Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    SHQIPTARĖT-George Fred Williams

    George Fred Williams


    SHQIPTARĖT





    Pėrkthyer nga anglishtja prej Shaban Ballės


    Drejtėsia dhe e vėrteta nuk janė mbrojtje ose arėsye nė sallat e diplomacisė
    Djali jem, ti nuk e di se me sa pak mėshirė qeveriset bota






    Tiranė - Shtypshkronja “Dielli” - 1934

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Parathėnie e botimit tė parė


    E gjeta tė vlefshme pėrkthimin e kėtyre rreshtave mbasi kėto pėrmbajnė gjykimin e njė tė huaji mbi Shqipėrinė, i cili e formoi kėtė vetgjykim duke qenė vetė nė kontakt me Shqiptarėt e duke shikuar me sytė e vet ēdo gjė qė ka shkruar. Pėrveē kėsaj, ky shkrimtar ėshtė i njė shteti tė cilit nuk i intersonte ose i interesonte shumė pak gjendja politike e Shqipėrisė e pėr kėtė ēdo fjalė qė shkruan ky njeri ėshtė e sigurtė se e shkruan siē ia ndien ndėrgjegjeja e vet e jo pse ashtu ia lyp pozita diplomatike. Pėr shembull, nė Kreun IV tek nėnartikulli “Europa pėrkrah sundimin turk” do tė shikoni se San Xhuljano, Ministėr i Jashtėm i Italisė, nga pozita e tij diplomatike shkruan tė kundėrtėn e asaj qė ndjen nė shpirtin e tij. Por qė shkrimtari i jonė shkruan ashtu si e ndien, do ta vini re po tė kėndoni me kujdes Kreun III “Rėnia e Qeverisė sė Vidit”. Aty do tė formoni njė vetgjykim se sjelljet e tij nė kėtė mėnyrė proshqiptare ndoshta u bėnė shkak qė ai tė shtrėngohesh me dhėnė dorėheqjen nga pozita e tij nė Europė.
    Xhorxh Fred Uilliams mė 1914 ishte Ministri i Amerikės nė Greqi dhe nė Mal tė Zi dhe vėzhgues i Komisionit Ndėrkombėtar nė Durrės, komision i cili do tė udhėhiqte dhe do tė bashkėpunonte me qeverinė e Vidit. Por zoti Uilliams duke e pa tė pamundur bashkėpunimin nė mes tyre dhe duke e pa se punėt po shkonin mbrapsht pse marrėveshja e Londrės e kishte mbjellė shumė ters farėn, e ma tepėr pse marrėveshja e Londrės caktonte njė princ kurse Vidi erdhi me titullin mbret, mbas shumė mundimesh pėr marrėveshje sa me kryengritėsit e Shqipėrisė sė mesme, sa me ata tė Jugut, u bind se kėto punė ishin tė kota dhe vendosi tė marrė njė masė tė fundit. Shkoi nė Shqipėrinė e Jugut ku pruri nė marrėveshje “epirotėt” kryengritės me vlonjatėt qė tė bashkoheshin e tė shpallnin pavarėsinė e tyre, gjithmonė me qėllim qė sapo tė zhdukej qeveria e Vidit e cila doemos nuk kishte jetė tė gjatė, t’i bashkonte kėsaj pavarėsie edhe pjesėn e sipėrme tė Shqipėrisė. Mirėpo, posa muarėn vesh kėtė gjė diplomatėt e Europės me tė shpejtė dėrguan nė Vlorė dy luftanije qė pėrmbanin anėtarė tė komisionit tė Durrėsit, tė cilėt nėn hijen e topave tė fuqive tė mėdha tė Europės e ndaluan kėtė bashkim qė ky zotni me shumė mund e bėri.
    Atėhere zoti Uillliams u bind krejtėsisht qė veprat e fuqive tė mėdha me marrėveshjen e Londrės nuk patėn pėr qėllim ta bėjnė kėtė shtet tė lirė, por tė gjejnė shkaqė se si me e shtypur ma tepėr, e duke patur nė dorė kėtė dhe tjera fakte ky vendosi me e lėnė kėtė skenė mėkatesh, por njėherit me ngritur perden e me paraqitur komedinė tragjike dhe shpirtin e zi tė diplomacisė Europiane. I dhanė rastin Shqipėrisė nė Mbledhjen e Londrės pėr ta provuar nėse Shqiptarėt janė tė zotėt apo jo pėrsa paradėshirojnė. Por me mėnyrėn qė ata i kishin hartuar planet e tyre mund t’i hidhnin hi syve tė gjithė botės duke e bėrė me e quajtur tė zezėn tė bardhė, e prandaj Shqipėria lėkundej atė kohė nė djepin e fatit herė mbi dhe, herė jasht gropės sė zezė tė tmerrshme e tė helmatisur. Gjindej ky djep pikėrsisht mbi gropėn e pafund, kur pėrfaqėsuesit kryesorė tė diplomacisė Europiane, tė mbuluar me maska fytyrė-njeriu, kishin vu tehėt e bajonetave tė tyre mbi litarėt qė varesh ky djep pėr t’i pre e pėr ta lėshuar fatin e Shqipėrisė nė kėtė gropė vdekjeje qė tė mos mund tė ngrihesh kurrė.
    Pėr tė qenė korrekt ndaj pikpamjes njerėzore, kėta zotėrinj kishin filluar me pėrhapė fjalėn se ua dhamė provėn e lirisė Shqiptarėve por nuk po janė tė zotėt me e mbajtur dhe pėr fakt tregonin me gisht kryengritjet e brendshme, shkaktarėt e tė cilave ishin ata vetė. Pikėrisht nė kėtė kohė tė duhur e tė rrezikshme pėr Shqipėrinė, zoti Uilliams heq maskat qė iu japin pamje njerėzore kėtyre diplomatėve dhe nxjerr nė shesh fytyrat e tyre tė lyera me gjak tė pafajshėm e ia tregon me gisht botės duke deklaruar se tė fshehtat e kėsaj diplomacie janė shkaku i kaq gjakderdhjeve dhe deklaron pafajsinė dhe vujtjet e Shqiptarėve e mundimet e tyre pėr liri. Ai shpreh hapur se Shqiptarėt nuk janė tė egėr e tė rrezikshem, siē e thonė diplomatėt Europės, porse Shqiptarėt jane fisnike, janė trima, janė tė ndershėm, jane liridashes dhe kanė mikpritjen mė tė madhe nė botė. Kėto deklarata zoti Uilliams ia bėri mė tepėr popullit tė vet Amerikan duke iu lutur qė tė ndėrhyje sa mė parė pėr t’i ndihmuar ketij populli nė tė drejtat trashėgimore qė kėrkon dhe nė varfėrinė e tij, shkakun e sė cilės ia ngarkon fuqive tė mėdha tė Europės.


    Pėrkthyesi Shaban Balla
    Tiranė, 20 Mars 1934

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Parathėnie e botimit tė dytė



    Kur m’u tregua ky libėr i vockėl e lexova menjėherė dhe pa vonesė, e rishtypa dhe e redaktova duke ruajtur pėrkthimin origjinal. Libri ėshtė shkruar para 90 vjetėsh, pėrkthyer e botuar nė Shqip para 70 vjetėsh dhe ribotohet pėr herė tė dytė tani. Falenderoj me kėtė rast pėrkthyesin Shaban Balla qė e kaloi nė Shqip veprėn e respektuar tė Xhorxh Fred Uilliamsit dhe dajėn tim Qazim Kuqashin qė kishte ruajtur njė botim tė tillė 70 vjeēar.
    Sė pari botimi apo ribotimi i njė libri tė tillė ėshtė njė gjė shumė e mirė, sepse shpreh respektin pėr njė njeri shpirtmadh e shpirtdrejtė si Xhorxh Fred Uilliamsi, pėr edukimin e shkollimin e tij dhe respektin pėr vlerat qė pėrcjell pena e tij. Nga ana tjetėr, ėshtė pėr tė ardhur keq qė ajo histori e dhimshme e Shqipėrisė e fillimit tė Shekullit XX, nė vend qė tė ishte pėr arshivė, vazhdon poshtėrsisht tė nėpėrkėmbet edhe nė kohėn e tanishme. Libri pohon thėnien popullore se tė huajt, akoma mė shumė armiqtė, kur gjejnė shesh bėjnė pėrshesh. Libri tregon sa tragjike kanė qenė (dhėmsurisht edhe janė) ndaj shqiptarėve pėrēarjet e shkaktuara nga armiqtė. I vetquajturi mbret Princ Vidi qėndroi nė Shqipėri nė periudhėn 7 Mars – 3 Shtator 1914. Siē edhe shkruan Xhorxh Fred Uilliamsi, nga ajo rrėmujė mizore e Luftės I Botėrore shqiptarėt vetėm e pėsonin. Pena e Xhorxh Fred Uilliamsit pėrcjell rėndėsinė e vlerave njerzore qė duhet tė kenė udhėheqėsit qė organizojnė, drejtojnė apo udhėheqin shtetet. Vetėm njerėzit me mirėsjellje, me shpirtmadhėsi, fisnikėrisht tė respektuar, tė palodhur nė punė, me vullnet dhe trimėri janė ato qė kanė shkaktuar dhe udhėhequr pėrparimin e popujve.
    Xhorxh Fred Uilliams (1852-1932) lindi nė Dedham tė Masaēusetsit. U arsimua nė degėn e ligjeve nė Masaēusets mė 1872 dhe pas studimeve tė tjera u bė avokat. Gjatė viteve 1880-1887 kreu redaktime tė botimeve tė rėndėsishme ligjore nė vitet. Mė 1889, ishte anėtar i legjislaturės sė Masaēusetsit dhe gjatė viteve 1891-1993 ishte anėtar demokrat i Kongresit Amerikan. Gjate viteve 1913-1914 ishte Ambasador i SHBA nė Greqi dhe Mal tė Zi.


    Saimir Lolja Tiranė, 19 Tetor 2004

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    SHQIPTARĖT - TOKA DHE BANORĖT




    Tokė e Shiqipėrisė lemė tė hedh sytė e mij,
    Mbi ty, O nanė e mjerė e njerėzve primitivė.

    - Bajroni tek “Udhėtimi i Ēajlld Heroldit”





    “Bah! Shikoni kėto barbarė!" ka thirrur ēdo tiran qė ka shtyrė nė fatkeqėsi viktimėn e vet, kur mė nė fund e ka pa tė pamundshme me e bėrė skllav. Ngjarja e dhimshme e Shqipėrisė nuk i ėshtė treguar popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ajo ka qenė zhdukur nė vendin e vet tė Bajronit dhe tė shteteve tė mėdha, tė cilėt kanė vendosur tė zhdukin nga faqja e dheut kėtė popull heroik. Nė sallat e errta tė diplomacisė Europiane pėr shekuj me radhė ka qenė mbyllur e munduar fati i Shqipėrisė. Edhe tani, me lot ndėr sy dhe krejt e dobėsuar nga robėrija dhe padrejtėsia e shekujve, ajo po nxjerr pėrpara duart thatanike pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe liri; por akoma mė kot. Po, shpėrblimi i mėkateve ėshtė vdekja dhe kujdesi i drejtė i Perėndisė nxjerr pėrpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europės rrjedh drejtpėrsėdrejti po nga ajo politikė qė e pėrdori pėr Shqipėrinė. Megjithėse ka shumė pėr tė thėnė, dal pėrpara ta them unė kėtė ndodhi, tė pėrshkruaj tokėn, origjinėn, gjuhėn, zakonet dhe historinė e kėtij populli, intrigat e Europės pėr ta mbajte kėtė popull skllav tė Turqisė, mundimet dhe kėrkesat e drejta tė tij pėr liri dhe pavarėsi, dhe mė nė fund se si Amerika mund ta ndihmojė duke i prirė kėtij populli nė tė drejtat e veta.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Toka e Shqiptarėve



    Valona ishte njė pjesė e vogėl e kėsaj toke prej sė cilės ata qė shkelėn Shqipėrinė krijuan emrin Albania nė shekullin XI. Emri i vėrtetė i kėsaj toke ėshtė Shqipėri dhe i popullit Shqiptar qė domethėnė toka dhe bijt e Shqipes. Shqipėria, nė mes tė Malit tė Zi dhe tė Austrisė kah Veriu, le Serbinė kah Lindja dhe Greqinė kah Jugu, dhe shtrihet 390km pėrgjate bregut Lindor tė Adriatikut. Ajo ėshtė shumė afėr bregut Italian ku qytetet dhe portet prej Brindisi deri nė Venedik duket sikur duan me thėnė se janė kryenaltė me pėrparimin dhe lumturinė e tyre pėrpara anės tjetėr tė shkretė tė detit tė fqinjės sė vet. Si nė Jug ashtu edhe nė Veri tė Shqipėrisė ka porte tė bukur dhe liqenj tė mėdhenj e tė mrekullueshėm. Buza e Drinit dhe liqeni i Shkodrės, tė cilėt janė tani pothuaj tė pavozitshėm, duhet qė nėpėrmjet tyre t’u zhvillonte njė tregti e madhe e pėrgjithme. Katėr porte tė tjerė pėrgjatė bregut Shqiptar janė pa mole dhe pa farė pėrmirėsimi. Lumenjt janė tė mbushur e tė pavozitshėm, ndėrsa pyje tė mėdhenj po kalben nė balta e moēale. Fusha tė mėdha e pjellore shėrbejnė vetėm si njė kullote e dobėt pėr tufat e dhenve tė njė race shumė tė dobėt; i vetmi plug ėshtė parmenda e drunjtė e Romės sė lashtė. Minierat e punuara prej Romakėve dhe Venecianėve janė zhdukur nga pamja dhe s’dihet fare ku janė. Pėrveē rrugės Egnatia, njė tregues i pushtimit Romak, s’ka rrugė dhe fuqi tė mėdha ujrash shkojnė kot, sepse s’ka asnjė central elektrik. Nuk ka bankė dhe ka shumė pak tė holla; nuk ka njė zyrė postare tė vendit veē atyre tė tė huajve. Ka shumė pak gazeta dhe libra; shumė rrallė lėviz ndonjė lloj maqine dhe madje s’ka as qeveri tė vendit.

    Ministri i Punėve tė Jashtme tė Italise, i shquari San Xhuljano, bėri njė pėrshkrim se si mbėrriti nga bregu i detit deri nė Shkoder, qyteti kryesor, hypur mbi kalė, nėpėr fusha, moēale, ferrishte e baltra, mbi njė rrugė tė verbėt, ndėrsa gjatė rrugės sė tij nė njėrin krah kalonte i bukuri lumė pengues dhe i pavozitshem, i cili me pak shpenzime mund tė bėhet qė tė kalojnė nėpėr tė prej qytetit deri nė det vaporė prej mė se tre mijė tonelatash. E pamundur! Nė zemėr tė Europės tė ndodhet njė shkretirė kėsi soji, por qe njė fakt. Nė tė vėrtetė kjo rrjedh nga se ky vend ka mundėsira pėrparimi mė tė mėdha se ēdo shtet tjeter i Ballkanit por qė Europa e ka pa tė arėsyeshme me e bėrė kėtė vend tė mjerė e tė shkretė. Ky vend zė pozitėn gjeografike mė tė mire nė Europe; ai ėshtė ēelsi i tregtisė sė Ballkanit dhe porta e kalimit pėr nė Lindje. Me gjithė kėtė, sot nuk ka asnjė udhė hekuri qė t’i pėrshkojė Ballkanet prej Adriatiku nė atė mėnyrė qė kjo tė jetė njė vijim i linjės Austriake.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faksimili i origjinalit tė librit“Shqiptarėt“



    Kur Princ Vidi dhe pėrfaqėsuesit e gjashtė fuqive tė mėdha e bėnė Durrėsin kryeqytet tė Mbretėrisė, ata sot zunė njė vend tė keq, njė katund tė qelbėt, porse Durrėsin nėn emrin Epidamus siē quhej nė kohėt e vjetra Ciceroni dy mije vjet pėrpara e pėrshkroi si njė vend tė bukur, tė madh e tė lulėzuar. Nė atė kohė ishte njė qendėr e madhe tregtie, por sot sikurse edhe fqinji i tij Tivari nė Veri, qėndrojnė si njėmendore e mėkatit tė shkatėrrimit turk. Nė tokėn e Epirit ku sot 600’000 frymė rrojnė mjerisht, nėn Pax Romana rronin 4’000’000 nė lumturi. Do tė shohim mė vonė se jo natyra por arti i zi e zbriti kėtė vend nga lumturia e hershme nė gjendjen e dhimshme e tė mjeruar tė sotme. Kjo u qeth e u shkurtua nė traktatin e Berlinit, nė ndarjen e Ballkanit dhe nė marrėveshjen e Londrės, saqė askush s’mund tė dije sot sipėrfaqen dhe popullsinė e saj. Mund tė jetė e madhe sa shtetet Konektikat dhe Masaēuset bashkė dhe popullata mund tė ēmohet nga 500’000 nė 1’500’000, por mesatarisht mund tė jetė 750’000 shpirt. Shkodra ka 40’000 banorė dhe me pak pėrjashtime ky vend pėrbėhet prej katundesh.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Origjina e Shqiptarėve


    Mbrapa nė kohėt parahistorike, para se poetėt e Homerit tė kėndonin pėr perėnditė e tyre dhe heronjtė e pėrrallave, pėrpara se tė shkruhej gjuha greke, rronte njė popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484-425 p.e.s.) iu vesh Pellazgėve historinė e cila kėto i pėrmend shumė mė parė se sa qytetėrimin e grekėrve; punimi i ashpėr qė mbulon anėt e Panteonit nė Athine akoma quhet Pellazgjik. Kėta ndėrtuan mure tė mėdhenj qė quhen ciklopike dhe pėr tė cilėt Prof. Pokok thotė qė qenė ndėrtuar shumė mė pėrpara se tė egzistonin grekėrit e Homerit. Prej kėsaj race tė fortė parahistorike mbetėn vetėm Shqiptarėt. Vetėm nė kohė tė vona u shkoqit se Pellazgėt qenė Ilirianėt e vjetėr, e para degė Indo-Europiane, perandoria e tė cilėve shtrihesh qė nga Azia e Vogėl deri nė Adriatik dhe nga Veriu deri nė Danub. Nga studimet e shkrimtarėve tė rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, nė gjuhėn Shqipe u bė e qėndrueshme kjo origjine. Kėto Ilirianė, qė rrojnė akoma nė Shqipėri si Toskė, u shpėrndanė edhe nė Itali dhe njihen si Toskė, Toskanė, Etruskė. Ėshtė e kotė tė kėrkohet pėr perėnditė e Greqisė nė etimologjinė e gjuhės sė saj. Nė gjuhėn Shqipe kėto janė shumė tė qarta dhe domethėniet e tyre shumė tė drejta. Pėr shembull, Kaos ėshtė hapsi, hapėsira; Erebus, biri i Kaosit, ėshtė er-het-os, me e bėrė tė errėt; Uranos ėshtė I-Vran-os, domethėnė zana e reve, vranėt; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zė rrufe; Athena ėshtė E thėna, me thėnė fjalėn; Nemesis, nemės, domethėnė nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, ėshtė mėsuesi; Afėrdita domethėnė afėr ditės, agimi. Kur do tė jetė studiuar mirė gjuha Shqipe dhe kur do tė jenė zhvarrosur gojėdhanat e saj, atėhere shumė nga veprat e Homerit do tė rishkohen dhe ca nga ato do tė jetė nevoja edhe tė korigjohen. Herodoti nuk e pati ditė qė emrat e heronjve tė veprės sė Homerit ishin fare qartė nė gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund tė gjurmohet nė gjuhėn Shqipe: I mirė, dhe nė formėn Imiros do tė thotė poezia e mirė.

  8. #8
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Me vjen mire qe dikush me ne fund e solli kete. Une e kam lexuar dhe eshte shume interesante.

    P.S. Kete shkrim mund ta fshijne organet kompetente te fshises , pasi qe po e prish vazhdimesine e postimeve

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Flamuri kombėtar



    Nė gjuhėn Shqipe ėshtė Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai qė mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhės; Priamos, Bir-i-amės, biri i amės e me kuptim ironik Biri i tokės, i vendit; Akili, i qiellit, njė i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhės, udhėtari, aji qė shėtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai qė druhet, frigac. Shumė tė tjera mund t’i shtohen kėsaj liste. Nuk ėshtė ēudi nė se njerėzit qė kanė studiuar gjuhėn Shqipe tė thonė se kjo ėshtė gjuha origjnale e Homerit dhe qė grekėrit e morėn nga poetėt Pellazgjike tė shumtėn e kėngėve tė trimėrive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do tė hapi thesarin e historisė Pellzagjike! Kėta dhe shumė rrjedhime tė tjera provojnė qė Shqiptarėt sot janė mbi tokėn e tė parėve dhe flasin gjuhėn e stėrgjyshėve tė tyre. Edhe pėrpara se dega helene tė njifej nė malet e Thesalisė, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipėrisė, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretėrisė madhėshtore tė Ilirisė. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit tė Madh qė pushtoi botėn dhe e Pirros sė Epirit, njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj qė pėrmend historia dhe pėrballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Njė tragjedi, pėrtej pėrfytyrimit tė tragjedistit, ėshtė kjo qė njė racė e vjetėr dhe e fortė erdhi nė njė gjendje kaq tė keqe dhe mizore, gjė e cila shikohet si skandal i qytetėrimit Europian. Nuk ėshtė pėr ēudi qė otomanėt nuk lejuan ndonjė gėrmim nė tokėn Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndėrmend kėtij populli lulėzimin e parė.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Vendasit e Shqipėrisė


    Nuk janė turq sikurse shumė e mendojnė; pėrpara kanė qenė tė gjithė tė krishterė, por gjatė shekujsh pjesa mė e madhe ėshtė kthyer nė besimin mohamedan. Shumė prej malsorėve janė katolikė, ndėrsa nė Shqipėrinė e Jugut pothuajse kisha greke ėshtė krejtėsisht e pranueshme pėrveē mohamedanėve. Gjuha shqipe ėshtė aq e dallueshme nga gjuhėt tjera tė Europės sikurse ėshtė gjuha Kelte dhe Baske. Ata s’kanė literaturė veēse pak libra tė priftėrinjve katolikė; as alfabet tė qėndrueshėm nuk kanė akoma. Nė shkollat e pakta turqit nuk kanė lejuar qė tė mėsohet gjuha e tyre dhe nuk janė shumė ata qė dijnė me shkruajtur e me lexuar. Historia e Shqipėrisė ėshtė njė shėnim i gjatė shkeljesh, plaēkitjesh dhe gjakderdhjesh. Kėngėt e tyre tregojnė, theksojnė, vetėm lufta e trimėrira. Tė gjitha shkeljet e Europės mizore e kanė pėrshirė kėtė vend me zjarrm e shpatė.
    Mbasi vdiq heroi Gjergj Kastrioti qė mbajti larg nga Shqipėria pėr 24 vjet ushtritė e sulltanit duke i zhdukur nga faqja e dheut njėrėn mbas tjetrės, otomanėt mundėn ta pushtojnė Shqipėrinė dhe e mbajtėn nėn zgjedhė pėr mė se 450 vjet. Pėrveē popullit tė fushave, tė cilėt i ka vrarė mė shumė zgjedha e robėrisė, pėrgjithėsisht Shqiptarėt janė trima e luftetarė tė fortė. Malėsori nuk del kurrė prej shtėpisė sė tij i pa armatosur, e deri bariu mban tufėn e vet i armatosur deri nė dhėmbė. Lufta ka qenė i vetmi besim i tyre; biles ata thonė: aty ku ėshtė shpata aty ėshtė besimi. Djali rritet pa farė edukate ose disipline pėrveē se pėrdorimit tė armėve. Nė ushtrinė turke ai mėsoi se si me vjedhė e me grabitė; nė shtėpinė dhe vendin e vet zyrtarėt dhe tagrambledhėsit e pengonin nė kursimet, punimet dhe industritė. I rritur nė njė atmosferė dhune dhe vjedhje, edhe urija shpesh here e ka shtėrnguar tė fitojė rrojtjen e tij si tė mundet, qofte edhe prej armikut qė i ka shkelė nė votėr. Nuk duhet shikuar pėr ēudi pse vjedhja qė i bėnin turqve quhesh patriotizėm i lartė. Pa dyshim kėta malėsorė janė tė egėr dhe tė pamėshirshėm nė mėsymje ose nė mbrojtje. Qė kėta kanė edhe zakone tė kėqija s’ka nevojė pėr vėrtetim, porse janė rritur nė njė atmosferė pesimiste.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Xhorxh Bush diskuton ne telefon (ne anglisht :-()
    Nga Wordless nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •