Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Mësime themelore Islame për fëmijët

    - Niveli i parë -


    AKIDE
    Udhëzues për mësuesit
    Përgatitur nga Musa Riçardson




    Shënim për mësuesit dhe prindërit



    Me emër të Allahut të Mëshirshëm. Paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit e të gjithë njerëzimin. Në vazhdim:



    Mësuesit dhe prindërit duhet ta sigurojnë këtë libër – Akide, niveli i parë -, që është një paraqitje me disa nga çështjet themelore të besimit të drejtë të muslimanit, të cilat një fëmijë katër vjeç mund t'i kuptojë lehtë. Ky libër nuk është menduar të jetë gjithëpërfshirës, por një koleksion nga librat e Akides, që duhet mësuar një pas një. Temat e shtjelluara në Nivelin e parë janë:



    Kush është Zoti yt?



    Askush nuk është si Allahu.



    Ku është Allahu?



    Allahu di çdo gjë.



    Kush është profeti yt?



    A është Muhamedi i gjallë apo i vdekur?



    A është Allahu i Gjallë?



    Çka është Kur'ani?



    Cila është feja jote?



    Çka është muslimani?



    Çka është kafir?



    Çka është Xhennet?



    Si mund të hysh atje?



    Çka është Xhehenem?



    Si mund të hysh atje?




    Mësuesit dhe prindërit nuk duhet të presin që këto tema të shqyrtohen në hollësi në Nivelin e parë. Këto tema do të rishqyrtohen më vonë në këtë koleksion, dhe më shumë hollësira do të shpjegohen, kur nxënësit të rriten dhe të jenë në gjendje të kuptojnë më shumë. Ne besojmë se përdorimi i këtij koleksioni do t'i pajisë fëmijët me një pranim të fortë të shumicës, në mos të gjitha hollësive të çështjeve themelore te besimit Islam, në pajtim me librin e Allahut dhe me Sunetin e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, dhe të kuptuarit e gjeneratave të para të drejta të muslimanëve.



    Qëllimi më i rëndësishëm në lidhje me këtë dhe e gjithë Mjeteve Edukative SAHIH, është se fëmija e kupton materialin, e kujton atë, dhe jeton sipas tij.



    Për këtë qëllim, prindërit dhe mësuesit do të gjejnë ndihmë në rishqyrtimet e dobishme, të cilat përforcojnë të kuptuarit e studentëve.



    Studentët duhet të pyeten për materialin brenda dhe jashtë klase. Materiali nuk është i zorshëm, kështu që supozohet se ata do të jenë në gjendje t'u përgjigjen pyetjeve për cilindo mësim pa vështirësi, insha'Allah.



    Studentët e nivelit të parë nuk pritet ta lexojnë vetë këtë libër dhe as ta shkruajnë. Mirëpo, studentët e këtij niveli, të cilët mund të lexojnë, mund t'u jepet një kopje e këtij libri për ta lexuar vetë.



    Ne shpresojmë që ky libër të përmbushë qëllimin e tij dhe Allahu ta shpërblejë autorin e tij dhe të gjithë ata të cilët i mësojnë të tjerët prej tij. Ne e lusim Allahun të na ndihmojë neve në përgjegjësitë tona ndaj fëmijëve të këtij ummeti dhe të na forcojë neve dhe ata në islamin tonë.



    Vëllai juaj në Islam,
    Abdul-'Abas Musa Riçardson
    1422/9/20




    Me emër të Allahut...




    - A e dini kush është Allahu?



    All-llahu është Zoti ynë.



    Ai i krijoi të gjithë njerëzit.



    Ai i krijoi të gjithë drunjtë, lumenjtë dhe malet.



    Ai i krijoi të gjitha kafshët, bile edhe mizat e vocërra.



    Allahu krijoi çdo gjë.




    RISHQYRTIM:

    Kush është Zoti jonë?



    A na ka krijuar Allahu?



    A i ka krijuar Allahu kafshët?



    Kush e krijoi diellin?



    A i krijoi Allahu malet?



    Kush i krijoi yjet?



    Çka tjetër krijoi Allahu?



    A i krijoi Allahu zogjtë që fluturojnë në qiell?



    Kush i krijoi retë?




    Allahu na ushqen çdo ditë



    Ai na i dhuroi rrobat tona.



    Ai na i dhuroi neve nënat dhe baballarët tanë, dhe vëllezërit e motrat tona.



    Ai na bëri të shëndetshëm.



    Allahu na i dhuroi duart dhe këmbët tona.



    Ai na i dhuroi sytë dhe veshët tanë.



    Ai na e dhuroi gojën dhe dhëmbët tanë.




    RISHQYRTIM:



    A na ushqen Allahu çdo ditë?



    Kush na bën të shëndetshëm?



    Kush na i dhuroi nënat dhe baballarët tanë?



    A na i dhuroi Allahu dhëmbët?



    Kush na i dhuroi sytë?



    Çka na dhuroi tjetër Allahu?



    A na i dhuroi Allahu hundët tona?



    Kush na i dhuroi shtëpitë tona?






    Askush nuk është sikur Allahu




    Allahu krijoi malet dhe qiellin.



    - A e bëri dikush tjetër këtë?



    Jo! Askush nuk është sikur Allahu.



    Allahu na dhuroi baballarët dhe nënat tona, dhe vëllezërit e motrat tona.



    - A e bëri ndokush tjetër këtë?



    Jo! Askush nuk është sikur Allahu.



    Allahu na bëri të shëndetshëm dhe na i dhuroi sytë dhe veshët tanë.



    - A e bëri ndokush tjetër këtë?



    Jo! Askush nuk është sikur Allahu.



    Allahu është lartë mbi qiell.



    Allahu është mbi çdo gjë.



    Subhanallah!



    - A është ndokush tjetër aq i lartë?



    Jo! Askush nuk është sikur Allahu.




    RISHQYRTIM:




    A është ndokush sikur Allahu?



    A i krijoi ndokush tjetër malet?



    A është Allahu lart?



    A është Allahu mbi çdo gjë?



    A është edhe ndokush tjetër sipër çdo gjëje?



    A është Allahu tani këtu, në këtë dhomë?



    A është babai yt sikur Allahu?



    Kush është sikur Allahu?
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Allahu di çdo gjë



    Ai e di çfarë jemi duke bërë ne tani.



    Ai e di çfarë bëmë ne dje.



    Ai e di çka jemi duke bërë tani.



    Ai e di çfarë do të bëjmë nesër.



    Çfarëdo që bëjmë, Allahu e di.



    Ai e di çka janë duke bërë të gjitha kafshët.



    Ai na sheh dhe na dëgjon kudo që të jemi.



    Ai na dëgjon, kur themi fjalë të mira dhe Ai na dëgjon, kur themi fjalë të këqija.



    Ai na sheh, kur bëjmë vepra të mira dhe Ai na sheh, kur bëjmë vepra të këqija.



    Askush tjetër nuk është sikur Ai.



    Nuk ka tjetër sikur Allahu.



    Ai na sheh dhe na dëgjon, Ai është mbi qiell, mbi çdo gjë.



    Subhanallah!




    RISHQYRTIM:




    A di Allahu çdo gjë?



    A di Allahu çka bëmë dje?



    A e di Allahu çka jemi duke bërë tani?



    A sheh dhe a dëgjon Allahu çdo gjë që ne bëjmë?



    A mund ndokush tjetër të shohë dhe të dëgjojë çdo gjë që ne bëjmë?



    Ku është Allahu?



    A është Allahu sipër qiellit?



    Kush është mbi çdo gjë?



    Kush di çdo gjë që ne bëjmë?



    A e di Allahu se ne jemi në klasë tani?



    A e di Allahu ku janë shokët tu?



    A na dëgjon Allahu duke folur tani?



    A na sheh Allahu ulur tani?



    A ka ndonjë gjë që Allahu nuk mund ta shohë apo ta dëgjojë?



    A ka ndonjë gjë që Allahu nuk e di?




    Nëse ndokush ju pyet:



    "Kush është Zoti yt?"



    Thuaj: "Zoti im është Allahu."




    RISHQYRTIM:



    Kush është Zoti yt?




    A e dini kush është Muhamedi, alejhi selam?



    Muhamedi, alejhi selam, është profeti ynë.



    Allahu e dërgoi atë, alejhi selam, për gjithë njerëzimi.



    Muhamedi, alejhi selam, ka jetuar para një kohe të gjatë.



    Allahu i shpalli atij, alejhi selam, Kur'anin.



    - A e dini çka është Kur'ani?



    Kur'ani është libri i Allahut.



    Njerëzit e mirë e lexojnë Kur'anin gjatë gjithë kohës.



    Njerëzit e mirë e duan Kur'anin dhe ata kanë dëshirë ta dëgjojnë atë.



    Kur'ani është shumë i këndshëm.



    Muhamedi, alejhi selam, e deshi Kur'anin, ai e deshi Librin e Allahut.



    Muhamedi, alejhi selam, e lexonte Kur'anin shumë.



    Muhamedi, alejhi selam, u mësoi njerëzve Kur'anin.



    Ai, alejhi selam, ishte njeriu më i mirë përherë.



    Njerëzit e mirë mundohen të jenë mu sikur Muhamedi, alejhi selam.



    Nëse ndokush ju pyet: "Kush është profeti yt?"



    Thuaj: "Profeti im është Muhamedi, alejhi selam."




    RISHQYRTIM:



    Kush është Muhamedi, alejhi selam?



    A ishte ai njeri i mirë apo njeri i keq?



    A i shpalli Allahu Kur'anin atij?



    A ishte ai Kur'ani?



    A kanë dëshirë njerëzit e mirë ta lexojnë Kur'anin?



    A është Kur'ani i këndshëm?



    A e ka dashur Muhamedi, alejhi selam, leximin e Kur'anit?



    A ua ka mësuar ai, alejhi selam, njerëzve Kur'anin?



    Kujt dëshirojnë t'i ngjasojnë njerëzit e mirë?



    A ka ndonjë njeri më të mirë se Muhamedi, alejhi selam?



    A ju pëlqen leximi i Kur'anit?



    A dëshironi te jeni si Muhamedi, alejhi selam? Pse?




    Muhamedi, alejhi selam, vdiq para një kohe të gjatë



    Kjo nënkupton se ai nuk është gjallë tani, ai është i vdekur.



    Allahu është i Gjallë dhe Ai nuk vdes kurrë.



    Allahu nuk është njeri sikur Muhamedi, alejhi selam.



    Askush nuk është sikur Allahu.



    Çdokush do të vdesë një ditë, përveç Allahut.



    Bile edhe Muhamedi, alejhi selam, vdiq, dhe ai ishte njeriu më i mirë përherë.



    Kur njerëzit vdesin, ne i fusim ata në dhè



    Pra, Muhamedi, alejhi selam, është në dhè, dhe Allahu është lart mbi çdo gjë.



    Njerëzit e mirë i luten vetëm Allahut.



    Allahu është gjallë dhe Ai i dëgjon lutjet tona.



    Njerëzit e mirë e duan Muhamedin, alejhi selam, por nuk i luten atij.




    RISHQYRTIM:



    A është i gjallë Profeti, alejhi selam?



    A është i gjallë Allahu?



    A do të vdesë Allahu?



    A ka vdekur Muhamedi, alejhi selam?



    Kush ishte personi më i mirë përgjithmonë?



    Ku i vendosim njerëzit e vdekur?



    A i dëgjon Allahu lutjet tona?



    A i luten njerëzit e mirë Muhamedit, alejhi selam?



    Kujt i luten njerëzit e mirë?



    A është Muhamedi, alejhi selam, lartë në qiell?



    A do të vdesësh ti?



    A do të vdesin shokët tuaj?



    Ku do të shkosh ti, kur të vdesësh?



    A e do ti Allahun?



    A i lutesh ti Allahut?



    A e do ti Profetin, alejhi selam?



    A i lutesh atij, alejhi selam?
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    A e dini ju çka është Muslimani?



    Muslimani është një njeri i mirë, i cili i lutet vetëm Allahut.



    Allahu i do muslimanët.



    Muslimanët e duan Allahun.



    Muslimanët e duan Muhamedin, alejhi selam.



    Muslimanët janë njerëzit më të mirë.



    Ata mundohen të jenë sikur Muhamedi, alejhi selam.



    Por, ata nuk i luten atij, alejhi selam.



    Ne jemi musliman dhe feja jonë është Islami.



    Nëse ndokush të thotë: "Cila është feja jote"?



    Thuaj: "Feja ime është Islami."




    RISHQYRTIM:



    A i luten muslimanët Allahut?



    A i luten muslimanët Muhamedit, alejhi selam?



    Kujt mundohen t'i ngjasojnë muslimanët?



    A e duan muslimanët Allahun?



    A e duan muslimanët Muhamedin, alejhi selam?



    Cila është feja e muslimanëve?



    Cila është feja jote?



    A janë muslimanët njerëz të mirë? Pse?



    A i do Allahu muslimanët?



    A e doni ju Allahun?



    A e doni ju Muhamedin, alejhi selam?



    A i doni ju muslimanët?




    Disa njerëz nuk janë muslimanë


    Feja e tyre nuk është Islami.



    Ata nuk i luten vetëm Allahut.



    Ata nuk mundohen të jenë sikur Muhamedi, alejhi selam.



    Ata quhen kafira.



    Kafirat janë njerëzit më të këqij.



    Ata bëjnë shumë gjëra të këqija.



    Nganjëherë, ata mundohen t'i lëndojnë muslimanët.



    Muslimanët nuk i duan kafirat.



    Kafirat janë njerëz të këqij, mëkatarë.



    Nëse ndokush i pyet ata: Kush është Zoti juaj?



    Ata nuk thonë: "Zoti im është Allahu."



    Nëse ndokush i pyet ata: Kush është profeti juaj?



    Ata nuk thonë: "Profeti im është Muhamedi, alejhi selam"



    Nëse ndokush i pyet ata: Cila është feja juaj?



    Ata nuk thonë: "Feja ime është Islami"




    RISHQYRTIM:



    A i lutet kafiri vetëm Allahut?



    A është kafiri musliman?



    A janë kafirat njerëz të mirë?



    A i duan muslimanët kafirat?



    A mundohen kafirat të jenë sikur Muhamedi, alejhi selam?



    A thotë një kafir: "Zoti im është Allahu"?



    A thotë një kafir: "Feja ime është Islami"?



    A thotë një kafir: "Profeti im është Muhamedi, alejhi selam?"



    A mundohen kafirat t'i lëndojnë muslimanët?



    A e duan kafirat Allahun?



    A i doni ju kafirat?



    A janë disa kafira njerëz të mirë?



    Kush është më i mirë: një musliman apo një kafir?



    Pse?




    Muslimanët do të hyjnë në Xhennet, pasi të vdesin.



    - A e dini ju çka është Xhenneti?



    Xhenneti është një vend i mrekullueshëm!



    Vetëm muslimanët mund të hyjnë në xhennet.



    Në xhennet ka ushqime shumë të shijshme.



    Njerëzit në xhennet mund të hanë dhe të pinë sa të dëshirojnë, dhe ata kurrë nuk kanë nevojë të shkojnë në nevojtore.



    Në xhennet ka lumenj prej mjaltit dhe prej qumështit.



    Në xhennet ka shumë pemë të bukura, të cilat kanë fruta të shijshëm.



    Njerëzit në xhennet do ta shohin Allahun dhe ata do të jenë shumë të lumtur!



    A dëshironi ta shihni Allahun?



    Natyrisht! Në të gjithë duam!



    Por, ne nuk do ta shohim Allahun, derisa të mos hyjmë në xhennet.



    A dëshironi të shkoni në Xhennet?



    Njerëzit në Xhennet do të kenë çdo gjë që dëshirojnë dhe ata do të jenë shumë të lumtur.




    RISHQYRTIM:



    Kur do të hyjnë muslimanët në xhennet?



    A është xhenneti vend i mrekullueshëm?



    A do të jenë njerëzit e mirë në xhennet?



    Kush tjetër do të jetë në xhennet?



    A do të hanë muslimanët në xhennet?



    A do të kenë ata nevojë të shkojnë në nevojtore?



    A do ta shohin Allahun njerëzit në xhennet?



    A ka pemë në xhennet?



    A do të jenë të gjithë të lumtur në xhennet?



    A do të jetë Muhamedi, alejhi selam, në xhennet?



    A mund ne ta shohim Allahun, nëse nuk hyjmë në xhennet?




    Kafirat nuk mund të hyjnë në xhennet



    Ju duhet të jeni musliman i mirë, nëse dëshironi të shkoni në xhennet.



    Ju duhet t'i bindeni Allahut dhe Profetit të Tij, për të shkuar në xhennet.



    Ju duhet t'i bindeni nënës dhe babait tuaj, nëse dëshironi të shkoni në xhennet.



    Ju duhet të bëni vepra të mira, për të shkuar në xhennet.



    Ju duhet të thoni gjëra të mira, për të shkuar në xhennet.



    Nëse dëshironi të shkoni në xhennet, atëherë ju nuk mund t'i lëndoni muslimanët e tjerë.



    Ju duhet të jenë shumë të sjellshëm dhe të keni mëshirë për njerëzit, nëse doni të shkoni në xhennet.



    Askush nuk do të hyjë në xhenet, përveç nëse Allahu ua lejon atyre të hyjnë aty.



    Pra, ne duhet ta lusim Allahun të na lejojë të hyjmë në xhennet.



    O Allah! Na lejo të hyjmë në xhennet!



    O Allah! Lejoji prindërit tanë të hyjnë në xhennet, gjithashtu!




    RISHQYRTIM:



    A munden kafirat të hyjnë në xhennet?



    Kush do të hyjë në xhennet?



    A duhet njerëzit të jenë të sjellshëm ndaj muslimanëve të tjerë, nëse dëshirojnë të hyjnë në xhennet?



    A mund të hyjmë në xhenet, nëse Allahu nuk na lejon?



    Çka duhet të bëjmë tjetër, për të hyrë në xhennet?



    A mendon se të gjithë do të hyjnë në xhennet?



    Kujt duhet t'i lutemi që të na lejojë të hyjmë në xhennet?




    Për njerëzit të cilët nuk hyjnë në xhennet, ka një vend tjetër



    Ai është një vend i tmerrshëm!



    Ai quhet xhehenem.



    Ai është një gropë gjigante prej zjarri, i cili djeg çdo gjë që është brenda tij!



    Njerëzit të cilët hyjnë në xhehenem, do të digjen aty.



    Askush nuk dëshiron të hyjë në xhehenem.



    Xhehenemi do t'ua djegë njerëzve lëkurat.



    Xhehenemi është një vend shumë i keq.



    Në xhehenem gjendet një pemë helmuese, e quajtur Zekkum.



    Ajo ka fruta helmues, të cilët i sëmurin njerëzit.



    Kjo është ajo që do të hanë njerëzit në xhehenem.



    Ata do të jenë shumë të etur në xhehenem.



    Ata do të kenë për të pirë ujë të nxehtë, të vluar.



    Njerëzit kurrë nuk do të jenë të lumtur ne xhehenem.




    RISHQYRTIM:




    A është xhehenemi një vend i mirë?



    A dëshirojnë njerëzit të hyjnë në xhehenem?



    A do të digjen njerëzit në xhehenem?



    A ka pemë në xhehenem?



    Çfarë lloji të ushqimit hanë njerëzit atje?



    Çka është Zekkumi?



    Çka pinë njerëzit në xhehenem?



    A janë të lumtur njerëzit atje?



    A janë të etur njerëzit atje?



    A mendoni se njerëzve u pëlqen pirja e ujit të vluar?



    A dëshironi të hani frute nga pema e quajtur Zekkum?



    A dëshironi të hyni në xhehenem?



    A e njeh ndokënd i cili dëshiron të hyjë në xhehenem?




    Vetëm njerëzit e këqij duhet të hyjnë në xhehenem



    Të gjithë kafirat kanë për të hyrë në xhehenem dhe atje do të mbesin përgjithmonë.



    Kjo, sepse ata nuk iu binden Allahut, kur Ai u tha atyre të bëheshin muslimanë.



    Disa nga muslimanët do të hyjnë në xhehenem, gjithashtu.



    Kjo, sepse ata vepruan punë të këqija.



    Ata nuk do të qëndrojnë atje përgjithmonë, sikur kafirat.



    Allahu do t'i nxjerrë të gjithë muslimanët nga xhehenemi dhe pastaj do ti fusë të gjithë në xhennet.



    Ne nuk duam të hyjmë në xhehenem, bile as për pak kohë.



    Ne dëshirojmë të hyjmë në xhennet, jo në xhehenem.



    Kështu, ne duhet të jemi muslimanë të mirë dhe t'i bindemi Allahut.



    Ne duhet t'i bindemi Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, dhe duhet t'u bindemi prindërve tanë.



    Nëse themi ose bëjmë punë të këqija, ndoshta Allahu do të na fusë në xhehenem.



    Ne duhet t'i lutemi Allahut të na ruaj nga hyrja në xhehenem.



    Ai është i Vetmi, i Cili mund të na shpëtojë nga hyrja në xhehenem.



    O Allah! Mos na fut në xhehenem!



    O Allah! Mos i fut prindërit tanë në xhehenem!



    O Allah! Na lejo të hyjmë në xhennet!




    RISHQYRTIM:




    A kanë për të hyrë në xhehenem njerëzit e mirë?



    A kanë për të hyrë në xhehenem kafirat?



    A do të hyjnë në xhehenem disa muslimanë?



    Pse kafirat do të hyjnë në xhehenem?



    Sa gjatë do të qëndrojnë kafirat në xhehenem?



    Nëse një musliman hyn në xhehenem, a do të qëndrojë aty përgjithmonë?



    Pse do të hynte muslimani në xhehenem?



    Kush mund të na shpëtojë nga hyrja në xhehenem?



    Nëse muslimani bën vetëm vepra të mira, a do të hyjë në xhehenem?



    A dëshironi të hyni në xhehenem?



    Çfarë duhet të bëjmë ne që të shpëtojmë nga hyrja në xhehenem?
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Cilësi të Atij që e meriton tërë adhurimin


    Nga shejh AbduRrahman bin Nasir es-Sa'di
    Shkoqitur nga audio-ligjërata "Shpjegim i Librit të Teuhidit"
    islamforkids.com




    "... Pasuesit e rrugës së pejgamberit Muhamed [Sunetit] dëshmojnë që Allahu është Zoti. Ai është hyjnor. Ai adhurohet i vetëm dhe Ai është pa të meta.



    Kështu, pasuesit e Sunetit e adhurojnë vetëm Allahun dhe e zbatojnë fenë sinqerisht vetëm për Atë. Dhe thonë: Ai është Krijuesi, Shpikësi, Ai që u jep formën gjërave, Furnizuesi, Ai që jep, Ai që ndalon dhe Ai që kontrollon të gjitha punët.



    Ata besojnë që Allahu është perëndia e vërtetë. Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe të cilit i përkushtohen njerëzit.



    Ata besojnë që Allahu është i pari, para të cilit s'ka pasur gjë tjetër, dhe Ai është i fundit, pas të cilit s'ka gjë tjetër. Dhe Ai është më i larti, mbi të cilin s'ka gjë tjetër.



    Ai është më i afërti, në mënyrën që s'ka asgjë më të afërt se Ai.



    Allahu është i lartësuari dhe më i larti në çdo kuptim i të qenit i lartësuar. Pra, Ai është i lartësuar, domethënë, vetë Ai është lartë dhe i lartësuar. Ai është i lartësuar në famë dhe në madhështi.



    Ai është i lartësuar në kuptimin se ka epërsi ndaj çdo gjëje. Dhe Ai është ngritur mbi Fronin, në mënyrën që i ka hije madhështisë së Tij.



    Përveç që Ai është lart dhe i pakufizuar në lartësinë e Ti, Ai ka dituri të plotë dhe të përsosur, që përfshin gjithçka. Ai i njeh anët e jashtme dhe të brendshme të çdo gjëje. Dituria e Tij përfshin qiejt dhe tokën. Dhe Ai është së bashku me njerëzit me dijen e Tij.



    Allahu i di gjendjet e të gjithë njerëzve. Ai është afër dhe përgjigjet.



    Ai është i pasur dhe s'ka nevojë për asnjë nga qeniet e krijuara, por i tërë krijimi ka nevojë të skajshme për Atë dhe ata kanë nevojë për Allahun që Ai t'u sjellë gjithçka për të cilën ata kanë nevojë, dhe kjo është për të gjitha kohët. Askush s'mund të bëhet i pavarur prej Tij për asnjë moment.



    Ai është Mëshiruesi i përgjithshëm, më i mëshirshmi. Të gjitha të mirat që njerëzit kanë, ato janë prej Allahut. Nuk ka dëm nga i cili shpëtojnë njerëzit veçse Allahu i shpëton prej atij dëmi.



    Pra, Allahu është i Vetmi që u sjell të mira njerëzve dhe i ruan nga dëmet..."
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

Tema të Ngjashme

  1. Përse E Pranova Fenë Islame?
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 05:44
  2. Kritikë ndaj mësuesve të fesë islame në Austri
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 20:42
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •