lajm


Numri i kurorëzimeve të reja në BE, çdo vjet gjithnjë e më shumë është në rënie, ndërsa nëse shënimet e reja krahasohen me gjendjen e para 15 viteve, shihet se evropianët tash vendosin kurorë më vonë. Një gjë të tillë e tregon komisioni studiues evropian i realizuar në bazë të shënimeve nga Evrostat.
Shënimet e Evrostat-it tregon se në fillim të viteve 90-ta femrat janë martuar me 24,8, kurse meshkujt janë martuar me 27,5 vjet, ndërsa në vitin 2003 femrat për të lidhur kurorë kanë vendosur me 27,4 vjet, kurse meshkujt me 29,8 vjet. Në Irlandë, Itali dhe Spanjë femrat madje në moshën 31vjeçare vendosin kurorë. Në raport gjithashtu theksohet se në periudhën 1975 - 2005 përqindja e të kurorëzuarve ka shënuar rënie për 30 për qind, respektivisht nga 3,45 në 2,4 milionë kurorëzime.
Evrostati këtë tendencë e sqaron me atë se “çiftet kanë humbur vullnetin për kompromiset e shumta në kurorëzim, sepse edhe gjatë shekullit të kaluar janë mësuar ta vlerësojnë veten”. “Kurorëzimi tradicional nuk është opsioni i vetëm”, shkruhet në raport.
Edhe më tepër, me kalimin e viteve është gjetur dhe është më i madh numri i mjeteve kontraceptive, ndërsa “prej se femrat marrin rrogë më të madhe, ato bëhen gjithnjë e më pak të varura nga burrat e tyre”.
Me kalimin e viteve, ndarja bëhet më lehtë, së pari për shkak të ndryshimeve në shoqëri, por edhe për shkak të ligjeve të reja. Mirëpo, zhvillohet dhe “forma alternative e jetës së përbashkët”.
Trendi se sa më pak evropian dëshirojnë të vënë kurorë nuk është i vetëm në Evropë. Sot gjendja e përgjithshme e çifteve për të marrë një hap të tillë madje edhe kur të mbushin më shumë se 30 vjet.

“Mplakja nuk ndodh në një të ardhme të largët, ajo fillon tani”, thuhet në raport.
Në 25 vitet e ardhshme numri i personave më të vjetër se 60 vjet do të jetë në rritje, madje edhe për 2 milionë në vit. Fuqia punëtore do të ndërpritet të shënojë rritje në gjashtë vitet e ardhshme, ndërsa pas kësaj periudhe një pjesë e tyre do të zvogëlohet për 1,5 milionë në vit. Kushtet e punës do të përmirësohen dhe do të jenë na favor të gjendjes shëndetësore të punëtorëve. Madje ekziston numër i madh i vendeve voluntarë vetëm për personat më të vjetër.
“Korniza e vërtetë për dhënien e potencialit do të përdoret për motivimin e banorëve më të vjetër të punojnë vullnetarisht në ndonjë vend pune, sepse edhe shumica e banorëve më të vjetër evropian kanë shprehur dëshirën që pas pensionimit diku të punojnë vullnetarisht”, parashihet në raport.