Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Mbushen hidrocentralet, përmbyten qytete e mëdha

    Nëse reshjet vazhdojnë do të përmbyten disa komuna të Shkodrës dhe Kukësit

    HC, specialistët lajmërojnë hapjen e digave

    Tmerrohen banorët:Do të shkatërrohemi. Drejtuesit: S’kemi zgjidhje tjetër

    SHKODER- Situata në zonën e Shkodrës është bërë alarmante nga të dhënat e prurjeve në hidrocentralet e ngritura mbi lumin Drin. Kjo prurje bëhet më problematike kur mendohet se në rast të mosrënieve të nivelit të reshjeve, atëherë hidrocentralet që ndodhen në këtë kaskadë do të detyrohen të hapin portat dhe të lëshojnë sasi të mëdha uji, çka do të sillte një katastrofë jo vetëm për zonat rurale periferike të Shkodrës, por edhe të vetë qytetit.

    Në pritje të katastrofës...

    Banorët e zonave, Hajmel, Mnelë, Bërdicë, Bahçallëk, Kuç, etj. kërkojnë që hidrocentralet të mos lëshojnë ujë nëpërmjet hapjes së portave, pasi u rrezikohet jeta e familjeve të tyre pa përmendur këtu banesat. Mbajtja mbyllur e portave të hidrocentraleve do të thoshte shkatërrim të digave të tyre dhe në vijimësi një katastrofë të vërtetë të sektorit hidroenergjetik. Specialistët e hidrocentraleve në lumin Drin u kanë bërë të ditur shtabeve të emergjencës së prefekturave përkatëse si të Shkodrës, ashtu edhe të Kukësit se në rast të shtimit të reshjeve, atëherë hidrocentralet do të jenë të detyruar të manovrojnë nëpërmjet portave më qëllim ruajtjen e digave të tyre. Në rast se do të ndodhë ky fenomen atëherë rreziku i përmbytjeve do të jetë jashtëzakonisht i madh si në sipërfaqet e mëdha të tokave bujqësore, ashtu dhe në banesat e zonës së ultësirës së nën-Shkodrës dhe të lagjeve në pjesën lindore të qytetit të Shkodrës. Në këtë hidrocentral janë në eficiencë të plotë 4 turbinat, ndaj po punohet me kapacitet maksimal me qëllim menaxhimin e situatës. Kjo mënyrë manovrimi po bëhet jo vetëm për shpëtimin e zonave të Shkodrës nga përmbytjet, por edhe për mos humbjen e energjisë elektrike që shkon dëm në rast të hapjes së portave. Burimet nga hidrocentralet shprehen se kuota maksimale është 76 metra, ndërsa aktualisht niveli i ujit ka arritur në kuotat e 75 metër e 26 centimetër. Nga ky hidrocentral shkarkohen aktualisht vetëm 400 metër kub për sekondë ujë për prodhim energjie që sipas specialistëve nuk rrezikon përmbytjen, ndërkohë që prurjet janë 770 metra kub për sekondë. Përfaqësuesi i hidrocentralit të Vaut të Dejës Kolec Gjeluci e ka bërë të qartë situatën edhe në prefekturën e qarkut të Shkodrës. Ndërkohë të burimet shprehen se niveli i Fierzës ka arritur në kuotat e 269.6 metra, ndërsa prurje në 700 metra kub për sekondë. Në hidrocentralin e Komanit të dhënat flasin për një nivel prej 172.8 metra. Në këtë HC prurjet llogariten në 1300 metra kub për sekondë. Por vazhdimi i rënies së reshjeve të pandërprera të shiut, por edhe të dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në zona të ndryshme të qarkut të Shkodrës. Është konstatuar se janë disa mijëra hektarë tokë bujqësore në zonat fushore të Shkodrës, ndërkohë që janë bllokuar dhe mjaft familje nga përmbytjet si pasojë e shiut. Nga verifikimet e bëra dhe ankimimet e banorëve, shumica e fushave të ultësirës perëndimore të Shkodrës është zhytur në ujërat e lumenjve duke shkaktuar fillimisht shkatërrimin e rreth 3 mijë ha tokë me të mbjella.

    Virtyt Abdyli

    Të fundosur shtëpi e lokale

    Përmbytja, shtabi reagon pas protestave

    DURRES- Protestat e dhjetëra familjeve në Durrës, shtëpitë e të cilëve janë mbytur nga reshjet e shiut, kanë shtyrë Shtabin e Emergjencave Civile pranë prefekturës të reagojë. Ditën e mërkurë, por edhe dje kreu i këtij shtabi Artur Lekbello ka mohuar se në terren ka probleme. Por dje në zyrën e Klodian Pajunit kanë hyrë gjatë gjithë ditës shumë grupe qytetarësh. Në Kënetë, Shkozet, Plazh, Porto Romano që prej dy ditësh ka shtëpi e lokale të përmbytura dhe dje një pjesë e tyre janë bërë objekt i vizitës së prefektit fill pas ankesave qytetare. Por edhe pas 48 orë gjendje të pazakontë në qarkun e Durrësit dhe kryesisht në Durrës e Fushë-Krujë prefektura nuk ka dalë me asnjë lloj deklarate për dëmet e shkaktuara. Kanali i madh që përshkon Plazhin nga Plepat dhe vijon përgjatë stacionit të vjetër të trenit nuk qarkullon ujin ngase në afërsi të Urës së Dajlanit, por jo vetëm aty ka ndërtime mbi të duke fundosur dhjetëra shtëpi në ujë. E pandryshuar është gjendja në Shkozet nën kodrën e Rrashbullit, NISH Tulla, Kënetë dhe Porto Romano.

    Xh. Gradica

    Pa energji dhe pa rrugë

    Vlorë, ende “të qullura” 200 shtëpi

    VLORE- Rreth 200 shtëpi në qytet ende kanë ujë në shtëpitë e tyre kryesisht në lagjen “24 Maj” ose “Kume”, “1 Maj” ose “Cole”, “10 Korriku” dhe “Kushtrimi”. Probleme më të mëdha kanë pasur disa banesa të lagjes “24 maji” ku është përzierë uji i shiut të rënë me ujërat e zeza. Kryetarja e komunës së Horr Vranishtit, Fatbardha Kapaj, që ka biseduar me vetë prefektin për situatën e krijuar në fshatrat e komunës në Vranisht, Tërbac e në Kuc dhe ka marrë premtimin se do të ndihmohet. Ndërkohë që ndonëse premtimi i prefektit ka qenë se të paktën energjia nuk do të mungojë në qytet, në shumë zona të qytetit ajo ka munguar. Akset pranë portit, te Albano dhe Romina, shkolla “24 Maji”, “Marigo Posjo”, “Halim Xhelo” kanë qenë të zaptuara nga uji. Problematike janë edhe akset që kalojnë në zonat rurale. Më kritike ka qenë gjendja për banorët e lagjeve “1 Maji” dhe “24 Maji”, te pallatet dykatësh dhe pallatet 5-katësh, ku uji ka mbuluar gjithë sipërfaqen në atë zonë. Ndërkohë sërish një rol përkeqësues kanë luajtur dhe kanalet e ujërave të larta, të cilat evidentohen si një ndër shkaqet e përmbytjes.


    Dh. Spiro

    Shtabi i Emergjencës “ngre duart lart”. Shirat krijojnë kaos në të gjithë qarkun

    Berat, përmbyten 54 shtëpi dhe izolohen pa rrugë e drita mijëra banorë

    BERAT – Shirat e rënë 48 orë më parë si dhe furtuna që ka shoqëruar këtë intensitet reshjesh, në të gjithë qarkun e Beratit kanë vënë në rrezik dhjetëra rrugë, lokale dhe nacionale, qindra shtëpi banimi, qindra ha tokë të përmbytura, ndërsa rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar rrugët nacionale Berat-Skrapar si dhe rrugët që lidhin fshatrat me qendrat e komunave dhe rrethet përkatëse të qarkut. Nga ana tjetër furtuna që ka shoqëruar në këto 48 orë reshjet ka bërë që dhjetëra fshatra të rrethit të Skraparit dhe të Beratit të ngelen pa energji elektrike. Situata kaotike e krijuar 48 orët e fundit ka bërë që në prefekturën e Beratit nën drejtimin e prefektit të këtij qarku, Thoma Rumnici, të mblidhet Shtabi i Emergjencave dhe të merret me menaxhimin e situatës. Që në fakt intensiteti i rënies të reshjeve ka bërë që edhe Shtabi i Emergjencave të ngrejë duart lart. Askush nuk mundet të bëjë punë në këtë lloj situate të krijuar, pasi nga intensiteti i reshjeve është krijuar një situatë kaotike. Gjithsesi askush nuk ka qëndruar duar kryq, në dimë të hapjes së rrugëve janë thirrur fadromat dhe mjetet e tjera të ndërmarrjes, Bordi Kullimi të qarkut të Beratit, ndërsa në ndihmë të familjeve të përmbytura kanë mbërritur edhe pompat thithëse që kanë në dispozicion reparti i zjarrfikësve. Gjendja më kaotike është krijuar në disa familje në banesa private dhe të përdhese në dy lagjet, në periferi të lagjes “30 vjetori” si dhe në lagjen “Çlirim”, në të dy këto lagje janë përmbytur më shume se 60 shtëpi, por që deri tani janë të evidentuara 54 shtëpi. Po në lagjen “30 vjetori” në periferi të tij nga lumi Osum janë vënë në rrezik ndërmarrja “Gjelbërimi” si dhe disa shtëpi banimi. Po në të dy anët e brigjeve të lumenjve Osum dhe Devoll janë vënë në rrezik rreth 200 shtëpi banimi kryesisht në fshatrat Bilcë, Morave, Arrëzë, Banaj, Sheq-gajd, Starovë Remanicë, Kozare, Ferras Vërtop etj. Po në këto fshatra janë përmbytur nga shirat edhe mbi 100 ha tokë me të mbjellat e stinës dhe pemë frutore. Intensiteti i shirave ka bërë që të krijohen edhe rrëshqitje të masive me dherave ku dhe kanë krijuar bllokimin e rrugëve në disa fshatra të komunave të rrethit të Skraparit dhe të Beratit. Po kështu rrëshqitja e dherave ka vënë në rrezik godinën e komunës Cukalat. Ndërsa reshjet kanë vënë në rrezik shembje edhe shkollën e 9-vjeçare të fshatit Hingë.

    Burimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 06-12-2008 më 09:40

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk kane pse shqetsohen zyrtaret pse u jan permbytur shtepijat katundarhanes e cila muarr trojet e tokat neper fshatrat e tyre.. e pastaj ju sulen periferive te qyteteve te medha pa pyetur shtetin..

    shteti duhet tu dal zot atyre qe cdo hap qe hedhin ..pyesin shtetin..
    pejk..

  3. #3
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuk kane pse shqetsohen zyrtaret pse u jan permbytur shtepijat katundarhanes e cila muarr trojet e tokat neper fshatrat e tyre.. e pastaj ju sulen periferive te qyteteve te medha pa pyetur shtetin..

    shteti duhet tu dal zot atyre qe cdo hap qe hedhin ..pyesin shtetin..
    pejk..

    Wow sa paska perparu shkollimi ne qytete, nqoftese qyteti te ban si ty ateher une preferoj te rri katunar tan jeten.

    Mos harro se qa ban katunari e han qytetari

Tema të Ngjashme

  1. Ne ke film ju mbushen syte me lot ?????
    Nga DINA në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 04:30
  2. Fier, përmbyten 100 shtëpi në qytet
    Nga Drini_i_Zi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 06:55
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Epidami dhe Dyrrahu, qytete ilire
    Nga Albo në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 16:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •