Gezimi i nje shqiptari ne Maqedoni, qe ka fituar nje makine te re ne nje llotari te kompanise telefonike Cosmofon, ka zgjatur fare pak.
Makinen ia ka marre Ministria e Pushtetit Vendor, ku ai punonte, me pretendimin se kishte luajtur ne llotari nga numri i telefonit qe ishte regjistruar ne emer te ministrise. Por edhe pse ne te njejtat kushte, autoritetet nuk kane vepruar keshtu me dy shtetas te tjere te kombesise maqedonase.
Dy maqedonasit i moren cmimet e tyre shume shpejt, ndersa mua nuk ma dhane. Ministri edhe sot e kesaj dite nuk me ka dhene pergjigje dhe e kane vene makinen e fituar per pune publike, shprehet shqiptari Gajur Ramadani.
Me tej ai shtoi, Une e kam shfrytezuar telefonin zyrtar dhe kam harxhuar 3 euro dhe diten e telefonates kam shtuar 50 euro. Te drejten time do ta kerkoj ne gjykaten maqedonase, por edhe ne ate nderkombetare nese do te jete nevoja.
Top Channel
Krijoni Kontakt