Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shqipėria dhe lufta botėrore



    Nė kėtė plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa kundėrshtim fuqitė lėvizėse dhe princi trashėgimtar Franz Ferdinandi i Austro-Hungarisė shikohej si kujdestar i parimit tė tyre. Serbia mjaft e zemėruar qė prej vitit 1908, tani u tėrbua dhe pa dyshim demonstratat e saja kundėr Austro-Hungarisė qenė tė rrepta dhe kėrcėuese pėr hakmarrje. Qellimi i gjallė i Europės pėr tė pėrjashtuar Rusinė dhe aleatėt e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjen dhe Hercegovinėn pėr pak qe duke u shkaktuar njė luftė Europiane dhe vepra e krijimit tė shtetit tė pavarur Shqiptar sigurisht qe duke ndezur njė ndeshje tė pėrgjithshme. Mėria e madhe kundra Austro-Hungarisė natyrisht iu drejtua princit trashėgimtar dhe vrasja e tij nė Sarajevė keqėsoi pa masė marrėdhėniet midis Austro-Hungarisė dhe Serbisė. Mbas kėsaj, ngjarjet rrodhėn shumė shpejt. Austro-Hungaria i diktoi ultimatum Serbisė dhe me kundėrshtimin e tij i shpalli luftė. Rusia qiti zėrin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak diteve pesė prej fuqive tė mėdha u gjendėn nė ndeshje tė vazhdueshme. Po tė kish pėrmbushur Europa dėshirat e Serbisė pėr njė skelė nė Shqipėri, kjo klimė e tmerrshme nuk do tė vinte. Zotėrimi ose sundimi mbi Shqipėri qe pa dyshim shkaku qė u shkaktua kjo luftė qė po pėrfshin kontinentin e Europės. Kjo ėshtė historia e diplomacisė Europiane nė Ballkan, me gjithė se shumė shkurt ėshtė pėrshkruar. Prandaj pėrshtatet posaēėrisht titulli "Ngatėrresat e Fuqive tė Mėdha".

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Shqipėria etnike

    Faji i diplomacisė Europiane

    Nė qoftė se me tė vėrtetė bashkimi sllav ėshtė njė kanosje pėr qytetėrimin Perendimor, sigurisht historia e diplomacisė pėrkundrazi ndryshon kur Rusia tė ketė siguruar aleatė tė fuqishėm nė Perėndim pėr shkatėrrimin e Gjermanisė, pengesėn mė tė madhe tė triumfit tė saj. Por nė qoftė se ky bashkim ėshtė vetėm njė pėrrallė e shpikur ose njė arsyetim jo i vėrtetė, atėhere diplomacia Europiane duhet tė quhet fajtore ndaj krimit qė bėn duke mbajtur Ballkanet nėn zgjedhėn e dobėt tė Turqisė. Nė njėrėn anė prej kėtyre dy ēengelave, qė janė pėrgjigjia e kėtij problemi, duhet tė varet kjo lloj diplomacie. Edhe nė qoftė e vėrtetė se kanosja sllave qe njė pretendim dhe qė shtetet e mėdha deshėn vetėm me gjetur shkak pėr tė mbajtur Rusinė larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqėsirat e Shqipėrisė varen mbi dyart e tyre sepse Shqipėria vuajti vetėm prej fajit tė tyre. Me tė vėrtetė me sa pak mėshirė qeveriset bota! Po to kish prishur Europa njė shekull mė parė sundimin otoman nė Europė, patjetėr faqja e qytetėrimit tonė do tė ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do tė kishin tashmė njė shekull vjetėrsi nė lirinė e tyre dhe mundet qė nė rrugėn e paqes do tė ishin mė tė pėrparuar nė pasuri, nė edukatė, nė tregti dhe industri. Pėrkundrejt tė sotmes qė janė tė varfėr e tė shkatėrruar prej luftash tė vijueshme, tė cilat janė shkaktuar vetėm e vetėm pse kėrkonin tė liroheshin nga zgjedha. Shqipėria tani do tė mund tė ishte njė shtet i lulėzuar e i pėrparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezė, qė ka rrėnjėt nė shekujt e errėt e qė bėn ēdo shtet tė shihet me tjetrin me njė armiqėsi tė madhe, tė jetė zhdukur dhe ndonjė mėnyrė simpatie njerzore dhe vllazėrore tė pėrdoret, atėhere do tė kujtojme faktin qė suksesi i njė populli nuk ėshtė nevoja tė bėhet me humbjen e njė tjetri. Atėhere sllavet, gjermanėt, anglezet, turqit dhe Shqiptaret mund tė pėrfitojnė shumė mė mirė nga pėrparimi, lulėzimi dhe lumturia e njėri-tjetrit.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Diplomacia e shastisur e Europės


    Ndėrkaq Shqipėria, viktima kryesore e kėsaj diplomacie, mbetet e lodhur, e kėrrusur dhe e zhytur nė gjak sepse, edhe mbas lirimit tė shteteve tjera tė Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nėn Turqi. Bashkė me Shqipėrinė mbeti nėn zgjedhė edhe Maqedonia. Po tė kishte mbetur ndopak simpati njerėzore nė politikėn e Europės dhe ndonjė ndjenjė pėr tė shpaguar mėkatet qė ka bėrė gjatė shekujve, kėto fuqi do t’u kishin dhėnė rastin Shqiptarėve pėr tė formuar njė qeveri dhe pėr tė zbatuar nje statut tė vetin. Edhe njė dhenzė e truve tė kalit do tė kishte menduar qė njė popull trim dhe luftėtar si ky nuk do tė pranonte njė zgjedhė tiranie tė re nė vendin e sė parės. Por diplomacia e shastisur vendosi tė zbatojė forcėn dhe tiraninė pėr tė sunduar kėtė popull; por ky vendim doemos do tė binte poshtė sikurse u pa. Shtetet e Europės kanė bėrtitur dhe kanė shpallur se Shqiptarėt janė popull i pabindur, i egėr e barbar. Por nė anėn tjetėr deshėn tė krijojnė mbi ta njė qeveri pa pyetur dėshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjė farė lirie ose tė drejta trashėgimore dhe biles pa asnjė kėmbė ushtari pėr tė vėnė nė zbatim programin e tyre: sollėn vetėm disa oficerė, kurse ushtarė jo. Por, po tė ishin tė vėrteta deklaratat e tyre, ata do tė kishin sjellur fuqi tė madhe tė armatosur pėr tė perkulur Shqiptarėt; por kėto tė bėrtitura ishin vetėm pėr tė justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenė copa me rėndėsi nga toka Shqiptare dhe ia dhanė fqinjėve nė Veri, nė Jugė dhe nė Lindje, duke shkaktuar kėshtu ngatėrresa dhe luftėra tė pėrditshme nė mes tė kėtyre shteteve. Copėn qė mbeti nga gėrshėra e tyre e quajtėn shteti i pavarur i Shqipėrisė. Gabimin mė tė madh tė planeve tė tyre do ta pėrshkruaj nė kreun qė vijon.
    Shqipėria ėshtė bėrė lėmi i ndikimeve tė shumėllojshme qe e tėrheqin nė drejtime tė ndryshme. S’ka vullnet, s’ka program e as autoritet tė njohur nė kėtė tokė. Propaganda, intriga dhe shpifjet e fshehin tė vėrtetėn.
    Kėtė e raporton Dr. Dillone nga Durrėsi. Kur gjashtė fuqitė e mėdha hartuan njė plan qeverimi pėr Shqipėrinė, vepra e tyre tregoi njė pazotėsi tė ēuditshme, sepse ai qe njė plan qė i nuk pėrshtatesh njė shteti si ky. Marrėveshja e Londrės pėrmbante nenet:

    (1) Njė principatė autonome, sovrane, me tė drejtė trashėgimi tė fronit nga tė paslindurit dhe nėn sigurimin e gjashtė fuqive tė mėdha.
    (4) Kontrollimi i administratave qytetare dhe i financave i jepet njė komisioni ndėrkombėtar tė pėrbėrė prej delegatėsh tė gjashtė fuqive tė mėdha dhe njė delegati tė Shqipėrisė.
    (7) Emėrimi i princit, formimi i njė qeverie kombėtare pėrfundimtare, funksionet e autoriteve tė vendit qė ndodhen si dhe qetėsija e popullit i lihen nė dorė komisionit nė fjalė.
    (8) Sigurimi i popullit dhe rregulli do tė bėhet prej njė organizate xhandarmėrie e policie ndėrkombėtare, qė do tė jetė nė dorė tė oficerėve tė huaj tė cilėt do tė kenė nė dorė komandėn vepruese dhe eprore tė policisė e tė xhandarmėrisė, dhe tė gjithė elementėve tė nevojshėm pėr tė siguruar qetėsinė e popullit.

    I lutem lexuesit me i studiuar kėto pika qė tė formojė njė vetgjykim se si mund tė formohet njė shtet mbi njė plan si ky? Tre funksionet e njė shteti janė: egzekutimi, legjislatura dhe administrimi i gjyqit. Shihet se dy tė fundit nuk janė pėrmendur veēse si njė lloj autoriteti i lėnė komisionit ndėrkombėtar pėr tė formuar njė qeveri kombėtare me autoritet. Funksioni egzekutiv natyrisht pėrfshin njė kryetar egzekutues qė do tė ketė kontrollimin e administratave qytetare dhe tė sigurimit tė popullit. Marrėveshja (e Londrės) pėrmban njė princ, por ia dha komisionit ndėrkombėtar kontrollimin e administratave qytetare dhe tė financave. Dhe nė njėrėn anė e vendos sigurimin e popullit nėn komisionin ndėrkombetar, kurse nė anėn tjetėr thotė: “komanda vepruese dhe eprore pėr tė mbajtur qetėsinė e popullit i jepet njė organizatė ndėrkombtare tė kryesuar prej oficerėsh tė huaj”. Se ēfar fuqirash i mbeten princit nuk kuptohet, kurse administratat, financat dhe sigurimi i popullit iu dhanė duarve tė tjera. Sipas vendimit tė marrėveshjes (sė Londrės), princi do tė zgjidhesh pa pyetur dėshirat e popullit dhe funksionet e autoriteteve tė vendit e sigurimi i popullit u hoqėn nga duart e popullit. Nuk qe vėnė pėrpara ndonjė statut nė bazė tė cilit tė qeverisej ky popull dhe asnjė premtim nuk i qe bėrė pėr njė liri tė plotė ose pėr tė ushtruar tė drejtat tradicionale. Kėtu qe vetėm njė sundim tiranik dhe njė despotizėm tė deklaruar me urgjencė. Me sa gjykohet, kjo qe njė anarki pėr tė shkaktuar kryengritje. Po tė mos ngrihesh populli Shqiptar nė formėn e quajtur rebelizėm, pėr Shqiptarėt nuk do tė besohej mjaft dhe do tė thuhej se kėta nuk kanė ide mbi lirinė qė kėrkojnė. Nga kjo marrėveshje e Londrės doli njė ngatarresė sa nuk bėhesh mė e madhe dhe mė e keqe. Fuqitė e mėdha pastaj vijuan programin e tyre duke zgjedhur pėr antarė tė komisionit gjashtė persona me pozita konsujsh. Pa e fyer kėtė pozitė diplomatike, kjo vepėr qe njė punė e keqe sepse lėshimi i njė shteti nė duar tė tilla nuk qe nė duar tė njerėzve me pėrvoje diplomatike. Sigurisht, qė formimi i njė shteti nuk u vendos nė duar tė pėrshtatshme tregohet nga fruti i veprės sė tyre.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Qeveria e Vidit


    Si princ i kėsaj principate u zgjodh Uilliami i Vidit, major i gardės Potsdam Lancers, njė zotėri pa farė pėrvoje nė qeverisje dhe pa vetitė e duhura pėr njė kryetar shteti. Ai qe nip i Mbretėreshės sė Rumanisė, e quajtur Karmen Silvia, dhe duhet shėnuar se pėrkrahja financiare dhe shtyrja e saj si dhe detyrimi i gruas se tij ambicioze u bėnė shkak qė ky tė pranojė kėtė detyrė. Tragjedia e gabimeve filloi para se tė vinte Princi nė Durrės. Esad Pasha, kryetar i ca fiseve tė Shqipėrisė sė Mesme, pa pasur autorizim prej popullit, shkoi nė mėnyrė solemne dhe i dhuroi kurorėn Princit Vid nė emėr tė Shqipėrisė. Qė nė ditėt e para tėrhoqi vėrejtjen njė zėnie midis nėpunėsit tė pallatit me mjekun e oborrit, e cila pėrfundoi me ikjen e shpejtė e shumė zemėrueshem tė mjekut nga Shqipėria. Komisioni Ndėrkombėtar nė bazė tė marrėveshjes sė Londrės priste qė princi tė vinte me bashkėpunuar me tė pėr tė zgjidhur problemet e ndryshme tė shtetit. Por shpejt e mėsua se Vidi po vinte si mbret dhe kishte kėrkuar qė tė pritet me gjithė madhėshtitė qė i kanė hije njė pritjeje mbretėrore. Kur ata deshėn tė bėjnė ca paragatitje dhe pėr kėtė deshėn tė bashkėpunojne me nėpunėsin e pallatit, ai u pėrgjegj se nuk kishte kohe me humbė me ta. Se me ē’tė drejtė Princ Vidi e mori titullin mbret askush s’ka qenė i zoti ta shpjegojė. Ai nė marrėveshjen e Londrės figuron si Princ.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Princ Widi me qeverinė e tij nė Durrės 1914



    Nė fjalimin e tij mbretėror (!?) princi theksoi se do tė mund tė kishte rast me bashkpunuar me komisionin ndėrkombėtar, kurse marrėveshja (e Londrės) e thotė qė ai duhet tė bashkėpunojė. Qeverimi ose mbretėrimi filloi duke i ofenduar haptazi pėrfaqėsuesit e fuqive tė mėdha, tė cilėt kishin nė dorė portofolin dhe pothuaj gjithė autoritetin, (sepse ata kishin kontrollin e financave dhe tė administratave - shėn. pėrkth.). Princi emėroi njė kabinet, por ministrat e tij nuk kishin autoritet tė caktuar ose tė dalluar dhe nė kėtė mėnyrė ēdo gjė qė morėn pėrsipėr komisioni e kundėrshtoi. Ndėrkaq epirotėt, qė zenė Shqipėrinė e Jugut, deklaruan pavarėsinė e tyre. Esad Pasha kėrkoi 25000 vetė tė armatosur pėr t’i shtruar kėta, por ushtarė nuk kish. Koloneli hollandez Tompson qė kishte komandėn e xhandamėrisė u ngarkua me mision prej princit pėr tė bėrė marrėveshje me “epirotet”. Ai fitoi besimin e tyre dhe erdhi nė njė marrėveshtje shumė tė mirė, por Esadi siguroi mohimin e misionit tė kolonelit nga ana e kabinetit dhe ky mision u flak edhe prej princit. Mė vonė kur komisioni ndėrkombėtar bėri marrėveshje nė Korfuz me kryengritesit e Jugut, antarėt protestuan se ky komision nuk dinte kurrgjė mbi marreveshtjen e kolonelit Tomson e as mbi misionin e tij.
    Kur unė erdha nė Durrės, njėri prej antarėve tė komisionit mė mohoi pikat mė kryesore tė marrėveshtjes sė Korfuzit, njė kopje tė sė cilės ia paraqita tė vėrtetuar prej sekretarit tė komisionit. Nė kėtė mėnyrė vijonin punėt nė krijimin e njė shteti. Mbledhjet e komisionit bėheshin edhe mė tė vėshtira nga mosmarrėveshjet dhe ngatėrresat nė mės tė pėrfaqsuesve tė Austrisė dhe Italisė, tė cilėt mundoheshin me ia hedh fajin njėri-tjetrit. Kabineti edhe ky u nda dhe nė Maj tė vitit 1914 Esad Pasha, ministėr i luftės, u arrestua si komplotist kundėr qeverisė, u vu nė njė luftanije tė Austrisė dhe u dėrgua nė Itali. Nė anėn tjeter, Shqiptarė kryengritės, rebelet, me armė nė dorė u dukėn para dyerve tė Durrėsit. E vetmja kėrkese e tyre ishte qė princi tė lejė Shqipėrinė dhe prej asaj kohe e deri nė fund ajo ka qenė britma e tyre pėr ēdo marrėveshtje qė thirreshin me bėrė.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Duke vėnė fenė si shkak pėr lėvizje luftarake


    Njė njeri me mend nuk do tė kishte pranuar detyrėn me ushtruar tiraninė mbi njė popull luftėtar si ky pa qenė i siguruar nga fuqitė e mėdha se do t’i japin forca ushtarake, sepse gjithė themeli i kėsaj pune ishte forca. Biles, edhe kur vendasit u ngritėn me armė nė dorė kundėr tij, e para gjė qė duhej tė bėnte qe qė tė kėrkonte fuqi tė armatosur ose tė linte Shqipėrinė duke u kthyer nė vendin e tij. Por kur vendasit mohamedanė e kundėrshtuan atė me armė, ai mori me pagesė malsorė katolikė tė Veriut pėr tė mbrojtur Durrėsin. Edhe mohamedanėt e Vlorėes u vunė nė ndihmėn e princit, ca nga tė cilet u lanė pėr tė kundėrshtuar kryengritėsit e Jugut dhe tė tjerėt u prunė nė ndihmė tė Durrėsit, kundėr kryengritėsve tė Shqipėrisė sė Mesme. Problemi mė i madh i njė qeverie nė kėtė vend ėshtė pėr tė prurė nė marrėveshje ose pėr tė bashkuar elementėt e besimeve tė ndryshme me qėllim qė tė zhduket sa mė parė kundėrshtia nė mes tyre e cila ka qenė futur prej sundimtarve turq. Brenda pak javėsh sundimi tė Princ Vidit, gjendja u bė shumė e keqe. Nė Shqipėrinė e Jugut mohamedanėt vritnin ortodoksėt e nė Durrės malėsorėt katolike thernin mohamedanėt brenda pamjes se pallatit tė princit, i cili ishte i sigurtė vetėm nėn grykat e zjarrit tė topave tė luftanijeve tė fuqive tė mėdha qė ishin nė molin e Durrėsit vetėm pėr tė mbrojtur princin dhe familjen e tij. Dukej haptazi se pa u bashkuar pėr bashkėpunim elementėt e besimeve tė ndryshme, qeveria e tij ishte mė kot. Vidi u ngul nė Durrės mė 21 Shkurt 1914 dhe mė 24 Maj tė kėtij viti, mbas njė mesymje nga kryengritėsit, ai me familjen e tij fluturoi nė kryqzorin italian Misurata. Megjithatė tė nesėrmen u kthye prapė nė pallatin e vet, por ikja qė kish bėrė njė ditė mė parė prej qyteti nė luftanie ia humbi rėndėsinė dhe e bėri tė pamundur qė ai tė kishte pamjen si sundimtar i njė populli ndaj tė cilit burrėria, zemra dhe trimėria janė gjėra fare tė zakonshme. Njė veprim i vogėl i komedisė u luajt mė 5 Qershor kur nė drekėn e kėsaj dite luftania Tegelhoff duhej tė dėfrente princin. Njė ceremoni mbretėrore qe paramenduar dhe ministrat e pranuan, por atė ditė komisioni ndėrkombetar po mundohej pėr tė ardhur nė marrėveshje me kryengritėsit e pėr kėtė kishin frikė se mos alarmoheshin dhe dėshpėroheshin kėta nga krismat e topave. Komisioni doli fitues nė ndalimin e ceremonisė, por jo me kryengritėsit tė cilėt nxirnin tė vetmen fjalė: “princi lipset tė shkojė nga toka e jonė”. Nė anėn tjetėr tė gjithė degėt e fuqive sunduese ēdo minute vinin nė mosmarrėveshje mė tė mėdha dhe ngatėrroheshin mė keq nė mes tyre. Disa ia ngarkonin gjithė shkakun e ngatarresave oficerėve hollandezė, tė cilėt kėrkonin me patur fuqinė eprore dhe jepnin urdhėra mbi ata tė qeverisė sė rregullt. Prandaj mė 22 Maj, anėtarėt e kabinetit shkuan si njė grup dhe i dhanė dorėheqjen mbretit duke thėnė haptazi se nuk durojnė tė pėrdoren mė si kukulla nė duat e oficerėve hollandezė dhe tė marrin pėrsipėr gabimet trashanike dhe keqbėrėse tė tyre. Por nė anėn tjetėr nė kėtė kohė oficerėt hollandezė ishin tė vetmit mbrojtėsit e Durrėsit duke komanduar malėsorėt shqiptarė, gjuhen e tė cilėve as qė e kuptonin. Ditėn e 15 Qershorit komandant kolonel Tompson u vra dhe me qinda njerez u vranė nė kėnetė.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ngatėrresa nė Durrės



    Mbėrrita nė Durrės me datėn 18 Qershor. Gjatė njė jave qė kalova nė Gjirokastėr me kryetarėt e kryengritėsve unė pata mėsuar pėr vrasjen e 70 mohamedanėve tė pa armatosur, tė cilen komisioni e kishte vėrtetuar por kryengritėsit e mohuan dhe e pata vurė vehten nė dijeni me gjithė mosmarrėveshtjet qė qėndronin nė mes tė “epirotasve” dhe komisionit nderkombetar per te bėrė paqe. Unė jo vetėm qė u habita, por edhe u tmerrova pėr ngatėrresat qė gjeta nė Durrės. Secili anėtar i komisionit ishte me armė nė dorė kundra tjetrit dhe nė vend qė tė ndėgjonin lajmet e dobishme qė solla une, secili e shkonte kohėn duke mė pėrshpėritur nė vesh gjėrat pa mend dhe keqbėrjet e tjetrit. Asnjeri nuk kishte as mė tė voglėn ide se kush e kishte sundimin ose komandėn mė tė lartė, e cila kėrkohej me njė farė autoriteti nga princi, nga komisioni, nga oficerėt hollandezė dhe nga kabineti. (Sepse marrėveshja e Londrės e kishte zhytur kėtė punė duke ia dhėnė nė njėrėn anė komandėn njėrit e nė njė tjetėr tjetrit, herė komisionit e herė Princit e herė oficerėve hollandezė – shėn. pėrkth.).
    Me i pėrshkruar hollėsirat e ngatarresave qė ēdo ditė u bėnė edhe mė tė kėqija nė Durrės, nuk do tė ishte edhe aq e dobishme. Qeveria shkoi njė herė nė Vlorė dhe iu desh me u kthyer prapė nė Durrės pėr arsye kompllotesh dhe aty gjeti kryengritjen e Esad Pashės. Njė oficer italian u zu natėn nė Durrės duke i bėrė shenjė kryengritėsve e nė kėtė mėnyrė duke iua drejtuar udhėt e operacionit. Kur e arestuan u gjet se ai qe duke bashkėpunuar me oficerin qė kish pas qenė ngarkuar me mision nga Princi pėr tė mbrojtur Durrėsin nga kryengritėsit; atėhere misioni u pezullua. Njė oficer hollandez mė tha se Princit nuk mund t’i mbushej mendja kurrėsesi pėr t’i prirė ushtrisė e as me u dukur mė para luftės. Luftaniet e gjashtė fuqive rrinin nė njė qetėsi tė vdekur nė port. Kur qyteti u mėsye, komandantėt e tyre u thirrėn pėr tė shtirė ca topa sa me trembur kryengritėsit, por ato kundėrshtuan duke thėnė se kanė urdhėra tė rrepta me vepruar vetėm pėr mbrojtjen e personit tė princit e tė familjes sė tij. Kjo tregoi qartazi se fuqitė e mėdha kishin vendosur mos me shtirė asnjė top pėr mbrojtjen e qeverisė qė kishin marrė pėrsipėr me themeluar. Pėrvoja ime e fundit nė Durrės qe njė natė para se tė largohesha, kur qeshė zgjuar prej njė krisme tė tmerrshme pushkėsh nė kėnetė pothuaj nėn dritaret e mia. Oficerėt mė lajmėruan nė mėngjes se kishin dėrguar nja 15 vetė nėpėr kėnetė pėr tė kėrkuar tė vrarė e tė plagosur, por njerėzit e tyre duke i kujtuar kėta se ishin armiku qe po iu afrohet, shtine mbi ta dhe i vranė tė gjithė. E lashė kėtė skenė mėkatesh, ngatėrresash tė ndyra dhe gjakderdhjesh me njė zemėr plot mėri kundėr krimit tė madh tė Europės dhe plot simpati pėr popullin qė iu desh me derdhur gjak pėr tė mbajtur larg zgjedhen dhe njė nga gabimet mė skandaloze nė historinė e Europės. Tre muaj pas kėsaj, princi, familja e tij, oborri e kabineti i tij, komisioni ndėrkombėtar, ministrat e huaj, xhandarmėria dhe luftanijet ikėn nga Durrėsi dhe Shqipėria u la sikurse ėshtė sot, pa qeveri. (Domethėnė nė kohėn e Luftės I Botėrore – shėn. pėrkth.).

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Masa pėr shpėtim

    Tė nesėrmen, pasi pata lėnė Durrėsin mbėrrita nė Vlorė. Kryetarėt e Vlorės ishin besnike tė princit Vid dhe i patėn dhėnė ushtarė pėr tė luftuar kyengritėsit e Shqipėrisė sė mesme dhe “epirotet” nė Jug tė Vlorės. Prandaj kėta gjindeshin nė njė frikė tė pėrditshme prej ndonjė mėsymjeje nga vėllezėrit e vet. Qė mos tė vazhdohej mė rrėnimi nė mes tyre, i kėshillova qė tė shpallin pavarėsinė dhe tė bėjnė paqe me vėllezėrit e vet. Nė emėr tė tyre shkova nė Delvinė dhe takova kryetarin e qeverisė sė perkohshme tė Epirit, Zografo, i cili ishte i sėmurė nė zemėr pasi po kthehesh nga varrimi i 14 djelmoshave Delvinnjotė qė sapo ishin vrarė nė shpat tė malit, ndėrsa 40 burra shtriheshin tė plagosur. Ai qe gati me bėrė paqe me vlonjatėt dhe kur ky lajm mbėrriti Vlorėn u prit me shumė kėnaqėsi dhe duartrokitje. Atė mbasdreke dy luftanije tė fuqive tė mėdha qė bėnin pjesė nė komisionin ndėrkombetar, u ngulėn nė port dhe nėn hijen e topave tė Europės nuk lejuan bashkimin qė unė kisha parashtruar. Ata e dinin mirė qė qeveria e tyre po kotesh mbi fronin e saj dhe se do tė binte. Po ashtu e dinin qė pėrmbajtja e veprave tė tyre do tė shkaktonte edhe mė shumė gjakderdhje vllazėrore. Prej asaj kohe e mbrapa fuqitė “epirote” dhe kryengritsit e Shqipėrisė sė mesme pėrparuan. Mė tepėr se 100’000 barinj dhe bujq, gra, burra, fėmijė dhe foshnje lanė shtėpijat e tyre, tė cilat ua dogjėn e ua shkatėrruan dhe kėta vetė emigruan nė Vlorė. Kur unė u largova nga Greqia, sėmundja e lisė po pėrhapej nėpėr kėta emigrantė qė pa ndihma dhe pa shpresė vdisnin nė qarkun e Vlorės. Pak mbas largimit tim, u raportua se nga kėta 100’000 emigrantė 30’000 kishin vdekur urie dhe s’kishin as mbulesė e as kasolle ku me shtirė kryet. Jam informuar qė nėpėr gjithė Shqipėrinė ka zi. Nė pranverė nuk ka me patur misėr pėr farė pėr ata qė do tė shpetojnė.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Zbulimi i padrejtėsisė


    Mirė do ishte po ta kishte pėrshkruar gazeta Times e Londrės skenėn e Durrėsit si njė komedi tragjike, qė brenda pallatit mbretėror luheshin shakatė cinike mė tė mėdha, qė mbrapa maskave buzėqeshėse tė diplomatėve tė Europės fshiheshin fytyrat e errta e kriminele, shkaktare tė vdekjes sė kėtyre njerėzve, se jashtė nė kėnetė shtriheshin qindra Shqiptare mbrojtes tė vatrave tė veta, tė fortė e tė ngrirė, me sytė e tyre dhimbisurisht tė drejtuar kah qielli i cili dukej e pamėshirshėm per ta. Dukesh njė detyrė njerėzore, haptazi, me shqyer maskėn qė mbulonte diplomacinė Europiane e me nxjerr fytyrėn e saj tė lyer me gjak atdhetarėsh dhe shikimin e dobėt tė saj mbi dėshirat e zjarrta pėr liri tė njė race tė fortė. U ktheva nė Athinė dhe pasi qeshė i shtrėnguar e tregova kėtė panjerzi dhe kėtė padrejtėsi tė fuqive Europiane dhe dhashė dorėheqjen si minister i Amerikės nė Greqi e nė Mal tė Zi, sikurse patjeter qeshė i shtrėnguar me bėrė. Drejtesia dhe e vėrteta nuk janė mbrojtje nė sallat e dipllomacisė!
    Qe shorti im me ngritur perden qė t’i jepja dritė kėsaj komedie, e cila qe loja mė tragjike qė ėshtė vu nė skenė prej duarve tė njerėzve. Ky veprim qe ai qė me ka hapur rrugėn me iu lutur popullit tė lirė tė Amerikes tė ndihmojė Shqiptarėt qė po mundohen me luftė e me vdekje pėr lirinė dhe pavarėsinė e tyre. Kur Europa, e pėrgjakosur, e mjeruar, e shfarosur, e falimentuar dhe e kėputur do tė hyjė duke ēaluar nė njė periudhė tė re qytetėrimi, atėhere le tė mėsojė prej vuajtjeve tė veta mėshirėn qė duhet tė ketė pėr kombin e vogėl malėsor; e cila dėfrehesh me shtėrngimet e shpirtit e me britmat e vdekjes sė tij dhe vepronte paturpėsisht duke i quajtur asgjė tmerret dhe vuajtjet e kėtij populli pėr liri dhe humbjen e lirisė tė njė populli e quante njė sakrificė tė zakonshme pėr qejfin e tyre.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Pėrpjekjet pėr liri

    Ēdo popull i shtypur ka tė drejtė tė shkundė zgjedhėn e tij dhe nė qoftė se Shqiptarėt janė mėrzitur e lodhur nga zgjedha turke dhe qeverimi i keq i saj dhe dėshirojnė me qenė tė pavarur, kanė urimet e mia mė tė pėrzemėrta pėr ta. Ėshtė e vėrtetė qė drejtpėrsėdrejti nuk mund tė bėj kurrgjė pėr ta, por kur plani i juaj ka dalė me tė vėrtetė fitues, flamuri turk tė jetė zhdukur dhe pavarėsia Shqiptare tė jetė shpallur, le tė deklarohet qeveria juaj zyrtarisht dhe Anglia do tė jetė e para fuqi qė do njohė pavarėsinė Shqiptare. Unė do tė mundohem me gjithė shpirt me ndikuar edhe mbi tė tjerėt qė tė ndjekin kėtė shembull.
    Gladstone, Kryeministėr i Britanisė, 1880
    Pėr sa pėrmban historia e re, kjo ėshtė fjala mė e mirė pėr Shqipėrinė e dalur nga njė burim zyrtar. Kjo kishte tė paktėn shpirtin e simpatisė dhe nė qoftė se Kryeministri i tanishėm i Anglisė thotė kaq e jo mė tepėr pėr formimin e njė qeverie tė perkohshme nė Shqipėri do tė jetė njė punė e lehtė pėr ta bėrė Shqipėrinė tė lirė dhe tė pavarur. Kur kam folur pėr robėrinė e Shqiptarėve nėn Turqi, nuk kam patur nė mendje mizori, tortura, vrasje dhe therje. Kėto veprime bien mbi persona tė veēuar tė cilėt vuajnė, vdesin dhe harrohen. Shkenca e torturės, thelbi i tiranisė dhe djallėzia e vrasjes janė nė kulmin e tyre kur i drejtohen njė grupi dhe shpirtit e jetės sė njė shteti. Duket si e pamundur qė njė qeveri tė tregojė haptazi vendimin e vet pėr tė shkatėrruar lumtėrinė e pėr tė mohuar shpresat dhe dėshirat e njė populli nėn sundim. Por kjo ėshtė historia e tmerrshme e Turqisė nė Shqipėri. Malėsorėt trima nuk u shtruan kurrė dhe shumica e tyre kundėrshtuan edhe pagesen e taksave. Ata vdisnin nė grupe pse rrinin sė bashku pėr t’u mbrojtur nga mėsymjet e herė pas herėshme tė ushtrive turke, tė cilave kurrė s’ia lėshuan shtėpitė e tyre. Por ata nuk mund tė rnbronin edhe fushat ku ishte mundėsia mė e madhe e pėrparimit dhe qytetėrimit. Pėr Turqinė, fushat kishin dy vlera: e para si burim tė ardhurash dhe e dyta pėr tė mbledhur ushtarė. Popullit i vinin taksa tė mėdha qė i mblidhnin pa mėshirė. Taksat dėrgoheshin nė Turqi dhe shumė pak shpenzoheshin nė vend. Nė kėtė mėnyrė e ropi Turqia pasurinė e vendit. San Xhuliano, tani vonė ministėr i jashtėm i Italisė, thotė se qyteti i Vlorės paguante 1’000’000 franga nė vit dhe vetėm 20’000 shpenzoheshin aty. Gjithashtu edhe nė Vilajetin e Janinės mblidheshin 9’000’000 franga, prej tq cilave vetqm 2’000’000 shpenzoheshin pėr atė vilajet.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Xhorxh Bush diskuton ne telefon (ne anglisht :-()
    Nga Wordless nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •