Paul Gauguin
Paksa Brando, paksa Club Med...
Sherret me thika, gallatat me marinarėt, gruaja e hequr qafe, arratisja pėr nė Tahiti, harbimet seksuale: sa shumė aventura nė jetėn e babait tė simbolizmit. Por nėse mendoni qė ėndrra e tij ekzotike (dhe erotike) ishte njė ekzistencė prej egėrsire tė mirė, atėherė po gėnjeni veten.
Njė nga emrat mė tė famshėm dhe mė tė vėshtirė tė historisė sė artit ėshtė ai i Paul Gauguin-it, qė shqiptohet Goghčn. Sė bashku me Cézanne-in dhe Van Gogh-un, ėshtė i treti piktor muskėtier i pikturės moderne, qė mbėrrin pas fizhekzjarreve tė impresionizmit. Cézanne-i do ti hapė portat kubizmit tė Picasso-s dhe Braque-it, Van Gogh-u do ti jepnin rrugė Ekspresionizmit, apo mė mirė tė themi atyre piktorėve qė binin pre e emocioneve, duke hedhur si tė ishin duke punuar me kordhė me ngjyra mbi telajo, duke shprehur pikėrisht shumė mė tepėr nga sa pėrshkruanin ndjenjat e tyre. Nė tė kundėrt me kėta, Gauguin-i do tė jetė simbolist dhe primitiv, duke u hapur rrugė njerėzve si Matisse-i.
Gauguin-i ėshtė njė lloj Club Méditerranée nė art, edhe pse mė shumė sesa nė Mesdhe, pushimet do ti bėjė nėpėr Paqėsor. Neve, njerėzve tė shekullit tonė, ky piktor francez i lindur nė Paris nė vitin 1848, nga njė baba gazetar dhe njė nėnė gjysmėperuane, na pėlqen, sepse paraqet ėndrrėn e fshehur tė ēdo mashkulli perėndimor: tė hiqet qafe, tė braktisė shtėpi e katandi, apo jetėn e pėrditshme dhe familjen e tė fshihet, pėr tė hapur ndoshta nė njė plazh njė banak ku monton njė aparat ekspresi, nė njė ishull qė gjendet kushedi se ku, ku liria, dashuria dhe seksi janė e njėjta gjė.
Paul Gauguin-i ėshtė paksa Marlon Brandoja i pikturės: aventurier, karizmatik dhe hajvan. Historia e tij ashtu si dhe pikturat e tij tė gudulisin fantazinė, duke na shpėnė nė njė botė erotike dhe ekzotike nė tė njėjtėn kohė. E megjithatė, nuk e lėmė veten tė gėnjehemi nga ky personazh, qė rrėfen se kėrkon pastėrtinė primitive dhe fėmijėrinė e qytetėrimit: Gauguin-i ėshtė njė i pėrkėdhelur i Perėndimit. Rritet mjaft i llastuar nga gjyshi nga ana e nėnės nė Lima, nė Peru. Kthehet nė Francė, bėhet agjent i Bursės, nė vitin 1873 martohet me danezen e varfėr Mette Sophie Gad, me tė cilėn do tė bėjė pesė fėmijė, fiton njė mal me para, blen vepra tė artit bashkėkohor. Pastaj, nė vitin 1883 humbet thuajse tė gjitha investimet e tij dhe vendos tė bėhet artist.
Lė familjen, qė kthehet nė Kopenhagen, dhe i hipėn anijes pėr nė Martinikė, nė kėrkim tė origjinės sė botės. Pikturon, por askush nuk do tia dijė pėr kuadrot e tij. Me njė mik piktor shkon nė Panama, ku pėr dy javė e vėnė tė gėrmojė atė qė do tė bėhet kanali i famshėm, gjė qė e lodh shumė, derisa e pushojnė nga puna. Kthehet nė Paris , ku si ēdo piktor i asaj kohe qė respektohet, jeton me mundime. Shkon nė Bretanjė, ku pikturon gratė vendase me veshjet e bardha tradicionale. Rikthehet nė Paris dhe takon Theo Van Gogh-un, e cili e bind tė shkojė nė Arles me tė vėllain, Vincent-in, duke i ofruar gjashtė muaj tė paguara.
Veshi i Van Gogh-ut
Gauguin-i e pranon ftesėn, por do tė rrijė atje vetėm dy muaj, duke u zėnė me Van Gogh-un nga mėngjesi deri nė darkė, derisa Vincent-i do tė tentojė ta vrasė me njė thikė, me tė njėjtin teh me tė cilin pak orė mė vonė do tė presė veshin e famshėm, duke e lėnė mikun tė tromaksur.
Ka edhe nga ata qė thonė qė nė sherr e sipėr, veshin ia preu pikėrisht ai, Gauguin-i. Sido qė tė ketė shkuar puna, simbolisti ynė ia mbath nga sytė kėmbėt nga Arlesi: preferon tė vuajė nga uria nė Paris sesa tė vdesė mes luledielleve. Nė vitin 1889 bėhet pjesė e njė ekspozite nė grup nė Caffč Volpini. Kritika e mbyt. Kurse ai vazhdon tė kėmbėngulė. Pėrqafon teknikėn qė u quajt cloisonniste, qė me fjalė tė thata ėshtė ajo e librave me ngjyrosje pėr fėmijė, imazhi ndahet nė zona qė duhet tė mbushen me ngjyrė. Krijon njė nga veprat e tij mė tė famshme: Krishti i verdhė, qė sot gjendet nė Albright Knox Art Gallery tė Bufalos. Gjithmonė nė tė njėjtin vit, Gauguin-i do tė bėjė njė autoportret nė njė qeramikė nė kormėn e kanės, ndėrsa e shoqja, sė cilės nuk i dėrgon mė asnjė kacidhe, do tė mendojė njėherė e mirė se atė e kanė lėnė trutė. Edhe miku i vet, artisti Schuffenecker, qė deri nė atė kohė me shumė bujari i ka hapur derėn e shtėpisė, vendos ta dėbojė.
Gauguin-i ėshtė prepotent, egoist dhe egocentrik, as qė do tia dijė pėr njeri. I shkruan Van Gogh-ut se asnjeri nuk e kupton. Van Gogh-u, qė mendonte se ai vetė kuptohej edhe mė pak, pėr tia dėshmuar kėtė vret veten ca muaj mė pas. Tashmė pa miq, i pakuptuar dhe i zemėruar me Evropėn, pėrshėndet pėr herėn e disatėn herė tė shoqen, duke i premtuar se do tė kthehet i pasur dhe i famshėm. Niset nė ditėn e parė tė prillit tė vitit 1891, pėr nė detrat e Jugut. Arrin nė Tahiti, tė cilin e gjen ndėrkaq paksa tė shkatėrruar nga turizmi i kolonėve francezė. Zė miqėsi me mbretėreshėn e Maorėve dhe nuk kuptohet nėse arrin ta ēojė nė shtrat apo jo. Gauguin-i ėshtė njė lloj pėrzierje mes njė Robison Crusoe-je dhe njė Carravaggio-je tė Paqėsorit, me ngjyrat e tij tė forta dhe sensualitetin e trupave tė modeleve njomėzake vendase e qė mesa kuptohet nga ditarėt e tij nuk binin dhe aq pre e lakmisė sė tij prej maēoje latin. Primitive ndoshta, por budallaqe jo dhe aq.
Nė vend tė Shėnmėrive, femra me pareo.
Gauguin-i, megjithatė, nuk ėshtė dhe aq naiv sa tė kėrkojė vetėm pastėrtinė e qytetėrimit dhe tė dashurisė: me intuitė e kupton se ekzotizmi mund tė shesė dhe i dėrgon telajot e tij nė Paris, duke shpresuar se ndokush do ti blejė. Tė paktė do tė jenė ata qė do ta bėjnė. I veshur si njeri i egėr, por me trutė e njė kapitalisti, artisti mbetet i fiksuar nga suksesi dhe nga paratė qė nuk duan tė arrijnė. Gjatė qėndrimit tė tij nė Tahiti, gjithsesi ai punon nė mėnyrė mjaft intensive, zhytet nė legjendat vendase dhe pėrzien imazhe tė besimit tė krishterė me idhujt polinezianė. Megjithatė, tė mos iluzionohemi qė frymėzimi i tij qe atmosfera tropikale. Gauguin-i mbėrrin nė ishull me njė baule tė mbushur plot me imazhe veprash tė historisė sė artit evropian, qė do ti shėrbejnė si modele pėr pikturat e tij tė ardhshme, ku shenjtėt dhe shėnmėritė do ti zėvendėsojė me personazhe qė mbathin pareon tradicionale.
Pas tre vitesh larg nga shtėpia, nostalgjia fillon tė ndihet dhe ai riatdhesohet me shpenzimet e qeverisė franceze. I rikthyer nė qytetėrimin e kafeneve dhe bulevardeve, pa pasur as edhe njė kacidhe nė xhep, mjeshtri i detrave tė Jugut pritet si mbreti i artistėve simbolistė. Nė nėntor tė vitit 1893, galeria Durand -Ruel i kushton njė ekspozitė personale. Duke mos dashur tia dinė pėr lagėshtirėn e vjeshtės, vizitorėt e ekspozitės do tė mbeten tė magjepsur dhe tė ngrohur nga ngjyrat tropikale tė telajove tė ekspozuar. Megjithė suksesin e publikut dhe tė kritikės, nga 44 pikturat e ekspozuara vetėm 11 do tė shiten. I kėnaqur, por jo shumė, pėrpara se tė vendosė tė mėrgojė pėrgjithmonė, Gauguin-i, qė ndėrkohė ka marrė njė trashėgimi tė vogėl, rikthehet nė Bretanjė. Nė PontAven do tė lėrė pa gojė tė rinjtė artistė tė atyre vendeve, duke u treguar zotėsitė e tij seksuale dhe do zihet me grushte me marinarėt, qė i thyejnė njė kavilje.
Pėrpos kėtyre aventurave patetike, do tė vazhdojė tė punojė duke eksperimentuar nė kėtė periudhė teknikėn e stampimit, pėr tė cilėn do tė bėhet mjeshtėr i madh. Por tashmė egoist dhe ėndėrrimtar i pashėrueshėm, artisti ynė nuk do ta durojė mė as Evropėn dhe as pėrgjegjėsitė mikroborgjeze. Tregtarit tė tij tė ri, Ambroise Vollard do ti rrėfejė se gjithēka ndodh nė pėrfytyrimin tim tė ēmendur. Kėshtu nė shtator tė vitit 1895 do tė rikthehet nė Tahiti. Pėr fat tė keq, sėmundja sifilizit (SIDA e viteve tetėqind) kishte nisur rrugėn e vet nė trupin e artistit qė, megjithatė, nė vitin 1897 gjen forcėn pėr tė pikturuar kryeveprėn e tij gjigande, njė telajo gati tetė metėr tė gjatė, njė lloj Pranvere tė Boticelli-it, qė zhvillohet nė vendet tropikale e qė titullohet Nga vijmė? Kush jemi? Ku shkojmė, qė sot gjendet nė Museum of Fine Arts nė Boston.
Do tė ndjekė njė fund tė paevitueshėm, por i pathyeshmi Gauguin nuk do tė reshtė kurrė sė punuari. Nė vitin 1901 do tė largohet edhe mė nga qytetėrimi dhe do tė shkojė nė njė nga ishujt markezė, ku nė vitin 1903 do tė vdesė nė njė mėnyrė jo shumė dinjitoze, pa sė paku njė varrim tė krishterė, sepse ishte grindur me peshkopin vendas. Nė 1906, Salloni i Vjeshtės do ta pėrkujtojė me njė retrospektivė, qė do tė ndikojė talentet e rinj tė asaj epoke, mes tė cilėve njė tip qė e quanin Picasso Shkrimtari Somerset Maugham do tė rrėfejė jetėn e kėtij piktori tė ēuditshėm nė njė roman tepėr tė bukur Hėna dhe gjashtė paratė. Ne, nėpunėsit e ngratė tė civilizimit e tė konsumimit, pėrmes pikturave tė Paul Gauguin-it do tė vazhdojmė tė ėndėrrojmė arratinė. Nė mos deri nė Tahiti, sė paku nė bregdetin mė tė afėrt....
Krijoni Kontakt