Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Fier, përmbyten 100 shtëpi në qytet

    Policia shpëton dhjetë persona. Vjosa dhe Semani arrijnë në nivele kritike

    Shtëpi, lokale dhe objekte të ndryshme që ndodhen përgjatë brigjeve të lumit Gjanica në Fier janë përmbytur gjatë natës së të mërkurës, ndërsa shumë fshatra janë përballur me intensitetin e lartë të ujërave sipërfaqësorë. Drejtues të bordit të kullimit, si dhe të shtabit të emergjencave civile në Prefekturën e Fierit kanë mbajtur nën kontroll të pandërprerë prurjet e lumenjve Vjosë dhe Seman. Ramadan Krasniqi, kreu i bordit të kullimit, ka raportuar natën e kaluar çdo 30 minuta prefektin, ndërkohë që ky i fundit, deri në orët e para të mëngjesit, ka inspektuar zonat e përmbytura. Sipas prefektit Shahin Bejdaj, mësohet se në mesnatë prurjet e lumenjve Vjosë dhe Seman kanë kaluar pikën kritike, që do të thotë kanë rrezikuar me vërshim uji dhe përmbytje, ndërkohë që paraditen e së enjtes situata e prurjeve është përmirësuar. "Pas angazhimit për të përballur rastet emergjente, po mbajmë lidhje të drejtpërdrejta me Gjirokastrën, Tepelenën dhe Greqinë nga ku informohemi për motin nëse është me shi apo jo. Aktualisht situatën e kemi nën kontroll", ka thënë prefekti për gazetën "Shqip". Në rrethin e Fierit, gjatë paradites së djeshme moti ka qenë me diell, çka ka favorizuar të dëmtuarit e përmbytjeve për të rimarrë veten, ndërsa në mesditë qielli është mbuluar me re dhe një shi i rrëmbyeshëm ka rinisur, duke rikthyer sërish situatën e rrezikshme. Sipas autoriteteve lokale, janë afro 100 shtëpi të përmbytura në qytet. Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës është dashur ndërhyrja e policisë që të evakuoheshin banorët e rrethuar nga uji. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të policisë së rendit në Fier kanë shpëtuar dhjetë persona, të cilët kishin mbetur nëpër çatitë e banesave të tyre të përmbytura. "Edhe gomone është përdorur për të shkuar te personat e rrezikuar nga përmbytja. Gjatë gjithë natës, uniformat blu të Fierit kanë evakuuar banorët e të gjithë zonës së përmbytur. Një çift të moshuarish e të paralizuar kanë shpëtuar vetëm nga ndërhyrja e policisë", tha shefi i krimeve në Komisariatin e Fierit, Pandi Gjoni. Dëmet në banesat dhe ndërtesat që shtrihen përgjatë lumit Gjanica janë të mëdha. Banorët thonë se u është shkatërruar e gjithë shtëpia. Ata kanë mundur të shpëtojnë vetëm pak sende, të cilat arritën që t‘i nxirrnin. Në dy vatrat e përmbytura të lagjes "1 Maj" dhe "Liri Gero" në Fier, përveç policisë, shtabit të emergjencës, si dhe banorëve të shumtë kanë qenë edhe mjaft mjete teknologjike si ekskavatorë, skrepa etj. Gjatë së enjtes, me shpresën për të mos rënë shi, banorët e dëmtuar u janë rikthyer shtëpive të përmbytura për të hequr ujin. Përmbytje ka pasur edhe në fshatin Shtyllas të Komunës së Levanit, ku 5 shtëpi janë mbushur me ujë. Gjithashtu, nga përmbytjet e banesave dhe tokave bujqësore është prekur edhe fshati Çerven i Komunës Frakull, si dhe fshatrat Kutë e Çorrush në Mallakastër.

    gazeta shqip
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    Amanaska Maska e Intense-girl
    Anëtarësuar
    26-09-2008
    Vendndodhja
    encouraging compassion
    Postime
    92
    Shyqyr qe ka patur vetem deme materiale te pakten!
    Mgjth,ngushellime per te prekurit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Intense-girl : 05-12-2008 më 18:49

  3. #3

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga Drini_i_Zi Lexo Postimin
    Në dy vatrat e përmbytura të lagjes "1 Maj" dhe "Liri Gero" në Fier, përveç policisë, shtabit të emergjencës, si dhe banorëve të shumtë kanë qenë edhe mjaft mjete teknologjike si ekskavatorë, skrepa etj. Gjatë së enjtes, me shpresën për të mos rënë shi, banorët e dëmtuar u janë rikthyer shtëpive të përmbytura për të hequr ujin.
    Po keshtu eshte kur shyqyr qe fshataret gjeten toke te lire ne qytet dhe nuk lane cep te fushes pa kapur. Ata qe kane lindur dhe rritur aty ishin budallenj te ndertonin shtepi ne fushen e lagjies "1 Maj", po erdhen keta te zgjuarit dhe ndertuan "vilat". Damn sa kujtime te femijerise kemi te ajo fushe ku kishe qejf te luaje me gjithe shoqerine kur ishim te vegjel dhe jo si tani qe femijet s'kane nje vend ku te luajne. Mire t'ju behet dhe as me vjen keq hic sado keq qe te tingelloje

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin

    He mi se ke akoma vend per kujtime po mos u merzit
    Fushen e zeze te basketbolli ska jo lum po as oqean ta permbysi

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin
    He mi se ke akoma vend per kujtime po mos u merzit
    Fushen e zeze te basketbolli ska jo lum po as oqean ta permbysi

    Pratolin per zotin jam merzit se me kujtohet kur ishim ne kopesht dhe fusha aty te gjanica ishte vetem bar dhe lule bore lol dhe gjithe femijet e lagjies mblidheshim aty dhe luanim me loja lufte lol. Ashtu zbathur plaste topi kokes qe kushedi sa here na ka dale gjake nga hundet. Ose kur luanim hapa dollapa te komunalet apo te reparti ushtarak...hahahhahahaha...kushedi sa here kemi gjetur cifte qe fshiheshim te gropat afer gjanices

    Sa per fushen e zeze te basketbolli, aty shkonim qe benim oren e fiskultures. Kam rreshkitur njehere aty qe kur e kujtoj gjurin te gjakosur edhe tani me dhemb. Keshtu eshte kur te duket vetja Michael Jordan

    Shiko qe na hape pune tani po na ler dhe ti se na ka marre malli per ato kohe. Vitet me te bukura ato kane qene.

  6. #6
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin

    Shiko qe na hape pune tani po na ler dhe ti se na ka marre malli per ato kohe. Vitet me te bukura ato kane qene.
    Po une kastile e bera moj
    Jam duke mbledhur rekrut per andej nga filozofia, tja shtrojme nje here muhabetit per femijerine apo nostalgjine e vitetve te shkuara...lol

    Nejse seriozisht tani, atyre nuk u duhet vene dhe shume faj e dashur Deada. Eshte njesoj si tju thoje atyre ne Gerdec qe vete e keni fajin, pse i bet shtepite afer repartit.
    Problemi eshte qe populli popull mbetet, nuk i vihet faj. Fajin e kane instancat perkatese te bashkise apo qeverise qe kane lejuar te ndertohen shtepi pa asnje leje ndertimi.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin
    Nejse seriozisht tani, atyre nuk u duhet vene dhe shume faj e dashur Deada. Eshte njesoj si tju thoje atyre ne Gerdec qe vete e keni fajin, pse i bet shtepite afer repartit.
    Problemi eshte qe populli popull mbetet, nuk i vihet faj. Fajin e kane instancat perkatese te bashkise apo qeverise qe kane lejuar te ndertohen shtepi pa asnje leje ndertimi.
    Pratolin, te them te drejten jam pak e shtangur qe nje fjali e tille erdhi prej teje. Popullit nuk i vihet faj???? Po qe ne Shqiperi ne kemi instanca bashkiake apo qeveritare komplet te paafta per te bere punen e tyre dhe te korruptuar deri ne gju, ajo eshte mese fakt apo jo?! Por a nuk duhet populli te mendoje pak per koken e vet ne vend qe ta lere ate ne duart e disave qe arsyeja e vetme qe jane ne pushtet jane per te mbushur xhepat?!

    Me vjen keq i dashur por mendoj se je komplet gabim. Kam lindur dhe jam rritur ne lagjen "1 Maj" dhe ika qe aty kur erdha ketej. Ne gjithe ato vjet qe isha aty, e pashe Gjanicen te dilte nga shtrati dhe ta permbyste fushen shume here. Si shpjegohet qe 99% te banoreve te fushes jane te ardhur dhe jo aty nga lagjia "1 Maj"? A thua se ata qe kishin aty mbi 60 vjet apo gjithe jeten e tyre nuk dinin te kapnin nje cope toke aty te fusha dhe te ndertonin dicka por lane fshataret qe te vijne me hunj ne duar dhe te tregohen me te zgjuar? Ah po dhe sa per djeni te vjen vertet per te vjelle zorret kur shikon fshatarkat qe ecin rruges, pikerisht ne ate rruge ku ti ke kaluar gjithe jeten tende, dhe te shohin me inat se po ju ze rrugen Nejse mos me ngacmo kot me kete teme se ndoshta jam pak ekstremiste kur vjen puna te kjo lagje prandaj po e le me kaq. lol

    P.S. Sa per Gerdecin, si qeveria ashtu edhe ata qe ndertuan shtepite aty kane fajin e tyre, megjithate kjo teme s'eshte per ate prandaj s'po e vazhdoj kete.

  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Nuk jemi kuptuar. Ose jemi kuptuar por e mendojme ndryshe
    Une nuk them se fshataret apo kushdoqofte ka vepruar drejt per te zene ate cope toke, ajo eshte injorance, por sipas meje fakti qe injorantet e kane menduar keshtu nuk do te thote qe shteti ti leje te rrezikojne jeten. Prandaj kane dale ligjet. Jam i bindur qe edhe me ligjet e Zimbabves ( pa dashur te tregohem diskriminues ), nuk lejohet te ndertosh anes atij lumi qe permbyt token cdo vit. Ok injorantet e thyen ligjin, po shteti ku eshte ?? Perse jane lejuar ata njerez te jetojne aty ?
    Sa per Gerdecin jam dakort qe eshte komplet tjeter gje, por pjesa e analogjise qe dua te bej une qendron. Sepse edhe aty disa njerez injorante kane ndertuar shtepite afer nje reparti qe eshte zone e rrezikshme ) pra kundra ligjit ). A do te thote kjo qe ne rast fatkeqesie ne ti lejme ne balte sepse ata i kane shtepite te kundraligjshme ? Aspak. Behet fjale per jete njerezish !

    Shpresoj ta kem sqaruar me mire por edhe nese e mendon ndryshe that's ok

  9. #9
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Ishalla nuk ka zene njeren kjo permbytje....
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin
    Nuk jemi kuptuar. Ose jemi kuptuar por e mendojme ndryshe.
    Une nuk them se fshataret apo kushdoqofte ka vepruar drejt per te zene ate cope toke, ajo eshte injorance, por sipas meje fakti qe injorantet e kane menduar keshtu nuk do te thote qe shteti ti leje te rrezikojne jeten. Prandaj kane dale ligjet. Jam i bindur qe edhe me ligjet e Zimbabves ( pa dashur te tregohem diskriminues ), nuk lejohet te ndertosh anes atij lumi qe permbyt token cdo vit. Ok injorantet e thyen ligjin, po shteti ku eshte ?? Perse jane lejuar ata njerez te jetojne aty ?
    Sa per Gerdecin jam dakort qe eshte komplet tjeter gje, por pjesa e analogjise qe dua te bej une qendron. Sepse edhe aty disa njerez injorante kane ndertuar shtepite afer nje reparti qe eshte zone e rrezikshme ) pra kundra ligjit ). A do te thote kjo qe ne rast fatkeqesie ne ti lejme ne balte sepse ata i kane shtepite te kundraligjshme ? Aspak. Behet fjale per jete njerezish !

    Shpresoj ta kem sqaruar me mire por edhe nese e mendon ndryshe that's ok
    Pratolin, nga e kuptove qe nuk isha e sqaruar mire une, se te them te drejten vetem po te kesh kaluar gjithe jeten tende ne ate lagje atehere po.

    Megjithate mqs ti e cove kete ne ceshtje principi dhe pse keta njerez lejohen nga qeveria, arrijme perseri te ajo qe kam theksuar me lart qe qeveria "JUST DOES NOT CARE". Mendoj se te pakten kuptohemi dhe jemi dakort per kete pike, apo jo? Atehere nqs ti e di qe qeveria nuk do t'ja di per ty, a nuk mendon se ka ardhur koha qe te mendosh ti per veten dhe familjen tende?! Per mua keto qe thua ti jane thjesht excuses per budallalleqet dhe pocaqilleqet qe shqiptaret bejne duke cenuar shendetin dhe safety-n e tyre dhe te tjereve perreth.

    Meqe ti po thua ku eshte qeveria. Ja nje shembull: Rruga ku une akoma kam shtepine ne lagjen "1 Maj" eshte nje nder rruget kryesore te lagjies dhe qe te con edhe te ajo fushe per te cilen po behet fjale. Kete vere qeveria vendosi te zgjeroj rrugen dhe ta bej much nicer dhe si pasoje i beri te gjithe ata qe kane shtepite ne ate rruge dhe qe kishin dale me brenda rruges per te ndertuar garazhe a dhoma qe t'i cojne kufijte atje ku i kishin me pare. Si rezultat pati shume mure te shembur. Im ate kur beri murin me kangjella dhe vuri deren e makines qe para 11 vjetesh kushtoi 2 milione leke, kishte kaluar 30 cm ne token qe ishte e jona, por sepse ashtu ja dha qeverise e shemben murin ne toke. Tani gjithe ketyre shtepive qe jane ndertuar ne fushe, jo vetem qe jane pa leje, por nuk eshte prekur asnje gardh e jo me te shemben. Pse??? Sepse qeveria thote, perderisa i bete koken hengshi kur t'ju zeri lumi poshte, po nderkohe ec na jepni ca leke te mbushim xhepat vete ne dhe do mbyllim syte per ate zone. Per te vetmit qe me vjen keq jane femijet qe jetojne neper keto shtepi qe jane te mbushura gjithe myk dhe lageshtire nga nje Gjanice e qelbur dhe po e pesojne se prinderit e tyre jane aq qorra sa jua mori syte qyteti. Prandaj Pratolin, per keta njerez jo vetem qe nuk me vjen keq por ashtu i pafsha sepse nuk kam tolerance per debila te tille qe nuk mendojne as per femijet e tyre.

    P.S. Shpresoj qe dhe ti te jesh sqaruar me mire tani dhe nqs nuk je it's perseri more than OK

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Kreditë për shtëpi, interesat në ulje, afati në rritje
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2005, 09:25
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •