Kritika 9/12/2008
Mësimet e Frikëshme QeveritareNga Astrit Vorpsi
Ka ndodhur jo rrallë në vënde të ndryshme që sakrifikohen njerëz të caktuar të cilët në shumicën e rasteve bëhen njohës të sekreteve tepër të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe dekonspirimi i tyre cënon një strategji të caktuar. Kjo sakrificë bëhet në emër të asaj që quhet Arsye Shtetërore.
Por ka edhe një formë tjetër sakrifikimi, eleminimi fizik në emër të një arsyeje tjetër, mjaft e shpeshtë në ditët dhe vitet e tranzicionit shqiptar, eleminimi për shkak të asaj që quhet Arsye Korruptive.
Politika shqiptare nuk është gjë tjetër veçse marrje votash nga të varfërit dhe financime të majme nga të pasurit duke premtuar mbrojtje të njërit nga tjetri.
Me qeveritë tona ndodh rëndom që nëse shpreh një opinion të keq për kryeqeveritarin mbahet shënim me skalitje në pllakë mermeri kurse premtimet e bëra nga qeverisja shkruhen në fushë rëre.
Për të mirën e ca pak njerëve dhe të keqen e shumicës nuk do kemi një gjyq Gërdeci sepse sa më shumë kohë kalon aq më shumë kemi eleminime dokumentash dhe personash me njohuri të shumta mbi këtë rrjet korruptiv.
Tronditje e koshiencës së popullit, me përmasë frike gjithëpërfshirëse dhe shantazhi në mes të ditës për popullin është nderimi kryeministror me përcjellje nga godina e Kuvendit që iu bë njeriut, ish kapo të SHIK-ut, mbi të cilin rëndonin jo faje nga padija dhe situatat rrëmbyese të kohës, por krime që nuk do të shohin ndonjëherë dritën e shqyrtimit nga organet e drejtësisë.
Eshtë një mësim i madh frike ngulitëse në vetëdije për ata që dinë të shikojnë dhe të mendojnë.
Me frenat e makinës shtetërore në duar kryeqeveritari nuk përfill as ligje dhe nuk hesht përpara viktimave që shkaktoi me vullnetin pushtetdhunues të tij.
Jam i sigurtë se ndonjëri që është pranë atij do i ketë thënë me zë të dridhur: Jemi në kundërshtim me protokollet shtetërore të miratuara për të tilla raste, por ai me një maraz, mllef dhe kënaqësi të brendëshme për mundësinë që iu krijua i është përgjigjur _ Eshtë një moment i shkëlqyer që përcjelljen për në banesën e fundit të ish Kryetarit të SHIK-ut ta shfrytëzoj si mësim, tallje, përçmim, përdhunim ndaj të gjithë atyre që i kam kundër si nga radhët e Sovranit ashtu edhe nga drejtuesit e partive. Më anë tjetër është moment ideal për të rritur moralin dhe frymëzimin banditesk të atyre që e rrethojnë, për të mos u ndalur në dhunimet e ardhëshme të ligjeve shtetërore, pasi ambrella e të Fortit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë qëndron përherë e hapur për mbulimin korruptiv. Sa më i madh pushteti aq më i madh rreziku i abuzimit me atë.
Mjeshtër i varrimeve që me mënyrën se si zhvillohen influencojnë psiqikën e njerëzve, trondisin deri në aksione të verbëra kriminale pasuesish, Berisha nuk i la pa shfrytëzuar vdekjet e kërkuara si me qiri si një Shef i vërtetë i Funeral State. Si atë të bashkëluftëtarit demokratikas që ia la xhenazenë nëpër shkallët e Bulevardit ashtu edhe atë të Trebickës së mjerë që iu harrua emri pas firmosjes së dokumentave nga një amerikan se shqiptarët s’janë të zotë për ekspertiza dhe së fundi edhe të bashkëfajtorit tjetër të SHIK-ut që e gostiti në mes të Tiranës me ringritje, funksionar me ofiqe në Hipoteka. Akuzoi opozitën për mosrespektim të institucionit të vdekjes në rastin e Trebickës ai që me veprimet e tij në drejtimin e shtetit ka qënë dhe është shkak vdekjesh masive të njerëzve të thjeshtë nga Veriu në Jug.
Kushdo që u përfshi direkt apo indirekt në aferën Trebicka arriti të mësonte në kohë mësimin qeveritar se, vepron më e thjeshta zgjidhje përfundimtare që ndërmerr qeveria në të tilla raste, zhdukjen nga kjo botë të atyre që kërkojnë të dalin të guximshëm apo të luajnë heroin antiqeveritar me denoncime aferash korruptive. Aq tronditës ishte ky mësim sa edhe e mjera, e shoqja e Trebickës deklaroi se i shoqi ishte vrarë aksidentalisht akoma pa u dhënë ndonjë konkluzion ekspertize paraprake. Mirëpo ekspertiza e saj e frikës tmerruese të zhdukjes së fëmijve ishte më e saktë dhe më e shpejtë se edhe ajo e përtejoqeanit.
Aktualisht kemi vetëm heshtje. Heshtje nga Silvia Konti dhe institucioni i saj po aq sa janë bërë memec ata që gjënden nëpër qelitë e përpunimit dhe ngjalljes së frikës për humbjen e jetës. Eksperienca e mbylljes së gojës së dëshmitarëve dhe gurëve që kanë luajtur ushtarin e shahut korruptiv për llogari të mbretit ka treguar se jeta në moshën e Pinarit humbet lehtë nga një infarkt apo Delijorgjit me forma më banale, sipas nivelit që përfaqëson në hierarkinë e Gërdecit. Opinioni po përpunohet me fjalët e hapura nëpër media për tentativë vrasje të Delijorgjit në burg dhe sipas eksperiencës shqiptare të sigurimit hapja e zhurmës paraprin faktin.
Pyeteni po të doni stafin e aferës së Arsidit se sa i madh ishte për gjithë jetën e tyre mësimi që u dha Presidenti për mbajtjen e sekretit dhe, si provë e kësaj kalimin e një periudhe kohe stazhionuese bindshëm të mjaftueshme për heshtje nëpër qelitë e burgjeve.
Pasoja – s’ka më Arsid, por vetëm disa të frikësuar deri në palcë, të cilët shikojnë ëndrra me subjekte bankare dhe personazhe presidencialë. (Nuk dyshoj se dëshmitarët e Arsidit, ish të burgosur për shkakun e Arsyes Korruptive presidenciale mezi presin që të largohet nga kjo botë Berisha që të kenë mundësi të hedhin në treg kujtimet për këtë ngjarje, të cilat i kanë gati por nuk guxojnë nën frikën e një burgu përfundimtar tashmë. Dikush do e jap rrëfimin. Sikurse do kemi kujtimet e vërteta të firmave piramidale, ato të kontrabandës së karburantit , etj, etj.). Analogjia – s’ka aksident Shkallnuer të Nanos. Me forma më të holla frikësimi dhe blerjeje nuk ka as dëshmira që u shkohet deri në fund në Parlament nga Nikolla i Lesajve e Frangajt po aq sa nuk ka për të pasur për të tjera e të tjera e të tjera afera ndërtimesh korruptive në Tiranë e nëpër Shqipëri.
Sa më i varfër një vend aq më shpejt dhe aq më shumë pasurohen qeveritarët e atij vendi.
U rrit shkalla e instensitetit mësimdhënës me aferën Fazlliç dhe kryeqeveritari u mësoi gjithë shqiptarëve leksionin e tredhjes së organit që duhet të bëjë burrin e drejtësisë së pavarur dhe policinë e vuri në mbrojtje të korrupsionit.
Njësoj si në kohën e kontrabandës që bënte shteti komunist ku ushtria dhe shërbimi sekret viheshin në mbrojtje të kontrabandistëve të armëve dhe cigareve duke i strehuar nëpër bazat detare dhe shoqëruar pastaj të sigurtë nëpër destinacinet e caktuara. Ditën tjetër stacionet televizive të fqinjëve jepnin lajmet e këtyre aferave dhe na bëhej e njohur ne të frikësuarve hije se si vepronte shteti ynë që njeriun e kish kapitalin më pa vlerë.
Berisha mësoi një taktikë mjaft dredhëse nga jeta e organizatës së partisë: kalimin e veprimit të individit zyrtar si veprim të kryer në mënyrë kolegjiale nga qeveria sipas ligjeve në fuqi. Kështu justifikohet kasta Byroiste për veprimet çnjerëzore të kryera përgjatë 50 vjetëve, kështu e mori në mbrojtje Berisha të frikësuarin Basha që bën trimin nërpër ekrane TV-sh. Korrupsionin për rrugën indirekt e pranoi dhe pohoi që është bërë me vendim qeverie. Vetëm diçka harron Kryeministri i përjetëshëm që e krahason veten me homologun Italian - Koha mund të ketë një lindje të vështirë, të zgjatur e me shumë dhimbje por asnjëherë nuk aborton.
Nuk ka arsye që Shqipëria të quhet Republikë Presidenciale kur nuk ka Berishën president pasi i shkon më përshtat Republikë Kryeministrore. Sa herë ndërron kolltukun Berisha ashtu ndryshon faktikisht edhe funksionimi i regjimit i përcaktuar në Kushtetutë. Kushtetuta jonë është satelit i kolltukut të Berishës siç ishte më parë i kolltukut të Nanos. Ai që ne e quajmë President në krye të shtetit kryen funksionet e një gazetari i cili bën investigim dhe shkruan një artikull me të dhëna statisikore si ai i rastit të 8000 e ca vendimeve gjyqësore të pazbatuara nga ekzekutivi. Sa ka qeshur Berisha me këtë impotencë të Topit që vetëm topin nuk e luan dot, përveçse mban nëpër duar varëset e medaljeve që po var nëpër gjokse femrash e meshkujsh sipas orekseve të njerit e tjetrit grup klanor. Mos u çudisni, priteni kur të bëj ceremoni dekorimi për Berishën me rastin e anëtarësimit në NATO dhe marrëveshjet me shumë pikëpyetje 20 përqindëshe në fushën e energjisë me mikun Berluskoni.
Topi ynë edhe një herë që kish rastin të thërriste këshill sigurie kombëtare për skandalin e ministrave dhe ushtarakëve që kishin raportuar para një gruaje pa emër në krah të Tomit nga Amerika dhe Fazlliçit nga Bosnja nuk mundi dot të dilte nga rrjeta frikësuese Berisha e të na tregonte ne njerëzve të tij poshtë se di të godasë fort bazuar në ligje në mbrojtje të integritetit të vendit që i kanë dorëzuar.
Shqiptarët u dyzuan në personalitet si pasojë e frikës së shkatërrimit fizik e moral që u bënte mekanizmi i shtetit komunist, ndërsa pritej ripërtëritja morale mbas rënies së diktaturës. Frikën e tmerrit prej diktaturës së proletariatit e zëvëndësoi frika e Arsyes Korruptive dhe nuk gjen sot nëpër zyrat e shtetit njerëz që guxojnë të thonë një opinion të kundërt me atë që përfaqëson Kryeministri. Pra ne do vazhdojmë të jemi me dy fytyra, njërën e ruajmë si tonën dhe e kemi për në shtëpi e rreth të ngushtë shoqëror dhe tjetrën maskë për në zyrë dhe manifestime inagurimesh.
Frika qeveritare është sot tipari dallues i të punësuarve në shtet. Nuk egziston frika e ligjit por ajo e arsyes korruptive që dikton lëvizjet. Prej frikës u zihet fryma deputetëve dhe titullarëve që erdhën nga shoqëria civile me nyjet e kollareve që i mbajnë më të trasha se sa qafat ku u janë varur. Thua sikur duan të fshehin fytyrën mbrapa nyjeve të tyre si ata që janë në pozitë ashtu edhe ata që bëjnë opozitën përqafuar nën shtrëngime dosjesh që mbajnë erë prej së largu. Frika është terreni dekompozues i shpirtit, tronditje tmerruese e mendimit dhe zemrës së njeriut dhe vetëm të kujtuarit e saj siguron ankthin drithërues në vazhdimësi.
Ironia e gjithë këtij mekanizmi korruptiv është fakti se pas largimit nga kolltuqet qeveritarë shumica e këtyre ministrave të ardhur nga shoqëria e lirë do u hipin këmbëve dhe do e ndalojnë vrapin nëpër vende perëndimore ku kanë edhe shtëpitë me kapitalet e siguruara për një jetë të qetë në vazhdim.
Ka shumë zëra qortues për opozitën shqiptare tek ne. Por rolin e saj e luan opozita e përfaqësisë diplomatike amerikane si një opozitë paralele me funksione këshilluese dhe raportuese në zyrat ku dëgjohen zërat opozitarë.
Në krahë të Ambasadorit amerikan sikur marrin pak frymë lirie dhe kurajo edhe Topi, edhe Rama i Gjatë ashtu edhe Rama Konti. U injektohet kurajo për të qëndruar përballë të Paepurit Berisha, vetëm sa të qëndrojnë në këmbë se për të dhënë ndonjë goditje korrupsionit të djathtë e të majtë as që kanë fuqi. Jo vetëm fuqi nuk kanë por kanë dalë zëra se me një numër në rritje gjeometrike të rasteve të denoncuara në prokurori për korrupsion edhe ata specialist ligjorë që janë atje vetëm sa hapin dosje dhe shkruajnë emrin e tenderit e vëndin e krimit pasi nuk arrijnë të shkojnë deri në gjysëm të rrugës së hetimit.
Në raportin e gjashtëmujorit të parë për 2008-n institucioni i përtej oqeanit që bën parashikimet e ecurisë perspektive të një vendi deklaroi se nuk ka ecje në binarë demokracie një vend ku numri i çështjeve gjyqësore për shqyrtim është dy herë më i madh se numri i punonjësve në listat e pagave të të gjithë ministrive sëbashku.
Konkluzioni dhe zgjidhja – të veprojë përfaqësuesi i shtetit të madh si i patrembur nga frika kërcënuese e qeverive shqiptare duke kapërcyer proçedurat protokollare që përmban akomodimi diplomatik sikurse në rastet e mëparëshme të shqiptarëve të trembur në vitet 90 të, sepse frika qeveritare te shqiptarët jo vetëm që është bërë pjesë e karakterit të çdo të punësuari por ajo vazhdon të transmetohet me të njëjtin intensitet në n/punësit e rinj.
Leksioni artikull i publikuar prej ambasadorit amerikan në faqet e gazetave me rastin e festave të Nëntorit dëshmoi edhe një herë mësimin demokratik se, nuk është e rëndësishme të arrish diçka, mbi të gjitha të çlirohesh nga gjëndja e ankthit të frikës në të cilën je.
Une per vete kam patur fatin te mos takoj asnje politikan. Jam i sigurt se ne muhabet tavoline politikanet tane (te gjithe pa perjashtim) te marrin me qafe. Une nuk mendoj se vajtja e Jemin Gjanes ne Tirane e ben ate nje nga burrshtetasit me te medhenj qe ka pasur historia jone. Personalisht mendoj se e ben nje besnik te liderit te PD, Berishes; plus interesave personale te Z. Minister. Brari perdor shume epitete (edvinist, enverist, etj etj... madje disa as nuk ti kuptoj se per ke e ke fjalen); por ben nje gabim kur i ndan njerezit ne demokrat dhe pjesa tjeter (komunist, enverist etj... shtoi vete te tjerat). Brari, ne kundershti me ty, une nuk jam me asnje parti. Personalisht jam i zhgenjyer nga politika shqiptare, por nuk mund te le pa permendur se zhgenjimi me i madh ka qene PD. Ne keto 18 vjet demokraci eshte bere shume pak. Nuk flas per futjen e parase apo mallrave ne shqiperi sepse per keto rrjetet mafioze kane punuar mire. Flas per parimet baze te cdo demokracie perendimore si: respektimi i te drejtave themelore te njeriut, ndarja e pushteteve, respektimi i prones private, garantimi i votes se lire, lufta kunder korrupsionit etj etj. Mendoj se bazuar ne keto parime matet perparimi i nje shteti dhe jo nga buxheti vjetor i vitit elektoral.
PS: Sa per Ina Ramen, se vetem disa muaj me pare ishte PD-ja ajo qe e propozoj per prokurore te pergjithshme dhe e lavderoj. Nese me kujtohet mire Berisha i cilesoi si "Silvia Konti" shqiptare. Interesant, sa shpejt prishet miqesia kur preket interesi.
Ndryshuar për herë të fundit nga ^SHIU^ : 11-12-2008 më 12:17 Arsyeja: editing
Moderator, e di vet ti...
Sot ka data 23 Mars 2009. Duhen dhe dy muaj te arrijme deri tek zgjedhjet. Deri me sot nuk kam degjuar asgje mbi projektin e famshem te qeverise per rritjen e ullinjve. Pervec disa fjalimeve boshe te Gjanes, asnje rrenje ulliri nuk eshte mbjellur e jo me 50 ml rrenje sic ishte deklaruar.
Te nderuar anetare te forumit:
Brari dhe une kemi vene nje bast simbolik (nqs lexoni fillimin e temes), nqs ullinjte nuk do te mbilleshin Brari dha fjalen e nderit se nuk do hyj kurre me ne forum. Une besoj ne fjalet e tij dhe shpresoj se Brari do ta mbaj premtimin.
Nqs per ndonje arsye Brari nuk e qendron bastit, kerkoj nga administratoret e forumit ta perjashtojne anetarin me nick "Brari". Basti eshte Bast.
PS: Po ai projekti i bletes si u be?
Moderator, e di vet ti...
Po c`te beje dhe Berisha, se Edvini cohet naten dhe shkul ullinjte dhe i mbjell ne Tirane dhe thote "jane bli jo ulli".
Njeri premton "nje qytetar nje peme", ky idioti tjeter premton "nje shqiptar 10 milione ullinj".
-
Kot per kuriozitet :
Sa milione ullinj jane mbjedh deri tani prej ketyre 50 milioneve qe ka premtu Qeveria??
Do te "mbjellin" 50 milione ullij, por kane shkulur dhe po shkulin 80 milione peme ne malet e Krujes per te bere shkembinjte cimento!
Pd spo ruan dot ato qe jane jo me te mbjelli te tjera. Dil njehere te rruga e Vlores dhe shiko sa ullinj jane te djegur.
Qeveria nje eshte nga Shkodra deri ne Vlore e me tutje.
Apo e kena qeverrine sa per Nato e 1/4 e rruges Durres/Kukes.
Kurse te tjerat pronen, shnetsine, arsimin, rendin, krimin e rruges e te shtetit, mjedisin, ja ka lene Komiteteve te Shkerdhimit kjo qeveri?
Me kryetare komitetesh si Berisha, Mediu, Balliu, e shume e shume te tjere qe i ka dergu big brother nga Skupstina Obshtina iz Beograda.
Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 12-04-2009 më 10:08
Krijoni Kontakt