Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 147
  1. #81
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Jehona juj nga larg po u ndike
    Nga keta vargje heroike
    Qe dalin nga zemra patriotike
    Ne keto rrethana kaq praktike
    Qe diaspora pragmatike
    Na i lejon ti shprehim nga nje karrike
    Mendjen hekur po kembet raketike
    Jo prej tute as prej frike
    Se per kta shqiptari s'ja ndike
    Dersa u thye per arsye ekonomike...

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    AlbaRyder - ShKoDrAn(!)

    Me thurė bejta kam ajamė!
    I baj shpejt dhe dorė pėr dorė
    vargu jot nuk asht shkodran
    Ti s'je rritė nė vend fushorė!

    Qafime i dashtun e tė pėrqafoj!
    Gimi - lč e rritė nė Shkodėr!!!!!!!!!!

  3. #83
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    hahaha i nderuar Agim
    Trup e shpirt bash ne ate fushe i kam rrite
    Te kutpoj nqs habitesh per zellin tim
    Se koha ne zemer, male me ka ngrite!

    Per reference, ne Shkoder do ta njifsh Skender Drinin edhe prej lidhjes te shkrimtarve

  4. #84
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Nderime prap zoti Agim
    Zemren e morra tash po hedhi da bishta
    Si na ka msu PS-ja ca dmth "krim"
    Me hedh kunja na e msoi Gjergj Fishta

    Gjakun e flamurit qe lante shkaben
    Kta vampira u anjen tu e pi
    Tash 200 shekuj gjaku ish' i paster
    Ne kohen tone mbet verem i zi

    I zi shemtine me ere te keqe
    Qe perhapet si kolera
    Neper ket Europen zemer dreqe
    Qe po e priste qe ngahera

    Ky pisllek infektoi ne shpirt shqiptarin
    Dhe e theri ne zemer tane burrnine
    Rrezoi shtylla gjigande si Azem Hajdarin
    Qe nga Kosova deri ne Janine

    Me strofen e fundit deshta me e mbyll
    Po kam frike se kjo pune s'ka mbarim
    Ne qiell kur te fiket me i fundit yll
    Do te fiken edhe tradhetaret e kti vendit tim

    nderime Agimit e te tjereve

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    AlbRyder

    Skėnder Drini - miku i familjes teme ASHT I VETMI shkrimtar i shquar i kombit tonė qė nuk e ka shkrue makar 1 rresht pėr dikatorin dhe partinė e urryer tė Punės
    Øty tė pėrqafoj fort!
    Azemi LAVDI DHE I PAHARRUESHĖM!
    Tė pėrqafoj me kater vargjet e mėposhtėme:

    Nė Dėrgut apo nė Zdrale
    nė lagjen Kiras a nė Serreq
    komunizmin at farė hale
    e kan dashtė si halė n'pėrpeq!.....

    Gimi qė tė don fort!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    PASI U MENDOVA!..........

    TIRANA SOT…

    Rrugėt, bulevardet anė e mbanė Tiranės
    Shtrohen, regullohen veē prej Edi Ramės
    Kioskat, dhe barakat qė ishin buzė Lanės
    Rruspat i rrafshuan, vanė nė gropė tė samės.

    Pasi u mendova, se nga t’ja filloj
    Thirra ca kujtime nga viti 90-tė
    Po shkruaj pa hile, askush mos dyshoj!
    Tė mbrosh tė vėrtetėn – jo nuk ėshtė e lehtė!

    U “pėrmbys dynjaja”, ikėn dhe bllokmenėt
    Prona me sa mundi shkoj gjer tek pronari
    Ikėn sigurimsat erdhėn qen bir qenėt
    U sulėn mashtruesit me zhargon fshatari…

    Luftė midis konceptit, luftė Jug e Veri
    Ēdo faqe gazete e kishte njė klan
    Pastaj u lejuan dyqint qoftexhi
    Bėnin konkurencė brenda nė Tiran’...

    Erdh dhjetor 90-ta, u ngritėn studentat
    Dridhej e pėrdridhej Ramiz Gėnjeshtari.
    “Duam pluralizėm!” - shkruanin gazetat
    “Voice of America” dhe Azem Hajdari!

    U mbushėn tribunat me idealistė…
    plot u mbushėn sheshet mijra demokratė.
    Burgjet mbushur plot me Nacionalistė
    OKB-ja priste Ramizin shkėr-dhatė…

    Shkoj edhe ēfarė tha, ai Ramiz Alija?
    Nė atė mexhlis foli pa kuptim:
    « As mbyllur – as hapur, s’do jetė Shqipėrija
    Bile s’do jetė Lindje – s’do jetė Perėndim(!)”

    Priste gjith atdheu, dridhej si nė ethe
    Tirana gumėzhinte u ndrru “qeverija”
    Iku “Tao Tao”…Ramit TOSIN gjete
    Hajde “rinovim” po bante Partija!

    Shkoj njė qeveri dhe pastaj njė tjetėr
    Iku njė Fatos qė na erdhi prapė(!)
    Se Ramiz Alija ishte skile e vjetėr
    Nėntoka e Valiasit bėnte Demonstratė!!! *

    Dridhej e pėrdridhej veē nga taksirati
    Hoqi Nano 2 dhe ndrroj qeverinė
    Vuri Ylli Bufin djalin e Sokratit
    Dhe nė mes tė Tiranės, vu Hajdin Sejdinė.

    Nisi “ko-qe-vari” tė na bėj biznese
    Me familjen Hoxha dhe Arben Alinė(!)
    Ramiz Gėnjeshtari bėri dy Kongrese
    E ndėrroj veē mbiemrin , mbajti Vazhdimsinė…

    Foli i shqetsuar Dritero Poeti
    Sesi Enver Hoxha na la veē gomarin.
    Delegatėt e Kuksit dhe ca nga bregdeti
    e pėrzunė me shqelma Dritero shkrimtarin…

    erdhi Marsi i dytė se “prilli i vrarė…” **
    U vra Arben Broci nga mjeshtrat e krimit!
    U bė Xheli Gjoni Sekretarė i parė
    Dhe Ramiz Alija – president i vlimit…

    Nėnat seē u thinjėn, djemt po merrnin detin
    Jo, Ramiz Alija se lshonte pushtetin!
    Po e zgjidhi vota, shkuan komunistat!
    Erdhi Leka Meksi tok me PD-istat.

    U mblodh Parlamenti foli mazhoranca
    Parti e Ramizit shkoj pėr me rrujt planca!
    President votuan – herė e parė nė botė
    Namik Dokle morri nė votim: - 1 Votė(!) ***

    U gėzua kombi, nė Xhami e Kisha
    Bėnė tė gjithė bekimin: - rroftė Sali Berisha.
    Rrap e zhgrap “motori” me emrin Shqypni
    Ne kishim “pushtetin” – ata pasuri!

    .................................................. ..............

    U ēelėn dhjetė tyrbe dhe dyqind xhami
    Erdh’ korrik i parė, shkuam nė votime ****
    E humbi PD-ja – popull axhami
    Pushtetin Lokal ia dhamė Partisė Krime...

    Shkuan katėr vite u ēelėn 8 firma *****
    Mafia komuniste ēdo gja kish nė dorė!
    U banė sigurimsat krye piramida
    Bėnte plane greku me „trimat“ nė Vlorė !

    I forcuan radhėt veteran – prostatat
    Nisi Gramoz Ruēi grevat, demonstratat(?)
    Erdh 97-ta nė tė hyrė tė marsit
    U bė grusht i shtetit nga djal i Thanasit!

    Dhe u p-ordh PD-ja, na u p-ordh dhe shteti
    Mbeti vetėm Sala si kaposh gjel – deti.
    Na morri jevgjitin e vu qoshé(?)
    Nisi Shqipėrija njė “epokė tė Re”

    Tek Shesh i Flamurit dilte Albert Shyti
    Ligjin bėnin bandat, ne shtėrgonim rrypin.
    Erdhi edhe Prodi, takoj Myrtezanė ******
    Sali Ram Maloku – ta hėngsha hallvanė!…

    Rodhėn netė dhe ditė, u vra dhe pranvera(!)
    Mullixhiu e dh-jeu, se e dh-jeu vjerra(!?)…
    Kish sjellė Amerika si ambasadore
    Mariza Luinon njė femėr leshtore!!…

    Qė na bėri vendin taman “lesh me qime”
    Mbeti Shqipėrija si k-urvat jetime!
    Kush mė parė t’ia fuste, kush mė parė ta vidhte
    Evropa pu-tanė, Salėn nuk e pi-rdhte!

    Ja pra sot Tirana ēfarė porteti ka
    Tė vjedh Anastasi bashkė me gjithė vėlla! *******
    Tė vjedh qeverija qė ėshtė nė pushtet
    Se nėnė Shqipėrija ka veē pis milet!

    Po tė ishte popull, siē e do zamani
    Do ngrihej nė kėmbė, tė tundej vatani!
    Po kanė vdekur trimat, mbeti veē zagari…
    Ku ta gjej njė Burrė si Azem Hajdari !

    * - minatorėt heronj tė Valiasit rrėxuan qeverinė "ēarēani" dhe "nano 1" dhe "nano 2"

    ** - 2 Prill 1991 u vra Arben Broci Hero Beshanaku, Kryeziu, u plagosėn 43 vetė. u arrestuan 36 vetė!

    *** - Parlamenti pas 22 Marsit 1992 i dha 1 votė Namik Dokles pėr president u zgjodh me votat absolute Sali Ram Berisha.

    **** - korrik 1992 ēuditėrisht Zgjedhjet Lokale i fitoj PS-ja prej miletit "demokrat" ...

    ***** - Nė Vlorė u hapėn 8 Firma Piramidale tė cilat kishin 39 Drejtorė - ishsigurimsa eprorė!

    ****** - pėrfaqson ortodoksinė antishqiptare me nė krye Anastas Angjelin - ishministėr 3 herė!

    Agim Doēi

  7. #87
    o agim ate vazhdimin e kengeve te anetareve te byrose do na e sjellesh ketu apo jo?
    zani

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    O ZANI!
    Pak mė i ėmbėl a i vrarė!?
    Gimi

  9. #89
    gimi me fal qe ta kerkova vazhdimin brutalisht.por ti me duket kete e ke justifikim.paske frike nga djemte e mirjako qihalit me duket hehehe Spass Gimi Spass

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Nje parodi per chatin

    Ja c'me ndodhi sot ketu
    Hyra ne chat per me bisedu
    me miqt e mi me u cmallu
    por kur hyra ke SHQIPRIA
    Drago_boy sikur me qen Perenia
    Me kish fut ne akick
    ket problem se kisha prit
    u futa te kanali #NDIHME
    qe dikush te me ndihmonte
    per cudi si sop qe esht
    shum qeshje e tallje i leshonte
    e pyeta dragon_boy pse me ke ven ne aklik
    mu perigj<@DRAGON_BOY> aklik
    <@DRAGON_BOY> hahahahahahaha
    <@DRAGON_BOY> cesht mer ky
    Me erdhi keq nga ironia
    po keshtu se thot shoqeria
    pse esht sop e me u tall
    userit me i ba batall
    ju pergjigja+Alba_Mausi> se u shkrive
    ket pergjigje i dhash
    ku ky spriti e s'pertoi
    postin e tij e cfrytezoi DRAGON_BOY sets mode: +b Alba_Mausi!*niversal_@=3ju0699084T.dip0.t-ipconnect.de
    *** You were kicked by DRAGON_BOY (13C'ėsht mer kjo sjellje jotja ndaj stafit?!bye!!)
    E zhgenjyer nga kjo sjellje
    e nje sopi ne ket chat
    ku se ofendova asnje fjal
    e ben banin tak fak
    Ket parodi e krijova
    se mu duk e padrejt
    dhe Dragon_Boy e kritikoj
    Banet beji me pak lezet
    Nuk me erdhi keq se su futa ne chat
    por sjellja jote me inat
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sa shepjt shkruani ne tastarur ??
    Nga strange nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 19:22
  2. Shkruani Barcoleta Per Anetaret e "Forumit Shqiptar"
    Nga new girl nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 12:33
  3. Lexoni: Pėrpara se tė shkruani nė kėtė forum.
    Nga J@mes nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-10-2007, 13:14
  4. Shkruani me dorėn e majtė apo djathtė?
    Nga Davius nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 17-06-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •