1
Dashuria e Kėsaj Bote dhe Njohja e Zotit
Tek porta e Xhennetit.
Mustafa Husni.
Padyshim qė Zoti i madhėruar posedon gjėrat mė tė bukura dhe mbresėlėnėse. Thotė Zoti nė Kuranin famėlartė rreth kėtij fakti:”Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj pėr gjėra mė tė mira se ato? Pėr ata qė janė tė devotshėm, te Zoti i tyre do tė ketė kopshte, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe ku do tė banojnė pėrjetėsisht. Aty do tė kenė bashkėshorte tė pastra dhe kėnaqėsi nga Allahu”. Allahu i vrojton robėrit e Vet.” (Al Imran 15)
A e din o vėlla dhe o motėr se ēfarė do tė thotė tė jesh i pėrjetshėm dhe nė xhenet.....?
I pėrjetshėm nė xhenet, do tė thotė tė qėndrosh pėrgjithmonė nė xhenet. Do tė thotė tė jesh mbret, tė posedosh gjithēka qė dėshiron, tė jesh i qetė, pa vuajtje, ti urdhėron dhe ndalon, gjithēka ėshtė nė shėrbimin tėnd... dhe kjo vazhdon nė pėrjetėsi. Duke qenė se shejtani ėshtė dėbuar nga mėshira e Zotit, ai pėrpiqet me ēdo kusht qė tė bėjė pėr vete sa mė shumė njerėz. Diēka tė tillė e pėrshkruan vetė Zoti nė Kuranin famėlartė ku thotė:” Iblisi tha: “Zoti im, pėr shkak se mė ēove nė humbje, unė do t’ju zbukuroj atyre (njerėzve) rrugėn e gabuar nė Tokė dhe tė gjithė do t’i shpie nė mashtrim.” (Hixhr 39)
Shejtani e njeh mirė psikologjinė dhe mėnyrėn e tė menduarit tė njeriut. Ai din gjithēka rreth dobėsive dhe pikave tė forcės sė tij. Grackat dhe dredhitė e tij janė tė pafund. Pasi i tha Zotit fjalėt e mėsipėrme, shejtani pranoi dhe njė realitet tė hidhur pėr tė. Ai pėrmend njė grup njerėzish me tė cilėt dredhitė dhe grackat nuk i ecin. Kėta njerėz janė:”pėrveē robėrve tė Tu tė sinqertė”.
Robėrit e sinqertė, janė ata qė e njohin realitetin e kėsaj bote, njohin xhenetin dhe skėterrėn, njohin Zotin dhe ndjejnė dashuri pėr tė, janė tė bindur se gjithēka qė ekziston mbi kėtė botė do tė zhduket pėrgjithmonė njė ditė etj... Duke ditur kėtė, ata janė dhėnė pas hallallit dhe i shmangen haramit.
Ndėrkohė qė flasim, lexojmė ose dėgjojmė rreth madhėshtisė sė botės tjetėr, bukurisė sė kėnaqėsisė sė Zotit, afėrsisė me Profetin a.s nė xhenet, takimin me tė afėriit tanė tė vdekur pėr tė cilėt na ka marrė malli dhe shumė bukuri tė tjera, padyshim qė vlera e kėsaj bote na dobėsohet nė zemra dhe priremi pėr tė kėrkuar atė qė ėshtė mė e bukur dhe madhėshtore.
Thotė Zoti nė Kuran:”Sa pėr atė qė dėshiron kėtė botė, Ne shpejtojmė qė t’i japim ēfarė tė dėshirojmė atij qė duam. Pastaj ia caktojmė atij Xhehenemin, nė tė cilin ai do tė pėrvėlohet, duke qenė i turpėruar dhe i dėbuar. Kush zgjedh rrugėn e drejtė, e ka pėr veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet nė dėm tė vetvetes dhe askush nuk e merr tė keqen e tjetėrkujt.” (Isra 18)
Ti o besimtar i sinqertė meriton mė tė mirėn, meriton xhenetin, pasi sakrifikove tokėn e kėsaj bote.
Ēdo njeri, para se tė zgjedhė mes dy gjėrave, duhet tė ketė njohuri pėr avantazhet dhe disavantazhet e secilės dhe zgjedhjen t’a bėjė duke u mbėshtetur nė atė qė fiton dhe atė qė humb nėse zgjedh njėrėn. Po kėshtu ėshtė dhe ēėshtja e kėnaqėsive tė kėsaj bote dhe atyre tė botės tjetėr. qė tė zgjedhėsh kėnaqėsitė e botės tjetėr, duhet tė njohėsh mirė shpėrblimin qė tė pret dhe ēfarė humbet nėse braktis tė mirat dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote. Padyshim qė njohja e shpėrblimit dhe tė avantazheve tė botės tjetėr, na ndihmon edhe nė zgjedhjen e bindjes sė Zotit, kundrejt kėnaqėsive tė kėsaj bote.
Duke njohur Zotin e madhėruar, cilėsitė e Tij, forcėn dhe pushtetin, ti o besimtar e ke mė tė kollajtė tė zgjedhėsh botėn tjetėr dhe tė refuzosh kėtė botė. E ke mė tė kollajtė tė ndahesh nga toka dhe dheu prej tė cilit je krijuar dhe ushqehesh. Duke njohur qė Zoti ėshtė i gjthėpushtetshėm, ti je i bindur se Zoti do tė tė furnizojė dhe begatojė me begatitė e Tij tė pafund. Ti je i bindur se ēfarėdo tė tė ndodhė, ajo ėshtė mė e mira dhe nė interesin tėnd. Nėse Zoti e din qė pasuria ėshtė e dėmshme pėr ty, ai tė privon nga pasuria, por tė jep kėnaqėsinė dhe lumturinė e tė pasurve, edhe pse je i varfėr.
“Mos e hidh shikimin nė tė mirat kalimtare, qė Ne ua kemi dhėnė disave prej tyre, si stoli tė jetės sė kėsaj bote, pėr t’i vėnė ata nė provė! Shpėrblimi i Zotit tėnd ėshtė mė i mirė dhe mė e qėndrueshėm.” (Taha 131)
Nė kėtė ajet, Zoti e porosit besimtarin qė tė mos lidhet me kėtė botė dhe tė mirat e saj, tė cilat janė kalimtare dhe jetėshkurtėr.
Profeti Muhamed a.s, e pėrshkruan kėtė botė me fjalėt:”Kjo botė ėshtė burgu i besimtarit dhe parajsa e jobesimtarit.”
Jeta nė burg, ėshtė e lidhur ngushtė me njė disiplinė dhe rregullore tė caktuar. Tė burgosurve u duhet tė flenė nė njė orar tė caktuar, tė ushqehen nė njė orar, tė dalin nė oborrin e burgut nė njė orar, ka gjėra qė u lejohen t’i mbajnė dhe gjėra tė tjerja qė nuk u lejohen.
E tillė ėshtė dhe kjo botė pėr besimtarin. Ai nuk ndihet i lirė siē do tė jetė nė xhenet. Ėshtė gjithmonė i lidhur me rregulla dhe ligje tė cilat duhet t’i respektojė. Ndėrkohė qė jobesimtari jeton nė kėtė botė pa njohur kufinj dhe limite. Pėr tė gjithēka ėshtė e lejuar dhe nuk e njeh fjalėn haram. Kur jobesimtarėt do tė paraqiten para Zotit, do u thuhet:
“Ditėn, kur ata qė kanė mohuar do tė vihen para Zjarrit (do t’u thuhet): “Ju keni shfrytėzuar gjithė tė mirat nė jetėn tuaj tokėsore dhe jeni kėnaqur me to, ndėrsa sot do tė ndėshkoheni me dėnim poshtėrues, sepse keni qenė arrogantė nė Tokė pa kurrfarė tė drejte dhe nuk i jeni bindur Allahut.” (Ahkaf 20)
Duke qenė se nuk kanė respektuar asnjė nga urdhėrat dhe porositė hyjnore, ata i dhanė liri vetes tė drejtėn pėr tė shijuar gjithė kėnaqėsitė dhe tė mirat e kėsaj bote. Ngaqė i shijuan dhe provuan tė gjithė kėnaqėsitė e kėsaj bote, ata i humbėn vetes mundėsinė e shijimit tė mirave dhe kėnaqėsive tė botės tjetėr, xhenetit. Prandaj, ėshtė e pamundur qė njė besimtar tė lidhet dhe tė jepet pas xhenetit dhe kėnaqėsive tė botės tjetėr, ndėrkohė qė vazhdon tė jetė i lidhur ngushtė me kėtė botė dhe tė mirat e saj.
Njė herė, Profeti a.s po kalonte nė njė rrugė bashkė me shokėt e tij dhe pa njė dele tė ngordhur. Ai ndaloi dhe u tha shokėve:”Kush e blen kėtė dele tė ngordhur njė derhem?”
Njėri nga shokėt i tha:”Kaq e dobėt sa ē’ėshtė kjo, edhe e gjallė po tė ishte nuk ia vlen tė blihet njė derhem!”
Atėherė Profeti a.s u tha:”Tek Zoti, kjo botė ka mė pak vlerė, seē ka kjo dele tek ju.”
Kur Faraoni vendosi t’a ndėshkojė gruan e tij besimtare, ajo tha:”Allahu ka dhėnė si shembull pėr besimtarėt gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im! Ndėrtomė njė banesė tek Ti, nė Xhenet; mė shpėto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe mė shpėto nga populli keqbėrės!” (Tahrim 12)
Tregon Ibnu Abasi:”Do tė vijė dynjaja Ditėn e Kijametit me pamjen e njė gruaje tė plakur dhe tė shėmtuar, e cila do i thotė Zotit:”O Zot i madh! Mė cakto mua si shpėrblim pėr personin qė do tė shpėrblesh mė pak nga banorėt e xhenetit!”
Zoti do i thotė:”Unė nuk kam dashur qė tė jesh shpėrblim i robėrve tė Mi nė dynja, si tė dua tė jesh shpėrblim pėr ta nė xhenet?!”
Duke dashur qė tė na pėrshkruajė njė tablo sa mė tė qartė tė kėsaj jete, Profeti a.s thotė:”Ėshtė ajo qė ke ngrėnė dhe konsumuar, ajo qė ke dhėnė dhe magazinuar, ajo qė ke veshur dhe ke grisur.”
Dijetarėt muslimanė thonė:”Nepsi mė i madh i njeriut ėshtė ai i tė ngrėnit, neps i cili nuk zgjat mė shumė se tridhjetė sekonda. Kjo ėshtė periudha e pėrtypjes sė ushqimit.”
Ajo qė i mbetet, i shėrben dhe pėr tė cilėn do tė shpėrblehet, ėshtė vetėm ajo pasuri qė njeriu ka dhėnė. Janė vetėm ato tė holla, ushqime, veshje etj... tė cilat ua ka ofruar tė varfėrve. Gjithēka qė u ke dhėnė tė varfėrve dhe ke ndihmuar njerėzit nė nevojė, ėshtė e rezervuar tek Allahu i madhėruar.
Njė herė, Profeti a.s ndodhej nė shoqėrinė e Ebu Dher-it. Gjatė bisedės, Profeti a.s i tha:”O Ebu Dher! Pasanikėt e kėsaj bote, do tė jenė tė varfėr nė botėn tjetėr, pėrveē atyre qė e shtrijnė dorėn kėshtu” duke bėrė me shenjė dorėn e cila u jep tė varfėrve.
Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:”Kjo botė nė krahasim me botėn tjetėr, ėshtė si dikush prej jush qė fut gishtin nė ujin e detit dhe kontrollon sa ujė ka marrė gishti.”
Bota tjetėr i ngjan njė oqeani gjigand, ndėrkohė qė kjo botė i pėrngjan pikės sė ujit tė nxjerrė nga ky oqean.
Mė pas, Profeti a.s shtoi:”I pasur nuk ėshtė ai qė ka pasuri tė shumta, por ai qė ka zemėr tė pasur.”
Pasuria mė e madhe ėshtė kur ti je i kėnaqur me atė qė ke dhe nuk i mban sytė tek ata qė kanė mė shumė. Pasuria mė e madhe ėshtė kur ti i mban sytė dhe kėrkon tė jesh si ata qė kanė besim mė tė fortė dhe janė mė tė pėrkushtuar nė fe.
Miqėsinė tuaj e lashė, kokėlartė
Asnjė prej jush, nuk e gjeta tė barabartė
Edhe pse i uritur dhe gjella mė tundon
Po pashė mizat nė pjatė, ngrihem dhe ushqimin e refuzoj
Kurrė luani nuk pin ujin e lumit
Nėse sipėr tij, kanė pirė qentė e katundit.
Thotė imam Shafiu:”Kush lidhet pas kėsaj bote, kthehet nė njė skllav tė banorėve tė saj.”
Kjo, pasi i sheh si rast pėr t’u pasuruar dhe pėrfituar prej tyre. Nė kėtė mėnyrė, ai pėrdor ēdo mjet, qoftė dhe i ulėt, pėr tė arritur atė qė dėshiron.
Thuhet qė luani njihet si mbreti i pyllit, pasi nuk han dhe nuk pin gjėra qė i kanė lėnė tė tjerėt.
I tillė duhet tė jesh dhe ti o besimtar. Nuk ka pėrse tė edhe kafshėt, mė fisnike dhe krenare se ti.Ne duhet tė ēlirohemi nga litarėt dhe vargonjtė e kėsaj bote. Kulmi i fisnikėrisė tėnde ėshtė kur t’i kėrkosh Zotit xhenetin dhe gradat e tij mė tė larta, duke shpėrfillur dynjanė.Nė atė ēast kur tė sigurohemi qė kėtė botė e kemi nė dorė, kurse botėn tjetėr nė zemėr, do e kemi tė lehtė tė ndahemi dhe t’i shkėpusim lidhjet nga dashuria pėr tė mirat e kėsaj bote. Pas gjithēkaje qė pėrmendėm, secili prej nesh duhet t’ia kujtojė vetes atė udhėtim tė bukur tė shpirtrave tė njerėzve tė ndershėm drejt qiellit dhe banorėve tė tij.
Vallė si do tė arrijė shpirti ynė deri tek porta e xhenetit, dhe tė presė sa tė hapet dera pėr tė shijuar mrekullitė dhe atė qė ka pregatitur Zoti?
Kjo, duke e shpėrfillur dynjanė, duke udhėtuar me anijen e ahiretit dhe duke i lidhur zemrat tona me Zotin dhe shpėrblimin e Tij.
Nė fund, e lus Zotin qė tė shihemi sėrish nė temėn tjetėr.
Paqja e Zotit qoftė mbi ju!
>>> 2
Krijoni Kontakt