Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 90
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me fal, po ku qendron problemi nese dikush zgjedh te beje haeng per berjen synet te djalit? Perse duhet te shqetesohesh ti se X komshiu yt beri nje gje te tille?! Eshte e drejta e tij te beje djalin synet dhe te shtroje edhe darke apo dreke e te ftoje ke te doje.

    Mua nuk me shqeteson aspak ky fenomen, ata jane ne lirine e tyre, une ne lirine time. Ajo qe me shqeteson mua eshte fakti se ti shqetesohesh perse komshiu yt shtron dreke e darke per berjen synet te djalit te tij. Shiko or vella hallet e problemet e familjes tende, perse duhet te shqetesohesh per qejfin e te tjereve.

    Albo
    Qellimi i temes nuk ishte qe te flasim pse fqiu im beri darsem per syneti, po desha te paraqes nje devijim shoqeror, Te behet dasme per syneti nuk ka qene asnjehere zakon shqiptar, dhe qellimi im nuk ishte te ndaloj se funksinuari demokracine, por te diskutoj me te tjeret nese eshte ne rregull ky zakon.

    Siq munde ta shohesh mbi 90 % e postimeve jane kunder ketij fenomeni, dhe nuk jam i vetmi qe mendoj keshtu.

    Tani pse shqetesohem une per fenomenet devijante te popullit tim kjo eshte ceshtje me vete.

  2. #32
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Qellimi i temes nuk ishte qe te flasim pse fqiu im beri darsem per syneti, po desha te paraqes nje devijim shoqeror, Te behet dasme per syneti nuk ka qene asnjehere zakon shqiptar, dhe qellimi im nuk ishte te ndaloj se funksinuari demokracine, por te diskutoj me te tjeret nese eshte ne rregull ky zakon.
    Po është fare në rregull.

    Arabi po vje prej arabie, ose turku po vje prej turkie, po i mson shqiptarët çka me ba, çka me festu.

    A ti qi je ktu, asniher nuk pot shkon menja, me msue vllaun tan qysh festohet Shëngjergji e Buzmi Bujari.

    Kjo punë është sikur puna e gruas: flej me të ose flejnë të tjerët.

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Qellimi i temes nuk ishte qe te flasim pse fqiu im beri darsem per syneti, po desha te paraqes nje devijim shoqeror, Te behet dasme per syneti nuk ka qene asnjehere zakon shqiptar, dhe qellimi im nuk ishte te ndaloj se funksinuari demokracine, por te diskutoj me te tjeret nese eshte ne rregull ky zakon.
    "Devijim shoqeror"

    Si ta kuptojme kete "devijimin shoqeror"? Mos duhet qe te gjithe shqiptaret te mendojne njesoj, te sillen njesoj, te vishen njesoj, te besojne njesoj, ashtu sic i pelqen X apo Y ne menyre qe te mos kemi nje "devijim shoqeror" por te kemi nje konformizem te bunkerizuar shoqeror?!

    Une nuk kam per ti bere femijet e mi synet, as nuk jam mysliman, por nga ana tjeter nuk me shqeteson aspak menyra se si ai myslimani shqiptar zgjedh te festoje festat e tij fetare. Ashtu si une respektoj ate myslimanin ne darken qe ai shtron per gezimine berjes synet te djalit, ashtu edhe mua do te me vinte mire qe ai myslimani shqiptar te me respektonte lirine time per te festuar darken qe une do te shtroj per pagezimin e femijes sim ne Kishe.

    Dhe kjo nuk ka te beje aspak me "zakonet" e shqiptarit, kjo ka te beje me kuptimin e lirise se individit ne nje shoqeri te lire dhe demokratike. Do te kete nga ata shqiptare qe do ti respektojne e ruajne "zakonet", ashtu sic do te kete nga ata qe nuk do tu behet vone per keto zakone dhe do te shpikin zakone te reja. Kjo eshte mese e natyrshme ne nje shoqeri te lire e te hapur. Une reagoj keq kur has ne perpjekje per te ngritur e mbrojtur konformizma, pasi une vete bej pjese ne brezin e fundit te shqiptareve qe ne femijerine e tyre paten fatin e keq te "konformizmit komunisto-socialist" qe i shtynte edhe femijet ne bankat e shkollave fillore qe te tregonin me gisht "shfaqjet e huaja" dhe "devijimet nga vija e Partise e mesimet e shokut Enver".

    Lerini shqiptaret te lire te jetojne jetet e tyre. Nese vertet i vleresoni traditat dhe zakonet e shqiptareve, beni ate qe bejne te gjithe, ruajini keto tradita dhe zakonet ne jeten tuaj dhe te familjes tuaj.

    Albo

  4. #34
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Barbarizma anadollakesh!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #35
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    "Devijim shoqeror"

    Dhe kjo nuk ka te beje aspak me "zakonet" e shqiptarit, kjo ka te beje me kuptimin e lirise se individit ne nje shoqeri te lire dhe demokratike. Do te kete nga ata shqiptare qe do ti respektojne e ruajne "zakonet", ashtu sic do te kete nga ata qe nuk do tu behet vone per keto zakone dhe do te shpikin zakone te reja. Kjo eshte mese e natyrshme ne nje shoqeri te lire e te hapur. Une reagoj keq kur has ne perpjekje per te ngritur e mbrojtur konformizma, pasi une vete bej pjese ne brezin e fundit te shqiptareve qe ne femijerine e tyre paten fatin e keq te "konformizmit komunisto-socialist" qe i shtynte edhe femijet ne bankat e shkollave fillore qe te tregonin me gisht "shfaqjet e huaja" dhe "devijimet nga vija e Partise e mesimet e shokut Enver".

    Albo
    Epo qe te kthehej nje teme per prerjen e nje cope lekure ne mesimet e shokut Enver dhe pasojat qe ato mesime ka lene ne ca e ca vetem ketu po e shikoj

    Kjo s'ka te bej fare me zakone apo liri veprimi nga ana e shqiptareve. Thjesht shume njerez e bejne se kane degjuar qe behet, dmth si gjithmone ndjekin turrmen, kurse te tjere e bejne se duan te shesin pak mend ngaqe s'kane ku te cojne leket.

    Keto festime ne fakt me kujtuan "Sweet Sixteen" qe bejne ketu ne USA per vajzat ose per Mexikanet per shembull quhet La Quinceañera dhe behet kur vajza eshte 15 vjece. Per ta kjo eshte nje tradite dhe festohet tamam si dasme, ku vajza vishet me nje fustan nuserie, ka bridesmaids, me lule, me orkester, et...etj...Dmth eshte nje mbremje qe feston faktin qe vajza tani eshte ne nje moshe kur mund te dal me cuna. Kam qene ne nje dhe ishte vertet fun, por ama ata vertet e quajne tradite kete. Per sa i perket berjes synet, keta te fisit tim dhe shoqeria ime s'jane ndjere shume, keshtu qe s'them dot te kem vajtur. Sa cheap mer zot...lol

  6. #36
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Dhe kjo nuk ka te beje aspak me "zakonet" e shqiptarit, kjo ka te beje me kuptimin e lirise se individit ne nje shoqeri te lire dhe demokratike. Do te kete nga ata shqiptare qe do ti respektojne e ruajne "zakonet", ashtu sic do te kete nga ata qe nuk do tu behet vone per keto zakone dhe do te shpikin zakone te reja. Kjo eshte mese e natyrshme ne nje shoqeri te lire e te hapur.

    Ca eshte kjo logjike... Mos do te thuash se shoqeri e lire dhe e hapur ben analogji me shoqeri anarkike dhe te shqyer ?
    Ti nuk kerkon lirine mor bir njeriu, por anarkine, sepse shoqeria ve disa rregulla baze te cilat njihen e pranohen nga te gjithe per mbarevajtjen e shoqerise, homogjenizimin e saj, te cilat quhen tradita. Kush nuk i pranon nuk eshte ne kerkim te lirise, por te pranimit te devijimit sepse keto nuk i shkojne atij per mbare. Kur rritet numri i devijuesve atehere modifikohet edhe tradita.

    Kete konceptim qesharak te lirise nuk e kisha hasur me pare , me thene te drejten,se kesaj i thone anarki.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Ti nuk kerkon lirine mor bir njeriu, por anarkine, sepse shoqeria ve disa rregulla baze te cilat njihen e pranohen nga te gjithe per mbarevajtjen e shoqerise, homogjenizimin e saj, te cilat quhen tradita. Kush nuk i pranon nuk eshte ne kerkim te lirise, por te pranimit te devijimit sepse keto nuk i shkojne atij per mbare. Kur rritet numri i devijuesve atehere modifikohet edhe tradita.
    Rregullat baze te nje shoqerie permblidhen ne ate LIGJIN KUSHTETUES, dhe pergjegjesia kryesore e cdo shtetasi eshte respektimi i ligjit kushtetues. Persa i perket tradites zakonore, ajo eshte po aq dinamike sa jane edhe vete njerezit, jeta e tyre, gjuha qe flasin, botekuptimi, jeta materiale etj. Te gjitha keto ndryshojne me kohen dhe pak rendesi kane shkaqet e jashtme apo te brendshme qe sjellin ndryshim, e rendesishme eshte qe keto ndryshime te vijne si pasoje e konsumimit te lirise se cdo shtetasi, jo me ferman te Sulltanit apo me dekret te diktatorit.

    Dhe nese nuk e di, mesoje qe populli shqiptar nuk eshte nje popull homogjen, ai eshte nje popull heterogjen ne te cilin gjen plot minoritete, raca dhe etni te ndryshme. Ashtu si ne Shqiperi nuk kemi nje tradite, kemi disa tradita. Tradita qe ndryshojne dukshem nga krahina ne krahine, nga qyteti ne qytet, nga fshati ne fshat, nga nje komunitet fetar ne tjetrin, nga nje kapitull i historise shqiptare ne tjetrin, nga nje minoritet ne tjetrin.

    Kete konceptim qesharak te lirise nuk e kisha hasur me pare , me thene te drejten,se kesaj i thone anarki.
    Anarki = mosrespektim te ligjit dhe institucioneve demokratike.

    Albo

  8. #38
    sedolli
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    12
    Nese doni te kontriboni ne teme ju kisha lute mos dilni prej temes. Mendimi e ka cekur se duke marre parasysh varferine ne vende ka njerze qe shpenzojne 10000 euro per nje aheng qe nuk ka nevoje te shpenzohet (no need for it). Kto ahengje zakonisht behen neper fshatra (vet jam prej fshati). Mos i hyni punve te fese nese nuk keni studiju ose nuk e praktikoni..

    kjo teme mendoj se ishte e lidhur thjeshte me varferine, une nuk kam femije akoma dhe nuk e dij qfar gezimi eshte synetija e djalit. dhashte zoti kur te behen do ta kuptoj me mire dhe nese me jipet mundesia do ta jipja nje darke por jo nje aheng madheshtor...

    Respekt

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Albo, respektoj mendimin tend dhe e kuptoj plotesisht ate nocion te demokracise qe paraqet ti. Ti po na e paraqet demokracine amerikane, te vendit ku jeton dhe pajtohem se ne versionin tend ke te drejte.
    Por ajo qe perpiqem te them une eshte dicka tjeter.
    Amerika eshte vend emigrantesh dhe heterogjeniteti i popullit e perben forcen e tij, prandaj dhe ka shume tradita duke filluar nga evropa, afrika, azia etj.
    Populli shqiptare eshte dicka krejt tjeter, eshte homogjen shume me shume se SHBA prandaj sipas mendimit tim dhe te shumices se atyre qe njoh, eshte e nevojshme te ruajme dicka nga ajo domethenja shqiptare, ate thelb i cili na ka bere te dallohemi nga popujt tjere, ate thelb per te cilin kemi luftuar gjenerata te tera, ate me te cilen krenohemi, traditat tona shqiptare.
    Tani gjithashtu nuk jam kunder qe persona te caktuar te bejne dasma per syneti, por jam kunder qe populli yne te harroje traditat e tij shekullore per te perqafuar traditat arabe, serbe apo greke.
    Ajo cfare na ka bere te dallohemi nga popujt tjere nuk ben te humbet, eshte ajo qe na bashkon qofte ty orthodoks apo mua musliman. Sikur te mos e kishim te perbashket kete qenje sdo te kishim fatin te diskutonim bashke ne kete forum shqiptare, mua qe jetoj ne gjermani dhe ty qe jeton ne amerike.

    Tani secili ka mendimin e vet dhe kjo eshte themeli i diskutimit te shendoshe, prandaj nuk kam gje kunder demokracise por kjo nuk dmth qe duhet te harrojme traditat tona te cilat na bejne shqiptare.

  10. #40
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Populli shqiptare eshte dicka krejt tjeter, eshte homogjen shume me shume se SHBA
    Saktë.

    Shkurt e shqip, Shqipëria është shtëpi ku jeton një familje. SHBA është një shtëpi publike ku hynë e dalin gjitha racat e botës.

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •