Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82
  1. #1
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Vlorë, Gjana flet për ullirin: Do mbjellim 50 ml rrënjë

    Strategjia e ullirit diskutohet në qytetin e Vlorës nga ministri i bujqësisë Jemin Gjana i cili deklaroi në prani të fermerëve dhe drejtuesve të bujqësisë në këtë rreth se do të mbillen rreth 50 milionë rrënjë ulliri.

    VLORE- “Do të kemi 50 milionë rrënjë ulliri kryesisht në 25 rrethe të vendit, kjo do të ndodhë së shpejti” Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Bujqëisë Jemin Gjana gjatë një takimi me fermerë dhe drejtues të bujqësisë në këtë rreth, lidhur me strategjinë e mbjelljes së ullirit në vend. Por gjatë të gjithë fjalimit të tij entuziast për kultivimin e ullirit në sasi të mëdha, Gjana nuk ka shpjeguar se cilat janë kostot, cilat janë zonat e përcaktuara për këtë projekt të qeverisë dhe as se sa do të jetë kohëzgjatja e një procedure të tillë. Madje Gjana ka përqëndurar vëmendjen vetëm në faktin se aktualisht kemi 5 milionë rrënjë ullir në të gjithë vendin, por se si do të ndodhë që në të ardhmen Shqipëria të ketë 50 milionë rrënjë ulliri, vetë ministri ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të korrepsondentit tonë në Vlorë.
    Ministri i Bujqësisë Jemin Gjana e ka mbyllur fjalimin e tij me fjalët “Jemi të vendosur, pavarësisht skeptikëve, të garantojmë suksesin në kultivimin dhe prodhimtarinë e ullirit. Strategjia që kemi përpiluar do të finalizohet së shpejti me një vendim qeverie”. Ndërkohë publiku i gjerë nuk është njohur aspak me detajet e kësaj strategjie. (a.r/news24/balkanweb)



    Se Shpejti do kemi me shume rrenje ulliri sesa banore ne Shqiperi. Urraaaaa
    Moderator, e di vet ti...

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Kodi:
    Se Shpejti do kemi me shume rrenje ulliri sesa banore ne Shqiperi. Urraaaaa
    Me mire ullinj sesa ferra... apo jo ?
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po molla e hurma do te mbjellim? Se nuk e di se si do te rrojme vetem me ullinj. Une dua qe pjesen time qeveria ta mbjelle me grure dhe domate se vetem ullinj nuk do te ha gjithe vitin une

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sala e una kina thon 20 miljon rronj ... mos i ben ky gjana 50 miljon me kaptinen e vet ... un edhe sala s'dikemi gjo ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qenke dhe anti vajullir or gjin..
    mos je vajkikirikas ?

  6. #6
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Unë nuk dua ta paragjykoj kryeministrin kësaj radhe se në fund të fundit më mirë ullinj sesa toka djerr, ndoshta kthehen ata qyqarët që mbledhin ullinjtë e Grekut, të punojnë në ullinjtë e tyre.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Po shpejt qenkan kujtuar,
    kur do ti mbjellin, ketyre edhe 6 muaj qeverisje ju kane mbetur ?

  8. #8
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Une nuk jam kunder rrenjeve te ullirit; por akoma i hani keto premtime boshe? Me ka thene dikur dikush se ne shqipetareve mire te na behet se genjehemi kollaj. Paska pasur te drejte...
    Moderator, e di vet ti...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e showgirl
    Anëtarësuar
    13-09-2008
    Vendndodhja
    brenda vetes time
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    ............. ndoshta kthehen ata qyqarët që mbledhin ullinjtë e Grekut, të punojnë në ullinjtë e tyre.
    Dmth.......sipas teje, qyqaret qenkan Vlonjatet????????!!!!
    Jetoj pa kufij

  10. #10
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    po le ti mbjelle sala ullinjt por kush do jet pronari????? se shkon xhaxhi maloku dhe thote e kam token e babes tem or taj lum majku hahahhahahah
    vari leshte

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Uahabizmi lëshon rrënjë në trojet shqiptare
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 17:53
  2. Kriza morale në Kosovë ka lëshuar rrënjë
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 04:44
  3. Sauk: Hoxha vret gruan dhe komshiun per 10 rrenje ullinj
    Nga drague në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 01-12-2008, 17:24
  4. BE: Dështimet e qeverisë Berisha
    Nga Albmaster në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 11:22
  5. Dy te vrare per 10 rrenje ullinj
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2008, 20:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •