Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Zjarret terrorizojne biznesin

    Nje zjarr i fuqishem perfshiu rreth ores 3 te mengjesit te se premtes magazinat e mobiljeve dhe fabriken e perpunimit te drurit te kompanise “Ardeno”, qe ndodhet ne kilometrin 6 te autostrades Tirane-Durres.

    Zjarri ka patur rrezikshmeri teper te larte, per shkak se kufizohej me pak metra me dy prej pikave te shitjes me shumice te gazit, qe mund te perbenin nje problem serioz, nese do te perfshiheshin nga flaket.

    Policia, qe ka marre kontrollin e situates, ka rrethuar vendin e ngjarjes, nderkohe qe masat per mbrojtjen nga rreziku qe kanosej jane marre nga organet perkatese duke mbyllur shkollat deri ne disa kilometra larg, duke pezulluar fluturimet ne Rinas, si edhe duke bllokuar kalimin e automjeteve ne autostrade.

    U be gjithashtu edhe evakuimi i banoreve qe ishin prane zones se rrezikut. Te pakten 20 zjarrfikese jane perfshire ne nje operacion per shuarjen e ketij zjarri, te cilat kane arrdhur nga Kavaja, Kruja, Durresi, si edhe ato te kryeqytetit qe kane mberritur te parat ne vendin e ngjarjes.

    Fillimisht eshte punuar per te ruajtur pikerisht dy pikat e shitjes se gazit si edhe disa banesa qe ndodheshin afer vatres se zjarrit, qe ka kapur nje siperfaqe prej 500 metra katrore.

    Per me teper se shtate ore numri i madh i automjeteve te zjarrfikeseve arriten qe te ulnin intensitetin e flakeve qe ndihmoheshin nga lenda drusore, derisa eshte fikur perfundimisht rreth ores 10 te paradites.

    “Ajo qe kemi thene dhe vazhdojme te themi eshte se duhet nje kujdes me i madh per mbrojtjen nga zjarri. Firma qe eshte perfshire nga flaket eshte kontrolluar javen e kaluar nga zjarrfikeset dhe subjektet private duhet te jene me bashkepunuese”, ka deklaruar shefi i divizionit te zjarrfikeseve, Dilaver Laci.

    Nderkohe qe kane filluar hetimet, por ato jane veshtiresuar edhe nga djegia e te gjitha kamerave te sigurise, si edhe mungeses se deshmitareve, pasi ne momentin e renies se zjarrit nuk ka patur ne magazine asnje person.

    Nderkohe, policia e Tiranes si edhe grupi hetimor ende nuk ka nxjerre nje shkak per renien e zjarrit kater dite me pare ne magazinat e firmes “Henri”. Megjithate, renia e zjarrit ne oren 3 te mengjesit ka shmangur se pari pisten e ndonje aksidenti gjate punes.

    T-CH
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 05-12-2008 mė 17:37

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Ore, kta ka mundesi te kene patur shume stogje, i kane patur te siguruara, e ēa te bejme, opa zjarrin. Epo, te bjere shiu litar e zjarret sa vijne e shtohen, vallaj kete nuk e kuptoj dot. Megjithese, ne Shqiptaret per se prapthi shkojm perher.

    Ose, ka mundesi qe te kete gisht dhe konkurrenca, se kjo firma Ardeno e pati kapur veten goxha kohet e fundit, dhe nuk i dihet, ja ka bere dhe komshiu perballe ndoshta.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  3. #3
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Pėrfshihen nga flakėt magazinat e firmės “Ardeno”

    Njė tjetėr firmė tė madhe nė vendin tonė i janė bėrė shkrumb e hi magazinat e saj qė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm. Flakė tė mėdha zjarri kanė shkrumbuar magazinat e firmės "Ardeno" pranė autostradės Tiranė-Durrės, pa dėme nė njerėz por me dėme tė mėdha materiale.
    Burime nga policia e kryeqytetit kanė bėrė tė ditur, flakėt kanė rėnė nė orėt e para tė mėngjesit, mė konkretisht rreth orės 03:00 dhe ka pėrfshirė njė prej magazinave tė kėsaj firme. Nė drejtim tė vendit tė ngjarjes kanė shkuar forca tė shumta zjarrfikėse dhe tė policisė, qė kanė bėrė tė mundur evakuimin e banorėve.
    Vatra e zjarrit ishte nė mes tė njė zone tė banuar dhe ka krijuar panik tė madh tek banorėt. Mėsohet se, rrezik ka pasur dhe pėr pikat e gazit qė ndodheshin nė afėrsi tė magazinave tė firmės “Ardeno”, por sipas tė dhėnave, tani gjendja ėshtė normalizuar. Zjarrfikėsit e ardhur nga Durrėsi dhe nga Kruja kanė mbėrritur nė vendngjarje dhe po pėrpiqen tė shuajnė flakėt. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė person tė lėnduar, ndėrkohė qė nga informacionet dėmi material nė magazina ėshtė shumė i madh.
    Policia dhe zjarrfikėsit kanė nisur hetimet pėr kėto flakė. Nė momentin kur ka rėnė zjarri nė ambientet e firmės kanė qenė vetėm rojet e objektit. Ende nuk dihet shkaku.
    Po ashtu sipas policisė ėshtė duke u hetuar nė shumė pista, ndėr tė cilat mund tė pėrmendin:
    Zjarrvėnie nga vetė pronari i saj pėr njė krizė tė mundėshme financiare qė mund tė ketė pėrfshirė firmėn
    Zjarrvėnie pėr shkak tė konkurencės
    Pakujdesi si dhe shkėndijė elektrike
    Pak ditė mė parė 2 kilometra larg nga kjo firmė ra njė zjarr tjetėr. Ai pėrshiu firmėn "Henry shpk", po nė autostradė e cila prodhonte dhe tregtonte materiale hidrosanitare.

    Ngjarja dhe dėmet

    Zjarri qė pėrfshiu fabrikėn, magazinat dhe sallonin e shitjes sė kompanisė sė njohur tė mobilieve tė drurit “Ardeno”, ka shkaktuar njė dėm nė afro dhjetė milionė euro, shifėr kjo qė gjithsesi ėshtė paraprake dhe mund tė rritet pas inventarizimit tė plotė. Ngjarja ndodhi sot nė orėn 03.00 tė mėngjesit nė kilometrin e gjashtė tė autostradės qė lidh Tiranėn me Durrėsin, nė krahun e djathtė tė saj pranė rrugės dytėsore.
    Fabrika e njohur e mobiljeve, u pėrfshi nė rrethana ende tė paqarta nga flakėt e njė zjarri qė pėrhapej me shpejtėsi, duke sulmuar jo vetėm katin e tretė tė godinės, ku fillimisht nisėn flakėt, por shumė shpejt, tėrė zonėn prej afro dy hektarėsh.
    Nė vendngjarje shkuan disa dhjetėra forca zjarrfikėse dhe policore por ndihma e tyre nuk vlejti shumė pasi fabrika, magazinat dhe salloni i ekspozimit tė prodhimit tė tavolinave dhe karrigeve, nė autostradėn Tiranė- Durrės, rreth 6 kilometra larg kryeqytetit, u dogjėn plotėsisht.
    Dilaver Laēi, drejtor i Pėrgjithshėm i Repartit pėr Mbrojtjen kundėr Zjarrit, tha se nga ndėrhyrja e specialistėve dhe punėtoreve, u bė e mundur qė tė evitohej rreziku i pėrfshirjes nga flakėt i dy depozitave tė gazit, shumė pranė firmės “Ardeno”, te “Sofi Gaz”.
    Ndėrkohė dėme jo tė vogla kanė pėsuar disa biznese dhe banesa pėrreth vatrės qendrore tė zjarrit.
    Ka mbetur vetėm qė policia dhe prokuroria tė hetojė se cilat ishin shkaqet e ngjarjes sė rėndė me pasoja nė miliona euro.

    Gazeta 55

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ose keto firmat zbatojne variantin.. e illi manjanit .. te edvinit te caush arapit te kapos se nexh hoxhes.. pra digj vete 1 kile mall e rruaj nga sigurimet vlera monetare sa per 2 a 5 a 10 kile mall.. ose vepron i njejti njesit gueril ne ato zona.. qe dogji dhe gerdecin..

  5. #5
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Ka shumė mundėsi qė kėta zengjinėt e rinj, tu kenė vėnė zjarrin vet kėtyre fabrikave pėr tė pėrfituar nga siguracionet.
    Unė do tė doja qė prokuroria tė gjejė autorėt, dhe nė qoftė se kėta janė vetė autorėt, ti bėjė shembull pėt tė gjithė, se kjo do pėrhapet si epidemi tani.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  6. #6
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ca flet o flory80?Pse ca kujton ti se suguracionet ne Shqiperi te demshperblejne si ne SHBA?
    SIguracionet ketu as nuk e marrin mundimin te paguajne.Do e gjejne perhere nje grep ku te kapen.Jane te gjitha shoqeri fantazma.I ngrati pronar i Ardenos ndoshta i jane djegur me miliona e miliona euro mall.A do e kishte ai guximin te luante ne kete menyre duke e ditur qe perhere siguracionet hezitojne te paguajne?
    Une them qe jo.Keshtu qe zjarrvenja o eshte aksidentale ose eshte e qellimshme.Ka shume mundesi kjo e dyta pasi Ardeno ishte nje nga firmat me te medhaja te mobiljeve ne Shqiperi.
    Konkurenca!

  7. #7
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Ore, kta ka mundesi te kene patur shume stogje, i kane patur te siguruara, e ēa te bejme, opa zjarrin.
    Kjo mund te jete me afer te vertetes. Edhe pse kompania e siguracionit te siguron vetem 90 % te shumes (kjo varet nga kontrata e siguracionit) sot ēmimet kane rene me teper se 20-30 % qe do te thote qe te jep mundesi te blesh dhe njehere me keto 90% te parave te kthyra nga kompania e siguracionit 110-120 % te demit qe u shkaktua.

    Megjithate policia duhet ti ēoj deri ne fund hetimet sepse konkurentet mund te perfitojne nga kjo menyre e te menduarit dhe te vendosin zjarre te qellimshme.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  8. #8
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Zjarri tek "Ardeno" dyshohet te jete i qellimshem

    Dy zjarre te medha ne kompani lidere ne fushat e tyre, te cilat kane qendrat e aktivitetit ne autostraden Tirane-Durres", kane bere qe kreret e antikrimit ekonomik ne polici dhe prokurori te intensifikojne hetimet jo vetem per keto dy raste.

    Pas shuarjes perfundimtare te zjarrit gjigant ne kompleksin e kompanise se prodhimit dhe shitjeve te mobilieve, "Ardeno", nje grup i posaēem hetimor, ka arritur edhe ne rezultatet e para.

    Sipas burimeve, konfirmohet se pista e "zjarrvenies se qellimshme", eshte prioritare.

    Nderkohe, po hetohet edhe per nje "organizate", e cila prej kohesh kembengul te lidhe kontrata me bizneset e medha ne kete aks industrial-tregtar, ne kembim te mbrojtjes se aktiviteteve te tyre nga konkurrentet, shteti apo gjobvenesit ordinere.

    Drejtuesit e firmes "Ardeno", rojet dhe punonjes te tjere kane deshmuar perpara hetuesve per ngjarjen. Mesohet se drejtuesit e kompanise kane "kembengulur" se dyshimet e tyre me te forta jane se zjarri eshte i qellimshem dhe i paraplanifikuar. Nderkohe, ata kane pohuar se kompleksi i tyre ka qene i pasiguruar dhe ngjarja e rende i rrenon ekonomikisht. Nuk jepen elemente se ku e kane mbeshtetur kete piste, por sipas burimeve, rrefimi i tyre konverton me informacionet operative te policise.

    T-CH


    p.s Keshtu qe hidheni poshte hipotezen e perfitimit financiar nga siguracionet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white-knight : 06-12-2008 mė 08:15

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Kjo mund te jete me afer te vertetes. Edhe pse kompania e siguracionit te siguron vetem 90 % te shumes (kjo varet nga kontrata e siguracionit) sot ēmimet kane rene me teper se 20-30 % qe do te thote qe te jep mundesi te blesh dhe njehere me keto 90% te parave te kthyra nga kompania e siguracionit 110-120 % te demit qe u shkaktua.

    Megjithate policia duhet ti ēoj deri ne fund hetimet sepse konkurentet mund te perfitojne nga kjo menyre e te menduarit dhe te vendosin zjarre te qellimshme.
    Eshte puna qe ato mund te kene patur shume mallra stogje, te cilava u ka rene vlera shume, ne mbi 50%, ndersa ne siguracione i kane me vleren e tregut te atehershem, pra me nje vlere te larte, keshtu qe ēfare nuk pret nga keto. Sepse nuk ka mundesi qe ne intervale kaq te shkurtra kohore te ndodhin gjithe keto ēudira, dhe kur, ne dimer, qe zjarret ne kete kohe eshte gjeja e fundit qe mund te ndodhin.

    Mendoj se policia e shtetit ne bashkepunim me prokurorine duhet te bejne nje pune me te mire ne kete drejtim dhe nqs jane te verteta keto teori qe po hamendesojme ne, te ndeshkohen rende keta persona. Plus qe dhe kompanite e sigurimeve duhet te bejne nje pune me te mire, dhe kur te sigurojne nje kompani duhet ti kerkojne asaj kompanie qe te plotesoje disa kushte themelore. Pastaj, dhe shteti duhet te mbikqyre mire kompanite e sigurimeve dhe madje duhet te hartoje nje reforme ne kete drejtim, pasi eshte teper e nevojshme kjo gje.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Tema tė Ngjashme

  1. 25 programet dhe shėrbimet mė tė mira pėr biznesin
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2009, 15:12
  2. Sistemi tatimor per biznesin e vogel?
    Nga studenti1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 15:04
  3. Qeveria heq dore nga TVSH per biznesin e vogel
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2004, 11:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •