Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    bir i Perendise se gjalle Maska e barElohim
    Anëtarësuar
    30-06-2007
    Vendndodhja
    per castin shtegtar ne toke
    Postime
    15

    Arrow Njihni profeci Biblike të cilat janë realizuar?

    Shume njerez jane perpjekur dhe perpiqen te vene ne dyshim Biblen.
    Kjo eshte nje e drejte qe u jepet te gjitheve, por mendoj se egzistojne fakte
    qe mund te ndihmojne cdo njeri qe kerkon sinqerisht te mesoje te verteten.

    Nje prej ketyre fakteve eshte realizimi i nje sere profetsish qe permblidhen ne librin e Bibles. Realizimi i ketyre profetsive shpeshhere ka distance nga shpallja e tyre me qindra vjet.

    Nese dikush prej te krishtereve qe vizitojne kete forum njeh dicka per keto profetsi eshte i mirepritur te marre pjese ne kete teme.


    faleminderit!

  2. #2
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Ndoshta do të duhej të ishe pak më konkret në kërkesën tënde. Flasim për profeci të Dhiatës së Vjetër apo të Dhiatës se Re?


    Nëse ke material lidhur me realizimin e profecive Biblike, mund ta sjellësh.




    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #3
    bir i Perendise se gjalle Maska e barElohim
    Anëtarësuar
    30-06-2007
    Vendndodhja
    per castin shtegtar ne toke
    Postime
    15
    Per Dhjaten e Vjeter te realizura edhe ne Dhjaten e Re.

  4. #4
    bir i Perendise se gjalle Maska e barElohim
    Anëtarësuar
    30-06-2007
    Vendndodhja
    per castin shtegtar ne toke
    Postime
    15
    Pershendetje!

    Do te doja paraprakisht te kerkoja te falur per dy gjera:

    E para se ndoshta hapa ne forum nje teme qe e keni konsumuar me pare.
    Dhe e dyta se profecia qe do ju parashtroj eshte pak e gjate, apo mjaft e gjate.

    Arsyeja qe po e sjell para jush eshte se me ka mahnitur me saktesine e plotesimit te saj.
    Merrni ne dore Biblen dhe le te fillojme 2Pjet 1:19


    Danieli 9:24-27

    Pse eshte e rendesishme kjo profetsi?

    1. Na jepet koha e sakte e shfaqjes se Jezus Krishtit ne skenen e botes sone.

    2. Na zbulon dy prej grupeve te viteve profetike (7+62) dhe keto te ndara nga
    njera tjera dhe per me teper num. 7 eshte perpara num. 62.

    3. Na tregon se pas 62 javeve Krishti do te vdese
    "Mesia do te vritet" Dan 9:26

    4. Na tregon se keto fillojne te ndodhin pas dhenies se nje "urdheri" te caktuar
    qe ka lidhje me ndertimin e Jerusalemit, i cili ne kohen e dhenies se profecise
    gjendet i shkaterruar.


    Qe te kuptojme keto kater pika dhe te ecim me teper ne kerkimin tone historik per sa i perket, nese ndodhen, kur ndodhen keto ngjarje etj. duhet te sqarojme dy gjera akoma:
    a) Cdo te thote fraza "70 jave"?
    b)Cili eshte "urdheri" per te cilin behet fjale dhe nese u dha kur u dha?


    vazhdon...

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga barElohim Lexo Postimin
    Danieli 9:24-27

    Pse eshte e rendesishme kjo profetsi?

    1. Na jepet koha e sakte e shfaqjes se Jezus Krishtit ne skenen e botes sone.
    Po, po.. Shko pyet njehere te zotet e punes, ata qe e shkruan (Evrejt) dhe ta shohim sa perputhet interpretimi yt me ate te tyrin.

    Dje po lexoja nje leter nga Moses Maimonides, komentator i shkelqyer i Torah (ca shek 12), dhe sa here qe permendte JK-in thoshte "ju befshin eshtrat pluhur".
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Është shumë i njohur qëndrimi i hebrenjve ndaj Jezu Krishtit dhe nuk më habit qëndrimi i këtij ''interpretuesi të shkëlqyer''. Nëse ai do të ishte i tillë do të kuptonte shumë më tepër nga Tora se sa të shprehte atë fjalë. Pamendësia e hebrenjve i çoi ata në mërgim për rreth 2000 vjet (pak a shumë).



    Por e lemë këtë çështje dhe le të ngelemi brenda temës.


    Faleminderit.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  7. #7
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    Është shumë i njohur qëndrimi i hebrenjve ndaj Jezu Krishtit dhe nuk më habit qëndrimi i këtij ''interpretuesi të shkëlqyer''. Nëse ai do të ishte i tillë do të kuptonte shumë më tepër nga Tora se sa të shprehte atë fjalë.
    Per bese nuk guxon kush ti beje balle Moisi Majmonides per interpretim korrekt dhe KOHERENT.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #8
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    nje nga profecite eshte qe do te shfaqen mbas 2000 vjetesh semundje vdekje prurese nga ana seksuale !!! pra e kishte fjalen per kohen qe jemi sot edhe per aids edhe per ndonje semundje tjeter !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  9. #9
    bir i Perendise se gjalle Maska e barElohim
    Anëtarësuar
    30-06-2007
    Vendndodhja
    per castin shtegtar ne toke
    Postime
    15
    Pershendetje!
    Me mire vone sesa kurre!
    Vazhdim...

    Fraza "70 jave"
    A. C'mund te na thote kjo fraze? Behet fjale per 70 jave ditesh apo jave vitesh?
    Nje nga rregullat baze ne studimin e Bibles eshte:
    Bibla shpjegon vetveten.
    Ose me fjale te tjera :
    Egzistojne ne Bibel pjese, qe kane nje kuptim, dhe pjese te tjera qe kane me shume se nje kuptim. Kjo do te thote se ne pjese me shume kuptime do te duhet te kerkojme me teper informacion brenda Bibles qe te qartesohemi dhe te drejtohemi tek kuptimi i vertete.
    Ky kontroll mund te behet, dhe duhet te behet.

    Disa komentues kane dale ne perfundimin se ne gjuhen Biblike "dita" perfaqeson nje vit.
    Eshte teoria e njohur dite=vit.
    Ndermjet ketyre komentuesve jane edhe "Adhuruesit e dites se shtate" si dhe "Roselitet" te njohur kohet e fundit me emrin "Deshmimtaret e Jehovait".
    Ndoshta bazohen tek Jez.4:6 por kjo nuk qendron sepse:
    - Danieli nuk permend dite.
    - Ky krahasim qe behet ne kete varg eshte per nje arsye konkrete dhe te vecante.
    Ky mendim si nje rregull i pergjithshem shpjegues eshte antibiblik dhe keshtu i gabuar.
    Le te shohim c'thote Bibla per kete.

    Ne rastin tone te "70 javeve" kemi njoftimin Biblik se pjesa e dyte e javes se fundit na jepet si 3.5 vjet ose 1260 dite (Zbu. 11:3, 12:6). Gjithashtu kjo periudhe kohe eshte e barabarte me 42 muaj. (Zbu. 11:3). Pra nese teoria e mesiperme "dite=vit" do te ishte e sakte atehere do te kishim: 69.5 jave x 7 = 486.5 vjet
    Kurse gjysma e javes qe pame se eshte 1260 dite do te dilte 1260 vjet, pra tre here me e madhe afersisht se 69.5 jave gje kjo qe eshte pa vend.

    Si do te gjejme kuptimin e vertete?
    Bibla do te na jape vete pergjigje. Dhe ja se si:

    1.Per fjalen jave ne hebraisht perdoret fjale "sabua" qe do te thote shtateshe. Pra fraza e Danielit "70 jave" do te thote "70 shtateshe"

    2. Kalendari hebraik njihte si shtatshet e diteve (Krijimi: Zan 1: 5,8,13,19,23,31; 2:2-3), shtatshet e javeve (Lev 23:15-16), shtateshet e muajve (Lev 23:27-28, 34-36) si edhe ate te viteve (Lev 25:3-4). Madje java Biblike e vjeteve ishte shume e njohur per Hebrenjte.
    Izraeliti duhej te shfrytezonte token per 6 vjet. Vitin e 7 vecse duhej ta linte ate djerre. Ky vit ishte e shtuna e clodhjes se tokes.

    3. Me baze kete "jave vitesh" Ne Dhjaten e Vjeter takojme edhe shembuj te tjere.
    P.sh. Jubileu. "Shtate jave vitesh" pra 49 vjet (Lev 25:8-19).

    4. Profetesia e Danielit vjen nga vendi i internimit te Hebrenjve qe zgjati 70 vjet. Dhe kjo ndodhi sepse kishin shkelur urdhrin e Perendise. (Lev 26:33-35; 2Kron.36:20-21)

    5.Se fundmi nuk do te kishte asnje kuptim nese javet tek Danieli do te ishin jave ditesh

    Perfundimisht te dhenat e mesiperme na drejtojne ne pefundimin se "70 shtateshet" jane shtateshe vitesh d.m.th (70x7=490 vjet)

    Vazhdon....

  10. #10
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Mirë se erdhe përsëri. Megjithëse që nga koha që ke hapur këtë temë askush nuk ka sjellë asnjë profeci, qoftë kjo për arsye kohe apo për një shkak tjetër, do ishte me interes të shihnim postimet e mëtejshme dhe të analizonim ato që shkruan.

    Zoti të bekoftë,


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

Tema të Ngjashme

  1. Gabimet biblike ne analizen teologjike dhe shkencore
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-10-2009, 21:07
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Medicina Hyjnore
    Nga salihaj në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 18:39
  4. Asambleja Biblike
    Nga Acts17:11 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 08:52
  5. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •