Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 82
  1. #51
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Promovohet vaji i ullirit “Made in Albania”
    » Vendosur: 09/05/2009 - 08:13


    Shoqata Shqiptare e Vajit të Ullirit u dorëzoi sot çmime fituesve të konkursit vjetor kombëtar për vajin e ullirit me mbështetjen e USAID në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Gastronomisë “Balkan Modus Nutriendi” i organizuar nga shoqëria Klik Ekspo Group tek Hotel Rogner. Çmimin e parë e fitoi kompania “Shkalla”. Njëzet e dy prodhuesit më të mirë shqiptarë të vajit të ullirit konkurruan për tre kategori të vajit të ullirit ekstra i virgjër. Gjatë ceremonisë John Brannaman, Zv.Drejtor i Misionit të USAID-it për Shqipërinë dhe Ndoc Fasllia, Zv. Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, i dorëzuan çmimet fituesve. “Për të katërtin vit me radhë, Shqipëria po nderon prodhuesit më të mirë të vajit të ullirit,” tha Zv. Drejtori i Misionit të USAID-it, John Brannaman. “Me 22 firma pjesëmarrëse në konkursin e këtij viti, ne shohim një rritje të ndërgjegjësimit dhe një vlerësim për cilësinë që reflektojnë punën e madhe të bërë nga fermerët, përpunuesit dhe konsumatorët shqiptarë”. USAID prezantoi për herë të parë konkursin kombëtar të vajit të ullirit në 2001 dhe që nga ajo kohë ka trajnuar dhe mbështetur panelin e testuesve si dhe ka sponsorizuar organizimin e konkursit vjetor të vajit të ullirit. Teknologji të reja prodhimi dhe strategji efektive marketingun, që përfshijnë markimin i kanë mundësuar prodhuesit e vajit të ullirit, që të synojnë për tregje të segmenteve të larta për vajin e ullirit ekstra të virgjër cilësor. Sipas Brannaman, ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e cilësisë është thelbësor për krijimin e një zinxhiri efecient dhe fitimprurës, gjë që do të mbështesë rritjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, do të krijojë punësim dhe do të reduktojë varfërinë në Shqipëri. “Tradita e re e konkursit të vajit të ullirit e krijuar nga USAID është thelbësore për përparimin e këtij sektori”, tha Zv. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. “Kjo i jep prodhuesve një nxitje për të rritur cilësinë e produktit dhe për të përmirësuar marketingun”. Vaji i ullirit ekstra i virgjër i prodhuar në Shqipëri ka potencialin për të qenë tepër konkurrues në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Me përmirësimin e njohjes dhe markim më efektiv, prodhuesit e vajit të ullirit mund të depërtojnë në më shumë tregje dhe te vendosin kanale të veçanta për produktet e tyre me cilësi të lartë. Me mbështetje nga USAID, disa agrobiznese shqiptare lançuan një markë të re kombëtare për të promovuar produktet ushqimore dhe bujqësore të cilësisë së lartë. Marka “Shija Shqiptare” u lançua në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Gastronomisë “Balkan Modus Nutriendi” organizuar tek hotel “Rogner”.

  2. #52
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    A e ka pare njeri Brarin se kam pritur pergjigje prej tij tash e tre muaj. Ullinjte jo qe nuk eshte mbjelle as edhe nje rrenje, por eshte zhdukur dhe Brari. Nuk e di e ka bere si burrat dhe ka pranuar humbjen e bastit dhe ka hequr dore nga forumi; apo nuk ka patur kohe te hyje ne forum se ka qene i zene me mitingjet e PD. Me rastin e mitingjeve simpatizantet e PD-se vizitojne dhe qytetet e shqiperise. Hej lum Saliu qe ju ka!
    Moderator, e di vet ti...

  3. #53
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    A e ka pare njeri Brarin se kam pritur pergjigje prej tij tash e tre muaj. Ullinjte jo qe nuk eshte mbjelle as edhe nje rrenje, por eshte zhdukur dhe Brari. Nuk e di e ka bere si burrat dhe ka pranuar humbjen e bastit dhe ka hequr dore nga forumi; apo nuk ka patur kohe te hyje ne forum se ka qene i zene me mitingjet e PD. Me rastin e mitingjeve simpatizantet e PD-se vizitojne dhe qytetet e shqiperise. Hej lum Saliu qe ju ka!
    E mbaj mënd dhe unë atë bastin e Brarit, po nuk u mbollën ullinjtë tha unë do heq dorë nga forumi.
    Sa rrënjë ullinj janë mbjellë deri tani?
    Me sa mbaj mënd unë nga premtimi i Sali Tunelit dhe Jemin Ullirit do të mbilleshin rreth 50 milion rrënjë ullinj.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    E mbaj mënd dhe unë atë bastin e Brarit, po nuk u mbollën ullinjtë tha unë do heq dorë nga forumi.
    Sa te zotet qe jeni me e dredhe! Mire qe asht e shkrueme ma siper! A thue rrena qenka e trashegueshme?

  5. #55
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Im ate ka nje zakon qe pemet qe mbjell i do me rrenje te eger qe sipas tij jetojne me gjate.E filloi kete eksperiment ne vitin 95 dhe si fryt i kesaj loje tani kam 15 rrenje ullinj ne kopeshtin tim qe japin prodhim.Ka me dhjetra fidane te vegjel qe po i rit per qejf.
    Te mos presim nga qeveria dhe nga Emin Gjana apo nga ndonje Duke tjeter socialist, por ti mbjellim vete ullinjte.Eshte turp qe ne sezonin e vjeljes se ullirit shkojne ne Greqi qindra vete te punesohen sezonalisht, ndersa tokat tona mbeten djere.Mos te shikojme gjithmone nga bacja e tjetrit por ti kthehemi vendit tone.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #56
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Te mos presim nga qeveria dhe nga Emin Gjana apo nga ndonje Duke tjeter socialist, por ti mbjellim vete ullinjte.Eshte turp qe ne sezonin e vjeljes se ullirit shkojne ne Greqi qindra vete te punesohen sezonalisht, ndersa tokat tona mbeten djere.Mos te shikojme gjithmone nga bacja e tjetrit por ti kthehemi vendit tone.
    Aty ma lidh gomarrë, tani e ke vënë gishtin në plagë.
    Sigurisht që një projekt i tillë do të ishte jasht zakonisht i vlefshëm, por po të hedhim sytë nga vëndet me bujqësi të zhvilluar, ata i mbjellin vet fidanët dhe fillojnë të kultivojnë fermën e tyre, dhe në fund të vitit i kompeson shteti me një pjesë të harxhimeve që kanë bërë.
    Po ashtu ka lehtësira në karburante, pesticide dhe plehra të tjera kimike që u duhen për biznesin e tyre.
    Shqiptarët duhet ti kthehen punës dhe ta lënë politikën për ditën e zgjedhjeve, por duket sikur Shqiptarët në vënd që të punojnë, dërrdëllisin 365 ditë për politikë.

    Megjithatë premtime të tilla si ato që bëri Kryeministri Berisha së bashku me ministrin e bujqësisë zotin Gjana për mbjelljen e ullinjëve në këtë legjislaturë, nuk ishin të nevojshme, sepes të gjithë Shqiptarët e dinin që ata nuk do të mbillnin ullinj.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #57
    Nuk jam specialist i midhjes e i peshkut për ullirin, por më duket se 50 milionë rrënjë ullinj, duan rreth 16 m2 tokë/rrënjë, në total rreth 80.000 hektarë.
    Jemini më duket vizionar por nuk e kuptoj ku do t'i gjejë ato 80.000 hektarë tokë të përshtatshme për rritjen e ullirit.

  8. #58
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Po permbytet shqiperia nga Ullinjte dhe Bletet; dreq e lexova gabim qenkan shkarkimet e Drinit perseri. Kush e ka pare Brarin ti dergoj nje mesazh ne private. Ka nje bast me mua me duket dhe mesa di e kam fituar. E harron shpejt Brari cfare thote, njelloj si Berisha. Sa here te shikoni nje postim te tij kujtojini se ai nuk duhet te futet me ne forum.
    Moderator, e di vet ti...

  9. #59
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Une nuk jam kunder rrenjeve te ullirit; por akoma i hani keto premtime boshe? Me ka thene dikur dikush se ne shqipetareve mire te na behet se genjehemi kollaj. Paska pasur te drejte...
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    shi shi babali..po.. plaka ne mulli..

    eshte fakt doni sdoni ju..qe saliu ka rritur rrogat miletit punonjes..ne te gjitha sferat..
    ka rritur pensionet per ish puntor e ish fshatar..

    pra saliu i mban llafet..

    dhe rrugen po e ben..dhe asfalt e uj po u con katundeve..

    e po se ju merziteni nga kjo.. skemi ctju bejme..

    dhe ullinjte do i mbjelli..
    te siguroj une..
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Shume Mire atehere. Une jam i mendimit te vendosim nje bast simbolik ketu ne forum. Nqs PD i mbjell ullinjte deri ne fund te mandatit (ose me vone nqs PD i fiton zgjedhjet), une nuk do te futem me ne forum dhe kerkoj nga administratoret e forumit te vene nje block IP adresen time dhe ne nickun tim.
    Ama Brar, nqs Ullinjte nuk mbillen deri ne fund te mandatit (ose me vone nqs PD i fiton zgjedhjet), ti zotohesh se nuk do hysh me ne forum dhe nicku "Brari" ti vihet nje block nga administratoret e forumit.
    Deshmimtare jane gjithe anetaret qe kane postuar ne kete teme.
    E pranon Bastin????
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Brari!!!
    SHIU e ka bërë si burrat, të ka hedhur dorashkën, dili për zot!
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    jam shume dakort me propozimin o shiu shiu babaliu..
    por me nje kusht..

    mo u beni 97-tën ullinjve..
    dmth.. kur saliu te mbjell ullinjte diten me jeminin.. ju me zabitnë e shpeto gjiknë.. mo coni naten.. njesitet guerile arapoiste- anti-ullishtore..qe ti shkulin..
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Sot ka data 23 Mars 2009. Duhen dhe dy muaj te arrijme deri tek zgjedhjet. Deri me sot nuk kam degjuar asgje mbi projektin e famshem te qeverise per rritjen e ullinjve. Pervec disa fjalimeve boshe te Gjanes, asnje rrenje ulliri nuk eshte mbjellur e jo me 50 ml rrenje sic ishte deklaruar.
    Te nderuar anetare te forumit:
    Brari dhe une kemi vene nje bast simbolik (nqs lexoni fillimin e temes), nqs ullinjte nuk do te mbilleshin Brari dha fjalen e nderit se nuk do hyj kurre me ne forum. Une besoj ne fjalet e tij dhe shpresoj se Brari do ta mbaj premtimin.
    Nqs per ndonje arsye Brari nuk e qendron bastit, kerkoj nga administratoret e forumit ta perjashtojne anetarin me nick "Brari". Basti eshte Bast.

    PS: Po ai projekti i bletes si u be?
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    A e ka pare njeri Brarin se kam pritur pergjigje prej tij tash e tre muaj. Ullinjte jo qe nuk eshte mbjelle as edhe nje rrenje, por eshte zhdukur dhe Brari. Nuk e di e ka bere si burrat dhe ka pranuar humbjen e bastit dhe ka hequr dore nga forumi; apo nuk ka patur kohe te hyje ne forum se ka qene i zene me mitingjet e PD. Me rastin e mitingjeve simpatizantet e PD-se vizitojne dhe qytetet e shqiperise. Hej lum Saliu qe ju ka!
    Sa per te freskuar kujtesen...
    Moderator, e di vet ti...

  10. #60
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ketej ne Tirane ka filluar mbjellja e "Ullinjve", te kodrat e Selites se vogel, po priten ullinjte e vjeter, dhe po mbillen pallate te larta..mos e kane pasur fjalen per kete llojin e fundit te ullinjve, ulli modern prej betoni

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uahabizmi lëshon rrënjë në trojet shqiptare
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 17:53
  2. Kriza morale në Kosovë ka lëshuar rrënjë
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 04:44
  3. Sauk: Hoxha vret gruan dhe komshiun per 10 rrenje ullinj
    Nga drague në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 17:24
  4. BE: Dështimet e qeverisë Berisha
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 11:22
  5. Dy te vrare per 10 rrenje ullinj
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2008, 20:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •