Endacaku
Fytyrengrysur,i lenduar,lot mbi faqe,
i tmerruar prej nje bote plot me mund,
puthjet jep tek nene e babe,vella e moter,
nisesh vetem drejt nje bote te pafund.....
Nuk e di se ku eshte fati,nuk e di se ku po shkon,
nuk e di se c'rruge te marresh,frike ke se mos gabon,
kishe pare sa nena qanin dhe degjuar c'ish kurbeti,
shume vejusha gjak lotonin,syte i mbanin thelle nga deti.......
Koken mban nga toka meme,sheh mjerim dhe asnje shprese,
lart nga qielli i ngre syte...-pse kjo jete kaq e pabese?
Ska pergjigje,vec nje cast pika shiu te mbulojne,
qan vete toka bashke me qiellin!
Por me kot.....Dot ste ndihmojne!
Do te marre malli per guret,malet,pyjet dhe burimin,
diku larg neser do zgjohesh,shoqeruar me trishtimin,
malli zemren do mbuloje dhe vetmia do te munde
endacak drejt te panjohures....A do kete nje dite fund?!
Diana
Krijoni Kontakt