Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Mbledhja e ushtarėve

    Por e ardhura tjetėr ishte edhe mė e vlefshme. Shqipėria nxirrte pothuaj ushtarėt mė trima nė Europė. Malėsorėt Shqiptarė tė lartė, tė fortė e tė pafrikshėm, pėrbėnin gardėn e Sulltanit. Mirditasit dhe malėsorėt pėrgjithsisht viheshin nė pjesėt mė me rėndesi tė ushtrive turke. Shumė prej tyre morėn lavdėrime dhe pozita tė larta si nė ushtri ashtu edhe nė administratė. Edhe nė ditėt e Romės pat qenė ideja pėr ta bėrė Shqipėrinė njė fole pėr rritje dhe nxjerrje luftėtarėsh, por Turqit e pėrmbushėn kėtė ide. Duhet shėnuar se po tė ishte Shqipėria e pėrparuar, e edukuar dhe e lumtur, nuk do t’i jepte ushtarė Turqisė. Pėr kėtė arsye padituria, veēimi i saj nga bota e pėrparuar dhe varfėria u zgjodhėn prej turqėve si vegla pėr tė mbajtur nėn thembėr kėtė popull trim.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Coptimi i vendit

    Siē duket, ishte vendosur nė ēdo fuqi mendore zhvleftėsimi moral, intelektual, shpirtėror, ekonomik dhe politik i kėtij populli. Zyrtarėt qė tė gjithė ishin tė pasjellshėm; tė ashtėqujturat salla tė drejtėsisė, gjyqet, nuk mbronin as persona as pasuri. Njerėzit viheshin nė burg me dėshmira tė fshehta. Gjithė lėvizjet pėr bashkim prisheshin nga nėpunėsit e pashpirt dhe gjithė masat pėr punė e industri pengoheshin nga tagrambledhėsit. Mund tė thuhet se kėto janė kondita edhe nė vende tė tjera tė nėnurdhėruara, por jo kaq sistematikisht. Miniera ari patėn qenė punuar prej Romakėve e argjendi prej venedikasve. Kėto patėn qenė mbyllur shumė kohė pėrpara me urdhėr qeveritar dhe tani as vendi nuk u dihet. Pyje tė mėdha shkonin mė kot dhe kalbeshin pėr arsyera ligjore dhe transportimi. Ndėrsa nė shtetet e tjera tė Europės ka njė endje tė madhe hekurudhash, ky vend nuk ka asnjė rrugė hekuri prej Veriu nė Jug. Fuqira tė mėdha ujrash nuk pėrdoren; porte shumė tė mirė janė pa mbrojtje dhe pa ndėrtesa doganore. Lumenj, nėėr tė cilėt duhej tė lundronin avullore me transportuar lėndėt e pyjeve nė tregjet botėore, janė tė vdekur e tė padobishėm. Pėrveē ē’ka lanė Romakėt, rrugė tė tjera nuk ka; njė njeri pėr tė shėtitur prej bregut nė brendinė e vendit ose prej njė qyteti nė tjetrin, duhet tė shkojė mbas gjurmave ose nėpėr ndonjė rrugė qorre. Portet e sigurtė dhe hekurudhat do tė ishin mjete pėr tė bashkuar Shqipėrinė me botėn e jashtme dhe rrugėt e gjėra do ta bėnin tė lehtė kalimin prej njė qyteti nė tjetrin. Por ndėrlidhje tė tilla do t’i kujtonin popullit dobinė e qytetėrimit dhe do tė bėheshin shkak kundėrshtimesh dhe kryengritjesh. Parimi i mallkuar pėr tė mbajtur kėtė vend tė veēuar, si brenda me njėri-tjetrin ashtu dhe me botėn e jashtme, ishte shkak qė e la kėtė vend tė verbėt e tė errėt, ndėrsa nėpunėsit e Turqisė mbushėn botėn e jashtme me propaganda mbi egėrsinė e kėtij populli dhe rreziqet e udhėtimit nė kėtė vend. Por historitė dhe shėnimet nuk tregojnė pėr ndonjė tė huaj qė u gjend ndonjė herė nė rrezik nė tokėn Shqiptare; doemos ata qė nuk prunė me vehte ndonjė komplot ose tjetėr qėllim tė keq pėr popullin. Pėrgjithėsisht ēmohet mikpritja e Shqiptarėve prej atyre tė huajve sa mė tepėr qė ata e vizituan kėtė vend me qėllim miqsor. Nė kėtė tokė me fjalėn qytet quajmė njė vend qė nuk ka mė shumė se 40’000 banorė.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Njė tokė e begatė

    Nė Shqipėri ka fusha tė mėdha dhe pjellore tė cilat mund tė ushqenin miliona, por tani ato vetėm gėrricen me njė parmendė druri e nuk punohen. Shumica e tyre janė tė mbuluara me barishte tė padobishme ku kullos bagėtia e dobėt e vendit. Minierat janė tė pagėrmuara e tė paditura. Ata mė me dituri nė mineralogji thonė se toka Shqiptare ka qymyr guri, vajguri, hekur, asfalt e bakėr, por zbulimi dhe shfrytėzimi i tyre nuk ėshtė lejuar kurrė. Prodhimi i tė lashtave, misrit, ullijve, pemėve e vreshtave, po tė pėrpunoheshin do tė ishte shumė i madh, ndėrsa peshku nuk ka tė sosur. I shkreti bujk, me qė tė shumtėn e veglave si dhe kaun me nga tokėn shpesh herė i merrte me qera nga se do tė paguante medoemos e me ēdo sakrificė taksat e rėnda, edhe pse vetvetiu i varfėr nga rrjedhat e kohėve, ndalėngadalė la punimin e tokės qė nėn njė punim tė mirė mund tė nxirrte miliona e u vu tė ruajė ato pak bagėti qė pati dhe toka pjellore u la pothuaj krejtėsisht si vend kullotė. Por edhe bagėtia e tij ėshtė nė njė gjendje shumė tė keqe; leshi nga ashpėrsia e tij ka njė vlerė shumė tė pakėt dhe raca e bagėtisė se tij nuk ėshtė pėrtėrirė kurrė. Sasia e madhe e lėkurėve shkon mė kot pėr pamundėsinė e transportit dhe pėr padijen e pėrgatitjes sė tyre. Pa shikoni! Sa keq! Nė mes tė Europės njė tokė e pasur, njė tokė pjellore tė ndodhet nė kėtė gjendjė si me qenė nė mes tė njė shkretėtire!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Parimi i zhvleftėsimit

    Shqipėria ka plot gojėdhana tė sė kaluarės por turqit nuk lejonin gėrmime, gjė qė mund t’i sillte ndėrmend kėtij populli lulėzimin e parė. Mėsimi i gjuhės Shqipe ishte krejt i ndaluar nė ēfardo shkolle. Sot nuk ka ndonje alfabet tė caktuar, s’ka shtypshkronja qė tė shtypin gazeta dhe libra pėr kėtė popull. Rregullat turke arrestonin dhe internonin ata tė cilėve u gjenin qoftė edhe nė postė libra tė ēdo lloji nė gjuhėn Shqipe. Gjuha e Shqiptarve duhej tė heshte pėr hir tė sunduesit. Qė mos me u dhėnė raste pėr bashkim pėr tė kėrkuar lirinė dhe tė drejtat e tyre, turqit ndiznin dhe shtonin ēdo ditė e mė tepėr armiqėsinė nė mes familjeve, lagjeve, katundeve dhe besimeve tė ndryshme. Fanatizma dhe shpėrblimet qė merrnin kryetarėt e vendit kanė qenė helmi mė i fortė pėr tė mėkėmbė ēdo tė keqe dhe kanė rėnduar zgjedhėn e kanė penguar pėrparimin. Djali katundar i lindur nė Shqipėri u rrit krejt i paditur pėr arsye se Turqia lejoi tė hapen shumė pak shkolla nė gjuhėn e saj, pėrveē atyre tė huaja; kėshtu qė mos tė zgjohej mendja, shpresa dhe ambicja e tė riut Shqiptar. Babai i shkretė, i mbytur nė varfėrinė e tij, mund t’i jepte djalit tė vet vetėm njė rrugė jashtė shtetit duke e dėrguar nė Stamboll ku medoemos do t’i pėrshtatej jetės ushtarake, do tė gufosesh nėn njė uniformė me xhufka dhe do tė ushqehesh nga kazani i mbretit. Megjithatė kurrė nuk e pa tė arsyeshme sundimtari turk zgjimin e djalit Shqiptar.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Europa pėrkrah sundimin turk

    Diplomacia e Europės e ka njohur gjithmonė karakterin e keq tė sundimit turk. Pėr turp tė kėsaj diplomacie i ėshtė thėnė kjo e vėrtetė nė shesh, por gjithė kėtyre protestave fuqitė e mėdha i janė pėrgjegjur: “Shqiptarėt janė njė racė e egėr”. Asnjė njeri nė Europė nuk e njohu mė mirė popullin dhe tokėn Shqiptare sesa italiani i famshėm, Markezi San Xhuliano. Me njė penė tė fortė ky zotni e ka hartuar kulmin e mizorisė me tė cilėn sundimi turk poshtėroi dhe shkretoi njė popull, pėr trimėrinė dhe kapacitetin e tė cilit ky shkrimtar ka njė respekt. Por, sikurse e thotė edhe vete, nga pozita diplomatike qė kish iu desh me i mohuar tė drejtat e Shqiptarėve me kėto fjalė: “Prandaj Italia interesohet me e lėnė tė paprekur nderin e Sulltanit nė Shqipėri nga ēdo pikpamje; pėrkundrazi, me sa tė jetė e mundur do ta mėkėmbė edhe mė dhe do tė ndalojė ēdo gjė qė mund tė shkaktojė zhdukjen e sundimit tė tij ose qė mund tė shkaktojė kondita tė cilat, herėt a vonė, mund tė bėhen shkak pėr ndėrhyrje tė huaj ose pėr shqetėsim tė pėrgjithshėm”. Me kėtė shpirt i dėnoi Europa shqiptarėt me robėrinė e ndyrė dhe veēimin e tyre nga bota e jashtme, me shtypjen e pasurisė dhe tė industrisė sė tyre, me paditurinė qė e mėkėmbi ēdo ditė, me fanatizmin qė futi nė mes tyre, me varfėrinė dhe me shtypjen e ndjenjave tė tyre.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Mundime pėr liri

    Nuk do ta pėrshkruaj historinė e gjatė se si Shqiptarėt me lidhjet, kongreset dhe kryengritjet nė ēdo formė janė munduar me zhdukur robėrinė e tyre. Mjafton qė Turqia gjatė shekujve e njohu pazotėsinė e saj dhe pamundėsinė pėr tė shkelur Malėsorėt. Asnjė kėmbė ushtari turk nuk guxoi tė hyjė nė brendinė e maleve. Biles, njė herė kur Sulltani desh tė mėsynte Malin e Zi, mė parė mori leje nga malėsorėt e pastaj mundi tė kalojė ushtria e tij. Asnjė herė nuk doli fituese Europa nė planet e saja qė me anė traktatesh e lidhjesh ėshtė munduar ta fshije emrin e kėtij populli nga radha e popujve. Shqipėria nuk e njohu traktatin e Berlinit dhe tani po kundėrshton edhe marrėveshjen e Londrės. Pikėrisht nė kėtė kohė qė po e shkruaj kėtė libėr, Italia ka zėnė qytetet e bregut Durrėsin e Vlorėn, pėr tė vetmen arsye qė tė gjejė popullin me armė nė dorė dhe i cili patjeter do ta kundershtojė se gjykimi i drejtė i njerėzisė do tė sjelli njė jetė tė re tė pėrgjithshme, paqe e vllazėrime, duhet tė hedhė poshtė e tė zhdukė edhe diplomacinė e fshehtė qė ka qenė dhuna dhe urrejtja e pėrgjithshme qė ka sjellė gjithė mizoritė e sotme. Ėshtė kjo lloj diplomacie qė e mbajti Shqipėrinė me shekuj nėn sundimin e ndyrė tė Turqisė, e mbyti nė varfėri, i mbylli dritėn e qytetėrimit dhe nė gjithė rrugėt qė tė ēonin pėr nė kėtė vend vunė shenjėn: “Ėshtė e rrezikshme - rrini larg”. Mė nė fund, kur qe thyer zgjedha turke vetė Europa iu vu punės nė kėtė vend duke qethur nga kjo tokė pjesėt gati mė me rėndėsi dhe mbi copėn qė mbeti mori pėrsipėr me krijuar njė qeveri aq despotike nė karakterin e saj saqė as qeveria e Stambollit nuk e kish paraparė kurrė. Nė vend qė me iu dhanė ndonjė farė sigurimi pėr liri e njė statut Shqiptarėve, Europa pruri njė princ, njė komision ndėrkombetar dhe njė organizatė tė huaj xhandarmėrie pėr tė sunduar Shqipėrinė, si duket pa e menduar aspak qė edhe ky popull duhet tė ketė njė zė nė qeverinė e tij. Kjo qe haptazi njė tirani absolute.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Njė komb atdhetdashės
    Malsorėt trima u pergjigjėn menjėherė. Pikėrisht si zėri qė ushtoi nėpėr shpatet e maleve tė Zvicrės nė veshėt e Hapsburgėve, edhe zhurma e burisė sė tyre mbėrriti deri nė muret e sallave tė Uestminsterit tė Londrės. Populli trim i Shqipėrisė nuk u tmerrua nga fuqia Europiane. Ata qė kishin luftuar njė tirani do tė luftonin edhe njė tjeter. Ata kishin vėnė para fjalėn DREJTESI dhe pėr ēdo marrėveshtje qė thirreshin me bėrė, pėrgjigjeshin: “Dėboni njė herė princin tuaj”. Prej Epiri e deri nė thellėsinė e maleve tė Veriut u zgjua njė kundėrshtim ndaj princit. Nga kjo gjė agjentėt e Europės dridheshin nė portin e Durrėsit dhe mė nė fund e lanė tokėn Shqiptare. Kėto atdhetare nuk priheshin nga diplomatė dinakė ose tė tėrhiqeshin nga hunda prej ministrash a parlamentarėsh. Ata ishin vetėm njerėz tė lirė qė luftonin pėr lirinė e tyre dhe tė cilėt duhet tė priten nga Amerikanėt nė tempullin e patriotėve.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Amerika nuk e din

    Por Amerika rri nė heshtje. A nuk ka vapore me kryqzuar detėrat pėr tė shpėtuar barinjtė, emigrantėt e Vlorės? Asnjė shtet nuk u mundua me iu ardhur nė ndihmė nė vuajtjet e rėnda kėtyre viktimave tė diplomacisė sė padrejtė tė Europės. Populli i Shteteve tė Bashkuara nuk e di faktin qė unė po i shkruaj kėto fletė vetėm pėr t’i parashtruar kėtyre ndodhinė e dhimshme tė Shqiptarėve trima, tė cilėt lypin lirinė e tyre, tė fėmijve dhe tė nipėrve tė tyre. Mundet qė unė jam gabim duke vėnė mėshirėn dhe bamirėsinė mė nė fund, mirėpo tirania ka luajtur njė rol tė tmerrshėm mbi kėtė popull, edhe pse pak mijra njerėz duke lutur hyjnitė nėpėr shpatet e maleve tė tyre nuk numėrojnė mjaft. Ajo qė numėron mė teper ėshtė nėse duhet tė ketė apo jo ky popull lirinė dhe shpėtimin e vet tė brezave tė ardhshėm.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ēfar mund tė bėjnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės


    Anton Arnu, njė gazetar i shquar frėng, mė 19 Dhjetor tė vitit tė kaluar tha pėr Shqipėrinė: “Me njė popullsi mė pak se njė milion dhe me njė sipėrfaqe afro 34299 km katror, Shqipėria ėshtė njė vend i pazhvilluar dhe populli i pafat i saj ėshtė duke vdekur. Kjo rrjedh drejtpėrsėdrejti nga sundimi i keq dhe i padrejtė gjatė shekujve. Praktikisht s’ka rrugė e ura e asnjė udhė hekuri, s’ka tė holla ose kredit dhe ėshtė e rrethuar nga tė gjitha anėt prej luftash pėrveē ballit tė Greqisė, por edhe kėndej ėshtė viktimė e intrigave. Pėrsėri ata meritojnė tė jenė mė mirė. Ata nuk vodhėn Pjetrin pėr tė paguar Palin; ata nuk kanė qenė fallco nė punėn e tyre. Shqiptarėt janė njė popull i mirė por mjerisht pa agjentė shtypi”. “Pa agjenta shtypi!” E vėrtetė! Si popull i panjohur ka nevojė pėr agjentė shtypi qė historia e Shqiptarėve t’i bėhet e ditur popullit Amerikan, t’i bėhet e ditur edhe se Shqiptarėt janė burra dhe gra simpatike, mėshironjės e liridashės, nė mėnyrė qė Amerika t’i japi dorėn kėtij populli pėr ta ngritur nga mjerimi nė njė jetė tė rė e tė lirė. Bajroni e vizitoi kėtė tokė por kaloi pėr tė ndihmuar lirinė greke, ndėrsa Gladstone qe mbrojtės i Malit Zi. Emrat e tyre janė tė ēmuar nė jetėshkrimin e shteteve qė ata pėrkrahėn. Gjithashtu edhe disa njerėz besnikė Amerikanė mund tė punojnė pėr lirinė e Shqipėrisė.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Bamirėsi apo drejtėsi

    E kuptoj se mendimi mė i parė dhe e para gjė qė populli i jonė do tė thotė ėshtė se “Amerika nuk duhet tė zhysi duart nė punėt e pėrgjakshme tė Europės”. Por nė anėn tjetėr, ēdo rast pėr bamirėsi prej nesh ėshtė i mirėpritur. Miliona dollarė po kalojnė oqeanin pėr t’u ardhė nė ndihmė viktimave tė luftės qė vuajnė nė Belgjikė, nė Rusi, nė Serbi dhe nė Francė. Sigurisht, mėshira pėr tė shpėtuar edhe popullin e pėrvujtur Shqiptar do tė tėrheqi patjetėr zemrėn e popullit Amerikan. Por nuk ėshtė punė e mirė me mėkėmbur kėtė popull vetėm pėr tė ngjallė viktima tė reja pėr nė frontin e tiranisė, padrejtėsisė dhe tė varfėrisė. Mbi kėtė popull ndihma pėr ta nxjerrė nga varfėria dhe ndihma pėr t’i siguruar lirinė duhet tė shkojnė doradorės. Qė Shqipėria ėshtė pėrdorur shumė keq prej Europės s’ka dyshim. Pėr t’u dhėnė fund gjithė padrejtėsive mund tė pėrdoret vetėm e drejta. Edhe tani Shqiptarėt janė me armė nė dorė kundėr Italisė e Greqisė qė ua kanė pushtuar tokėn; dhėnia fund e kėsaj do tė sjellė paqen. Lufta Europiane e ka lėnė Shqipėrinė pa qeveri e tė humbur nė mes tė shteteve tė tjerė. Tė formuarit e njė vetqeverimi ėshtė njė premtim pėr pavarėsi tė plotė.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Xhorxh Bush diskuton ne telefon (ne anglisht :-()
    Nga Wordless nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •