Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Njė popull fisnik


    Ky popull ėshtė shembulli mė i madh i tė mbajturit tė moralit dhe meritave tė trashėguara, pėr fisnikėrinė dhe pėr kapacitetin e tij qė, megjithėse pėr shekuj me rradhė ka qenė nėn ndikimin tiranik dhe zhvleftėsues, e mban prap kryet lart, nuk i ka humbur shpresat e veta dhe gjithnjė thotė se jam Shqiptar, qoftė edhe nė mes tė zjarrmit. Dhe pėr kėtė ky meriton tė gradohet me njė listė tė gjatė virtytesh tė pastėrta e shembullore. San Xhiljano thotė se Shqiptarėt janė egoista tė radhės sė parė. Sigurisht ata nuk janė njė racė qė shtrohen dhe kėrrusen nga frika. Trimėrija e tyre s’ka kufi; ata e pėrballojnė vdekjen dhe fatkeqsinė e tyre pa u trembur. Fjala e besės pėr ta ėshtė shumė mė e shenjtė se sa bėmat e mėdha tė popujve tė qytetėruar dhe mikpritja e tyre vijon deri sa mos t’u mbetet mė kurrgjė. Virtytet e grave tė tyre janė tė trashėguara dhe vdekja ėshtė dėnimi i zakonshėm dhe i shpejtė nė rast tradhėtie ose imoraliteti. Ndjeshmėria e tyre nė ēnderime dhe fėmijė ėshtė shumė mė i madh se sa nė rrena e shpifje dhe kėto raste mbarojnė gjithmonė nė gjakmarrje. Nė asnjė vend tjetėr tė botės nuk ėshtė ma e sigurte gruaja nga fyerjet se sa nė Shqipėri; ai qe vret njė grua bie nga vlefta dhe e humb emrin e famėn. Bajroni e nderon nė kėtė mėnyrė besnikėrinė e Shqiptarėve nga pėrvoja vetjake qė pati prane tyre:

    T’ashpėr janė djemtė e Shqipėrisė,
    e me gjithė kėtė nuk u mungojnė virtytet,
    tė ishin ato virtyte mė tė pjekur;
    Ku ėshtė armiku qė ua ka pa shpinėn e shtegun ta lirojnė?
    Fortesat e shtėpitė e tyre nuk janė mė tė sigurta kurrė,
    sa ata vetė nė kohėra turbullimi e nė rast nevoje;
    Sa e rėndė ėshtė mėrija e tyre,
    por kur ta falin, miqėsia ėshtė fare e sigurtė;
    Kur mirėnjohja ose fisnikėria me derdh gjakun i thėrret,
    tė patrembur shkojnė pėrpara kudo qė t’i ēojė udhėheqėsi i vet.

    Kaq tepėr e admironte Bajroni kėtė popull saqė Shelli e thėrriste atė me emrin pėrkėdhelės ALBI. Malėsori dallohet nga qytetari. Veshja pėrgjithėsisht ėshtė si veshja kombėtare e Greqisė. Fustanella, njė fustan i bardhė qė mbėrrin deri ke gjuri, ēorape tė bardha mbulojne puplat e kėmbėve, kėpuce me maja tė kthyeme e me tufa mbi ta, rrypi i mesit i mbushur me armė, xhamadani me mėngė tė lėshuara mbrapa dhe qeleshe. (Xhorxh Fred Uilliams ka vizituar vetėm bregun e jugor tė Shqipėrisė, prandaj pėrshkruan kostumin popullor jugor Shqiptar – shėn. pėrkth.). Ky popull rron nė formėn prindėrore, domethėnė plaku i shtėpisė nderohet dhe shquhet pėrmbi tė tjerėt dhe tė gjithė e dėgjojnė. Vajzat nderojnė dhe ndigjojnė nanėn. Iu mbarohet mė parė ēdo dėshirė prindėve e pastaj tė tjerėve. Tek ky popull nderimi pėr moshėn ėshtė njė tipar i veēantė. Janė shumė zemėr mirė pėr njėri tjetrin, ndihmojnė shoqi shoqin nė rast rreziku apo nevoje, kanė respekt pėr eprorėt e tyre dhe e mbajnė besėn me drejtėsi e me ndėrgjegje tė pastėr. Nė mes tė tyre flasin njė gjuhė tė zbukuruar, pėrdorin shprehje tė pastra dhe tė prishurit e gojės shpaguhet pa vonesė e ngadonjėherė shumė rėndė. As me qeshje nuk pėrdoret gjuhė pėrdhosėse.
    Mikpritja ėshtė nė kulmin e saj nė Shqipėri. Njė sulm po t’i bėhet mikut nė ēdo mėnyrė qoftė, ėshtė njė ēnderim i madh pėr tė zotin e shtėpisė e pėr gjithė fisin e tij. Ai qė grabit ose vjedh mikun, sipas zakonit tė vendit dėnohet shumė rėndė, ose me vdekje ose nxirret jashtė fisit. Burrat janė tė gjatė, Gegėt nė Veri janė mė tė gjatė se Toskėt nė Jugė; gjithashtu mė tė fortė dhe mė tė rreptė. Njė shkrimtar e pėrshkruan lėvizjen e malėsorėve tė Veriut si tė dhive tė egra qė i ngjiten majave e shkėmbinjėve mė tė mprehtė dhe zbresin pa pikė frike nga kėto vende, qė kur i sheh thua se asgjė e gjalle s’mund tė shpėtoje nga ato. Besa ėshtė tradita mė e shenjtė; kur njėri ka besėn e njė personi tė mirė tė njėrit fis, ēnderimi mė i madh e pret thyesin e saj prej personit tė atij fisi. Besa e Shqiptarit jo vetėm qė mbahet dhe mbrohet me vullnetin mė tė mirė, por Shqiptari po tė jetė nevoja jep edhe jetėn pėr tė mbajtur besėn e dhėnė. Njė udhėtar nėn fjalėn e besės ėshtė nėn mbrojtje tė shenjtė.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Zakone gjakmarrje


    Gjakmarrja ėshtė njė traditė e Shqiptarėve, por e rregulluar mbas ca ligjeve dhe zakoneve tė vendit qė caktojnė kur, kush dhe si ėshtė e drejtė njė gjakmarrje. Nė kėto raste qeveria nuk pėrzihet, edhe nė qoftė se ndėrhyn do tė ndjekė zakonin e vendit mė tepėr se ligjin. Ky “lex talionis”, rregull qė jep tė drejtė qė tė shpaguhet njė dėm i ndėrsjelltė ose si i thonė, njė sy pėr njė sy e kokė pėr kokė, jo vetėm qė hyri nėpėr ligje gjatė shekujve, por edhe nėpėr besime. Gjykohej se shpirti i tė vrarit nuk ka qetėsi deri sa tė vritet gjaksori. Nė Shqipėri familjes ose trashėgimtarve nuk u mbetet gjakmarrja vetėm pėr vrasje, por edhe pėr ēeshtje nderi grash. Gjaqet shpesh herė shtrihen deri nė bajraqe, fise, dhe shpagime gjaqesh shumė herė kanė kapėrcyer katunde e krahina. Ligjet turke nė kėtė vend nuk jepnin ndonjė farė drejtėsie; madje i nxitnin kėto zakone pasi ato shkaktonin pėrēarje, grindje dhe armiqsira tė mbrendshme ndėrmejt Shqiptarėve, gjėra qė i lehtesojnin barrėn Turqisė pėr tė zbatuar mė tepėr tiraninė dhe robėrinė. Me ardhjen nė fuqi tė ligjit tė krimeve, ky zakon ndoshta do to zhduket me kohė sikurse nė rastin e Malit tė Zi.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Gratė Shqiptare


    Ndėrsa, si dhe nė shtetet tjera tė Ballkanit, gruaja bėn tė gjitha punėt, si nė fushė ashtu edhe nė shtėpi, ajo shikohet mė me respekt dhe zė njė pozitė mė tė lartė se gruaja e Lindjes. Njė grua mund tė shėtisi prej njė ane tė Shqipėrisė nė tjetrėn pa farė dyshimi, bile edhe njė burrė qė mund tė ndodhet me tė, nga shkaku i gruas ėshtė i sigurtė. Nė qoftė se njė vajzė e fejuar le tė fejuarin e vet, ajo e ngarkon familjen e saj me njė gjak tė cilin e ka tė drejtė i fejuari i saj. Pėrveē atyre tė qytetit, nusja nuk merr pajė nga ati i saj, pėrkundrazi dhėndri i paguan njė shumė tė hollash tė atit tė vajzės; pėr gratė e veja paguhet gjysma. Ndėr gratė Shqiptare dashuria dhe bukuria nuk luajnė njė rol me rėndėsi. Ē’ka ia shton rėndėsinė gruas pranė burrit ėshtė tė pjellurit; dukė shtuar femijėt, shtohet edhe pozita. Nuk egzistojnė gjėkundi gra mė tė virtytshme se nė Shqipėri.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Brez i fuqishėm


    Gjaku i Shqiptarėve ėshtė gjak burrėrie. Shqiptari i ka dhėnė Turqisė gjeneralėt dhe ministrat mė tė mirė. Vėllezėrit e tyre nė Itali, Toskanėt, vunė themelet e vertetė tė madhėshtisė sė Romės. Pesė perandorė tė Romės qenė bij malėsorėsh Ilirianė; ata e forcuan racėn Italiane. Nė grykat dhe nė malet e Atikės gjuha Shqipe ėshtė nė pėrdorim edhe sot. Nė pėrpjekjet e Greqisė pėr liri, Shqiptarėt lanė emra fame. Ata trazohen me tė tjerėt, por nė trazim nuk bashkohen, domethėnė nuk i pėrziejnė gjakun dhe zakonet e tyre. Tė ruajturit e gjuhės dhe tė zakoneve tė veta nėn thembrėn dhe tiraninė e shekujve tregon mundėsitė e njė race tė fortė e tė pamundėshme. Do tė shohim se si Europa e pėrdori kėtė ēelės tė Ballkaneve pėr tė mbajtur mbyllur dyert e mėshirės e tė dritės mbi njė popull, i cili tani po lutet pėr pavarėsi e liri.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ngatėrresat e fuqive tė mėdha


    Djali im, ti nuk e di se me sa pak mėshirė qeveriset bota.
    Uksensherna, kryeministėr i Suedisė, 1612


    Shqipėria, njė vend kaq i vogėl e i prapambetur, pa kurrfarė qytetėrimi, pse luan njė rol kaq tė madh nė politikėn e Europės? Ėshtė e nevojshme qė t’i pergjigjem kėtu kėsaj pyetje, pėrgjigjia e sė cilės trajton pėrmbajtjen e ndėrlikuar tė diplomacisė Europiane. Pėrgjigjia e shkurtėr ėshtė se situata gjeografike e Shqipėrisė paraqet probleme politike edhe mė tė gjėra se ato tė parashtruara prej shteteve tė tjerė tė Ballkanit. Gjendja e Shqipėrisė ėshtė njė faktor kryesor i problemit tė Lindjes, mbasi kjo ėshtė udha natyrale e kalimit prej Adriatikut nė Lindje. Pėrveē kėsaj ėshtė edhe pikėrisht vendi pėr daljen e tregtisė sė Ballkanit dhe sė fundi ajo ka nė dorė komandėn e hyrjes nė Adriatik nė ngushticėn e Otrantos. Portet e saja, me portin nė detin Egje tė Selanikut dhe tė Bosforit, janė ēelsat e dyerve tė Europės Lindore pėr nė detin Mesdhe. Pėr tė marrė nė dorė kėta ēelsa diplomacia e Europės ka punuar pėr dy shekuj rresht.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Pėrjashtimi i Rusisė nga deti Mesdhe


    Pėrmbi tė gjitha del e dukshme figura e Rusisė, qėllimi kryesoer politik i sė cilės ka qenė me patur kalim tė lirė nė detin Mesdhe. Pėr kėtė qėllim ajo e pa tė arsyeshme shkatėrrimin e Turqisė. Nė vitin 1711, Pjetri i Madh thirri nė ndihmė shtetet sllave tė Serbisė, Sllovenisė, Maqedonisė, Bosnjės, Hercegovinės, Kroacisė dhe Malit tė Zi pėr t’u bashkuar me tė nė njė luftė fetare e racore pėr tė liruar tė krishterėt ortodoksė dhe gjithė popujt qė flasin gjuhėn sllave nga zgjedha otomane. Qė prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanė qenė nė njė ndeshje tė pėrhershme dhe Rusia ėshtė bėrė mbrojtėsja dhe ndihmėsja e shteteve sllave. Kėto kondita iu paraqitėn parlamentit prej Sir Eduard Greit (Ministėr i Jashtėm i Britanisė), parlament i cili ishte vendi i zakonoshem i diplomacisė Europiane nė tė kaluarėn. Ėshtė pėr t’u shėnuar se shtetet qė emėroi Cari i Madh, bashkė me Hungarinė dhe Poloninė, formonin njė rreth tė fortė popujsh sllave kundrejt Austrisė Gjermane. Ėndrra pėr t’i bashkuar kėta popuj nė njė perandori sllave qe njė lumturi pėr Rusinė dhe Serbinė, por njė tmerr pėr popujt Gjermane dhe pėr tė gjithė Europėn Perendimore. Nga frika e kėsaj fantazme tė njė perandorie sllave, fuqitė e Europės kanė ndenjur tė bashkuara pėr tė mos e lėnė Rusinė e as aleatėt e saj sllave me zėnė vend ose me krijuar ndonjė kalim pėr nė detin Mesdhe.
    Por fakti kryesor qė i takon Shqipėrisė ėshtė se fuqitė Enropiane e pėrkrahėn sundimin turk nė Europė dhe e mbrojtėn atė kundra Rusisė pėr tė vetmen arsye se zhdukja e Turqisė nga Adriatiku deri nė Stamboll do tė shkaktonte ndarjen e kėtyre vendeve fqinjėve tė tjerė, dhe nė kėtė menyre do tė hapej ēeshtja e madhe e sllavėve pėr tė dalė nė detin Mesdhe. Lufta Krimesė u bė prej Anglisė dhe Francės pėr tė mbrojtur Turqinė kundra Rusisė dhe pėrfundoi me traktatin e Parisit nė tė cilin pavarėsia e Turqisė u garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua qė tė marrė pjesė nė marreveshjet e fuqive Europiane, kurse popujt e krishterė tė Lindjes u lanė nėn mėshirėn e dobėt tė Sulltanit. Ishte pėrpara kėsaj lufte kur Car Nikolla parashtroi qė perandoria turke tė mos njihej nga ana e Rusisė dhe Anglisė, por kjo e fundit nuk e pranoi kėtė kėrkesė.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Traktati i Berlinit

    Nė vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinė dhe ndaloi nė dyert e Stambollit. Traktati i Shėn Stefanit u bė nė mes tė dy ndėrluftuesve dhe me tė cilin mjeshtėrisht Rusia pėr tė mirėn dhe pėrdorimin e vet krijoi njė shtet tė madh Bullgar, qė nga ana Jugore do tė shtrihej deri nė detin Egje duke pėrfshirė edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtė tė fuqive Europiane tė cilat bėnė traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit Bullgar tė projektuar dhe vuri nė heshtje kėrkesat e Rusisė pėr tė pasė njė port nė detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallėn shtete tė pavarura. Njė hartė e kohės sė fundit do tė tregoje se traktati e la njė copė tė Ballkanit akoma nėn sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut deri nė Stamboll dhe pėrmblidhte Bosforin, Selanikun, Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Shtetet sllave tė Bosnjes dhe Hercegovinės nė Adriatik iu dhane Austrisė. Qe njė kėmbėngulje e vendosur pėr Europėn qė tė mos lejonte shtet sllav tė kishte njė dalje nė detin Mesdhe. Skllavėria dhe robėria e tė shkretės Shqipėri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit tė kėsaj diplomacie tė Europės.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kongresi i Berlinit - Qershor 1878

    Kėrkesat e Serbisė nė Adriatik


    Lufta Ballkanike mė 1912 nuk u prit me sy tė mirė nga fuqitė Europiane. Historia e saj ėshtė e njohur por nuk ėshtė kuptuar krejtėsisht nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės se dy gjėrat mė me rėndėsi tė kėsaj lufte ishin marrja e portit tė Selanikut dhe tė porteve tė Shqipėrisė. Kėta ishin vend-daljet natyrale tė tregtisė sė Ballkanit dhe vend-shkarkimet e hekuradhave tė ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjė rast pėr tė shtirė nė dorė portin e Selanikut, por shteti serb kėrkonte mbi gjithė tė tjerat njė port pėr lėvizjen tregtare tė tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe nė qoftė se shkeljes sė tokave tė huaja i jepte tė drejtė, Serbia pa turp mund tė kėrkojė njė vend-dalje nė det. Grindja e shteteve tė Ballkanit nė mes tyre u bė shkak qė gjashtė fuqitė e mėdha tė Europės tė marrin nė dorė frenat dukė ndėrhyrė qė t’i pushonin kėto grindje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Austria dhe Italia rivale


    Nė kėtė kohė duhet pėrmendur edhe njė fazė tjetėr trazimesh nė Shqipėri. Austria dhe Italia urdhėrojnė ose komandojnė detin Adriatik pėrveē ballit tė Shqipėrisė. Kėta dy shtete kanė pritur me padurim vite me rradhė rastet pėr tė shtirė nė dorė portet e kėtij vendi. Ata kanė shpenzuar tė holla duke mbajtur nė Shqipėri agjentė dhe shkolla pėr tė shtuar ndikimin e tyre mbi kėtė popull. Tė dy kėto kanė pritur ditėn kur “i sėmuri i Lindjes” do t’u varrosej nė anėn tjetėr tė detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenė posaēėrsisht nė marrėveshje: e para, qė asnjėra prej tyre tė mos sundonte Shqipėrinė dhe e dyta qė asnjė fuqi tjetėr tė mos vendosej nė Adriatik. Nga pikpamja diplomatike e pėrgjithshme, kjo nuk qe njė gjė shume e pa arsyeshme. Pse, po tė kish nėn sundimin e vet Austria Shqipėrinė, ajo do tė gjendej vetėm 74 km larg bregut Italian nė mės tė Vlorės dhe Otrantos. Dhe, po tė bėhej Italia sunduese e Shqipėrisė, do ta kthente Adriatikun nė njė gji tė Italisė duke e bėrė “il mare nostra”, sikurse italianėve u pėlqen ta thonė. Nė anėn tjeter, ēdo fuqi detare me zotėrimin e Shqipėrisė do tė ishte njė kėrcėnim e kanosje pėr tė dyja, Austrinė dhe Italinė.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Perandoria sllave


    Plani pėr njė perandori sllave ushqehesh mė tepėr prej Serbisė nėn emrin e krijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi ėshtė bashkuar me kėtė plan; qė tė dy duke qenė nėn kujdesin e Rusisė, mbrojtėses sė tyre tė betuar. Me njė perandori tė tillė, provincat sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, mė lejen ose hapjen e Austrisė, do tė bėnin tė mundur daljen e Malit tė Zi dhe tė Serbisė nė Adriatik. Shumė u zemėruan kėto shtete kur mė 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjen dhe Hercegovinėn dhe i bėri kryekėput tė vetat. Kur tė gjashtė fuqitė e mėdha e patėn mbaruar Konferencėn e Londrės mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqėn po ata parimet e vjetra pėr tė mos lejuar shtetet sllave me takuar detin Mesdhe. Turqia pothuaj se qe terhequr nga Ballkani dhe njė problem i madh gjendej mbi tryezėn e fuqive Europiane. Kėto e zhvilluan kėtė duke i dhėnė portin e Selanikut Greqisė dhe duke krijuar shtetin e pavarur tė Shqipqrisė. Nė kėtė mėnyrė varroseshin shpresat e Serbisė, e cila nė kėtė kohe ėshtė ēuar nė kėmbe dhe ka shkelur Shqipėrinė ndėrsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrėn.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Xhorxh Bush diskuton ne telefon (ne anglisht :-()
    Nga Wordless nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •