Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    8

    Emrat e Ditės sė Kijametit


    Tek porta e xheneti


    Prof: Mustafa Husni.

    Pėr shkak tė ngjarjeve tė shumta, Dita e Kijametit ka njėzet e katėr emra tė ndryshėm. Emri i parė i kėsaj dite, ėshtė "Dita e Kijametit" dhe kjo pėrmendet nė Kuranin famėlartė:"
    Ditėn, kur tė gjithė njerėzit do tė dalin para Zotit tė botėve?!" (Mutafifin 7)
    Ėshtė ajo ditė kur njerėzimi do tė ringjallet nga varret dhe do tė dalin para Allahut, pėr tė dhėnė llogari pėr ēdo gjė.

    Njė emėr tjetėr ėshtė dhe "Dita e grumbullimit." Thotė Zoti nė Kuran:"Dita, kur Ai do t’ju mbledhė, dita, kur tė gjithė do tė grumbulloheni, do tė jetė Dita e humbjes dhe fitimit." (Tegabun 8)

    Atė ditė, ēdo njeri i mirė dhe i ndershėm do e kuptojė sa ka fituar. Po ashtu, ēdo gjynahqar do e kuptojė sa ka humbur nga shkujdesja dhe dhėnia pas epsheve.
    Njė emėr tjetėr ėshtė dhe Dita e Takimit.

    Thotė Zoti nė Kuran:" Ai ėshtė zotėrues i cilėsive mė tė larta dhe Zoti i Fronit. Ai e dėrgon Shpalljen me urdhrin e Tij tek ata, qė ka zgjedhur prej robėrve tė Vet, pėr t’i paralajmėruar pėr Ditėn e Takimit me Atė." (Gafir 15-16)
    Atė Ditė do tė takosh tė Plotėfuqishmin dhe Krijuesin suprem o njeri, prandaj duhet tė pregatitesh pėr kėtė takim.

    Nėse ke lėnė njė takim me njė mik tė shtrenjtė, padyshim qė do tė pregatitesh, do tė lahesh, do tė parfumosesh dhe do tė veshėsh rrobat mė tė mira.
    Njė emėr tjetėr ėshtė dhe Ngjarja Gjithėpėrfshirėse, pasi kjo Ditė do i pėrfshijė tė gjithė. Thotė Zoti nė Kuran:" A ke dėgjuar pėr Ngjarjen Gjithėpėrfshirėse (Kiametin)?" (Gashije 1)

    Njė emėr i kėsaj Dite ėshtė edhe Ora.
    Thotė Zoti nė Kuran:"se Ora (e Kiametit) do tė vijė, gjė pėr tė cilėn s’ka dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallė ata qė janė nė varre." (Haxh 7)

    Njė emėr tjetėr ėshtė edhe Dita e shpėrblimit. "Ēdo lavdėrim i pėrket Allahut, Zotit tė botėve, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit, Sunduesit tė Ditės sė Gjykimit." (Fatiha 1-4)

    Emrat e shumtė tė kėsaj Dite, janė tregues i madhėshtisė dhe rėndėsisė sė saj.
    Njė emėr tjetėr i kėsaj Dite ėshtė Dita e pikėllimit. Thotė Zoti nė Kuran:" Paralajmėroji ata (o Muhamed) pėr Ditėn e Pikėllimit, kur do tė japin llogari, ndonėse tani ata janė tė shkujdesur dhe nuk besojnė." (Merjem 39)

    Ne urojmė dhe e lusim Zotin qė tė mos ndihemi tė pikėlluar atė Ditė. Pikėllimi ndodh kur njeriu e humbet diēka qė shpresonte. Ėshtė njėlloj si studenti i cili mbetet nė klasė, pėr shkak se nuk ėshtė pregatitur pėr provime.
    Prandaj ėshtė mirė qė ne t'i shfrytėzojmė kėto ditė jete. Ne akoma e kemi nė dorė t'a zgjedhim nėse do tė jemi nga tė pikėlluarit e kėsaj Dite, apo tė gėzuarit. Pėrderisa jemi akoma nė jetė, le tė rendim pėr tė arritur gradėt mė tė larta nė xhenet.
    Njė emėr tjetėr i kėsaj dite ėshtė edhe Dita e thirrjes. Kjo, pasi kushdo qė i ėshtė bėrė padrejtėsi nė kėtė botė, do tė thėrrasė tiranėt duke u kėrkuar tė drejtėn e tyre.

    Njė emėr tjetėr i kėsaj dite ėshtė edhe Dita e ndarjes. Nė kėtė Ditė, do tė ndahen dhe dallohen njerėzit e ndershėm dhe tė mirė, nga njerėzit e liq. Do tė ndahen muslimanėt nga jomuslimanėt, besimtarėt nė Zotin e vėrtetė nga jobesimtarėt.

    Njė emėr tjetėr ėshtė edhe Dita e pėrjetėsisė, pasi njerėzit do tė jetojnė tė pėrjetshėm ose nė xhenet dhe ose nė zjarrin pėrvėlues.

    Nė xhenet ne do tė pėrjetojmė lumturinė e vėrtetė dhe tė pėrsosur. Aty do tė kemi gjithēka qė duam, pa paguar asnjė ēmim, pasi ēmimi i kėsaj lumturie ėshtė paguar qė nė kėtė botė, dhe ky ēmim ka qenė bindja dhe respektimi i urdhėrave tė Zotit tė madhėruar. Ne do tė shijojmė ēastet mė tė bukura duke shikuar madhėshtinė dhe hijeshin e Allahut tė madhėruar dhe njėkohėsisht, duke shijuar praninė e tė dėrguarit tė Zotit a.s.
    Njė emėr tjetėr, ėshtė edhe Dita e tė vėrtetės sė pashmangshme. Ajo ka marrė kėtė emėr, pasi nė kėtė ditė secili do tė marrė tė drejtėn e tij tė mohuar nė dynja. Nė kėtė ditė, askush nuk do tė ketė mundėsi tė bėjė padrejtėsi, dhe askujt nuk do i bėhet padrejtėsi.
    Thotė Zoti nė Kuran:"Ndėrsa ai qė bėn vepra tė mira dhe ėshtė besimtar, nuk do tė druajė nga padrejtėsia, as nga pakėsimi i asaj qė i pėrket." (Taha 112)

    Njė emėr tjetėr ėshtė dhe Dita e afėrt. Thotė Zoti nė Kuran:" Ndėrsa ai qė bėn vepra tė mira dhe ėshtė besimtar, nuk do tė druajė nga padrejtėsia, as nga pakėsimi i asaj qė i pėrket." (Nexhm 57)

    Nė Kuranin famėlartė, Dita e Kijametit pėrshkruhet me dy cilėsi: Qė ėshtė shumė e afėrt dhe qė do tė ndodhė papritur dhe befasisht.

    Dita kur do tė ndodhė nuk dihet, por ajo qė dihet ėshtė se tė gjithė shenjat e paralajmėruara nga i dėrguari i Zotit janė realizuar. Tashmė pritet tė ndodhin shenjat e mėdha.

    E rėndėsishme ėshtė qė ne tė vazhdojmė tė jemi robėr tė Zotit dhe vetėm Atij t'i bindemi. Thotė Zoti nė Kuran:" Nxitoni drejt faljes sė gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapėsira e tė cilit ėshtė sa qiejt e Toka dhe qė ėshtė pėrgatitur pėr
    tė devotshmit." (Al Imran 133)
    "
    Pėr kėtė, le tė pėrpiqen ata qė pėrpiqen." (Mutafifin 26)

    Nė shumė ajete tė Kuranit, Zoti e pėrshkruan kohėn e Ditės sė Kijametit si shumė tė afėrt.

    "O besimtarė, frikėsojuni Allahut dhe ēdo njeri le tė shikojė se ē’ka pėrgatitur pėr tė nesėrmen!" (Hashr 18)
    Nė kėtė ajet, Zoti pėrdor fjalėn "tė nesėrmen" pėr tė treguar sa e afėrt ėshtė ajo Ditė.
    "U afrua Ora dhe u nda Hėna!" (Kamer 1)
    "Po u afrohet njerėzve dita pėr tė dhėnė llogari, por ata vazhdojnė tė jenė tė shkujdesur e tė shmangur (nga e vėrteta)." (Enbija 1)


    Duke qenė se vetė Zoti i madhėruar e pėrshkruan si ditė tė afėrt dhe se shumė nga shenjat e vogla janė realizuar, ne si muslimanė na del detyrė qė tė pregatitemi pėr kėtė Ditė.
    Nė njė hadith, Profeti a.s thotė:"Ditėn e Kijametit do e pėrjetojnė njerėzit mė tė liq.""Nuk do tė bėhet Kijameti, derisa mbi tokė tė mos ketė mbetur njeri qė thotė "Allah Allah."

    Asokohe besimtarėt do tė kenė vdekur, si pasojė e erės sė mirė dhe tė butė qė do tė dėrgojė Zoti pėr tė marrė shpirtrat e tyre.

    "(Allahu do t’u thotė): “O robėrit e Mi, pėr ju sot nuk ka frikė dhe as qė do tė pikėlloheni." (Zuhruf 68)

    Sa herė qė Profeti a.s u fliste shokėve tė tij mbi Ditėn e Kijametit, pėrdorte shprehje tė tilla, qė i stimulon tė meditojnė rreth jetės tjetėr. Nė njė hadith, ai u thotė shokėve tė tij:"Si tė qetėsohem, ndėrkohė qė meleku e ka kapur bririn dhe pret sinjalin pėr t'i fryrė?!"

    Israfili ėshė meleku qė qėndron pėrbri Arshit tė Allahut dhe ka kapur bririn nė dorė, nė pritje pėr tė marrė sinjalin qė t'i fryjė pėr t'i dhėnė fund jetės nė kėtė botė.

    Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:"Kush kėrkon t'a pėrjetojė atė qė do tė ndodhė Ditėn e Kijametit, le tė lexojė suret Inshikak, Infitar dhe Tekvir."
    Thotė Zoti i madhėruar nė suren Inshikak:"Kur qielli tė ēahet, duke dėgjuar me bindje Zotin e vet, siē e ka pėr detyrė; kur Toka tė sheshohet (nga rrėnimi i maleve) dhe tė flakė atė qė ka brenda e tė zbrazet." (Inshikak 1-4)Qielli dhe gjithēka tjetėr janė robėr tė Zotit qė i krijoi. Qė kur i krijoi, Zoti u kėrkoi bindje dhe ato iu bindėn.

    "Pastaj Ai iu kthye qiellit, qė ishte nė gjendje mjegullire e i tha atij dhe Tokės: “Ejani tė dy me hir a me pahir!”. Ata u pėrgjigjėn: “Erdhėm me gjithė dėshirė e tė bindur!” (Fussilet 11)

    Ajetet e mėsipėrme tė sures Inshikak pasohen nga:" atėherė ti, o njeri, qė pėrpiqesh shumė, mundin tėnd do ta gjesh te Zoti yt." (Inshikak 6)

    Ditėn e Ringjalljes, ti o vėlla dhe o motėr do tė dilni para Zotit, i cili do u pyesi pėr gjithēka keni vepruar. Atė Ditė do u jepet libri i veprave.

    "Ai, tė cilit do t’i jepet libri i tij nė dorėn e djathtė, do ta ketė tė lehtė llogarinė dhe do tė kthehet i gėzuar te tė afėrmit e tij. Kurse ai, tė cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinės, do tė lutet pėr tė vdekur dhe nė zjarr do tė digjet, sepse ai jetonte i shkujdesur nė familjen e tij, duke menduar se kurrė nuk do tė kthehej (pėr tė dhėnė llogari)." (Inshikak 7-14)

    Kėto qė folėm nė kėtė temė, janė fillimet e ngjarjeve tė Botės tjetėr.

    Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!

    >>>9
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 12-12-2008 mė 09:54
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    9

    Etapa e parė e Ditės sė kijametit

    Tek porta e xheneti



    Prof: Mustafa Husni.

    Tė jesh i lidhur me botėn tjetėr dhe t'a pėrjetosh atė gjatė jetės, do tė thotė tė garantosh shpėtimin nė ēdo etapė nga etapat e Ditės sė ringjalljes. Nė tė kundėrt, nuk fiton gjė tjetėr pėrveē humbjes, mjerimit dhe pikėllimit.
    Qėllimi ynė me kėto tema, nuk ėshtė qė thjesht tė pėrmendim disa ndodhi dhe histori tė pritėshme, por ėshtė qė etapat e jetės tjetėr, t'i pėrjetojmė nė jetėn e pėrditshme, gjė e cila do tė na ndihmojė tė vazhdojmė nė rrugėn qė pėrcaktoi pėr ne i dėrguari i Zotit a.s.

    Shkatėrrimi i kėsaj bote, do tė fillojė me fryrjen e bririt (surit) nga ana e Israfilit. Madhėsia e kėtij briri ėshtė sa distanca mes qiellit dhe tokės. Me t'i fryrė, do tė fillojnė etapat e ditės sė Kijametit.
    Thotė Zoti nė Kuranin famėlartė:"Kur do t’i fryhet Surit, do tė vdesin tė gjithė ata qė gjenden nė qiej dhe nė Tokė, pėrveē atyre qė do Allahu; pastaj do tė fryhet pėr tė dytėn herė nė Sur dhe ata pėrnjėherė do tė ngjallen e do tė presin." (Zumer 68)

    Thotė Profeti a.s nė njė hadith:"Kush kėrkon t'a pėrjetojė atė qė do tė ndodhė Ditėn e Kijametit, le tė lexojė suret Inshikak, Infitar dhe Tekvir."

    Meqė nė temėn e kaluar folėm rreth sures Inshikak, le tė flasim pak rreth sures Infitar.

    "Kur qielli tė ēahet dhe yjet tė derdhen; kur detet tė pėrzihen dhe varret tė rrotullohen, atėherė ēdokush do tė mėsojė pėr veprat qė ka bėrė dhe qė ka
    lėnė pa bėrė."(Infitar 1-5)


    Tė gjithė kėto ndodhi, do tė shoqėrohen nga njė frikė dhe panik i papėrshkrueshėm.

    Qielli, yjet dhe gjithēka tjetėr pėrveē njeriut, kurrė nuk i kanė shkelur dhe thyer urdhėrat e Zotit tė madhėruar. Ato kanė dėgjuar dhe shikuar atė qė vepronte njeriu mbi tokė. Ato janė dėshmitarė tė veprave tė liga, degjenerimit, vrasjeve, sharjeve dhe ofendimeve. Ato janė dėshmitarė tė dėrgimit tė Profetit a.s, janė dėshmitarė qė shumė njerėz e pėrgėnjeshtruan, e mohuan.

    Edhe pse planeti tokė ėshtė shumė i vogėl nė krasim me shumė planete tė tjerė, sipėr kėtij planeti ndodhin krime monstruoze qė nuk ndodhin nė asnjė planeti tjetėr. Pėr kėtė, Dita e Kijametit do tė ndodhė mbi kėtė planet, i cili ėshtė i populluar me njerėz. Duke qenė se shkatėrrimi do e pėrfshijė kėtė planet, edhe planetet e tjerė dhe yjet do tė derdhen dhe shkatėrrohen.
    Shpėrthimi dhe vėrshimi i detrave do tė mbulojė dhe shkatėrrojė gjithēka mbi tokė. Ne ishim dėshmitarė tė vėrshimit tė detit, Cunamit, qė ndodhi para disa vitesh, ku vdiqėn mbi treqind mijė vetė. Ajo qė ndodhi, sikur pėrmbante njė mesazh tė fuqishėm, qė Zoti ka mundėsi t'a shkatėrrojė gjithēka brenda disa sekondave.
    Atė ditė, tė gjithė tė vdekurit do tė ringjallen dhe secili do tė vrapojė pa e dikur ku po shkon. Kjo, pėr shkak tė hutisė dhe panikut qė i ka kapluar.

    Thotė Zoti nė Kuran:"Gjėmimi i tmerrshėm! Ē’ėshtė Gjėmimi i tmerrshėm? Kush mund tė ta shpjegojė ty se ēfarė ėshtė Gjėmimi i tmerrshėm? Atė Ditė njerėzit do tė jenė si fluturat e shpėrndara, kurse malet si leshi i shprishur." (Karia 1-5)
    Njerėzit do tė shpėrndahen tė tmerruar pa ditur ku shkojnė, ashtu siē shpėrndahen fluturat e trembura nga njė zhurmė e fuqishme. Malet, edhe pse madhėshtorė dhe hijerėndė, do tė duken si fije leshi tė cilėt i lėviz era nė tė katėr anėt.
    Atė ditė do tė sigurohet indiferenti se ēfarė ka neglizhuar dhe besimtari mbi veprat e mira qė ka vepruar.
    "atėherė ēdokush do tė mėsojė pėr veprat qė ka bėrė dhe qė ka lėnė pa bėrė." (Infitar 5)

    Nė kėtė moment, njeriu pyetet:"O njeri, ē’tė mashtroi ty qė nuk i besove Zotit tėnd bujar, i Cili tė krijoi ty, tė dha pėrmasa tė rregullta dhe tė harmonizoi dhe, qė tė ka mbrujtur nė ēfarėdo forme qė ka dashur?!" (Infitar 6-8)

    Vallė ē'tė mashtroi ty o njeri? Ēfarė tė bėri t'a harrosh Zotin tėnd, i cili tė krojoi nė formėn mė tė bukur? Mos ishte pamja jote tėrheqėse, me tė cilėn mburreshe para tė gjithė njerėzve?
    Ti o vėlla dhe o motėr duhet t'a pregatisni pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje qė nė kėtė botė. Ti duhet tė jetosh nė kėtė botė si njeri i ndershėm, duhet t'i respektosh urdhėrat e Zotit dhe porositė e Profetit a.s, me qėllim qė kur tė tė vijė vdekja, tė jesh nė krahun e njerėzve tė ndershėm dhe tė mirė.

    Kurse nė suren Tekvir, Zoti i madhėruar thotė:"Kur Dielli tė mblidhet e tė humbė shkėlqimin; kur yjet tė rrėzohen dhe malet tė lėvizin tutje; kur devetė barrse tė braktisen dhe egėrsirat tė tubohen; kur detet tė vlojnė dhe shpirtrat tė bashkohen (me trupat)." (Tekvir 1-7)
    Tė gjitha kėto ndodhi rrėnqethėse, do tė ndodhin ditėn e Kijametit. Rreth bashkimit tė shpirtrave, ka dy mendime: I pari, ėshtė se do tė bashkohen shpirtrat e njerėzve tė liq me njėri-tjetrin, kurse njerėzit e ndershėm me njėri-tjetrin. I dyti ėshtė se bashkohet shpirti me trupin qė deri tani ishte i varrosur dhe i tretur nė dhe.

    Mė pas, sureja vazhdon me fjalėt:"kur foshnja e varrosur pėr sė gjalli tė pyetet pėr ēfarė faji ishte vrarė." (Tekvir 8-9)
    Ato foshnje tė cilat janė groposur pėr sė gjalli, do tė pyeten mbi shkakun e kėtij krimi makabėr. Pėrse vallė i groposi pėr sė gjalli babai i tyre?!
    "kur fletėt tė shpėrndahen" (Tekvir 10)

    Siē dihet, nė kėtė Ditė, do tė shpėrndahen fletėt dhe librat ku janė regjistruar veprat e njeriut. Secili prej nesh, do e marrė librin e tij sipas veprave. Nėse veprat janė tė mira, njeriut do i jepet libri nė krahun e djathtė, nė tė kundėrt nė krahun e majtė.
    "kur Xhehenemi tė flakėrojė" (Tekvir 12)

    Atė ditė, zjarri i xhehnemit do tė nxehet dhe vlojė dhe mė shumė. Le tė sjellim njė shembull pėr t'a bėrė mė tė lehtė. Nėse dikush prej nesh ėshtė drejtuar pėr nė shtėpi pėr tė ngrėnė drekė, me t'a marrė vesh amvisa e shtėpisė qė ti po arrin nė shtėpi, ajo nxiton mė shumė me qėllim qė kur tė hysh brenda, dreka tė jetė gati.

    "dhe Xheneti tė afrohet" (Tekvir 13)

    Edhe xheneti nga ana e tij, pregatitet dhe zbukurohet mė shumė, nė pritje tė banorėve tė rinj.

    "atėherė ēdokush do tė marrė vesh ēfarė kishte pėrgatitur (pėr kėtė Ditė)." (Tekvir 14)

    Secili ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr atė qė ka vepruar nė dynja.

    "Po, vėrtet qė njeriu do tė dėshmojė kundėr vetvetes, edhe sikur tė paraqesė shfajėsimet e veta." (Kijame 14-15)

    Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr tė kėqijat qė ka vepruar, edhe pse paraqet arsye dhe justifikime nga mė tė ndryshmet.
    Ndėrkohė qė njerėzit e mirė dhe tė ndershėm kanė njė trajtim krejtėsisht tė ndryshėm. Ata nuk ndihen tė frikėsuar dhe as nėn presion. Vetė Zoti i madhėruar i qetėson me fjalėt:"O robėrit e Mi, pėr ju sot nuk ka frikė dhe as qė do tė pikėlloheni. Ju qė keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenė myslimanė."
    (Zuhruf 68-69)


    >>> pjesa e kesaj
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    <<<

    Fryerja e Surit.

    Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:" Kur do t’i fryhet Surit, do tė vdesin tė gjithė ata qė gjenden nė qiej dhe nė Tokė, pėrveē atyre qė do Allahu." (Zumer 68)

    Ata qė do tė mbeten tė gjallė, do tė jenė engjujt Xhibril, Mikail, Israfil dhe meleku i vdekjes.

    Zoti do tė thėrrasė mė pas: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur i gjallė”?
    Ai do i pėrgjigjet: “Ka mbetur robi Yt Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe unė meleku i vdekjes”.


    Zoti do i thotė melekut tė vdekjes: “O meleku i vdekjes, merre shpirtin e Xhibrilit”. Dhė kėshtu i merret shpirti Xhibrilit.

    Zoti pyet mė pas pėrsėri: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur tani”?

    Meleku i pėrgjigjet: “Ka mbetur Israfili, Mikaili dhe unė robi Yt, meleku i vdekjes”.

    “O meleku i vdekjes – do i thėrrasė Zoti- merre shpirtin e Israfilit”
    .

    Dhe i merret shpirti Israfilit.

    Mė pas pyet Zoti: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur”?

    “Ka mbetur Mikaili dhe unė robi Yt, meleku i vdekjes”- do i pėrgjigjet.

    “O meleku i vdekjes, merre shpirtin e Mikailit”- do e urdhėrojė Zoti. Dhe kėshtu do i merret shpirti.

    Pėrsėri Zoti do pyesė: “O meleku i vdekjes, kush ka mbetur tani”? “Unė robi Yt o Zot, meleku i vdekjes”.

    “O meleku i vdekjes – do urdhėrojė Zoti- merre shpirtin e melekut tė vdekjes”.

    Kėshtu meleku i vdekjes e merr shpirtin e tij. Mė pas Zoti do tė thėrrasė:

    “Kujt i takon sundimi sot? Kujt i takon sundimi sot”?

    Dhe nuk do i pėrgjigjet kush.

    Mė pas do tė pėrgijget vetė Allahu duke thėnė: “Sundimi sot ėshtė vetėm i Allahut, qė ėshtė i vetėm dhe fuqiplot”. (Gafir 16)

    Ai do i kapė qiejtė me tė djathtėn e Tij dhe thotė:"Unė jam Sunduesi suprem! Ku janė arrogantėt? Ku janė mbretėrit? Ku janė tiranėt?" Mė pas do i kapė shtatė tokat me tė majtėn dhe do tė thotė:"Ku janė mbretėrit? Ku janė tiranėt? Kujt i pėrket sundimi sot?"

    Askush nuk do i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje, pasi gjithēka ėshtė e pashpirt dhe pa jetė.

    Kėsaj pėrgjigjeje do i pėrgjigjet vetė Zoti i madhėruar me fjalėt:"Allahut, tė Vetmit, Ngadhėnjimtarit!" (Gafir 16)

    Gjithėsia do tė kthehet nė origjinėn e saj, atėherė kur asgjė nuk ekzistonte pėrveē Allahut tė
    madhėruar.
    Kur Profeti a.s u pyet se ku ndodhej Zoti para se tė krijonte universin, u pėrgjigj:"Allahu ekzistonte, ndėrkohė qė asgje tjetėr nuk ekzistonte."

    Zoti na krijoi, na solli nė kėtė botė dhe na furnizon, me qėllim qė tė jemi mirėnjohės, t'a adhurojmė dhe falenderojmė pėr kėto mirėsi.

    Thotė Zoti nė Kuran:"Allahu dėshiron qė t’ju sqarojė, t’ju udhėzojė nė rrugėn e tė dėrguarve tė mėparshėm dhe t’jua pranojė pendimet tuaja. Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm dhe i Urtė. Allahu dėshiron qė t’jua pranojė pendimet tuaja, por ata qė jepen pas epsheve, dėshirojnė qė tė largoheni krejtėsisht nga udha e drejtė. Allahu dėshiron qė t’jua lehtėsojė (barrėt), pasi njeriu ėshtė krijuar si njė qenie e pafuqishme." (Nisa 26-28)

    Nė njė hadith kudsij, Zoti thotė:"O robi Im! Ti dėshiron dhe unė dėshiroj diēka, por nuk do tė ndodhė veēse ajo qė dėshiroj Unė. Nėse i dorėzohesh vullnetit Tij, unė t'a jap atė qė dėshiron. Por nėse nuk i dorėzohesh vullnetit Tim, do tė lodhesh t'a arrish atė qė dėshiron, por nuk do tė ndodhė veēse ajo qė dėshiroj."

    O Allah i madhėruar! Ty tė takon sundimi pa kufi!

    Nė fund, paqja dhe mėshira e Zotit qofshin me ju!

    >>>10
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 15-12-2008 mė 15:21
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    10

    Etapa e vdekjes ne Ditėn e Kijametit


    Tek porta e xhenetit



    Prof: Mustafa Husni.

    Pasi tė gjithė njeėzit dhe krijesat tė kenė vdekur, pasi tė jetė shkatėrruar gjithēka, Allahu i madhėruar do tė ngjallė fillimisht melekun e vdekjes, i cili do tė ringjallė melekėt e tjerė. Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:"Kur do t’i fryhet Surit, do tė vdesin tė gjithė ata qė gjenden nė qiej dhe nė Tokė, pėrveē atyre qė do Allahu; pastaj do tė fryhet pėr tė dytėn herė nė Sur dhe ata pėrnjėherė do tė ngjallen e do tė presin." (Zumer 68)

    Allahu i madhėruar do e urdhėrojė Israfilin pėr t'i fryrė pėr sė dyti bririt, dhe kėtė herė pėr ringjalljen e madhe. Kjo do tė shoqėrohet me njė shi, i cili do lehtėsojė daljen e njerėzve nga toka ku janė varrosur.

    Thotė Profeti a.s rreth kėtij fakti:"Mė pas Zoti do tė lėshojė njė shi prej qiellit, dhe njerėzit do tė fillojnė tė dalin, ashtu siē mbijnė bimėt."

    Thotė Zoti nė Kuran:"qė prej qiellit zbret ujė me masė e nėpėrmjet tij ngjall tokėn e vdekur -kėshtu do tė ngriheni edhe ju (prej varreve)." (Zuhruf 11)

    Zoti i madhėruar e krahason mėnyrėn e ringjalljes, me mėnyrėn si mbin fara e bimės. Ditėn e Kijametit, do tė ringjallen tė gjithė njerėzit, miliona, madje miliarda, ashtu siē mbin bima.
    Tė gjithė do tė dalin nė sipėrfaqe, pa asnjė rrobė mbi trup. Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:"Dhe vėri veshin thėrritėsit qė thėrret prej njė vendi tė afėrt, Ditėn, kur ata do ta dėgjojnė thirrjen e vėrtetė, ajo do tė jetė Dita e Daljes (ringjalljes). Jemi Ne ata qė japin jetėn dhe vdekjen. Te Ne do tė kthehet ēdo gjė! Atė Ditė, toka do tė hapet e ata do tė dalin me nxitim. Pėr Ne ėshtė e lehtė t’i mbledhim ata tė gjithė." (Kaf 41-44)

    Pėrveē njerėzve, do tė rinjgallen edhe kafshėt, shpendėt dhe gjithēka tjetėr.
    Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:"Kur tė tė pyesin ty (o Muhamed) pėr malet, thuaj: “Ato do t’i bėjė hi e pluhur Zoti im, ndėrsa toka do tė bėhet fushė e shkretė, nuk do tė shohėsh nė tė as lugina, as brigje.” Atė ditė, ata do tė shkojnė pas thirrėsit, pa iu shmangur dot atij dhe do t’i ulin zėrat para tė Gjithėmėshirshmit. Ti nuk do tė dėgjosh tjetėr, veē pėshpėritjes." (Taha 105-108)

    Pėshpėritjet do tė jenė mes njeriut dhe vetes, rreth tė ardhmes sė tij, do tė jetė nė xhenet, apo nė xhehnem.

    Thotė Zoti nė Kuran:"e do t’i shtyjmė tė ligjtė nė Xhehenem, si tufė e etur." (Merjem 86)

    Nė njė hadith, Profeti a.s thotė:"Do tė ringjalleni kėmbėzbathur, pa rroba nė trup dhe tė pa bėrė synet."

    Aisheja e pyeti e habitur:"O i dėrguar i Allahut! Burra e gra, ku secili e shikon tjetrin?!"

    Profeti a.s iu pėrgjigj:"O Aishe! Ata do tė pėrjetojnė tmerr dhe panik dhe nuk do e kenė mendjen nė kėsi gjėrash."

    Tė gjithė janė tė angazhuar me atė qė e pret, vallė do tė jetė nga banorėt e zjarrit apo tė xhenetit?

    Diēka e tillė mund tė ndodhė edhe nė kėtė botė. Ka shumė njerėz tė cilėt janė tė lidhur me botėn tjetėr dhe xhenetin. Zemra e tyre rreh vetėm pėr xhenetin dhe, mendja u punon vetėm pėr tė. Kėshtu, atyre nuk u bėjnė pėrshtypje provokimet dhe joshjet e shumta qė i rrethojnė.

    Njė natė, Sufjan Theuri, i kėrkoi njėrit prej shokėve tė tij qė t'i sillte njė enė me ujė, pasi do tė merrte abdes pėr tė falur namaz nate. Pasi miku i tij, ia solli enėn, Sufjani u ul duke e parė veten tė pasqyruar mbi ujė dhe u zhyt nė mendime tė thella rreth botės tjetėr. Ai vazhdoi kėshtu derisa hyri koha pėr tė falur namazin e sabahut. Kur erdhi miku i tij dhe e gjeti ashtu siē e kishte lėnė, i tha:"Siē tė lashė tė gjeta!"

    Sufjani ia ktheu:"Qė atėherė jam zhytur nė meditim rreth botės tjetėr."
    Ai e shihte fytyrėn e tij tė pasqyruar nė ujė, dhe me vete pyeste:"A ėshtė kjo fytyrė nga ato fytyra qė:"Atė ditė, disa fytyra do tė shkėlqejnė dhe Zotin e tyre do tė shohin." (Kijame 22-23)

    Apo do tė jetė nga ato fytyra qė:"Kurse disa fytyra, atė ditė, do tė jenė tė zymta, duke e ditur se do tė pėsojnė njė fatkeqėsi, qė tė thyen nė mes." (Kijame 24-25)

    Vallė si do tė paraqitet Ditėn e Kijametit para Zotit tė tij? I buzėqeshur, krenar dhe i gėzuar, apo i nėnshtruar, me fytyrė tė zezė dhe gjithė turp?

    Imagjinojeni veten o vėlla dhe o motėr, ditėn qė do tė dilni nga varri, do tė gjeni para njė mjet udhėtimi tė zbukuruar dhe hijeshuar. Ai do tė flasė dhe do tė tė thotė:"Hyp, pasi unė jam puna jote e mirė. Ti je lodhur nė dynja, dhe tani ka ardhur koha tė shpėrblehesh dhe tė gėzosh nė pėrjetėsi."

    Ai do tė hypė dhe menjėherė nisen drejt takimit me Zotin e madhėruar, i siguruar nga ndėshkimi dhe zjarri i xhehenemit.
    Thotė Zoti i madhėruar nė njė hadith kudsij:"Unė nuk i mbledh dy frika dhe dy siguri tek robi Im. Nėse mė frikėsohet nė dynja, do e bėj tė ndihet i sigurtė nė ahiret. Nėse ndihet i sigurtė dhe nuk mė ka frikė nė dynja, do e kaplojė frika dhe tmerri nė ahiret."

    Ndėrkohė qė njė gjynahqar, ngrihet nga varri i plogėsh dhe gjithė ankth pėr atė qė e pret. Thotė Zoti nė Kuran:" (Mohuesit do t’i thuhet): “Ti ke qenė i pavėmendshėm pėr kėtė. Tashti ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot ėshtė i mprehtė.” (Kaf 22)

    Mburoja dhe garancia jonė e vetme atė Ditė, do tė jenė vetėm veprat e mira qė veprojmė nė kėtė botė. Janė kėto vepra ato qė na afrojnė me Zotin e madhėruar.
    Ne jemi krijuar pėr tė jetuar tė pėrjetshėm nė ahiret. Nė kėtė botė do tė jetojmė maksimumi njėqind vjet dhe do tė kalojmė nė botėn e amshuar. Kėshtu, privimi nga shumė kėnaqėsi tė kėsaj bote, ėshtė garanci pėr tė fituar jetėn e amshuar nė ahiret. Je ti o vėlla dhe o motėr, ata qė do e zgjedhin mėnyrėn e jetės nė ahiret. Jeni ju qė e zgjidhni qė nė kėtė botė, nėse do tė jetoni tė lumtur, apo nė vuajtje dhe ndėshkim.

    Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:" Ditėn, kur do t’i tubojmė besimtarėt te i Gjithėmėshirshmi, si tė ftuar. E do t’i shtyjmė tė ligjtė nė Xhehenem, si tufė e etur." (Merjem 85-86)

    Besimtarėt do tė tubohen Ditėn e Kijametit tė zbukuruar dhe tė hijeshuar, sikur shkojnė tė ftuar nė njė ceremoni madhėshtore. Ndėrkohė qė kriminelėt, gjynahqarėt dhe jobesimtarėt do tė shtyhen dhe grumbullohen si tufė kafshėsh tė etura.

    Thotė Zoti nė Kuran:"Ditėn, kur tė vijė Ora (e Kiametit), keqbėrėsit do tė betohen se kanė qėndruar (nė tokė) veēse pėr njė kohė tė shkurtėr. Kėshtu ata shmangen nga e Vėrteta." (Rum 55)

    Gjėja e cila do i dėshpėrojė mė sė shumti gjynahqarėt dhe do i gėzojė pamasė besimtarėt dhe njerėzit e ndershėm, ėshtė shpejtėsia me tė cilėn kaloi jeta e kėsaj bote.
    Personi i parė i cili do tė ringjallet nga njerėzit, do tė jetė profeti Muhamed a.s. Ai ėshtė drita dhe nuri qė ndriēoi njerėzinė para Ditės sė Kijametit. Thotė Zoti nė Kuran rreth kėti fakti:" Juve ju erdhi prej Allahut dritė (i Dėrguari) dhe Libėr i qartė (Kurani)." (Maide 15)

    Ai ishte njė dritė, e cila ndriēoi errėsirat qė kishin kapluar botėn.
    Thotė Profeti a.s:”Unė jam fėmija mė i mirė nga fėmijėt e Ademit, pa dashur qė tė mburrem. Unė jam i pari qė do tė ringjallem, i pari qė do tė ndėrmjetėsoj dhe i pari qė do i pranohet ndėrmjetėsimi.”

    Gjithashtu, Profeti a.s do tė jetė personi i parė qė do tė hapė derėn e xhenetit dhe do tė hyjė brenda.
    Me t'u ringjallur Profeti a.s, do tė shohė profetin Musa a.s, qė ėshtė i kapur pas Arshit tė Allahut. Profeti a.s thotė:"Nuk e di a ėshtė ringjallur para meje, apo ėshtė pa ndjenja qė nga ndodhia nė malin Tur."

    Me ringjalljen e Profetit a.s, do tė fillojnė tė ringjallen edhe njerėzit e tjerė. Profeti Ibrahim a.s, do tė jetė profeti dhe personi i parė qė do i vishen rroba.
    Dijetarėt thonė rreth kėtij fakti, se ai i frikėsohej shumė Zotit dhe ishte i devotshėm.
    Mė pas do tė vishen edhe njerėzit e tjerė. Nėse dėshiron qė tė vishesh atė ditė dhe mos qėndrosh i zbuluar, atėherė duhet qė nė kėtė botė tė kesh veshur veshjen e devotshmėrisė.
    Thotė Zoti nė Kuran:"O bijtė e Ademit, Ne ju dėrguam rroba qė tė mbuloni vendet e turpshme, si edhe pėr zbukurim; por, petku i devotshmėrisė ėshtė mė i miri." (Araf 26)
    Kushdo qė vesh rrobėn e devotshmėrisė nė kėtė botė, do tė vishet nga Zoti ditėn e Kijametit dhe do tė sigurohet nga ndėshkimi i rėndė.
    Devotshmėri ėshtė kur gjendesh aty ku tė ka urdhėruar Zoti dhe mungon nga ato vende qė t'i ka ndaluar t'i shkelėsh. Ajo shtohet me dashurinė pėr Zotin. Sa mė shumė t'a duash Zotin, aq mė shumė tė don Ai.
    Veshja e devotshmėrisė nuk ėshtė si veshjet normale, por ėshtė diēka virtuale dhe shpirtėrore. Me anė tė kėsaj veshjeje, njeriu u ruhet gjynaheve qė e rrethojnė dhe e kėrcėnojnė nga tė katėr anėt. Diēka e tillė reflekton nė tė gjithė sjelljet e njeriut dhe sidomos reflektohet nė pėrkushtimin e tij ndaj Zotit dhe rrugės sė Tij. Nėse kjo ndodh nė dynja, ē'mendon pėr ahiretin dhe botėn tjetėr?!
    Edhe pse ndodhitė e Jetės tjetėr, do tė kėrkojnė kohė tė gjatė, ajo do tė pėrjetohet shumė shpejt nga besimtarėt. Ajo do u duket si dy rekate namaz tė falura.
    Dita e Kijametit do tė jetė dita kur njeriu do tė ndahet nga veprat e tij. Askujt nuk do i bėjė dobi, veēse veprat e mira qė ka punuar gjatė jetės.
    Prandaj, ėshtė mirė qė t'a pyesėsh veten o vėlla dhe o motėr:"Vallė cilat janė ato gjėra qė mė afrojnė mė shumė me Zotin?"

    Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!

    >>>11
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    11

    Hija nė Ditėn e kijametit


    Tek porta e xhenetit


    Mustafa Husni.

    Anija e udhėtimit rreth ndodhive tė botės tjetėr, nė kėtė temė do tė ndalet tek njė moment shumė i rėndėsishėm, i cili ėshtė momenti para se tė filloja llogaria.

    Siē e kemi pėrmendur nė temėn paraardhėse, njerėz janė ringjallur nga varret, duke pėrjetuar ndodhitė e kėsaj Dite tė madhe.

    Diku ndodhet Burimi i Profetit a.s, prej tė cilit do tė privohen shumė njerėz, ashtu siē do tė ketė shumė tė tjerė tė cilėt do e shijojnė ujin e tij tė freskėt.

    Diku tjetėr ndodhet tek Peshorja e veprave tė njerėzve, ku i shpėtuar ėshtė ai qė ka vepra tė mira mė shumė se vepra tė kėqija.

    Derisa njerėzit tė shpėrblehen me xhenet ose me zjarr, do tė qėndrojnė pėr pesėdhjetė mijė vite, tė cilat pėr besimtarėt do tė jenė sa dy rekate namazi. Temperatura e vendit ku qėndrojnė njerėzit do tė jetė e padurueshme, pasi diellin e kanė sipėr kokave. Tė gjithė janė nė pritje tė fillimit tė llogarisė.

    Ndėrkohė qė do tė pėrmendim fragmente nga kjo Ditė, unė tė kėrkoj ty o vėlla dhe o motėr, qė tė ndaleni pak me veten dhe tė mendoni:"Valla me cilėt njerėz do tė jem atė ditė? A do tė jem pranė njerėzve tė mirė, sahabeve dhe profetėve, apo do tė jem me njerėzit e liq, kriminelėt dhe jobesimtarėt?

    Pėrse tė mos jesh pranė Profetit a.s? Pėrse tė mos jesh pranė Ebu Bekrit, Umerit, Aliut, Uthmanit etj...? Pėrse tė mos jesh nga ata qė do i kapė Profeti a.s pėr dore dhe do i pėrcjellė deri nė xhenet?

    Ata qė do e arrijnė njė gradė tė tillė, nuk janė jashtėtokėsorė, janė njerėz tė thjeshtė si ti.

    Zoti i madhėruar nė Kuran dhe Profeti a.s nė hadithe, na i kanė treguar kėto fragmente tė jetės tjetėr, me qėllim qė edhe ne t'i bashkohemi karvanit tė njerėzve tė ndershėm.

    Thotė Profeti a.s nė njė hadith:”Shtatė veta janė ata qė Zoti do i vendosė nėn hijen e Tij, atė ditė qė nuk ka hije veē Tij: Njė udhėheqės i drejtė, njė i ri i edukuar me adhurimin e Zotit, njė i ri i cili e ka zemrėn tė lidhur me xhamitė, dy persona qė duhen pėr hatėr tė Zotit, bashkohen dhe ndahen pėr kėtė qėllim, njė burrė qė dha sadaka me tė djathtėn, pa e ditur e majta, njė person qė kur kujton Zotin i shpėrthejnė lotėt dhe njė burrė tė cilin e fton njė grua e bukur dhe me pozitė, por qė ai i thotė: Unė kam frikė Zotin."


    Profeti a.s i pėrmend tė rinjtė veēanėrisht, pasi ata janė tė prirur pėr tė vepruar gjynahe, megjithatė ata e kanė ruajtur veten dhe nderin e tyre. Kėshtu, Zoti i shpėrblen nė kėtė Ditė, duke i strehuar nėn hijen e Arshit tė Tij.

    Ndėrkohė qė tė gjithė njerėzit pėrjetojnė vapėn, zagushinė dhe temperaturat e larta, do tė thėrrasė njė zė nga ana e Zotit:"Ku janė ata qė e kanė dashur njėri-tjetrin pėr hatrin Tim? Sot, kur nuk gjendet asnjė hije tjetėr pėrveē hijes sė Arshit Tim, unė do i strehoj nė kėtė hije."

    Njė gradė tė tillė e arrin ai qė i donte besimtarėt pėr hatėr tė Zotit. Thotė Zoti nė Kuranin famėlartė:"Me tė vėrtetė qė besimtarėt janė vėllezėr."

    Ne jemi vėllezėr tė njė feje, gjė e cila i shton lidhjet dhe dashurinė mes nesh.

    Mė pas, Zoti do tė thėrrasė:"Ēdo njeri tė qėndrojė pas perėndisė qė adhuronte nė dynja!"

    Tė gjithė njerėzit do tė shkojnė dhe qėndrojnė pas idhullit dhe perėndisė sė tyre nė dynja. Ata qė kanė adhuruar diellin, do tė shkojnė tek dielli, tė tjerėt tek hėna, yjet, idhujt e gurit etj...

    Zoti do u drejtohet atyre qė kanė adhuruar sende dhe krijesa tė tjera veē Zotit:" Me tė vėrtetė, ju (idhujtarė) dhe idhujt qė i adhuroni nė vend tė Allahut, do tė jeni lėndė djegėse pėr Xhehenemin. Ju do tė vini nė tė." (Enbija 98)

    Duke qenė se ata qė shumė njerėz kishin adhuruar nuk ishin Zoti i vėrtetė, do tė ndėshkohen nė zjarr.

    Disa njerėz, do tė merren dhe do tė nxirren para njerėzimit. Tė habitur, njerėzit e tjerė do tė pyesin:"Kush janė kėta?"

    Do u thuhet:"Kėta janė Faraoni, Hamani, Ubej ibnu Halef tė cilin e vrau vetė Profeti a.s dhe Karuni."

    A pranon ti o vėlla dhe o motėr qė nuk faleni, qė kėtė Ditė tė rrjeshtoheni pėrkrah kėtyre figurave negative nė historinė e profetėve?

    Thotė Profeti a.s:"Kushdo qė e kryen namazin rregullisht, ditėn e Kijametit namazi do tė jetė argument, dritė dhe shpėtim pėr tė. Kurse ata qė nuk e kanė kryer, nuk e kenė argument, as dritė dhe as shpėtim. Madje do tė ringjallen pėrkrah Faraonit, Hamanit, Karunit dhe Ubej ibnul Halef."

    Atė Ditė, do tė njihen edhe ata persona tė pasur, por qė kurrė nuk pranonin tė japin zekatin. Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:"Ata qė grumbullojnė ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnė pėr hir tė Allahut, paralajmėroji me dėnim tė dhembshėm. Do tė vijė dita, kur (thesaret e mbledhura) do tė digjen nė zjarrin e Xhehenemit dhe me to do tė damkoset balli, anėt dhe shpina e tyre e do t’u thuhet: “Kjo ėshtė ajo qė keni grumbulluar pėr veten; pra, shijoni atė qė grumbulluat!” (Teube 34-35)

    Pasanikėt, tė cilėt kanė grumbulluar ar e flori pa hesap dhe nuk kanė dhėnė zekatin, do nxehet floriri dhe monedhat qė kanė grumbulluar dhe do u vihen sipėr trupit. Ata pasanikė qė merreshin me rritjen e kafshėve, kėto kafshė do i shkelin me kėmbė Ditėn e Kijametit, pėr shkak se nuk kanė dhėnė zekatin.

    Arrogantėt dhe mendjemėdhenjtė do tė kenė njė ndėshkim tė veēantė Ditėn e Kijametit. Ata e mendonin vetem mbi kėdo tjetėr. Pėr kėtė, ata do tė ndėshkohen duke u zvogėluar sa milingonat dhe do tė shkilen me kėmbė nga njerėzit.

    Njė fragment tjetėr interesant, ėshtė edhe prania e disa njerėzėve tė cilėt shkėlqejnė nga drita, ndėrkohė qė para tyre ėshtė errėsirė. Sa mė shumė afrohen, e largojnė errėsirėn para tyre. Kėta janė njerėzit e mirė dhe tė ndershėm, kurse drita qė lėshojnė janė veprat e tyre tė mira, ėshtė ecja nė errėsirė, pėr tė kryer namazin e sabahut dhe tė jacisė nė xhami.

    Thotė Profeti a.s:"Pėrgėzoji ata qė ecin natėn nė errėsirė pėr nė xhami me dritė tė plotė Ditėn e Kijametit."

    Thotė Profeti a.s nė njė hadith tjetėr:"Tre personave, Zoti nuk do u flasė, nuk do ua hedhė sytė, nuk do i pastrojė nga gjynahet dhe pėr ta ka pregatitur ndėshkim tė rreptė: Ai qė e shet mallin duke u betuar rrejshėm, ai qė sillet keq me prindėrit, ajo grua qė vishet dhe sillet si burrė dhe brinari."

    Njė ndėr melekėt qė mbajnė Arshin e Allahut, ėshtė aq i madh dhe madhėshtor, saqė distancėn mes dy veshėve, njė zogu i duhet t'a pėrshkrojė pėr shtatėqind vite. Ky melek, thotė mbi madhėshtinė e Allahut:"I pa tė meta je Ti o Allah! Sa madhėshtor qė je!"

    Zoti i pėrgjigjet:"Madhėshtinė time e injoron vetėm ai qė betohet rrejshėm."

    Njė ndėr ata qė do tė ndėshkohen kėtė Ditė, ėshtė dhe njė njeri qė shihet duke ngrėnė mishin e njė kufome tė vdekur. Vallė kush ėshtė ky njeri? Ēfarė ka bėrė?

    Ai ėshtė njė njeri qė gjatė jetės merrej me pėrgojimin e njerėzve tė tjerė.

    Fjalėt qė themi, ose i themi pėr mirė ose pėr keq. Profeti a.s thotė:"Kush beson Zotin dhe botėn tjetėr, le tė flasė mirė ose mė mirė tė heshtė."

    Ebu Hurejre thotė:"Ai qė e pėrgojon vėllanė e tij gjatė jetės, i ofrohet mishi i tij i vdekur dhe i thuhet:"Haje mishin e tij tė vdekur, ashtu siē e hėngre tė gjallė."

    Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:" O ju qė keni besuar! Mėnjanoni shumė dyshime, se, vėrtet, disa dyshime janė gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e pėrgojoni njėri-tjetrin! Mos vallė dėshiron ndokush prej jush tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur?! Sigurisht qė ju do ta urrenit kėtė! Kijeni frikė Allahun! Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė Pranues i pendimit dhe Mėshirėplotė." (Huxhurat 12)

    Do tė ketė njerėz tė tjerė qė mbartin me vete shumė vepra tė mira. Ata janė tė gėzuar me kėto vepra tė shumta, por pėr njė ēast, ato u zhduken. Kėta njerėz janė ata qė veprat e mira i bėnin sa pėr sy e faqe. Ata do tė hidhen dhe ndėshkohen nė zjarrin e xhehnemit.

    Njė moment tjetėr interesant ėshtė edhe paraqitja e njerėzve tė drejtė. A ta do tė vijnė nė podiume qė shkėlqejnė dritė dhe qėndrojnė nė tė djathtėn e Allahut tė madhėruar. Gjatė gjithė jetės sė tyre, ata janė pėrpjekur tė vendosin drejtėsi nė familje dhe kudo tjetėr.

    Atė Ditė do tė dėgjohet edhe njė zė qė kėrkon ndihmė nga Profeti a.s. Pėr kėtė, Profeti a.s thotė:"Mos vijė askush Ditėn e Kijametit me dynjanė mbi kurriz dhe tė thotė:"O Muhamed!" Unė do i them:"E ke arritur atė qė deshe."

    Do tė ketė njerėz tė cilėt mbajnė flamurė tė shkruar sipėr:"Ky ėshtė mashtrimi i filanit." Pasi kanė mashtruar njerėzit nė dynja.

    Nė ēastet mė tė vėshtira dhe tė sikletshme, do u bėhet vend disa njerėzve tė qėndrojnė nėn hije dhe dritė. Ata njerėz qė do tė pėrfitojnė nga kjo ofertė, janė ata qė u kanė larguar njerėzve brengat dhe hallet e jetės.

    Thotė Profeti a.s:"Kush i largon njė besimtari njė brenga nga brengat e dynjasė, Zoti do ia largojė brengat e botės tjetėr."

    Njerėz tė tillė, u kanė ofruar ndihmėn e tyre atyre qė kishin nevojė pėr tė holla, pėr kurim nė spital, u kanė gjetur punė kur ishin tė papunė etj...

    Thotė Profeti a.s:"Kush ia lehtėson hallet njė hallexhiu nė dynja, Zoti do ia lehtėsojė atij hallet e botės tjetėr. Kush ia mbulon tė metat njė muslimani nė dynja, Zoti do ia mbulojė tė metat nė botėn tjetėr. Allahu ėshtė nė ndihmėn e robit, pėrderisa ky i fundit ėshtė nė ndihmėn e vėllaut tė tij musliman."

    E lusim Zotin qė tė na bėjė nga kėta njerėz tė cilėt ua lehtėsojnė hallet tė tjerėve, ua mbulojnė tė metat dhe gjenden nė ndihmėn e tyre.

    Xhenetin do e fitojė ai qė bėn vepra tė mira dhe ai qė e posedon ēelėsin e tij dhe ēelėsi i xhenetit ėshtė fjala:"La ilahe il-lallah."

    Shkarko nje Ligjerat te Shefqet krasniqit falas>>

    http://www.tuuba7.com/Download/Ligje...e%20xhenet.mp3


    Paqja e Zotit qoftė mbi ju!

    >>>12
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 08-01-2009 mė 13:19
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    12


    Fillimi i llogarisė Ditėn e kijametit

    Tek porta e xheneti





    Anija e udhėtimit nė Botėn tjetėr, kėtė herė ka ndaluar nė stacionin e fillimit tė llogarisė.

    Nė kėtė moment, secili nga njerėzit do tė thirret me emrin e tij pėr t'u paraqitur para Allahut tė madhėruar. Ēdo njeri, i mirė apo i keq, i ndershėm apo i pandershėm, muslimani dhe jo muslimani, besimtari dhe ateisti etj... do tė dalin para Allahut, i cili do u flasė pa ndėrmjetės.

    Thotė profeti Muhamed a.s:"Secilit prej jush, do i flasė Zoti direkt dhe pa ndėrmjetės."

    Kur themi qė Zoti do i flasė direkt, kjo nuk do tė thotė se njeriu do e shohė Zotin. Allahu i madhėruar do i flasė direkt, por pa ia mundėsuar shikimin.

    Llogaria do tė fillojė kur njerėzit i kanė varur shpresat, kur djersa i ka mbuluar gjynahqarėt sipas gjynaheve qė kanė vepruar. Kur dielli ėshtė ulur mbi kokat e tyre, kur tė gjithė ndihen tė raskapitur, pa shpresė dhe tė dėshpėruar. Jobesimtarėt dhe gjynahqarėt fillojnė tė thėrrasin:"Mė mirė na hidhni nė zjarr, se tė vazhdojmė tė qėndrojmė nė kėtė gjendje! Nuk dėshirojmė tė dalim para Zotit me gjithė kėto gjynahe qė kemi vepruar."

    Tė gjenduar para njė tmerri dhe paniku tė tillė, njerėzit do tė fillojnė tė kėrkojnė dikė, i cili do tė ndėrmjetėsojė tek Allahu i madhėruar, qė tė fillojė llogaria.

    Personat mė tė pėrshtatshėm pėr kėtė mision, do u duken profetėt dhe tė dėrguarit e Zotit.

    Duket qartė qė nevoja pėr profetėt ėshtė shumė evidente, jo vetėm nė kėtė botė, por edhe nė Botėn tjetėr. Ne nuk do tė mund tė kalojmė nga njė stacion nė tjetrin, pa ndihmėn e profetėve dhe tė dėrguarve tė Zotit.

    Janė ata profetė tė cilėt kanė vuajtur, janė sharė, ofenduar, keqtrajtuar, madje herė tė tjera edhe janė vrarė, nga popujt e tyre.

    Janė pikėrisht kėta njerėz qė i kanė torturuar dhe keqtrajtuar, qė sot do kenė nevojė dhe do i kėrkojnė profetėt, pėr tė ndėrmjetėsuar dhe pėr t'i shpėtuar nga kjo situatė e rėndė nė tė cilėn ndodhen.

    Vallė cilit grupim do i pėrkasėsh ti o vėlla dhe o motėr atė Ditė? A do jesh me ata qė ndihen tė sigurtė dhe tė qetė nėn hijen e Arshit tė Allahut, apo do tė jesh nga ata qė bredhin nga njėri profet nė tjetrin?!

    Me kė dėshiron tė jesh o vėlla dhe o motėr? Ju e keni nė dorė tė zgjidhni prej sot, pa vdekur dhe pa arritur nė atė pikė ku nuk e ē'bėni dot atė qė keni bėrė, ku nuk e ktheni dot kohėn mbrapsht. Ju e keni nė dorė tė mos jeni nga ata njerėz, tė cilėt Zoti nė Kuran i pėrshkruan:" Ditėn (e Kiametit), kur tė zbulohen shumė ngjarje tė frikshme, ata do tė thirren qė tė pėrulen nė sexhde, por nuk do tė munden! Tė ulura do tė jenė shikimet e tyre dhe do t’i mbulojė poshtėrimi, sepse kanė qenė tė ftuar tė pėruleshin nė sexhde, sa qenė shėndoshė (dhe nuk kanė pranuar)." (Kalem 42-43)

    Tė lodhur e tė raskapitur, njerėzit do i drejtohen babait tė njerėzimit, Ademit a.s dhe do i kėrkojnė tė ndėrmjetėsojė tek Allahu pėr fillimin e llogarisė. Por Ademi a.s do u pėrgjigjet:"Nefsi, nefsi (vetja ime, vetja ime)."

    Tė hutuar dhe tė sfilitur, do tė nisen tek Nuhu a.s dhe do i thonė:"A nuk e shikon nė ēfarė gjendjeje ndodhemi! Shko dhe ndėrmjetėso tek Allahu qė tė fillojė llogaria!"

    Por edhe Nuhu a.s do u pėrgjigjet:" Nefsi, nefsi (vetja ime, vetja ime). Shkoni tek njė profet tjetėr, shkoni tek Musai!"

    Me t'a gjetur Musanė, i kėrkojnė tė ndėrmjetėsojė tek Allahu, por ai ua kthen:"Shkoni tek njė profet tjetėr, shkoni tek Isai!"

    Kur e gjejnė Isain a.s, i kėrkojnė tė ndėrmjetėsojė, por ai i drejton tek profeti Muhamed a.s.

    Kėshtu, shkojnė tek i dėrguari i fundit i Zotit dhe i kėrkojnė tė ndėrmjetėsojė tek Allahu, pėr t'i dhėnė fund atyre vuajtjeve dhe pėr tė filluar llogarinė.

    Profeti a.s u pėrgjigjet:"Unė jam pėr kėtė ēėshtje."

    Profetit Muhamed a.s i janė falur tė gjithė gjynahet, ėshtė profeti i fundit, ėshtė i dashuri i Allahut dhe robi i Tij.

    Thotė Profeti a.s:"Atėherė do tė shkoj tek Arshi i Allahut dhe do tė bie nė sexhde. Zoti do tė mė frymėzojė lėvdata, tė cilat kurrė mė parė nuk mė kanė shkuar ndėrmend. Pas kėsaj, Zoti do mė drejtohet:"O Muhamed! Ngrije kokėn, kėrko ē'tė duash se do tė tė jepet dhe ndėrmjetėso se do tė tė pranohet ndėrmjetėsimi!"

    Unė do i them:"O Allah! Umeti im! Umeti im!"

    Zoti do mė thotė:"Merr njė turrmė nga umeti yt dhe dėrgoji tė hyjnė nė xhenet nga dera e djathtė, pa llogari."

    Kėshtu do tė hyjė njė numėr i madh muslimanėsh nė xhenet. Ata do tė zgjidhen nga vetė i dėrguari i Zotit a.s dhe do tė hyjnė nė xhenet nga dera e djathtė e tij. E lusim Zotin qė edhe ne tė jemi nga kėta njerėz.

    Mė pas, Profeti a.s do tė shkojė sėrish poshtė Arshit dhe do tė bjerė nė sexhde, duke e lėvduar dhe madhėruar Allahun. Zoti do i thotė pėrsėri qė tė marrė njė numėr tjetėr njerėzish nga umeti i tij dhe t'i fusė nė xhenet nga dera e djathtė. Derėn e djathtė tė xhenetit, Profeti a.s e pėrshkruan:"Pragu i kėsaj dere, ėshtė sa distanca mes Mekes dhe Basra-s (nė Irak)."

    Ti o vėlla dhe o motėr, duhet t'a pyesni veten:"A e meriton ky Profet tė ndiqet, tė duhet dhe tė respektohet suneti i tij?!"

    Gjatė jetės, ai ėshtė keqtrajtuar nga fiset arabe, ėshtė goditur, sharė dhe ofenduar, me qėllim qė kjo fe tė arrijė tek ne. Ai e kaloi jetėn nė vuajtje dhe durim. Ai gėzohej dhe ngazėllehej kur dikush pranonte islamin dhe dėshpėrohej kur dikush vdiste si jomusliman.

    Njė herė, Profeti a.s lexonte Kuran dhe qante me ngashėrime. Xhibrili a.s zbriti nga qielli dhe e pyeti Profetin a.s pėrse qante.

    Profeti a.s ia ktheu:"Umeti im, umeti im! Kush do e ndihmojė umetin tim Ditėn e Kijametit?!"

    Atėherė Zoti i madhėruar iu pėrgjigj:"Do tė t'a bėj qejfin pėr umetin tėnd Ditėn e Kijametit, o Muhamed!"

    Mė shumė se kaq, Zoti i madhėruar i ka premtuar Profetit a.s s se nuk do merren pėr bazė, bisedat negative me veten. Thotė Profeti a.s:"Zoti ia ka falur umetit tim, bisedat me veten."

    Nėse Zoti i madhėruar do tė na ndėshkonte edhe pėr ndjenjat, mendimet dhe bisedat me veten, atėherė asnjė prej nesh nuk do tė shpėtonte.

    E lusim Zotin e madhėruar qė Ditėn e Kijametit, tė jemi nga ata qė do tė hyjnė nė xhenet pa llogari.

    Nė temėn e ardhshme, do tė plotėsojmė hadithin e shefatit tė Profetit a.s.

    Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!


    >>> 13
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    13

    Jeta e varrit, pėr njerėzit e ndershėm


    Tek porta e xheneti


    Mustafa Husni.

    Siē dihet, varri ėshtė stacioni i parė i udhėtimit nė Botėn tjetėr. Nga vetė natyra, njeriu e urren varrin dhe jetėn nė tė. Por, gjatė kėsaj teme, ne do tė zbulojmė gjėra tė cilat e bėjnė jetėn e varrit tė bukur pėr besimtarin.
    Edhe pse nė fund tė fundit ai ėshtė varr, Zoti e kthen atė nė njė kopėsht parajse pėr ata qė i janė frikėsuar Zotit, e kanė ruajtur veten nga harami dhe kanė vepruar punė tė mira.

    Profeti a.s i kėshillonte besimtarėt e parė, njėkohėsisht dhe neve, qė varret t'i vizitojmė shpesh. Vetė gruaja e tij, Aisheja, tregon qė Profeti a.s i vizitonte tė vdekurit e varrezave "Beki" shumė shpesh. Kjo varrezė, ndodhej shumė pranė shtėpisė ku banote Profeti a.s.

    Sa herė qė shkonte tė vizitojė varrezat, Profeti a.s u drejtohej tė vdekurve me kėtė fjalė pėrshėndetėse:"Paqja e Zotit qoftė mbi ju, o banorė besimtarė tė kėtij vendi. Ju keni keni ardhur kėtu para nesh dhe nė dashtė Zoti, edhe ne do u bashkangjitemi."

    Me kėto fjalė, sikur Profeti a.s kėrkon tė na dėrgojė njė mesazh: Edhe pse janė tė vdekur, ata janė njerėz si ne, jetonin dhe kėnaqeshin me tė mirat e kėsaj bote. Ndryshimi ėshtė se ne jemi tė gjallė, ndėrkohė qė ata kanė vdekur. Prandaj nuk ka pėrse tė kemi frikė prej tyre.

    Nė fund, Profeti a.s shtonte:"O Zot! Na fal neve dhe banorėt e varrezės Beki!"
    Rreth jetės sė varrit, thotė dijetari i njohur Hasan El-basri:"Krijesat kurrė nuk kanė parė si dy netė: Nata e parė ėshtė nata kur do tė ngrysesh nė varr. Kurse nata e dytė ėshtė nata e nesėrme, nata e ringjalljes nė Ditėn e Kijametit."


    Kėshtu, sipas Hasan El-basri, nata e parė ėshtė ajo natė kur do tė befasohesh me takimin e dy melekėve tė llogarisė nė varr. Ndėrkohė qė nata e dytė fillon me ringjalljen dhe marrjen e librave nė dorėn e djathtė ose tė majtė.
    Padyshim qė njerėzit e mirė dhe tė ndershėm, do tė jenė nė shoqėrinė e melekėve, tė cilėt i pėrgėzojnė me xhenet dhe kėnaqėsi tė pėrhershme.
    Thotė Zoti nė Kuranin famėlartė:"A ėshtė njėlloj si ai qė Allahu ia ka hapur kraharorin pėr tė pranuar Islamin, duke qenė kėshtu nė dritėn e Zotit tė vet." (Zumer 21)

    "O ju qė besuat, ruajuni Allahut dhe besoni nė tė Dėrguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t’ju dhurojė pjesė tė dyfishtė nga mėshira e Vet, do t’ju japė dritė, me ndihmėn e sė cilės do tė ecni dhe do t’ju falė; Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirėplotė." (Hadid 28)

    "A barazohet i vdekuri qė Ne e ngjallėm dhe i dhamė dritė me tė cilėn ecėn midis njerėzve, me atė qė ėshtė nė errėsirė e nuk mund tė dalė prej saj?! Kėsisoj, jobesimtarėve u duken tė bukura veprat qė bėjnė." (En'am 122)


    Nata e parė nė varr, do tė jetė nata mė e bukur pėr besimtarėt dhe njerėzit e ndershėm, pasi do tė jenė nė zijafetin e Allahut tė madhėruar.

    Nė njė hadith, Profeti a.s thotė:"I vizitoni varret, pasi ato u kujtojnė jetėn tjetėr."
    Sa herė qė tė shohėsh njė xhenaze, ėshtė mirė qė t'a shoqėrosh, t'i falesh xhenazen dhe tė presėsh derisa tė pėrfundojė varrimi. Shpėrblimi i njė vepre tė tillė, ėshtė shumė i madh. Profeti a.s thotė:"Kush shoqėron njė xhenaze derisa varroset, do tė kthehet me shpėrblim sa dy male."


    Disa fakte dhe njohuri rreth tė vdekurve nė varre.

    1 – Tė vdekurit nė varre i dėgjojnė tė gjallėt. Njė ndėr argumentet pėr kėtė, ėshtė se Profeti a.s na ka urdhėruar qė kur tė vizitojmė njė varrezė, tė themi:"Paqja qoftė mbi ju banorė tė kėtij vendi!"Pasi muslimanėt fituan nė betejėn e Bedrit, Profeti a.s u foli kufomave tė jomuslimanėve tė vrarė, duke u thėnė:"A e gjetėt tė vėrtetė premtimin e Zotit, pasi unė e gjeta tė tillė..."Umeri ndėrhyri dhe e pyeti:"A tė dėgjojnė o i dėrguar i Allahut?!"

    Profeti a.s ia ktheu:"Pėr Zotin ti nuk mė dėgjon mė mirė se ē'mė dėgjojnė ata!"
    Nė njė hadith tjetėr tė transmetuar nga Buhariu, thuhet se kur familja e tė vdekurit shkojnė nė varreza pėr tė vizituar tė afėrmit e tyre, tė vdekurit i dėgjojnė hapat e tyre.

    2 – I vdekuri ngushėllohet dhe gėzohet kur tė afėrmit e tij tė gjallė e vizitojnė varrin e tij dhe luten pėr tė.
    Para se tė vdesė, Amr ibnul As, i porositi familjarėt e tij:"Pasi tė mė keni varrosur, qėndroni afėr varrit tim, pasi e kam qejf t'ju ndjej pranė."

    3 – Veprat e tė gjallėve, u tregohen dhe tė vdekurve nga familjarėt. Veprat tona tė mira, i gėzojnė tė vdekurit, ndėrkohė qė veprat e liga i zemėrojnė dhe dėshpėrojnė.

    4 – Shpirtrat e njerėzve tė mirė dhe tė ndershėm, e vizitojnė njėri-tjetrin nė varr. Prandaj, i dėrguari i Zotit i varroste njerėzit e dashur pranė njėri-tjetrit, ashtu siē bėri me Amru ibnul Xhemuh dhe Abdullah ibnu Hiram.

    5 – Profetėt janė tė gjallė dhe falen nė varret e tyre. Tregon Profeti a.s rreth natės sė Miraxhit:"Kalova pranė Musait a.s, dhe e gjeta duke u falur nė varrin e tij."Pėrderisa Musai a.s ishte i gjallė dhe falej nė varr, edhe profeti Muhamed a.s ėshtė i tillė.

    Seid ibnu Xhubejr, nxėnės i Abdullah ibnu Abasit, tregon:"Kur u varros Thabit ibnu Enes El-benanij (nxėnės i Enes ibnu Malik, shėrbėtorit tė Profetit a.s) mua mė ra diēka brenda varrit. Kur zbrita t'a marr, e dallova Thabit-in duke u falur."

    Qė para se tė vdesė, Thabit ibnu Enes lutej:"O Zot! Nėse dikujt ia ke bėrė rizk qė tė falet edhe nė varr, atėherė tė lutem ma jep edhe mua kėtė mirėsi!"Kėtė mirėsi, Allahu i madhėruar ia dha Thabit ibnu Enes, pasi ai ishte nga njerėzit e mirė dhe e luste vazhdimisht qė Zoti t'ia japė kėtė mirėsi.

    Thotė Profeti a.s rreth xhenazes sė njerėzve tė mirė:"Kur xhenazeja vendoset nė tabut dhe e mbajnė njerėzit nė krahė, nėse ka qenė njeri i mirė thotė:"Mė shpejtoni mė shpejtoni pėr nė varr."

    Kjo, pasi ky njeri, menjėherė pas vdekjes ka filluar tė shohė dhe konstatojė nderimet qė i janė pregatitur nga Zoti.

    Personi qė e vendosi imam Buhariun nė varr, tregon:"Kur e vendosa nė varr, ndjeva qė era misk (lloj parfumi) kishte mbushur varrin."
    Disa njerėz tė mirė thonė qė varri flet!!! Por si mund tė flasė varri dhe ēfarė thotė?
    Kur njė njeri i mirė ndėrron jetė dhe varroset, varri i thotė:"Edhe kur ishe gjallė, ti ke qenė njė ndėr njerėzit mė tė dashur pėr mua. Tashmė qė je brenda meje, je akoma mė i dashur."Varri i don njerėzit e mirė, pasi ata i don vetė Zoti i madhėruar.
    Nė fakt, varri i njė njeriu tė mirė dhe tė dashur tek Zoti, nuk do tė jetė ajo gropė qė ne e shohim, por do tė jetė pallat.
    Vetė Profeti a.s e pėrshkruan varrin e njerėzve tė mirė si lulishte nga lulishtet e xhenetit.

    Kur i vdekuri vendoset nė varr, ai i dėgjon zhurmat e hapave tė njerėzve qė largohen. Atėherė i vijnė dy melekė, Munker dhe Nekir, tė cilėt e pyesin rreth Zotit, fesė dhe profetit qė ka besuar.

    Nėse ėshtė njeri i mirė, ai do tė pėrgjigjet pa u hezituar:"Zoti im ėshtė Allahu, feja ime ėshtė Islami dhe profeti im ėshtė Muhamedi a.s."

    Ėshtė mirė qė secili prej nesh t'a lusė Zotin dhe tė thotė:"O Zot! Mė bėj tė qėndrueshėm nė dashurinė qė kam pėr Ty, pėr fenė Tėnde dhe pėr profetin Muhamed a.s. O Zot! Mė bėj tė vdes duke zbatuar dhe respektuar sheriatin Tėnd!"
    Kur robi i mirė u pėrgjigjet pyetjeve tė dy melekėve, ata do i thonė:"Ne e dinim qė ti do tė pėrgjigjeshė drejt. Ti ke jetuar me Zotin dhe ke respektuar ligjet e Tij dhe kėshtu ke vdekur."


    Atėherė do dėgjohet njė zė nga lart: “Robi Im tha tė vėrtetėn, prandaj ia shtroni varrin me shtresat e xhennetit dhe i hapni njė dritare ku tė shikojė vendin e tij nė xhennet. Prej aty ai do tė shijojė aromoėn dhe pamjet e mrekullueshme tė xhenetit.

    Mė pas i vjen njė burrė me rroba tė bardha dhe fytyrė tė bukur, tė cilin e pyet: “Kush je ti, pasi nga fytyra ngjan sikur je njeri i mirė?” “Unė jam puna jote e mirė” -do t’i pėrgjigjet- Pėr Zotin ke qenė i shpejtė nė bindje dhe adhurimin e Zotit dhe i avashtė nė thyerjen e urdhėrave tė Tij.
    Mė pas do fillojė t’i lutet Zotit, duke thėnė: “O Zot! Shpejtoje kiametin, qė tė takohem me familjen dhe fėmijėt.”


    Vepra qė i bėjnė dobi tė vdekurit.

    Duke qenė se secili prej nesh ka tė afėrm qė i kanė vdekur, ėshtė mirė qė tė kemi njohuri rreth atyre veprave qė mund t'ju bėjnė dobi nė varr.
    Njė ndėr kėto vepra ėshtė edhe lutja e sinqertė. Sa herė qė tė lutesh pėr dikė, melekėt luten pėr ty duke thėnė:"Zoti tė dhashtė edhe ty si kjo qė lutesh."Ėshtė mirė, madje ėshtė detyrė, qė nėse i vdekuri ka lėnė ndonjė ditė pa agjėruar nga ramazani, tė afėrmit e tij t'a agjėrojnė dhe t'ia shlyejnė. Gjithashtu, nėse ai ka ndonjė borxh tė pashlyer, duhet t'ia shlyejnė.
    Njė vepėr tjetėr e mirė ėshtė edhe dhėnia sadaka, mėsimi i tė paditurve, dhurimi i Kuranit, dhėnia ujė tė eturve etj...

    Thotė Profeti a.s:"Kur njė njeri ndėrron jetė, i ndėrpritet shpėrblimi i veprave qė punonte, pėrveē tre gjėrave:"Njė sadaka rrjedhėse, njė dije nga e cila pėrfitojnė tė tjerėt dhe njė fėmijė i cili lutet pėr tė."

    Mes dijetarėve ka mosmarrėveshje rreth leximit tė Kuranit pėr tė vdekurit, nėse i arrin shpėrblimi tė vdekurit apo jo. Kėshtu, disa dijetarė si Ibnul Kajjim, Ibnu Tejmije dhe tė tjerė mendojnė se nuk i arrin. Ndėrkohė qė disa tė tjerė mendojnė se i vdekuri pėrfiton nga leximi i Kuranit pėr tė.

    Nė fund tė kėsaj teme, unė dua t'ju kėshilloj qė tė shkoni shpesh dhe t'i vizitoni varret. Teksa qėndroni atje, ėshtė mirė tė kujtoni Ditėn kur do tė ndaheni nga kjo jetė, tė kujtoni jetėn e varrit, ditėn e ringjalljes dhe paraqitjen para Zotit tė madhėruar.

    Vizita e varreve e pastron zemrėn e njeriut dhe e afron atė me Zotin. Vizita e varreve ia shton njeriut dėshirėn pėr vepra tė mira, pėr tė ndihmuar tė vobektėt etj...

    Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!

    >>>14
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    14

    Jeta e varrit pėr njėrėzit e lig


    Tek porta e xhenetit



    Thotė Profeti a.s:”Zoti ka caktuar disa kufinj, prandaj mos i tejkaloni...!”

    Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:”Zoti zemėrohet kur robi vepron vepra tė ulėta.”

    Nė kėtė temė, do tė flasim rreth jetės sė njerėzve tė ligė dhe jobesimtarėve nė varr.
    Udhėtimi i njeriut tė keq dhe tė lig pėr nė botėn tjetėr, fillon qė nė ēastet kur i afrohet vdekja. Ai e ndjen udhėtimin e vėshtirė drejt tė cilit ėshtė nisur. Familjarėt e kanė rrethuar dhe gjithēka pėrreth i duket e zymtė dhe e frikshme. Melekėt janė nisur pėr t’i marrė shpirtin dhe ai e ndjen diēka tė tillė.

    Thotė Profeti a.s:”Kurse kur njeriut tė keq i vjen koha tė ndahet nga kjo botė dhe tė shkojė nė botėn tjetėr, i vijnė melekė me fytyrė tė zezė dhe rroba tė zeza....”Pamja e zezė e melekėve, ėshtė simbol i rrugės drejt sė cilės ėshtė nisur ky njeri. Ashtu siē e kaloi jetėn me vepra tė zeza, ashtu do e ketė dhe rrugėn e ahiretit, tė zezė dhe tė errėt.

    Thotė Zoti i madhėruar nė Kuran:”A barazohet i vdekuri qė Ne e ngjallėm dhe i dhamė dritė me tė cilėn ecėn midis njerėzve, me atė qė ėshtė nė errėsirė e nuk mund tė dalė prej saj?! Kėsisoj, jobesimtarėve u duken tė bukura veprat qė bėjnė.” (En’am 122)

    Kur tė shohė melekėt e vdekjes me pamje tė zezė, me qefinė prej zjarri, jobesimtari dhe njeriu i lig do tė ndihet i braktisur dhe i zhgėnjyer. Ai kurrsesi nuk e priste njė fund tė tillė. Deri atė ditė kishte jetuar nė luks, kėnaqėsi dhe dėfrim.
    Thotė Zoti nė Kuranin famėlartė:” Ditėn, kur tė shohin engjėjt, pėr keqbėrėsit nuk do tė ketė lajm tė mirė dhe do t’u thuhet: “Nuk do tė kaloni dot pėr matanė!” (Furkan 22)

    Ditėn e vdekjes, kėta njerėz tė ligė, do tė shohin dhe dėgjojnė vetėm tė ardhme tė zymtė dhe tė pashpresė. Asnjė nuk u thotė njė fjalė dhe lajm tė mirė.
    Tė gjithė melekėt, me nė krye melekun e vdekjes, i afrohen pėr t’i marrė shpirtin dhe t’a ndajnė pėrfundimisht nga kjo botė.
    Ky njeri kėrkon t’u largohet, kėrkon tė pendohet dhe tė veprojė diēka tė mirė, por koha e kėsaj ka pėrfunduar. Ai tashmė ėshtė vendosur dhe rrethuar nga shtresat e zjarrit.

    Njė njeriu tė tillė, i cili mund tė jetė njė president, njė ministėr, deputet, politikan, pasanik por dhe njeri i rėndomtė, do i merret shpirti pa pikė mėshire. Ai goditet, rrihet dhe i shkulet shpirti pa keqardhjen mė tė vogėl.

    Thotė Zoti nė Kuran:” E ēfarė do tė bėjnė ata, kur engjėjt do t’ua marrin shpirtin,
    duke i rrahur nė fytyrat dhe shpinat e tyre?! Kjo, sepse ata pasuan atė qė shkakton zemėrimin e Allahut dhe urryen pėlqimin e Tij e kėshtu, Ai ua zhvlerėsoi atyre veprat.” (Muhamed 27)

    Zoti nuk dėshiron qė ti o vėlla tė shohėsh me sy pamje tė pahijshme. Nuk e pranon as pėr ty o motėr.

    Thotė Zoti nė suren En’am:”Ah sikur t’i shihje keqbėrėsit gjatė agonisė sė vdekjes, kur engjėjt zgjasin duart (duke thėnė): “Dorėzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do tė ndėshkoheni me dėnim poshtėrues pėr shkak tė tė pavėrtetave qė keni thėnė pėr Allahun dhe qė keni shpėrfillur shpalljet e Tij”. (En’am 93)

    Kur i merret shpirti njeriut tė lig, ai do tė lutet me mish e shpirt:”Kur i vjen vdekja ndonjėrit prej tyre (jobesimtarėve), ai thotė: “O Zoti im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira nė botėn qė kam lėnė!” Por pėrgjigja pėr kėtė kėrkesė ėshtė:”Kurrsesi! Me tė vėrtetė, kjo ėshtė njė fjalė tė cilėn ai (kot) e thotė! Prapa (vdekjes sė) tyre do tė ketė njė (kohė) ndarėse, deri nė ditėn kur do tė ringjallen.” (Muminun 100)

    Kjo, pasi edhe po tė ktheheshin sėrish nė dynja, do u ktheheshin sėrish veprave tė liga dhe tė poshtra qė vepronin gjatė jetės.
    Prandaj duhet tė pendohemi para se tė jetė vonė. Duhet tė pendohemi njė herė e pėrgjithmonė nga veprat e liga. Duhet t’a braktisim njė herė e pėrgjigjithmonė kutinė e cigareve.

    Hadithin e mėsipėrm, Profeti a.s e vazhdon me fjalėt:”Me vete kanė qefinė e parfume prej zjarri dhe i ulen afėr. Mė pas i vjen meleku i vdekjes, i ulet tek koka dhe i thotė: “O ti shpirt i keq! Dil nga ky trup i keq, nė zemėrimin dhe dėnimin e Zotit.” Dhe i del shpirti nė mėnyrėn mė tė dhimbshme. Mė pas e marrin melekėt e tjerė dhe ngjiten me tė nė qiell.

    Melekėt e tėrheqin me forcė shpirtin, sikur e shkulin atė.

    Pasi t’i nxirret shpirti nė formėn mė tė dhimbshme dhe tė vendoset nė shtresat e zjarrit, vijnė dy meleėt qė e kanė shoqėruar gjatė gjithė udhėtimit nė dynja. Ato janė meleku i krahut tė djathtė qė shkruante veprat e mira dhe ai krahut tė majtė qė regjistronte veprat e kėqia. Tė dy i afrohen dhe i thonė:”Zoti mos tė shpėrbleftė me tė mira! Sa herė na ke bėrė tė dėgjojmė gjėra tė kėqija dhe sa herė na ke ulur nė kuvende tė shėmtuara!”Por dyert e qiellit nuk u hapen, ashtu siē thotė ZOTI nė Kur’an:

    "Ata tė cilėt i pėrgėnjeshtruan argumentet tona dhe u treguan mendjemėdhenj ndaj tyre, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk hyjnė nė xhennet ashtu siē nuk hyn deveja nė vrimėn e gjilpėrės." (Araf 40)

    Do pyesin melekėt e qiellit: “Shpirti i kujt ėshtė ky me kėtė aromė tė keqe?” “Ėshtė shpirti i filanit, birit tė filanit”- do pėrgjigjen melekėt e tjerė, duke e quajtur me emrat mė tallės me tė cilėt e thėrritnin nė dynja. Atėherė do tė dėgjohet njė zė qė vjen nga Zoti: “Shkruajini veprat e robit Tim nė veprat e njerėzve tė kėqinj dhe kthejeni nė tokė, pasi nga toka i krijova, nė tokė i kthej dhe nga toka do t’i ringjall pėrsėri.”

    “Nė veprat e njerėzve tė kėqinj” nė arabisht shprehet me emrin “sixhxhin” dhe sipas dijetarėve ka tre kuptime:

    I pari, ėshtė njė burg ku do tė burgosen shpirtrat e njerėzve tė kėqinj.
    I dyti ėshtė njė libėr ku shkruhen emrat e banorėve tė zjarrit.
    I treti, ėshtė qafa e shejtanit ku janė shkruar emrat e njerėzve tė kėqinj dhe banorėve tė zjarrit.

    Kur shejtani i tha Zotit tė madhėruar:” Ai tha: “Betohem nė madhėrinė Tėnde se unė do t’i mashtroj ata tė gjithė.” (Sad 83) sikur i thoshte se emrat e kėtyre njerėzve qė do i mashtroj, i kam tė shėnuar nė qafėn time.

    Atėherė, e zbresin nė varr, ku i vijnė dy melekė, tė cilėt do e pyesin: “Kush ėshtė Zoti yt?”, “Kush ėshtė feja jote?” dhe “Kush ėshtė profeti yt?” Pėrgjigja e tij do tė jetė: “Nuk e di, nuk e di! Dėgjoja njerėzit tė thonin dhe thoja edhe unė si ata.” Atėherė, do tė thėrrasė njė zė nga lart: “Nuk u pėrgjigj robi Im, prandaj ia shtroni varrin me shtresa zjarri dhe i hapni njė derė, ku tė shikojė vendin e tij nė zjarr, nga ku ndjen tė nxehtit e tij. Mė pas i vjen njė njeri me rroba tė zeza dhe me fytyrė tė shėmtuar, i cili i thotė: “Unė jam puna jote e poshtėr.” Atėherė fillon dhe lutet: “O Zot, mos e bėj kiametin!

    Porosia jonė pėr kėtė temė, ėshtė qė tė biem sa mė shpesh nė salavat mbi Profetin tonė, paqja dhe mėshira e Zotit qofshin mbi tė.
    Thotė Profeti a.s:”Kush bie njė herė nė salavat mbi mua, Zoti do tė bjerė dhjetė herė mbi tė.”

    Duke rėnė nė salavat mbi Profetin a.s, ne shfaqim dhe demostrojmė dashurinė tonė pėr tė dėrguarin e Zotit. Duke qenė se e duam Profetin a.s dhe ndjekim rrugėn e tij, padyshim qė ai nuk do na zhgėnjejė Ditėn e Kijametit.
    E lusim Zotin qė tė vdesim nė rrugėn e Zotit dhe tė fitojmė xhenetin e pėrjetshėm.


    Paqja e Zotit qoftė mbi ju!

    >>>15
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •