Kosovë, KFOR: Bomba shpërtheu në një veturë-kurth
Shperthim në Prishtinë
PRISHTINE (14 Dhjetor) - Shpërthimi i djeshëm i një bombe të vendosur në një veturë, në qendër të Prishtinës, shkaktoi rreth 30 të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë etnikë, duke dëmtuar njëkohësisht edhe disa dyqane dhe ndërtesa, njoftoi një funksionar i NATO-s. "Një veturë-kurth mori zjarr dhe më pas edhe shumë të tjera, që ndodheshin afër me të", shpjegoi funksionari i Forcës Shumëkobëshe të Paqes së NATO-s për Kosovën (KFOR). Zëdhënës i policisë së OKB-së, Berri Fleçer saktësoi se 32 vetë u shtruan për kurim në spitalin e Prishtinës. "Gjithsej janë shtruar 32 persona. Nëntë prej tyre janë të plagosur rëndë, por janë jashtë rrezikut për jetën", tha ai. Shpërthimi ndodhi pas orës 21:00 në një lagjen "Dardania", një nga lagjet më të populluara të mbrëmjes në Prishtinë. Asnjë e dhënë nuk është bërë e ditur mbi motivet e mundshme të atentatit, hetimet për të cilin filluan menjëherë. "Tani për tani nuk kemi asnjë të dyshuar apo fakt, por ne po punojmë në këtë drejtim. Ekspertiza mund të zgjasë edhe gjatë ditës së sotme", tha zëdhënësi i policies. dxh/mr (AFP/BalkanWeb
-----------------------------
--------------------------------
PRISHTINE, 13 dhjetor - Sot në mbrëmje, rresh orës 21.30 në lagjen Dardania në Prishtinë, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të Restorant "Noti"-t, te sheshi "Bill Klinton". Sipas infomacioneve të para të RTV21, bëhet fjalë për shpërthimin e një autobombe. Me këtë rast janë lënduar mbi 30 persona. Ndërkaq nuk ka informacione për të vdekur. Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Janë shkatërruar dhjetëra vetura dhe disa kafene dhe restorante në afërsi të vendit të ngjarjes.
Nga 32 të lënduar, 7 prej tyre kanë mbetur të shtruar në Qendrën e Emergjencës në Prishtinë, ndërsa të tjerët, pas dhënies së ndihmës së parë janë lëshuar për në shtëpi. Nuk ka të vdekur. Të lënduarit nuk janë në rezik për jetën. RTV21 mori vesh se janë lënduar:
Ahmet Fllovia,
Naser Ramadani,
Sahit Rexha,
Valbon Krasniqi,
Xhevahire Xhemajli,
Ilirana Krasniqi,
Arjeta Kajtazi,
Idriz Rakovica,
Dren Bunjaku,
Berat Zekolli,
Xhevdet Peci,
Driton Emini,
Ekrem Leci,
Sali Sekiraça,
Atdhe Selimi,
Mahmut Maxhuni,
Nazmi Rexhepi,
Skënder Jashari,
Afrim Kalaja,
Mentor Sopa,
Bilall Selimi,
Skender Jashari,
Abaz Ismaili,
Ardi Selimi,
Gent Jashari, Nehbi Bica,
Basri Berisha,
Arben Hasani,
Jakup Xhema,
Shukri Maxhuni
dhe një person i paidentifikuar.
Pak pas shpërthimit, kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi shkoi në qendrën emergjente të kryeqytetit, ku u njoh me gjendjen e të lënduarve. Të lënduarit i vizitoi edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri.
Ky incident ndodh pikërisht vetëm pak orë përpara se në Prishtinë të vijë një delegacion shumëantarësh me ambasadorë të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i vizitës së tyre është që të njihen për së afërmi me gjendjen e tanishme në Kosovë, pasi që në bazë të Rezolutës 1244, Kosova administrohet nga OKB-ja.
------------------------------------
---------------------------------------
Rexhepi: Mund të imagjinohet se kush është i interesuar ta destabilizojë Kosovën
Prishtinë, 14 dhjetor (Kosovapress) Time: 11:14
Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili mbrëmë ka vizituar, në QKU, të lënduarit që kanë pësuar nga shpërthimi i mbrëmshëm në lagjen “Dardania” të Prishtinës, aktin e ka quajtur terrorist, pavarësisht se kush e ka kryer atë.
-------------------------
----------------------------
Oj sharki e lehte si era , ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt