Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1

    Identiteti Shqiptar (bis)

    Shkrim interesant


    Nga Ardian Vehbiu (aka Xha xhai)
    June 25, 2008




    Pėr njė pėrkufizim tė identitetit shqiptar

    Pėr tė formuluar njė pėrkufizim tė pėrdorshėm tė identitetit shqiptar, them se nė fillim duhet dalluar midis identitetit sinkronik ose horizontal, ose vetėdijes sė pandėrmjetme, intuitive, qė kemi tė gjithė se jemi “shqiptarė”; dhe identitetit diakronik ose vertikal, i cili pėrcillet brez pas brezi, nė histori.

    Identiteti horizontal komunikohet, identiteti vertikal transmetohet.

    Natyrisht, edhe transmetimi njė lloj komunikimi ėshtė, por megjithatė mirė ėshtė tė trajtohen ndarazi. Jo vetėm sepse transmetimi ėshtė komunikim nė kohė ose vertikal, por edhe pėr nga mėnyra e shkėmbimit tė informacionit. P.sh., kur dikush flet me mua, mė komunikon edhe faktin qė po flet shqip (tė njėjtėn gjuhė me mua), ēka ma pėrforcon identitetin si shqiptar; kur lexoj kujtimet e Eqrem Bej Vlorės ose kur dėgjoj njė histori tė gjyshes pėr Ali Pashain, informacioni identitar mė transmetohet. Kur e mėsojmė gjuhėn e nėnės si fėmijė, kjo na transmetohet; por pastaj gjithė jetėn e mėsojmė dhe e konfirmojmė sėrish nėpėrmjet komunikimit me tė tjerėt.

    Pas kėsaj, duhet dalluar midis identitetit natyror tė shqiptarit dhe identitetit artificial ose imagjinar, tė imponuar nga kultura e elitave, shteti, shkolla, mass mediat dhe gjuha standarde ose e njėsuar. Shkolla kombėtare publike, p.sh. ka mė pak se 100 vjet qė ekziston si institucion; ndėrsa identiteti shqiptar ėshtė shumė mė i vjetėr se kaq. Edhe rrėfimet pėr historinė e pėrbashkėt tė shqiptarėve, Skėnderbeun, ilirėt, Pirron, pellazgėt e kėshtu me radhė janė pėrpunuar kryesisht brenda ideologjisė kombėtare, pa qarkulluar ndonjėherė si tė tilla para Rilindjes, madje edhe po tė kenė ekzistuar.

    Them edhe se janė pėr t’u pėrjashtuar nga pėrkufizimi i identitetit vlerat morale si besa, liridashja e mikpritja, sepse mė duken shumė vetėshėrbyese (self-serving); feja, meqė shqiptarėt s’i identifikon dot nėpėrmjet fesė; shkronja (ose librat), sepse shqipja ėshtė shkruar relativisht vonė dhe ėshtė lexuar edhe mė vonė akoma. Nė kėtė aspekt, bėhet pak problematik klasifikimi i brezave tė tretė e tė katėrt tė emigrantėve, tė cilėt i pėrkushtohen ēėshtjes shqiptare edhe pse nuk e flasin dot shqipen. Si duhet interpretuar identiteti i tyre? Ta marrėsh pėrkushtimin ndaj shqiptarisė si kriter pėr tė pėrkufizuar identitetin ėshtė kundėrprodhuese, sepse ky kriter fut njė element vlerėsues nė pėrkufizim qė, i kthyer pėrmbys, do tė bėnte qė tė pastaj tė pėrjashtonim nga identiteti shqiptar tė gjithė ata qė e kanė shqipen gjuhė amtare, por qė nuk bėjnė absolutisht asgjė pėr Shqipėrinė e pėr shqiptarinė. Me fjalė tė tjera, kriteri do ta shndėrronte, dashur pa dashur, identitetin nė diplomė, ose titull pėr t’u merituar.

    Mė nė fund, faktori biologjik – “gjaku” ose mė keq akoma, “raca shqiptare” – do trajtuar si mė imagjinar edhe se mitet, madje edhe sikur studimet gjenetike tė nxjerrin nė dritė ndonjė specifikė tė spikatur genesh pėr shqiptarėt, qė t’i dallojė kėta nga grekėt dhe italianėt e Jugut mė njė anė, nga dinarikėt dalmatė nga ana tjetėr. Ēfarė quajmė “gjak” shqiptari, nuk ėshtė veēse produkt i historisė sė veēantė tė kėsaj ose tė asaj krahine tė Shqipėrisė.

    Mbi kėto premisa, mund tė nxjerr pėrfundimin se thelbi i identitetit shqiptar do kėrkuar te gjuha e folur shqipe, si gjuhė amtare – them gjuha e folur, pėr ta dalluar nga standardi ose letrarishtja, kjo gjuhė artificiale qė i shėrben unitetit kombėtar dhe homogjenizimit kulturor. Shqiptari mund tė jetė tosk ose gegė, qytetar ose fshatar, fusharak ose malėsor, i krishterė ose mysliman, i shkolluar ose analfabet – por mbetet shqiptar, sa kohė qė flet shqip.

    Shqipja, si mjet komunikimi dhe si kusht pėr ekzistencėn e shoqėrisė shqiptare; por edhe si mjet pėr ruajtjen dhe pėrcjelljen e informacionit brez pas brezi, pėrfaqėson edhe rrethprerjen (interseksionin) e identitetit horizontal dhe identitetit vertikal tė shqiptarit.

    Duke qenė shqipja nė themel tė identitetit shqiptar, shpjegohet edhe pse elitat shqiptare mė prodhimtare, nė ēdo pikėpamje, kanė qenė ato qė janė pozicionuar nė sipėrfaqen e kontaktit, ose nė interface tė shqiptarėve me tė huajt; sepse edhe identiteti shqiptar, nė mungesė traditash tė shkruara dhe historie tė pėrbashkėt, ėshtė pėrftuar si vetėdije e tė qenit ndryshe nga tė tjerėt, ose vetėdije e tė folurit shqip.

    Gjuha shėrben kėshtu si kriter themelor (por jo unik) i identitetit; themelor sepse tė gjitha kriteret e tjera qė vlejnė pėr pėrcaktimin e identitetit pėrcillen nėpėrmjet gjuhės; individi, si tė thuash, socializohet nėpėrmjet gjuhės, ose duke komunikuar me tė tjerė e duke pėrthithur informacionin qė i transmetohet si trashėgimi kulturore. Ėshtė gjuha qė ia jep instrumentet, jo vetėm formale por edhe nocionale, pėr ta pėrvetėsuar kėtė informacion, dhe kjo ndodh vetėm njė herė nė jetė.

    Shqiptarė dhe kosovarė

    Nėse ėshtė kėshtu, nuk ka baza objektive pėr tė folur pėr njė identitet kosovar si tė dallueshėm nga identiteti shqiptar; edhe pse shteti, shkolla, mediat dhe sidomos adoptimi nė Prishtinė i njė shqipeje zyrtare tė ndryshme nga ajo e Tiranės mund tė ndikojnė pėr ta krijuar identitetin kosovar shkallė-shkallė nė mėnyrė artificiale. Po tė ishte e fortė Tirana, nga pikėpamja e prestigjit kulturor, kjo nuk do tė ndodhte dot.

    Unė nuk e di nėse ndryshimet midis identitetit tė shqiptarėve tė Shqipėrisė dhe identitetit tė shqiptarėve tė Kosovės janė tė tilla qė tė ēojnė nė njė riformulim tė identiteteve nė tė dy anėt e kufirit Shqipėri-Kosovė. Di, megjithatė, se ka njerėz nė Kosovė qė mendojnė ashtu; sikurse di qė ekzistenca e dy shteteve shqiptare nė Ballkan do t’u japė herėt a vonė tė drejtė kėtyre njerėzve, tė cilėt e njohin realitetin e atjeshėm mė mirė se unė dhe si zor tė paguhen tė gjithė prej serbėve.

    Nga ana tjetėr, kushtet e sotme janė shumė tė favorshme pėr ta njėsuar komunikimin kulturor midis shqiptarėve nė Ballkan: nė programet shkollore, nė mediat (TV), nė artet, nė tregun kulturor nė pėrgjithėsi. Kjo do tė mund t’u kundėrvihej prirjeve centrifugale nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Mirėpo komunikimi kulturor kėrkon kujdes tė madh pėr mirėmbajtjen e instrumentit kryesor tė komunikimit, qė ėshtė gjuha shqipe; sepse gjuha gjithnjė do t’i pėrcjellė ato vlera tė pėrbashkėta mes shqiptarėve mė mirė se flamuri kuqezi, legjendat e Mujit, bustet e Skėnderbeut dhe balerinat e Top Channel-it.

    Pa harruar pastaj qė gjuha ėshtė mediumi nėpėrmjet tė cilit shqiptarėt ndajnė mes tyre edhe Ismail Kadarenė vetė.

    Sot nė Kosovė dhe nė Shqipėri ka shumė jingoism, dhe shumė rrahje gjoksi; por brezat e rinj janė rritur nė njė vakuum kulturor, aq sa deri edhe autorėt modernė si Kadareja e kanė mė tė lehtė t’i pėrmendin nė muhabete, sesa t’i lexojnė e t’i shijojnė. Nė intervistėn e cila u bė shkas pėr debatin e tanishėm, Kadareja ideolog mbyll sytė pėrpara realiteteve dhe vėshtirėsive; dhe del nė publik veē pėr tė pėrsėritur disa formula bajate, tė cilat nuk bindin. Nė Tiranė sot kanė deri edhe frikė tė bėjnė njė regjistrim tė popullsisė, pse u druhen rezultateve qė do t’u dalin nė Jug; nė Kosovė ėshtė krijuar njė shtet i ri me flamur e me himn e ndoshta nesėr edhe me versionin e vet tė shqipes zyrtare; tė jesh shqiptar sot pėr shumėkėnd ėshtė mė shumė diēka inerciale ose megalomaniake, sesa program ose dėshirė pėr shėrbim publik ndaj kombit dhe sidomos shtetit tėnd; por tė gjithė kėta faktorė qė e hollojnė (dilute) identitetin, Kadareja i kundėrshton me njė vizion simplist, romantik, mistik tė identitetit “tė pandryshuar”, “tė pamodifikueshėm” etj. i cili nuk bind.

    Shqiptarėt: produkte, apo mbijetoja tė Ballkanit osman?

    Tė kėrkosh shkaqe pėr kėto gjėra ėshtė gjithnjė punė me rrezik; por mua mė duket se shkaku kryesor ėshtė leximi qė i bėn Kadareja periudhės osmane nė historinė e shqiptarėve; ose pamundėsisė madje refuzimit tė tij pėr tė besuar se shqiptarėt e sotėm janė njėkohėsisht produkt edhe i shekullit tė Skėnderbeut, edhe i shekujve qė pasuan: tė sulltanėve, pashallarėve, kadilerėve, fermaneve, timareve dhe mileteve.

    Kjo duket, ndėr tė tjera, nga dallimet themelore nė identitet qė ekzistojnė midis shqiptarėve tė Ballkanit dhe arbėreshėve nė Itali e arbėrorėve nė Greqi, tė cilat njihen mirė dhe i kemi diskutuar gjėrė e gjatė gjetiu. Edhe sikur tė mjaftohemi vetėm me elementin shqiptar nė Greqi, dallimet midis arbėrorėve/arvanitėve dhe ēamėve janė dallime midis elementit shqiptar para-osman, dhe elementit shqiptar pas pushtimit osman tė Ballkanit; dhe kėtė e them pa iu referuar fare Islamit dhe islamizimit.

    Nuk ka asgjė tepėr tė veēantė nė kėto dallime kulturore brendashqiptare; tė gjitha kombet i kanė – ēėshtja ėshtė nėse rrethanat shoqėrore dhe historike janė tė tilla qė kėto dallime tė ēojnė drejt identiteteve tė reja apo jo. Pėr shembull, Italia dhe Spanja kanė mbetur shtete unike me gjithė prirjet centrifugale shumė tė forta brenda tyre; ndėrsa Ēekosllovakia, pėrkundrazi, u nda mė dysh. Katalanishtja nuk ėshtė mė larg spanjishtes se ē’ėshtė dialekti i Napolit nga italishtja standard, por Napoli s’ka pretenduar kurrė tani sė voni ndonjė farė autonomie, edhe pse historia ia jep tė drejtėn me pashė. Kam pėrshtypjen edhe se dallimet midis ēekishtes dhe sllovakishtes nuk janė mė tė mėdha midis shqipes qė shkruan Mustafa Nanoja dhe shqipes qė shkruan Migjen Kelmendi… Specialistėt tanė, ata qė merren me hartimin e strategjive kombėtare afatgjata, bėjnė mirė tė studiojnė se pse, bie fjala, disa kombe ndahen dhe disa tė tjera jo; nė mėnyrė qė ta parandalojnė kėtė pėr shqiptarėt, ose tė paktėn tė jenė tė pėrgatitur kur tė ndodhė, nėse nuk mund tė shmanget.

    Mua mė duket e gabuar pikėpamja e Kadaresė se pesė shekuj osmanllėk nuk e kanė ndryshuar identitetin e shqiptarėve. Pėr mendimin tim, pesė shekuj osmanllėk madje e kanė prodhuar identitetin shqiptar, nė ato trajta qė ai ka sot.

    Vetė emri Ismail Kadare, ėshtė emėr i pėrftuar brenda njė kulture lindore, orientale, po tė duam edhe osmane. Vetė qyteti i lindjes sė shkrimtarit, Gjirokastra, ia detyron vitalitetin ballafaqimit midis kulturės imperiale dhe kulturės ortodokse lokale. Vetė personaliteti kulturor i Kadaresė e ka njė komponente tė fortė orientale, e cila mbetet aty edhe kur ai, si shkrimtar, i kundėrvihet dhe e dekonstrukton.

    Tani askush nuk e zgjedh vetė emrin qė ia vėnė kur lind, as familjen e qytetin ku rritet; por kjo s’ėshtė arsye pėr t’i minimizuar kėto rrethana si tė parėndėsishme, meqė njeriu ėshtė gjithnjė edhe produkt i tyre. Edhe pse Kadareja sot tingėllon si mė Perėndimori ndėr shqiptarėt, e vėrteta ėshtė se ai e mori kontaktin me Perėndimin relativisht vonė, pasi personaliteti dhe botėkuptimi i tij ishin formuar; pėrsėri pėr faj tė rrethanave.

    Nė njė shkrim tė mėparshėm, pėrmenda fjalė tė njė fushe tematike specifike (kultura materiale e banesės), tė tilla si kullė, tavan, dysheme, taban, tullė, allēi, suva, dyshek, odė, dollap, jorgan, ēarēaf, jastėk, sofėr, kolltuk, divan, minder, batanije, kėllėf, dollap, kanat, perde, qepen, ēati, beden, kat, raft, parvaz, baule, kuti, sėndyk, penxhere (dritare ėshtė neologjizėm), tenxhere, kazan, tigan, ēanak, gjyveē, tavė, tabaka, sini, sahan etj. tė cilat shqipja i ka huazuar kėto fjalė nga turqishtja (osmanishtja), pėr arsye qė ende nuk janė ndriēuar krejt. Disa mund tė supozojnė se osmanėt u mėsuan shqiptarėve edhe njė mėnyrė tė caktuar tė pėrdorimit tė “teknologjisė” sė banesės; tė tjerė mund tė mendojnė se emri i kėtyre objekteve u huazua nėpėrmjet tregut. Mund tė pyetet edhe nėse shqiptarėt qė i huazuan kėto fjalė pėrdornin apo nuk pėrdornin dysheqe, ēarēafė, batanije, perde, tepsi e kėshtu me radhė para se tė vinin turqit osmanė nė Ballkan; pyetja ėshtė legjitime, por pėrgjigjja nuk ėshtė e lehtė tė jepet. Por nė qoftė se kultura osmane ka ndikuar kaq thellė edhe nė njė fushė tė tillė elementare si banesa, atėherė nuk mund tė shpėrfillet si “kulturė e pushtuesit” ose dukuri kontakti anėsor.

    Shqiptarėt si europianė

    Kadareja gjithnjė i referohet identitetit shqiptar paraosman, si identitet europian; ēka nuk ėshtė doemos e lidhur ngushtė me krishterimin e shqiptarėve tė asaj periudhe. Mirėpo ky identitet nuk ekzistonte nė boshllėk, as kishte ndonjė ekzistencė tė pavarur pėrtej shoqėrisė shqiptare (arbėrore) tė asaj kohe. Tani, po ta shohim atė shoqėri esėll, nuk mund tė mos e vėmė re se vetėdija “arbėrore” ishte mė e shprehur nė qytetet sesa nė fshatrat, nė klasat e mėsuara sesa nė klasat e pamėsuara, nė tė pasurit sesa nė tė varfrit, nė fushė sesa nė mal, e kėshtu me radhė.

    Ky identitet “europian” i shqiptarėve nė periudhėn paraturke (qė mishėrohej kryesisht nė trajta tė identitetit tė krishterė) kėrkonte njė klasė tė ngeshme, pėr t’u pėrftuar e kultivuar – me shkolla, me udhėtime, me tregti, me priftėrinj, me murgj e manastire, me martesa politike. E kam fjalėn qė, kur u vendos pushteti osman nė Shqipėri, shumė nga kėto elita gjithfarėsh ikėn drejt Italisė – ca nė veri (Venezia, Marche) e ca nė Jug, ku pasardhėsit e tyre jetojnė edhe sot e kėsaj dite. Ekzistojnė tė dhėna qė osmanėt popullsinė e qyteteve tė tilla si Kruja e Shkodra e shfarosėn krejt, ose e shpėrndanė. E njėjta gjė do tė ketė ndodhur me Vlorėn, me Beratin, me Lezhėn e me Durrėsin. Vėrtet trojet shqiptare mė pas u ripopulluan, por ky ripopullim u bė nga zona ku identiteti kombėtar ishte shumė i dobėt, ose tė paktėn shumė mė i dobėt se nė Krujėn dhe nė Shkodrėn e Skėnderbeut. Kjo shpjegon deri diku edhe pse kujtimi i Skėnderbeut nė folklorin shqiptar nuk ėshtė aq i fortė sa ē’duhej tė kish qenė. E kam fjalėn qė ne, shqiptarėt e sotėm, jemi pasardhės tė asaj pjese tė popullsisė arbėrore tė shek. XV qė nuk u pėrzie shumė nė luftrat e Skėnderbeut kundėr osmanėve, sepse jetonte nė majė tė malit, ose nė zona tė izoluara nga zhvillimet historike tė kohės.

    Jo tė gjithė shqiptarėt arbėrorė u prekėn njėlloj nga kriza e luftrave me turqit; mendja ta do qė disa zona mbetėn larg turbullirave dhe mbijetuan mirė. Kėto kishin kulturėn e tyre, aq tė pasur sa ē’u nevojitej e sa ē’e kishin trashėguar prej tė parėve tė tyre; por kur zbritėn nga mali u ballafaquan me njė kulturė tjetėr, mė dinamike e mė tė pėrshtatshme. Ky ballafaqim kulturash u bė mė parė nė zonat urbane; meqė ndikimi osman nė kulturėn shqiptare ka qenė para sė gjithash i natyrės urbane.

    Pėr mė tepėr, pas pushtimit tė trojeve shqiptare nga osmanėt, pati edhe lėvizje tė mėdha tė brendshme tė popullsisė. Ka tė dhėna gjuhėsore (mbeturina tė hundorėzimit), por edhe gojėdhėna popullore, qė mbėshtetin origjinėn veriore (gege) tė njė pjesė tė banorėve tė Labėrisė, duke pėrfshirė edhe bregdetin e Himarės. Vetė banorėt vendės e ndėrruan emrin e tyre dhe filluan tė quhen “shqiptarė”, pėr arsye qė nuk janė ndriēuar mirė deri mė sot. Tė gjitha kėto tė bėjnė tė mendosh pėr njė riformulim tė identitetit etnik tė shqiptarėve, nė krahasim me ē’ishte nė kohė tė Skėnderbeut, madje edhe pa e marrė fare islamizimin nė vėshtrim.

    Tani mund t’i kthehem edhe pyetjes qė bėra mė sipėr, nėse shqiptarėt paraosmanė mbuloheshin apo jo me batanije dhe e vinin kokėn nė jastėk kur flinin. Njė pėrgjigje e pranueshme do tė ishte: PO, por ata qė pėrdornin batanije dhe jastėkė, u larguan, kur ia behėn turqit osmanė; ndėrsa ata tė tjerėt, ata qė zbritėn nga malet pėr t’ua zėnė vendin, ndoshta JO. Kjo pajtohet edhe me njė vėshtrim tė historisė sė shqiptarėve, sipas tė cilit ne jemi qytetėruar disa herė gjatė historisė, por tė qytetėruarit nuk kanė mbijetuar dot si shqiptarė. Ēėshtje mė vete, pėr t’u diskutuar kur tė flasė ndonjėherė prapė Kadareja.

    Sa pėr “identitetin europian” tė shqiptarėve sot, qė e pėrsiat gjithashtu Ismail Kadareja, unė nuk besoj se ky lloj identiteti ėshtė i tė njėjtit nivel me identitetin etnik ose kombėtar; sikurse nuk besoj se kriteri gjuhėsor vlen shumė nė pėrcaktimin e identitetit europian; meqė sė paku pėr ne shqiptarėt Europa ėshtė mė shumė projekt sesa trashėgimi. Megjithatė, autorė qė i kanė studiuar gjuhėt europiane madhore (romane dhe gjermanike) nga pikėpamja tipologjike kanė arritur nė pėrfundimin se kėto, pėr nga forma e brendshme ose raporti qė vendosin midis mendimit dhe realitetin, janė njėjtėsuar tashmė; nė kuptimin qė e shprehin njėlloj konceptin e kohės dhe tė hapėsirės, ose raportet e subjektit, objektit dhe predikatit tė veprimit. Nė kėtė rast, identiteti europian do tė ishte edhe pėrqafimi i atij sistemi konceptual tė pėrbashkėt pėr gjuhėt perėndimore, ēka pėrthyhet pastaj vetvetiu edhe nė tė menduarit.

    http://xhaxhai.wordpress.com/2008/06.../#comment-2911
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    interesant me te vertet!!
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Aaaaaaaap! Vehbiun mos e shaj!
    Pavarėsisht se bi apo jo dakort me tė, nė ēdo gjė qė shkruan tė bėn tė mendosh. Dhe shif psh ēa del prej artikullit:
    - Gjuha shqipe ėshtė pjesa mė e fortė dhe identifikuese (madje ndoshta e vetmja) pėr identitetin tonė. Dmth sa mė mirė tė ruhet dhe tė kultivohet, aq mė tė siguruar dhe tė fortė do e kemi identitetin
    - Ka njė rrezik aktual qė Shqipėri-Kosovė tė ndahen prej identitetit tė pėrbashkėt. Ndoshta siē e shkruan Vehbiu, ky proces ėshtė i pandalshėm. Ēka do bėnte ta ruanim identitetin e pėrbashkėt me vėllezėrit kosovarė? Cilėt do ishin stimujt dhe qendra bashkuese mes nesh?


    Pėr pėrftimin e identitetit, unė nuk bie dakort me xha xhain (duke e quajtur produkt osman) sepse nėse shikon vazhdimėsinė historike tė kombit shqiptar deri mė sot, identiteti ynė ėshtė i cunguar. Osmanėt kanė ndikuar nė kėtė cungim. Dallimi psh bėhet nė diēka tė thjeshtė: Nėse flasim pėr komunizmin, xha xhai prapė thotė se e ka cunguar identitetin nėpėrmjet moslejimit tė pronės. Po pėrsėri, nėpėrmjet ndalimit tė gjuhės perandoria osmane ushtroi frenim drejt kėtij identiteti.

    Pėrsa i pėrket Kadaresė (kapelen mjeshtrit), pėrsėri, ky identitetin e shikon si synim tė caktuar drejt tė cilit duhet tė arrijmė, madje e konsideron nė njė farė mėnyre natyral - shqiptarllėkun.

    Nė kėtė kontekst, ofron dhe rrugėn, apo mjetet e duhura qė duhet tė pėrdorim drejt pėrftimit tė njė identiteti stabėl, tė pa gėrryeshėm nė kohė dhe mbijetues. Nėn kėtė prizėm bazohet gjithė puna e Kadaresė nė pėrqasjet identitare nėse kemi parasysh essenė "Identiteti evropian i shqiptarėve".
    Ezekiel 25-17.

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    O vebi,
    ēa identiteti na kane nderruar turqit mer ...?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D@mian : 13-07-2008 mė 23:18

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Moderatorė, sė pari do ju lutesha qė shkrime si ky mė lart tė mos i linit nė temė, se do katandiset leckė. (Edhe nga vetė niveli i analizės qė parashtron, nuk e meriton njė gjė tė tillė)

    Sė dyti zenith; qė kanė ndikuar kėtė asnjė nuk e vė nė dyshim; hudh njė sy ndaj talibanėve forumistė pėr tu bindur.

    Edhe nė mėnyrėn si duhet tė trajtohet, do duhet parė si tė minimizohet ndikimi qė kanė lėnė edhe sot e kėsaj dite, pėr tė gjetur rrugėdaljen mė tė mirė tė mundshme ndaj kėtij ndikimi.
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Julius Lexo Postimin
    Moderatorė, sė pari do ju lutesha qė shkrime si ky mė lart tė mos i linit nė temė, se do katandiset leckė. (Edhe nga vetė niveli i analizės qė parashtron, nuk e meriton njė gjė tė tillė)

    Sė dyti zenith; qė kanė ndikuar kėtė asnjė nuk e vė nė dyshim; hudh njė sy ndaj talibanėve forumistė pėr tu bindur.

    Edhe nė mėnyrėn si duhet tė trajtohet, do duhet parė si tė minimizohet ndikimi qė kanė lėnė edhe sot e kėsaj dite, pėr tė gjetur rrugėdaljen mė tė mirė tė mundshme ndaj kėtij ndikimi.
    pse re 10 talebane mjekerpalare qe i pagun arabi,i barazon me identitetin shqiptar????


    turku a gja tjeter SHQIPO a gja tjeter.

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Julius mos me thuaj qe e merr Vehbiun seriozisht ?!

    Pavarėsisht se bi apo jo dakort me tė, nė ēdo gjė qė shkruan tė bėn tė mendosh. Dhe shif psh ēa del prej artikullit:
    - Gjuha shqipe ėshtė pjesa mė e fortė dhe identifikuese (madje ndoshta e vetmja) pėr identitetin tonė. Dmth sa mė mirė tė ruhet dhe tė kultivohet, aq mė tė siguruar dhe tė fortė do e kemi identitetin
    - Ka njė rrezik aktual qė Shqipėri-Kosovė tė ndahen prej identitetit tė pėrbashkėt. Ndoshta siē e shkruan Vehbiu, ky proces ėshtė i pandalshėm. Ēka do bėnte ta ruanim identitetin e pėrbashkėt me vėllezėrit kosovarė? Cilėt do ishin stimujt dhe qendra bashkuese mes nesh?


    A e ka menduar ndonjehere Vehbiu se populli shqiptar historikisht me lehte ka huazuar fjale sesa ka bere perzierje racore?
    Kur vjen puna tek gjuha populli shqiptar fut huazime me thase ama kur ka ardhur puna tek zakonet baze e tek RACA nuk ka bere kurrfare tolerimi.
    Shiko pak zonen e Kanunit. 100 here me e lehte ka qene hyrja e fjaleve turke sesa degjenerimi i races apo zakoneve.

    Kjo tregon qarte qe nese duam nje element si me te forte historikisht ate e gjejme tek raca e tradita perkatese,pasi gjuha ne ndryshim nga raca ka pesuar ndryshime .
    Sipas teje e logjikes normale ,kur nje gje peson ndryshime nga nderhyrja e huaj e tjetra jo, kush eshte me e qendrueshmja ?
    Sipas Vehbiu na qenka ajo qe peson ndryshime !

    Kjo nuk do te thote qe gjuha nuk ka rendesi paresore e qe eshte e domosdoshme, biles nuk mund te imagjinohet shqiptari pa shqipen, por ama akoma me paresore historikisht ka qene raca, ideja e races se njejte.
    Kete e perforcon qarte Kanuni, kur rreshtohen elementet identifikues te kombesise. Aty vihet Gjaku i njejte perpara gjuhes se njejte.

    Rreziku i nje identiteti tjeter ne kosove eshte rrezik qe mund te behej real vetem neqoftese ne kosove do propogandohej perkatesia e tyre ne nje race tjeter nga raca shqiptare dhe sigurisht gjuha.
    Ne shqiperi pak here ke degjuar nga ata qe si duan kosovaret se, kosovaret jane race tjeter nuk jane raca jone ? Ky element perdorej shume me teper sesa ,fakti qe ata flasin gjuhe tjeter . Pse? Pikerisht sepse elementi racor ne ndergjegjen shqiptare eshte shume i forte e perjashtimi i nje grupimi nga kombesia do vinte i menjehershem ne rast se njihet ndryshyeshmeria e Races.

    Persa kohe ne Kosove do flitet per nje race shqiptare e nje gjuhe shqiptare nuk ka Zot te krijoje nje identitet kosovar,pasi do u duhej nje race e nje gjuhe tjeter.

    Vehbiu eshte nje i gjore qe hap librat mbi identitetet kombetare ne Europe e perpiqet ti vere ne zbatim mbi shqiptaret.
    Te gjore si ky ka sa te duash, qe nuk arrijne te dallojne as per se largu origjinalitetin shqiptar ,keshtu qe nuk jane te gjendje te bejne nje analize specifike por ngaterrohen me terma e me ide qe i perkasin te pergjithshmes.

    Ka aq shume gjera ai shkrim qe nuk qendrojne as ne qiell e as ne toke sa nuk ja vlen te harxhosh kohen me i komentu, in primis debati adoleshencial me kadarene, kur ky i fundit eshte njohesi me i mire i identitetit shqiptar qe ekziston sot per sot.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Julius mos me thuaj qe e merr Vehbiun seriozisht ?!
    Sigurisht, ėshtė njė nga analistėt qė vlerėsoj mė shumė.


    A e ka menduar ndonjehere Vehbiu se populli shqiptar historikisht me lehte ka huazuar fjale sesa ka bere perzierje racore?
    Kur vjen puna tek gjuha populli shqiptar fut huazime me thase ama kur ka ardhur puna tek zakonet baze e tek RACA nuk ka bere kurrfare tolerimi.
    Shiko pak zonen e Kanunit. 100 here me e lehte ka qene hyrja e fjaleve turke sesa degjenerimi i races apo zakoneve.
    Nėse e marrim si tė dhėn lidhjen qė jep ti mes gjuhės dhe rracės, a e ka bėrė pėr nevojė, apo ka qėnė zgjidhje e lirė? (kujdes se ēfarė thua, se gjatė shumicės sė kohės kemi qėnė tė pushtuar)

    Nėse nė kohėn e sotme huazohen zakone nga jashtė, kjo ka tė bėjė me njė lloj superioriteti kulturor tė jashtėm. Dhe pėr ēdo popull qė kėrkon mė shumė se mbijetesa e vet, i duhet tė krijojė marrėdhėnie tė ndėrsjellta kulturore por tė pėrshtatura nė orgjinė. (kjo ėshtė esenca kadarjane me tė cilėn unė bie dakort me ēka shkruan ti nė fund).

    Problemi qė mė intereson mua mė shumė se gjithēka ėshtė pikėrisht orientimi i duhur me shembuj nga jashtė. Lėvrimi informativ dhe ideor me jashtė. Komunikimi dhe zgjedhja e burimeve tė jashtme, ato qė duhen marrė si pikė referimi.


    Kjo tregon qarte qe nese duam nje element si me te forte historikisht ate e gjejme tek raca e tradita perkatese,pasi gjuha ne ndryshim nga raca ka pesuar ndryshime .
    Sipas teje e logjikes normale ,kur nje gje peson ndryshime nga nderhyrja e huaj e tjetra jo, kush eshte me e qendrueshmja ?
    Sipas Vehbiu na qenka ajo qe peson ndryshime !
    A ėshtė raca faktor mbizotėrues superior? Nė lidhje me ēfarė? Nuk mundet rraca tė tė japė merita. Psh meqė je shqiptar, nuk tė ofron kush katedėr universiteti vetėm se je i tillė. identiteti ėshtė i bazuar nė shumė karakteristika. Problemi ėshtė nė stimulimin e tyre, mirėpo nga ana tjetėr nuk mund tė marrė parasysh kush tė emėrtojė rracėn si "shqiptare" madje tė kėrkojė pastėrti nė tė. Pastėrti tė ēfarė niveli? 70-80-90%?
    A ėshtė rraca identifikuese, psh themi se jemi dinarikė shumica, dhe tė tjerėt alpinė. Por dinarikė janė dhe kroatėt, alpinė apo mesdhetarė janė dhe grekėt. Identifikimi si rracė shqiptare nuk bėhet dot.
    Ndėrsa identifikimi i gjuhės ėshtė i tillė, qė pikėrisht tė bėn shqiptar.
    Kjo qė thua mė poshtė:

    Kjo nuk do te thote qe gjuha nuk ka rendesi paresore e qe eshte e domosdoshme, biles nuk mund te imagjinohet shqiptari pa shqipen, por ama akoma me paresore historikisht ka qene raca, ideja e races se njejte.
    Pėr kanunin nuk po bie dakort sepse: Nuk ėshtė aplikuar gjerėsisht, dhe qė nga koha e aplikimit rraca ka pėsuar ndryshime. Sidomos nė mjediset qytetare.


    Rreziku i nje identiteti tjeter ne kosove eshte rrezik qe mund te behej real vetem neqoftese ne kosove do propogandohej perkatesia e tyre ne nje race tjeter nga raca shqiptare dhe sigurisht gjuha.
    Ne shqiperi pak here ke degjuar nga ata qe si duan kosovaret se, kosovaret jane race tjeter nuk jane raca jone ? Ky element perdorej shume me teper sesa ,fakti qe ata flasin gjuhe tjeter . Pse? Pikerisht sepse elementi racor ne ndergjegjen shqiptare eshte shume i forte e perjashtimi i nje grupimi nga kombesia do vinte i menjehershem ne rast se njihet ndryshyeshmeria e Races.
    Rracė tė njėjtė me ne kanė dhe arvanitėt po ata e kanė hedhur poshtė.
    Nėse ti mendon se rraca ėshtė faktor mbizotėrues pėr shqiptarėt, ky ngelet mendimi yt, po nuk ėshtė e thėnė tė ndahet prej shumicės sė shqiptarėve. Madje pikėrisht, pėr kėtė arsye do na duhet tė stimulojmė elementėt e bashkimit midis nesh dhe kosovarėve. Tė thuash rraca e gjuha, nuk ke thėnė gjė kur dihet qė shiitė dhe suni po vriten pėr farefisnė e Muhametit. Kur boshnjakė dhe serbė vriten pėr fenė qė mbajnė. Gjysma e sllavėve po vriten me njeri tjetrin pėr ktė punė pak a shumė.
    Le ta vendosim identitetin e pėrbashkėt mbi njė themel tė qėndrueshėm dhe tė patundur. Thjesht rraca e gjuha nuk janė tė mjaftueshme kur ndodh tė zihemi veri-jug pėr Ramė dhe Berishė. Ku klanet ushtrojnė politikė diferencializuese raciste ndėrmjet tyre, ku korrupsioni ėshtė i tillė qė i bėn njerėzit tė mos i besojnė njeri tjetrit, etj etj



    Vehbiu eshte nje i gjore qe hap librat mbi identitetet kombetare ne Europe e perpiqet ti vere ne zbatim mbi shqiptaret.
    Te gjore si ky ka sa te duash, qe nuk arrijne te dallojne as per se largu origjinalitetin shqiptar ,keshtu qe nuk jane te gjendje te bejne nje analize specifike por ngaterrohen me terma e me ide qe i perkasin te pergjithshmes.
    Ėshtė e kotė tė mos pėrdorėsh pika referimi. Se kėtė gjė ti e bėn pa vetėdije. Rraca psh nuk ėshtė njė koncept i shpikur prej shqiptarėve. As kombi, as vetėdija kombėtare, as shkronjat e pėrdorura akoma.
    Nuk jemi tė veēantė deri nė kėtė pikė, le tė mos na rrahė mendja kot.

    Problemi me zotin qė thu mė lart, unė atij i druhem, sinqerisht.
    Po tė mos ishte ai nė mes, do tė ushtrohej njė trysni kombdashėse e paparė pėr tė mbushur nevojat shpirtėrore dhe aspiratat mbarėshqiptare.

    Mgjse dhe mungesa e zotit edhe dashuria pėr kombin arrihet veē nėpėrmjet rrugės sė vėshtirė tė edukimit kombėtar.
    Ezekiel 25-17.

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Nėse e marrim si tė dhėn lidhjen qė jep ti mes gjuhės dhe rracės, a e ka bėrė pėr nevojė, apo ka qėnė zgjidhje e lirė? (kujdes se ēfarė thua, se gjatė shumicės sė kohės kemi qėnė tė pushtuar)

    Sigurisht qe eshte bere nga nevoja e mbijeteses. Jemi i vetmi komb natyror qe ka ruajtur racen e kjo eshte nje merite e padiskutueshme e lidereve popullore apo pleqve te urte.
    Cdo grup fillimisht,ne origjine ka pasur te njejten race ,por me kalimin e kohes gjate levizjeve u perzien. Ne nuk u perziem e kjo eshte nje pike shume e rendesishme.

    A ėshtė raca faktor mbizotėrues superior? Nė lidhje me ēfarė? Nuk mundet rraca tė tė japė merita. Psh meqė je shqiptar, nuk tė ofron kush katedėr universiteti vetėm se je i tillė
    Ketu lale me fal po ja ke futur si kau peles. Po thoja qe eshte ne identitetin kombetar faktor mbizoterues e jo se te jep merita te ndonjelloji.

    identiteti ėshtė i bazuar nė shumė karakteristika. Problemi ėshtė nė stimulimin e tyre, mirėpo nga ana tjetėr nuk mund tė marrė parasysh kush tė emėrtojė rracėn si "shqiptare" madje tė kėrkojė pastėrti nė tė. Pastėrti tė ēfarė niveli? 70-80-90%?

    Sigurisht ne shume karakteristika e duhet bere edhe stimulimi i tyre, ketu jemi dakort.
    Nuk ka asnje rendesi e cfare niveli eshte pastertia. Rendesi ka Ideja ne vetvete i cili pasqyrohet ne realitet tek shumica derrmuese e shqiptareve. Kjo ide eshte pare vazhdimisht si shume e dobishme per mbijetesen e kombit dhe me te drejte.

    ėshtė rraca identifikuese, psh themi se jemi dinarikė shumica, dhe tė tjerėt alpinė. Por dinarikė janė dhe kroatėt, alpinė apo mesdhetarė janė dhe grekėt. Identifikimi si rracė shqiptare nuk bėhet dot.

    C'rendesi ka kush jane dinarike, rendesi ka qe ka nje 'fytyre' shqiptare qe eshte produkt i races dinarike. Kjo krijon vecorine racore ne kohen e sotme. Pa llogaritur faktin se nuk eshte vetem raca percaktuese, po nuk me paske lexuar mire, por raca eshte elementi me i rendesishem ne ndergjegjen kombetare. Kjo nuk do te thote qe shqiptare jane te gjithe keta apo te gjithe ata te nje race.

    Pėr kanunin nuk po bie dakort sepse: Nuk ėshtė aplikuar gjerėsisht, dhe qė nga koha e aplikimit rraca ka pėsuar ndryshime. Sidomos nė mjediset qytetare.

    Kanuni ka qene mbareshqiptar para se turku te sillte sheriatin ne shumicen e popullsise, por shumica e zakoneve te kanunit jane kudo ku ka shqiptare, keshtu qe Kanuni merret si prova me e mire e me e vjeter e zakoneve shqiptare.
    Qytetaret jane pasardhes te fshatareve keshtu qe cfare race ka ne fshat ka edhe ne qytet,se nuk ndryshon raca pse vajte nga fshati ne qytet, maksimumi ndryshon krehja e flokeve.

    Rracė tė njėjtė me ne kanė dhe arvanitėt po ata e kanė hedhur poshtė.
    Arvaniteve u mungon atdheu e po ashtu edhe arberesheve. Po ta kishe fiksuar nenin e kanunit do e kuptoje pse jane shkombetarizuar arvanitet dhe arbereshet. Po e sjell te plote sepse eshte pasuri kombetare e mund te shikohen te gjitha hallkat qe nga periudha e epokes se gurit e deri tek kombi,pra gjithcka ne baze te eksperiences popullore shqiptare.
    Te kujtoj se kete nuk e kane marre nga librat e studiesve te identitetit, por nga eksperienca.

    §. 19. Pjestarėt e Familjes.
    Familjen e perbajn gjindja e shpis; si tė shtohen kėta, dahen nė vllazni, vllaznija nė gjini, gjinija nė fise, fiset nė flamur e tė gjith zbashku permblidhen nė nji Familje ma tė hapėt, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhė, e doke.


    Nėse ti mendon se rraca ėshtė faktor mbizotėrues pėr shqiptarėt, ky ngelet mendimi yt, po nuk ėshtė e thėnė tė ndahet prej shumicės sė shqiptarėve

    Une nuk mendoj se eshte , por kam provat e qarta nga tradita shqiptare te cilen e njoh me mire se mesatarja , qe ka qene.

    Tė thuash rraca e gjuha, nuk ke thėnė gjė kur dihet qė shiitė dhe suni po vriten pėr farefisnė e Muhametit. Kur boshnjakė dhe serbė vriten pėr fenė qė mbajnė. Gjysma e sllavėve po vriten me njeri tjetrin pėr ktė punė pak a shumė.

    Kam thene edhe shume biles, kam dhene 2 nga 4 elementet e identitetit shqiptar.

    Le ta vendosim identitetin e pėrbashkėt mbi njė themel tė qėndrueshėm dhe tė patundur. Thjesht rraca e gjuha nuk janė tė mjaftueshme kur ndodh tė zihemi veri-jug pėr Ramė dhe Berishė. Ku klanet ushtrojnė politikė diferencializuese raciste ndėrmjet tyre, ku korrupsioni ėshtė i tillė qė i bėn njerėzit tė mos i besojnė njeri tjetrit, etj etj

    Nuk ka rendesi pse zihemi, kjo nuk vjen ngaqe identiteti si shqiptar eshte i dobet, kjo vjen nga forca e madhe qe ka Fisi/krahina ne mentalitetin shqiptar. Domethene identiteti fisnor ka qene me i forte sesa ai kombetar.

    Ėshtė e kotė tė mos pėrdorėsh pika referimi. Se kėtė gjė ti e bėn pa vetėdije. Rraca psh nuk ėshtė njė koncept i shpikur prej shqiptarėve. As kombi, as vetėdija kombėtare, as shkronjat e pėrdorura akoma.
    Nuk jemi tė veēantė deri nė kėtė pikė, le tė mos na rrahė mendja kot.


    Perkundrazi jam plotesisht i bindur qe raca eshte konceptuar origjinalisht prej shqiptareve shume para se te dilte koncepti ne Europe. Ka ekzistuar nen emrin gjaku i njejte. Pastaj nuk ka qene asnjehere gjitheperfshires per shkak te pushtimit, por deri aty ku arrinte bota e nje banori te nje krahine behej dallimi i gjakut e qe cke me te.

    Ne qe kemi huazuar terma plot cuditerisht ndersa gjithe europa perdor terma te prejardhura nga Nacione,Nacionalita ne perdorim nje term te paster shqiptar KOMB, te cilin e gjejme qe ne kohen e Leke Dukagjinit si minimum.
    Kombi i konceptuar ne Kanun eshte i njejti me Nacionin e konceptuar ne Perendim.

    Persa i perket Zotit une jam i bindur qe Zakone te njejta nenkupton edhe Fe te njejte, pasi fe te ndryshme kane zakone te ndryshme. Duke qene se zakonet e njejta qe ka Neni i Kanunit nenkupton zakonet shqiptare qe jane shumica te ndryshme si nga ato kristiane ashtu edhe nga ato islamike, duket se keto zakone i perkasin periudhes pagane ne te cile kane lindur e zhvilluar per tu percjelle si 'afetare' deri ne kohen e sotme, kur po zhduken per ato me prejardhje fetare, islamike apo kristiano- perendimore.

    P.S Lale me Vehbiun e ke ndritur, une me shkrimet e vehbiut nuk shkoj as ne banje. Ai myftaraj coc e godet ndonjehere se eshte i pergatitur, po ky vehbiu eshte 'katunar' ne gjerat qe i perkasin shtetit,kombit,politikes etj
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Sigurisht qe eshte bere nga nevoja e mbijeteses. Jemi i vetmi komb natyror qe ka ruajtur racen e kjo eshte nje merite e padiskutueshme e lidereve popullore apo pleqve te urte.
    Cdo grup fillimisht,ne origjine ka pasur te njejten race ,por me kalimin e kohes gjate levizjeve u perzien. Ne nuk u perziem e kjo eshte nje pike shume e rendesishme.
    Po vėrtet, veē konteksti i asaj ēka thosha unė ishte kryesisht antiracist. Sepse nuk nxjerr gjė me rracėn. Ja njė gjė tė thjeshtė mė thuaj: si do e ndash racėn prej klanit?

    Ketu lale me fal po ja ke futur si kau peles. Po thoja qe eshte ne identitetin kombetar faktor mbizoterues e jo se te jep merita te ndonjelloji.
    Pėr mua e ke gabim vetėm qė e merr nė konsideratė si faktor. Sepse pėrsėri nė lidhje me kombet e tjera rrotull nuk ka qėnė faktor mbizotėrues.


    Sigurisht ne shume karakteristika e duhet bere edhe stimulimi i tyre, ketu jemi dakort.
    Nuk ka asnje rendesi e cfare niveli eshte pastertia. Rendesi ka Ideja ne vetvete i cili pasqyrohet ne realitet tek shumica derrmuese e shqiptareve. Kjo ide eshte pare vazhdimisht si shume e dobishme per mbijetesen e kombit dhe me te drejte.
    Po sa racionale dhe e aplikueshme ėshtė kjo ide nė realitet?

    C'rendesi ka kush jane dinarike, rendesi ka qe ka nje 'fytyre' shqiptare qe eshte produkt i races dinarike. Kjo krijon vecorine racore ne kohen e sotme. Pa llogaritur faktin se nuk eshte vetem raca percaktuese, po nuk me paske lexuar mire, por raca eshte elementi me i rendesishem ne ndergjegjen kombetare. Kjo nuk do te thote qe shqiptare jane te gjithe keta apo te gjithe ata te nje race.
    Po pėrsėri pra, mungesa e racės "shqiptare" nuk krijon njė boshllėk nė kėtė teori?
    Raca ėshtė dinarike (pėrgjithėsisht) Pėr ecjen mė tej, ndarja prej racės do tė sjellė dhe pėrzjerjen e saj midis nesh mė sė pari. Nuk ke pse i druhesh ndonjė gjėje kėtu. Mentaliteti konservativ e mbron vetė racėn dhe ideja e prezervimit nacional ushqehet vetė prej faktit qė jemi komb i vogėl. Puna ėshtė tė ndėrtosh gjithė sistemin e vlerave qė tė mbėshtetin shqiptarllėkun. Njė lloj plani kombėtar nė lidhje me kėtė gjė duhet.

    Kanuni ka qene mbareshqiptar para se turku te sillte sheriatin ne shumicen e popullsise, por shumica e zakoneve te kanunit jane kudo ku ka shqiptare, keshtu qe Kanuni merret si prova me e mire e me e vjeter e zakoneve shqiptare.
    Qytetaret jane pasardhes te fshatareve keshtu qe cfare race ka ne fshat ka edhe ne qytet,se nuk ndryshon raca pse vajte nga fshati ne qytet, maksimumi ndryshon krehja e flokeve.
    Mos ia fut kot ti tashi...ata qė jetojnė nė Amerikė a nuk i gjen tė ndryshėm prej atyre qė jetojnė nė Evropė etj? Edhe pėr mė shumė tė gjithė shqiptarė janė. Le mė pastaj me ata qė jetojnė nė Shqipėri akoma.
    Dashur pa dashur po i thur lavde injorancės me kėtė ide.


    Arvaniteve u mungon atdheu e po ashtu edhe arberesheve. Po ta kishe fiksuar nenin e kanunit do e kuptoje pse jane shkombetarizuar arvanitet dhe arbereshet. Po e sjell te plote sepse eshte pasuri kombetare e mund te shikohen te gjitha hallkat qe nga periudha e epokes se gurit e deri tek kombi,pra gjithcka ne baze te eksperiences popullore shqiptare.
    Te kujtoj se kete nuk e kane marre nga librat e studiesve te identitetit, por nga eksperienca.

    §. 19. Pjestarėt e Familjes.
    Familjen e perbajn gjindja e shpis; si tė shtohen kėta, dahen nė vllazni, vllaznija nė gjini, gjinija nė fise, fiset nė flamur e tė gjith zbashku permblidhen nė nji Familje ma tė hapėt, e cila quhet Kom, e kan nji atme, nji gjak, nji gjuhė, e doke.
    Unė do thosha qė u ka munguar komunikimi lidhės midis njerit komunitet dhe tjetrit. Pėr tu shkėputur pėrsėri nga racizmi, si ka mundėsi qė arbėreshėt qėndruan shqiptarė nė njė kulturė tjetėr? Pėrsėri e prezervuan identitetin e tyre, zakonet, doket etj.
    Kanunin nga faqja e Xha xhait e more?
    Po atė aty unė e kam postuar. Pėr tė vėrtetuar se identiteti kombėtar ishte ekzistues, veē nė formė primitive. Ajo formė primitive sot pėr sot nuk ėshtė mė e aplikueshme. Shqiptarit mė sė pari do duhet t'i sigurosh dinjitet qytetar dhe respekt pėr kombin, qeverinė, organet drejtuese, bashkėkombasit etj. Kėtė nuk e siguron dot nėpėrmjet rracės.


    Une nuk mendoj se eshte , por kam provat e qarta nga tradita shqiptare te cilen e njoh me mire se mesatarja , qe ka qene.
    Mbase biem dakort, po ngelet e nivelit teorik me njė dozė tė madhe dyshimi prej meje. (nisur nga ēpo shoh vėrdallė. Ti hidhesh me kokė fesė psh, tregon mangėsi tė theksuar njohurish, apo shqiptarizmi. Si i bėhet me kėta merhumėt qė e kanė njė ide tė tillė?


    Kam thene edhe shume biles, kam dhene 2 nga 4 elementet e identitetit shqiptar.
    Duhet mė shumė bre. psh si do i stimulosh ti kėto tė dhėna?


    Nuk ka rendesi pse zihemi, kjo nuk vjen ngaqe identiteti si shqiptar eshte i dobet, kjo vjen nga forca e madhe qe ka Fisi/krahina ne mentalitetin shqiptar. Domethene identiteti fisnor ka qene me i forte sesa ai kombetar.
    Pėrkundrazi, vjen pikėrisht se identiteti ėshtė i dobėt.
    Shiko njė fakt prej Xha xhait: Ai thotė se gjatė komunizmit identiteti shqiptar ėshtė zhvlerėsuar me humbjen e pronės private. Dhe ti e di qė ne kemi qėnė tė lidhur shumė pas tokės. Madje prej kanunit e ke kėtė vlerė.
    Sot identiteti ėshtė i ndryshueshėm dhe nuk mund ta shmangėsh prej konkurrencės. Mund tė ndryshohet me akte formale burokratike - tip ndėrrim emri apo pashaporte. Ėshtė mirė tė hapim sytė dhe ti themi gjėrat si janė. Klanizimi e dėmton jashtė mase identitetin kombėtar i cili ėshtė i dobėt.


    Perkundrazi jam plotesisht i bindur qe raca eshte konceptuar origjinalisht prej shqiptareve shume para se te dilte koncepti ne Europe. Ka ekzistuar nen emrin gjaku i njejte. Pastaj nuk ka qene asnjehere gjitheperfshires per shkak te pushtimit, por deri aty ku arrinte bota e nje banori te nje krahine behej dallimi i gjakut e qe cke me te.

    Ne qe kemi huazuar terma plot cuditerisht ndersa gjithe europa perdor terma te prejardhura nga Nacione,Nacionalita ne perdorim nje term te paster shqiptar KOMB, te cilin e gjejme qe ne kohen e Leke Dukagjinit si minimum.
    Kombi i konceptuar ne Kanun eshte i njejti me Nacionin e konceptuar ne Perendim.
    Pėrkufizimi dhe aplikimi i kombit kanė ekzistuar por nė formė primitive. Dhe kanė ngelur nė formė primitive. Ėshtė mirė me bo update.


    Persa i perket Zotit une jam i bindur qe Zakone te njejta nenkupton edhe Fe te njejte, pasi fe te ndryshme kane zakone te ndryshme. Duke qene se zakonet e njejta qe ka Neni i Kanunit nenkupton zakonet shqiptare qe jane shumica te ndryshme si nga ato kristiane ashtu edhe nga ato islamike, duket se keto zakone i perkasin periudhes pagane ne te cile kane lindur e zhvilluar per tu percjelle si 'afetare' deri ne kohen e sotme, kur po zhduken per ato me prejardhje fetare, islamike apo kristiano- perendimore.
    Tė ka vajt ndonjėherė nė mendje sesi do ishte kristianizmi shqiptar? Po myslymanizmi shqiptar?
    Krejt i ndryshėm prej atij arabo-judaik. Kėshtu qė aplikimi i fesė ėshtė antikombėtar dhe kjo nuk do shumė pėr tu marrė me mend. Kthimi nė primitivizėm nuk ėshtė zgjidhje. Ecet pėrpara, mundėsitė i kemi, duhet vėnė veē themeli i kontaktit me perėndimin pėr tė thithur ēka ėshtė mė e mira.

    P.S Lale me Vehbiun e ke ndritur, une me shkrimet e vehbiut nuk shkoj as ne banje. Ai myftaraj coc e godet ndonjehere se eshte i pergatitur, po ky vehbiu eshte 'katunar' ne gjerat qe i perkasin shtetit,kombit,politikes etj
    Me xha xhain mos u bėj kaq dogmatik mer ti...se ka botkuptim mbi tė gjitha. dhe kėndvėshtrime origjinale. Nuk ėshtė si Kaēi qė i teket me shkrujt pėr masonėt edhe ia kėput me top si lunatik.
    Po nė fund tė fundit gusto janė kėto...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Julius : 12-07-2008 mė 10:21
    Ezekiel 25-17.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Konfederata e Artizanatit Shqiptar
    Nga pekomeri nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-10-2006, 07:16
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •