13
Jeta e varrit, pėr njerėzit e ndershėm
Tek porta e xheneti
Mustafa Husni.
Siē dihet, varri ėshtė stacioni i parė i udhėtimit nė Botėn tjetėr. Nga vetė natyra, njeriu e urren varrin dhe jetėn nė tė. Por, gjatė kėsaj teme, ne do tė zbulojmė gjėra tė cilat e bėjnė jetėn e varrit tė bukur pėr besimtarin.
Edhe pse nė fund tė fundit ai ėshtė varr, Zoti e kthen atė nė njė kopėsht parajse pėr ata qė i janė frikėsuar Zotit, e kanė ruajtur veten nga harami dhe kanė vepruar punė tė mira.
Profeti a.s i kėshillonte besimtarėt e parė, njėkohėsisht dhe neve, qė varret t'i vizitojmė shpesh. Vetė gruaja e tij, Aisheja, tregon qė Profeti a.s i vizitonte tė vdekurit e varrezave "Beki" shumė shpesh. Kjo varrezė, ndodhej shumė pranė shtėpisė ku banote Profeti a.s.
Sa herė qė shkonte tė vizitojė varrezat, Profeti a.s u drejtohej tė vdekurve me kėtė fjalė pėrshėndetėse:"Paqja e Zotit qoftė mbi ju, o banorė besimtarė tė kėtij vendi. Ju keni keni ardhur kėtu para nesh dhe nė dashtė Zoti, edhe ne do u bashkangjitemi."
Me kėto fjalė, sikur Profeti a.s kėrkon tė na dėrgojė njė mesazh: Edhe pse janė tė vdekur, ata janė njerėz si ne, jetonin dhe kėnaqeshin me tė mirat e kėsaj bote. Ndryshimi ėshtė se ne jemi tė gjallė, ndėrkohė qė ata kanė vdekur. Prandaj nuk ka pėrse tė kemi frikė prej tyre.
Nė fund, Profeti a.s shtonte:"O Zot! Na fal neve dhe banorėt e varrezės Beki!"
Rreth jetės sė varrit, thotė dijetari i njohur Hasan El-basri:"Krijesat kurrė nuk kanė parė si dy netė: Nata e parė ėshtė nata kur do tė ngrysesh nė varr. Kurse nata e dytė ėshtė nata e nesėrme, nata e ringjalljes nė Ditėn e Kijametit."
Kėshtu, sipas Hasan El-basri, nata e parė ėshtė ajo natė kur do tė befasohesh me takimin e dy melekėve tė llogarisė nė varr. Ndėrkohė qė nata e dytė fillon me ringjalljen dhe marrjen e librave nė dorėn e djathtė ose tė majtė.
Padyshim qė njerėzit e mirė dhe tė ndershėm, do tė jenė nė shoqėrinė e melekėve, tė cilėt i pėrgėzojnė me xhenet dhe kėnaqėsi tė pėrhershme.
Thotė Zoti nė Kuranin famėlartė:"A ėshtė njėlloj si ai qė Allahu ia ka hapur kraharorin pėr tė pranuar Islamin, duke qenė kėshtu nė dritėn e Zotit tė vet." (Zumer 21)
"O ju qė besuat, ruajuni Allahut dhe besoni nė tė Dėrguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do tju dhurojė pjesė tė dyfishtė nga mėshira e Vet, do tju japė dritė, me ndihmėn e sė cilės do tė ecni dhe do tju falė; Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirėplotė." (Hadid 28)
"A barazohet i vdekuri qė Ne e ngjallėm dhe i dhamė dritė me tė cilėn ecėn midis njerėzve, me atė qė ėshtė nė errėsirė e nuk mund tė dalė prej saj?! Kėsisoj, jobesimtarėve u duken tė bukura veprat qė bėjnė." (En'am 122)
Nata e parė nė varr, do tė jetė nata mė e bukur pėr besimtarėt dhe njerėzit e ndershėm, pasi do tė jenė nė zijafetin e Allahut tė madhėruar.
Nė njė hadith, Profeti a.s thotė:"I vizitoni varret, pasi ato u kujtojnė jetėn tjetėr."
Sa herė qė tė shohėsh njė xhenaze, ėshtė mirė qė t'a shoqėrosh, t'i falesh xhenazen dhe tė presėsh derisa tė pėrfundojė varrimi. Shpėrblimi i njė vepre tė tillė, ėshtė shumė i madh. Profeti a.s thotė:"Kush shoqėron njė xhenaze derisa varroset, do tė kthehet me shpėrblim sa dy male."
Disa fakte dhe njohuri rreth tė vdekurve nė varre.
1 Tė vdekurit nė varre i dėgjojnė tė gjallėt. Njė ndėr argumentet pėr kėtė, ėshtė se Profeti a.s na ka urdhėruar qė kur tė vizitojmė njė varrezė, tė themi:"Paqja qoftė mbi ju banorė tė kėtij vendi!"Pasi muslimanėt fituan nė betejėn e Bedrit, Profeti a.s u foli kufomave tė jomuslimanėve tė vrarė, duke u thėnė:"A e gjetėt tė vėrtetė premtimin e Zotit, pasi unė e gjeta tė tillė..."Umeri ndėrhyri dhe e pyeti:"A tė dėgjojnė o i dėrguar i Allahut?!"
Profeti a.s ia ktheu:"Pėr Zotin ti nuk mė dėgjon mė mirė se ē'mė dėgjojnė ata!"
Nė njė hadith tjetėr tė transmetuar nga Buhariu, thuhet se kur familja e tė vdekurit shkojnė nė varreza pėr tė vizituar tė afėrmit e tyre, tė vdekurit i dėgjojnė hapat e tyre.
2 I vdekuri ngushėllohet dhe gėzohet kur tė afėrmit e tij tė gjallė e vizitojnė varrin e tij dhe luten pėr tė.
Para se tė vdesė, Amr ibnul As, i porositi familjarėt e tij:"Pasi tė mė keni varrosur, qėndroni afėr varrit tim, pasi e kam qejf t'ju ndjej pranė."
3 Veprat e tė gjallėve, u tregohen dhe tė vdekurve nga familjarėt. Veprat tona tė mira, i gėzojnė tė vdekurit, ndėrkohė qė veprat e liga i zemėrojnė dhe dėshpėrojnė.
4 Shpirtrat e njerėzve tė mirė dhe tė ndershėm, e vizitojnė njėri-tjetrin nė varr. Prandaj, i dėrguari i Zotit i varroste njerėzit e dashur pranė njėri-tjetrit, ashtu siē bėri me Amru ibnul Xhemuh dhe Abdullah ibnu Hiram.
5 Profetėt janė tė gjallė dhe falen nė varret e tyre. Tregon Profeti a.s rreth natės sė Miraxhit:"Kalova pranė Musait a.s, dhe e gjeta duke u falur nė varrin e tij."Pėrderisa Musai a.s ishte i gjallė dhe falej nė varr, edhe profeti Muhamed a.s ėshtė i tillė.
Seid ibnu Xhubejr, nxėnės i Abdullah ibnu Abasit, tregon:"Kur u varros Thabit ibnu Enes El-benanij (nxėnės i Enes ibnu Malik, shėrbėtorit tė Profetit a.s) mua mė ra diēka brenda varrit. Kur zbrita t'a marr, e dallova Thabit-in duke u falur."
Qė para se tė vdesė, Thabit ibnu Enes lutej:"O Zot! Nėse dikujt ia ke bėrė rizk qė tė falet edhe nė varr, atėherė tė lutem ma jep edhe mua kėtė mirėsi!"Kėtė mirėsi, Allahu i madhėruar ia dha Thabit ibnu Enes, pasi ai ishte nga njerėzit e mirė dhe e luste vazhdimisht qė Zoti t'ia japė kėtė mirėsi.
Thotė Profeti a.s rreth xhenazes sė njerėzve tė mirė:"Kur xhenazeja vendoset nė tabut dhe e mbajnė njerėzit nė krahė, nėse ka qenė njeri i mirė thotė:"Mė shpejtoni mė shpejtoni pėr nė varr."
Kjo, pasi ky njeri, menjėherė pas vdekjes ka filluar tė shohė dhe konstatojė nderimet qė i janė pregatitur nga Zoti.
Personi qė e vendosi imam Buhariun nė varr, tregon:"Kur e vendosa nė varr, ndjeva qė era misk (lloj parfumi) kishte mbushur varrin."
Disa njerėz tė mirė thonė qė varri flet!!! Por si mund tė flasė varri dhe ēfarė thotė?
Kur njė njeri i mirė ndėrron jetė dhe varroset, varri i thotė:"Edhe kur ishe gjallė, ti ke qenė njė ndėr njerėzit mė tė dashur pėr mua. Tashmė qė je brenda meje, je akoma mė i dashur."Varri i don njerėzit e mirė, pasi ata i don vetė Zoti i madhėruar.
Nė fakt, varri i njė njeriu tė mirė dhe tė dashur tek Zoti, nuk do tė jetė ajo gropė qė ne e shohim, por do tė jetė pallat.
Vetė Profeti a.s e pėrshkruan varrin e njerėzve tė mirė si lulishte nga lulishtet e xhenetit.
Kur i vdekuri vendoset nė varr, ai i dėgjon zhurmat e hapave tė njerėzve qė largohen. Atėherė i vijnė dy melekė, Munker dhe Nekir, tė cilėt e pyesin rreth Zotit, fesė dhe profetit qė ka besuar.
Nėse ėshtė njeri i mirė, ai do tė pėrgjigjet pa u hezituar:"Zoti im ėshtė Allahu, feja ime ėshtė Islami dhe profeti im ėshtė Muhamedi a.s."
Ėshtė mirė qė secili prej nesh t'a lusė Zotin dhe tė thotė:"O Zot! Mė bėj tė qėndrueshėm nė dashurinė qė kam pėr Ty, pėr fenė Tėnde dhe pėr profetin Muhamed a.s. O Zot! Mė bėj tė vdes duke zbatuar dhe respektuar sheriatin Tėnd!"
Kur robi i mirė u pėrgjigjet pyetjeve tė dy melekėve, ata do i thonė:"Ne e dinim qė ti do tė pėrgjigjeshė drejt. Ti ke jetuar me Zotin dhe ke respektuar ligjet e Tij dhe kėshtu ke vdekur."
Atėherė do dėgjohet njė zė nga lart: Robi Im tha tė vėrtetėn, prandaj ia shtroni varrin me shtresat e xhennetit dhe i hapni njė dritare ku tė shikojė vendin e tij nė xhennet. Prej aty ai do tė shijojė aromoėn dhe pamjet e mrekullueshme tė xhenetit.
Mė pas i vjen njė burrė me rroba tė bardha dhe fytyrė tė bukur, tė cilin e pyet: Kush je ti, pasi nga fytyra ngjan sikur je njeri i mirė? Unė jam puna jote e mirė -do ti pėrgjigjet- Pėr Zotin ke qenė i shpejtė nė bindje dhe adhurimin e Zotit dhe i avashtė nė thyerjen e urdhėrave tė Tij.
Mė pas do fillojė ti lutet Zotit, duke thėnė: O Zot! Shpejtoje kiametin, qė tė takohem me familjen dhe fėmijėt.
Vepra qė i bėjnė dobi tė vdekurit.
Duke qenė se secili prej nesh ka tė afėrm qė i kanė vdekur, ėshtė mirė qė tė kemi njohuri rreth atyre veprave qė mund t'ju bėjnė dobi nė varr.
Njė ndėr kėto vepra ėshtė edhe lutja e sinqertė. Sa herė qė tė lutesh pėr dikė, melekėt luten pėr ty duke thėnė:"Zoti tė dhashtė edhe ty si kjo qė lutesh."Ėshtė mirė, madje ėshtė detyrė, qė nėse i vdekuri ka lėnė ndonjė ditė pa agjėruar nga ramazani, tė afėrmit e tij t'a agjėrojnė dhe t'ia shlyejnė. Gjithashtu, nėse ai ka ndonjė borxh tė pashlyer, duhet t'ia shlyejnė.
Njė vepėr tjetėr e mirė ėshtė edhe dhėnia sadaka, mėsimi i tė paditurve, dhurimi i Kuranit, dhėnia ujė tė eturve etj...
Thotė Profeti a.s:"Kur njė njeri ndėrron jetė, i ndėrpritet shpėrblimi i veprave qė punonte, pėrveē tre gjėrave:"Njė sadaka rrjedhėse, njė dije nga e cila pėrfitojnė tė tjerėt dhe njė fėmijė i cili lutet pėr tė."
Mes dijetarėve ka mosmarrėveshje rreth leximit tė Kuranit pėr tė vdekurit, nėse i arrin shpėrblimi tė vdekurit apo jo. Kėshtu, disa dijetarė si Ibnul Kajjim, Ibnu Tejmije dhe tė tjerė mendojnė se nuk i arrin. Ndėrkohė qė disa tė tjerė mendojnė se i vdekuri pėrfiton nga leximi i Kuranit pėr tė.
Nė fund tė kėsaj teme, unė dua t'ju kėshilloj qė tė shkoni shpesh dhe t'i vizitoni varret. Teksa qėndroni atje, ėshtė mirė tė kujtoni Ditėn kur do tė ndaheni nga kjo jetė, tė kujtoni jetėn e varrit, ditėn e ringjalljes dhe paraqitjen para Zotit tė madhėruar.
Vizita e varreve e pastron zemrėn e njeriut dhe e afron atė me Zotin. Vizita e varreve ia shton njeriut dėshirėn pėr vepra tė mira, pėr tė ndihmuar tė vobektėt etj...
Nė fund, paqja e Zotit qoftė mbi ju!
>>>14
Krijoni Kontakt