezusi i ringjallur thotė: ”Unė qėndroj para derės dhe trokas, unė do tė hyj tek ai qė e dėgjon zėrin Tim dhe e hap derėn,“ (Apokalipsi 3:20). “Gjoni e pa Jezusin …dhe tha: “Ja qengji i Zotit qė heq mėkatin e botės” (Ungjilli Gjoni 1:29).



    Bibla thotė – Jezus Krishti ėshtė qengji i kurbanit pėr gjithė njerėzit. Po ti si thua?




    Shkruar nga YLLI HYSEN DOCI
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  9. #9
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nga e more ti kromozomin Y? Do thuash nga babai yt. Po babai yt nga e mori? Do thuash nga gjyshi. Po gjyshi...dhe ne fund kromozomin Y e gjejm tek Ai qe krijoj njeriun.
    Ok, mundėsisht le tė hapin moderatorėt temė tjetėr, duke i bartur postimet aty.

    Po Jezusi nuk kishte baba?? Kėtu ėshtė ēėshtja.

  10. #10
    TENIOLTENI Maska e teniolteni
    Anėtarėsuar
    01-05-2004
    Vendndodhja
    Albania/Tirana
    Postime
    45
    Nuk mund ta kuptosh dot thelbin e mesazhit ju "Alibaba40 Hajdute" sepse Fryma e Shenjete, do te perulesh fillimisht, ndersa ti krenohesh dhe ne nje fare menyre po pyet Zotin ti se si u krijove Ai, nga ky kromozon apo nga ai kromozon "X" ? Prandaj dhe Ju dhe te tjeret nuk kuptoni thelbin e kesaj mbrekullie, sepse po nuk ta beri te ditur Biri i Perendise dhe Fryma e Shenjte, ti dhe te tjeret jeni te Botes dhe jo nje Biri i tij!!!
    Eshte shume e thjeshte, ti gjiothmone do te ngresh pikpyetje, sepse je kryelarte, perulu nqs do te shpetohesh?????

    Te pershendes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga teniolteni : 10-12-2008 mė 05:54

Tema tė Ngjashme

  1. Qengji mes nesh?
    Nga buki19 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 15:21
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •