Morra ca material nga nje faqe dhe po e perkthej , sa te mbaroj perkthimin do ta publikoj ketu!
Morra ca material nga nje faqe dhe po e perkthej , sa te mbaroj perkthimin do ta publikoj ketu!
Keyboard not found .... press any key to continue!
Kjo eshte nje pjese e materialit qe kam perkthyer , eshte vetem pjesa 1.
Hapi I pare – Pjeset perberese (components)
Zakonisht ky eshte hapi me i veshtire sepse kerkon me shume kohe dhe pune. Ne kete hap je ne dileme se cilat jane pjese me te mira , cilat jane me ekonomike etj
Cmimet varen nga cilesia dhe dyqani ne te cilin blen pajisjet. Cmime te mira mund te gjesh edhe ne internet.
Tani fillojme me pjeset me radhe :
- Kasa (case)
Kasa ka disa funksione. Mbron pjeset e ndryshme te kompjuterit , zakonisht blihet bashke me kutine e rrymes (power suply) kjo e fundit shperndan elektricitet ne pc.
Nuk duhet ta nenvletsoni funksionin e kases , prandaj duhet te gjeni nje te forte , dhe nje model te ndertuar bukur , dhe shikoni me kujdes gjeresine. Do te ishte mire nje kase e cila do te kishte vendin e kutise se rrymes ne pjesen e siperme , sepse do te ndihmonte ne ftohjen e kesaj te fundit.
- Bordi meme (motherboard)
Pothuajse te gjithe e dine qe bordi meme ose pllaka meme eshte pjesa me
Rendesishme e gjithe kompjuterit. Pothuajse cdo pjese lidhet me bordin meme.Gjithashtu ndikon ne te ardhmen e kompjuterit sepse ne nje motherboard jo te pershtatshem nuk mund te vendosen pjese te reja.Psh nga modeli i motherboardit varen disa gjera te rendesishme: Sasia e memories RAM , lloji i kartes grafike , pajisjet Onboard (pajisjet qe ka motherboardi te salduar ne qark) etj. Prandaj kujdes , nese zgjidhni motherboard te gabuar ne fillim me vone do tju duhet te blini nje te re. Motherboardet e sotme jane shum ndryshe nga ato te disa viteve me pare. Ne modelet e vjetra duhesh nje kontrollues IDE (IDE controller) tani kontrolluesi perfshihet ne motherboard , portat USB ishin pjese shtese per motherboardin kurse sot cdo motherboard i ka te perfshira , ne modelet e reja pervec pjese qe permendem siper mund te perfshihen edhe Kontrollues SCSI (SCSI controller) , karte rrjeti 10/100 (ethernet kontroller) , karte video dhe zeri onboard etj. Prandaj ne baze te nevoja beni zgjidhjen tuaj persa i perket motherboardit.
Bordet meme ndahen ne 3 livele :
Si fillim jane ato me te lirat. Zakonisht keto blihen ne rast se nuk ju interson shume performanca dhe nuk merreni shume me pajisjet e kompjuterit dhe doni sa ta blini ta ndizni , me pak fjal mos ta ndertoni vete. Ne keto borde perfshihen pjese on board por nuk kane shume performance dhe kane nje liste te limituar te CPU-ve qe mund te vendosen ne to. (CPU – Central Processing Unit dmth procesori)
Ne livelin e dyte futen bordet me te zakonshme. Keto kane vetem nje vend (slot) per procesor , shumica nuk kane karta vodeo audio te integruara (on board) por jane kompatibel me shume lloje procesoresh , voltazhesh dhe durojne me shume mbingarkesen. Duke i shtuar karta te ndryshme PCI keto borde behen fanstastike.
Ne livelin e trete futen kompjuterat qe shpesh here i quajn “Bisha” , keto te fundit jane te pa perballueshem nga shumica e perdoruesve.. Zakonisht kane procesor Dual core (dopio procesor). Kane shumicen e kontrolluesve dhe kartave te integruara ne bord. Ne shimicen e rasteve perdoren si servera dhe per qellime profesionale. Te rrale jane ato qe e perdorin per qejf.
-Ndertimi i bordit
Shume perdorues nuk i vene rendesi vendodhjes se pjeseve ne bord por kjo eshte e rendesishme.Psh eshte nje kondesator afer vendit te procesorit i cili bllokon venjen e ftohesit te procesorit , eshte nje tufe me kabllo qe nuk e lene kerten PCI te futet sic duhet. Prandaj duhet te dini se cfare instaloni ne bord dhe ku duhet ta instaloni ate.
- Vendet per kartat PCI (PCI slots)
Nese do ta kishim ndertuar vete bordin do te kishim vene me shume se 20 vende per kartat PCI me qellim qe te vinim te gjith kartat qe ekzistojne , por nuk eshte e mundur. Prandaj zakonishte bordet kane 4 deri ne 5 vende per kartat PCI. Ne bord mund te vini lloj-lloj karte : Karte vido , audio ,decoder Mpeg , karte tv , e shume te tjere.
- Manualet
Mos harroni te merrni manualin bashk me bordin ,do tju vi shum keq pastaj , me besoni! (dhe sigurohuni qe te jete ne nje gjuhe qe ju e kuptoni). Gjithashtu manualin mund ta gjeni ne internet ne format dokumenti.(.doc , .pdf)
- Chipset
Chipseti sherben si nderlishes per bordin. Duhet ti kushtoni rendesi se cfare lloj eshte chipseti perpara se ta blini. Chipseti eshte pergjegjes per pjeset kompatibel qe perballon bordi. Chipseti ka evoluar shume nga vitet e meparshme.
- Kompatibiliteti i pajisjeve
Sic thame me lart ky eshte funksion e i chipsetit.Si fillim duhet te shikoni se cfar procesori eshte kompatibel me bordin. Zakonisht bordet e rinj nuk jane kompatibel per procesor te vjeter si psh Pentium II.
Shumica e bordeve jane kompatibel me memoriet PC100 , por ne treg jane edhe memoriet 33 MHz sdram dhe nese ju intereson kjo e fundit duhet te gjeni nje bord kompatibel , gjithashtu te te kete funksionin e korrigjimit te gabimeve.
Nje gje tjeter e rendesishme qe shum njerez e harrojne eshte caktivizimi i pajisjeve te integruara (onboard). Disa lloj bordesh nuk e kane funksionin e caktivizimit dhe disa te tjera e kane aq te veshtir sa vetem nje inxhinier mund ta caktivizoj , por caktivizimi eshte i domosdoshem ne rast se doni te bleni nje karte te re.Psh karta juaj e zerit eshte e epokes se kaluar , ju duhet te caktivizoni audion e integruar perpara se te perdorni ate te rene.E njejta gje eshte edhe me kartat e tjera.
- Rishikimi
Si perfundim perpara se te bleni bordin duhet te dini se cmendojne te tjeret per te. Prandaj intersohuni dhe pyesni neper forume dhe faqe te specializuara per hardware (pajisje).Faqe te tilla ka sa te duash.
-Procesori
Quhet dhe ndryshe CPU , eshte padyshim pjesa me e rendesishme e nje sistemi kompjuterik. Ai ben nje pafundesi llogaritjesh qe jane te nevojshme qe kompjuteri te beje punen e tij. Cpu-te nuk kane vetem nje standart por jane te llojeve te ndryshme prandaj sigurohuni qe bordi te jete kompatibel me procesorin qe jeni te interesuar te blini. Ne tregtimin e procesoreve dy jane kompanite dominuese INTEL dhe AMD , INTEL haset ne shumicen e rasteve.Sot jane 4 “familje” procesorash , Celeron dhe pentium nga INTEL , kurse AMD sjell ne treg ATHLON dhe DURON. Procesoret vijne ne 3 livele :
- Celeron
Kompania Intel nxorri ne treg kete lloj procesori si nje me cmim te lire dhe performance te larte pas “gjenerates” se Pentium III. Intel i ka ulur cmimet e nxitur edhe nga konkurrenca e AMD.Ky lloj procesori ka edhe shpejtesine e “BUS” te ngadalte.(Bus eshte si “tubacion qe lidhe procesorin me pajisjet e tjera te kompjuterit)
- Duron
Duron eshte prenzantimi i AMD-se ne treg , me cmim te lirte dhe me performance te larte. Ndryshimi kryesor midis Duron dhe Celeron eshte menyra se si procesohet informacioni , menyra qe perdor Duron lejon ate te jete me i shpejte dhe te kete performance me te larte. Celeron ka nje shpejtesi BUS rreth 66 MHz kurse Duron rreth 200 MHz. Duron perdor “folene te tipit A”(Slot A) per tu lidhur me bordin.
- Athlon
Ky eshte procesori me i fuqishem i AMD-se. Athlon eshte me i mre se INTEL edhe nga cilesia edhe nga cmimi. Athlon lidhet me bordin nepermjet folese te tipit A dhe te tipit OEM A.
Ju mund te zgjidhni nga procesoret e mesiperm duke u basuar ne preferencat dhe intersat tuaja.
- Memoria
Duhet te siguroheni qe bordi te jete i pershtatshem per memorien qe doni te blini.Memoria eshte thelbesore per venien ne pune te procesorit dhe te gjith kompjuterit. Ajo percakton se cfare programesh kompjuteri mund te hap dhe sa shpejt mund ti hape ato.Memoria kontrollon te dhenat qe duhen perpunuar dhe te dhenat qe jane perpunuar. Ne kompjuter ka disa lloj memoriesh me ndertim dhe funksion te ndryshem. Nje nga llojet e memories me te rendesishme per punen e kompjuterit eshte DIMMS qe zakonisht quhet edhe RAM. Mire do te ishte nese do te kontaktonit me prodhuesine bordit per te para se cfar marke te memories RAM eshte e keshillueshme.(per listen e pajisje RAM kompatibel me bordin kotrolloni edhe manualin).Kur te prekni memorien kujdes , mos prekni ne pjesen e kontaktit sepse mund te prishni memorien. Nje bord kompatibel me SDRAM dhe EDO do ishte mire.
- Karta video
Ne treg mund te gjenden me tonelata , quhen ndryshe edhe pershtates se figures (display adapters) ose pershtates video (video adapters). Tendencat per kartat video ne ditet e sotme jane per dy lloje : per kartat e cilesise se larte dhe te thjeshtat. Ju mund te blini nje karte video ne varesi te programeve qe do te perdorni. Nese do ta perdorni kompjuterin per programe baze , pa efekte 3 dimensionale dhe nese nuk do te perdorni lojra te ngarkuara atehere mund te mjaftoheni me nje te thjeshte.(ne shumicen e rasteve bordi e ka te integruar nje karte te tille). Nese merreni shume me lojra atehere ju duhet nje karte e fuqishme. Githashtu bleni nje karte qe shkon me monitorin tuaj . Psh ju nuk duhet te blini nje karte me rifreskim pamje te shpejte kur keni nje monitor te vjeter.
- Disketa
Disketat jane te vetmet pjese qe kane ngelur te pandryshuara per 15 vjet , ndersa pjeset e tjera kane pesuar shume ndryshime. Por roli i disketave nuk eshte me i njejti. Ne fillim ishin e vetmja menyre per te ruajtur te dhena , me pas u zevendesuan me disqet. Tani pothuajse kane dale jasht perdorimit , sepse nje diskete mund te mbaj vetem 1.44 MB per standartet e sotme kjo nuk eshte asgje.
- Disku i ngurte (hard disk)
Hard disku eshte sistemi me I madh I ruajtejes se dhenave ne kompjuter. Ai mban cdo gje qe ka kompjuteri , programet sistemin e operimit , filmat kenget etj.Shpejtesi e hdd ka shum re ndesi per sistemin , psh nje hdd i ngadalte do ta ngadalesonte edhe sistemin vete. Ne fillimet e hdd 1 ose 2 GB ishte shume por tani nuk duhet te bleni nje hdd me pak se 80 GB.
- Karta e zerit
Eshte shume nevojshe per kompjuterin! Nese nuk e dini cfare eshte nje karta zeri : Karta e zerit sherben qe kompjuteri te nxjerri ze nepermjet altoparlanteve , te rregjistroj ze nepermjet mikrofonit ose te perpunoni zerin e rregjistruar. Altoparlantet mund te jene te instaluar ne monitor ose mund te blihen vec , mund te perdoren edhe kufjet. Zakonisht bordet kane nje te tille te integruar , por nese jeni te intersuar mund te blini nje PCI.
- CD ROM
Cd rom eshte nje driver optik I cili lexon CD (compact disc). Zakonisht I blen me cmime te lira. Jane te shpejtesive te ndryshme nga 1 X deri 52 X.. CD rom lidhet me bordin nepermjet kabllit IDE. Mund te konfigurohen ne Master dhe slave.Kohet e fundit Cd romet jane zevendesuar me dvd rom ose writer.
- Mausi dhe Tastjera
Sigurohuni qe tastjera te kete hyrje te pershtatshme per bordin , perndryshe do tju duhet nje pershtates (adapter). Zakonisht tastjerat perdorin portat PS/2 , por ka edhe me porta USB. Mausi mund te jete me rrote dhe optikal (me lazer).
- Ftohesi i procesorit (heat snik)
Nese blini procesorin vec bordit atehere do te jete i perfshire edhe ftohesi. Nese nuk eshte i ngjitur atehere duhet ta ngjisni vete. Per kete do tju duhet edhe nje perzierje kimike ne forme paste. Kjo e fundit sherben qe temperature te kaloje me shpejt nga procesori tek ftohesi. Gjithashtu duhet te lidhni ftohesin me bordin nepermjet lidhesit “CPU fan”.Kjo lidhje i siguron rryme ftohesit.
- Kabllot e pajisjeve
Sigurohuni qe te keni te gjith kabllot e nevojshem : diskun e ngurte , disketen , CD rom etj. Keto kabllo vijne bashk me bordin ose me pajisjet , gjithashtu mund te blihen edhe vec. Sigurohuni qe te kene gjatesi te mjaftueshme dhe mos te kene pesuar demtime.
- Vidat
Sigurohuni qe te keni aq vida sa duhen. Me bordin jane te perfshira shume vida. Ato perdoren per kasen bordin dhe kartat e ndryshme qe mund ti shtoni kompjuterit.
- Disku i sistemit te operimit
Pa nje sistem operativ nuk mund ta perdorni kompjuterin.
Sistemi me popullore sot eshte Windows Xp (microsoft) , por mund te zgjidhni edhe te tjera si : Linux , vista , machintosh etj Zakonisht jane ne cd ne perjashti te VISTA qe eshte ne DVD.
Keyboard not found .... press any key to continue!
Desha te dija a eshte e mundur te ndertosh nje pc vet ( me pjese ) cfar perparesish dhe mangesish ka .Dhe dicka te marresh nje njesi qendrore (dmth trurin ) e nje pentium 3 a mund ti ndryshohen parametrat(deri ne sa ? ).
Pune e mire dhe shume e vlefshme. Faleminderit Ditmir. Tani e zeme se e ndertuam nje komp me te gjithe pjeset qe duhen. Si mund te bejme instalimet e programeve dhe sistemeve dhe konfigurimin e komp. Pra pasi mbaruam pune me hardueret si mund te procedojme me softueret.....Faleminderit
Mund te ndertosh kompjuter vete.Kryesorja eshte zgjedhja e madherbordit.Kur do te blesh madherbordin shiko tregusin kryesor cfare shpejtesie procesori maksimale suporton?Nqs madherbordi ne letra shkruan qe suportohet maksimumi 3.2 ghz,atehere procesorin 4 per kete madherbord mund ta blesh me fuqi nen vleren 3.2 ghz,ose = 3.2 ghz.Nqs dyqani nuk ka procesor 4 me 3.2 ghz do detyrohesh te blesh nje procesor me fuqi pak me te vogel,ate cfare ka dyqani,psh 2.4 ghz.Kush e vendos kufirin limit te shpejtesise se procesorit? Pergjigja madherbordi me specifikat e tij.Nqs procesori eshte 2.4 ghz dhe madherbordi suporton shpejtesi procesori deri ne 3.2ghz atehere mund t'ja rritesh ne bios shpejtesine procesorit deri ne 3.2 ghz.Nqs procesorin e ke bler me fuqi 3.2 dhe madherbordi ne dokumenta shkruan qe shpejtesia maksimale procesorike qe suporton eshte 3.2,atehere nuk mund t ja rritesh shpejtesine procesorit,pasi nuk e perballon madherbordi.Ndryshimi i shpejtesise se procesorit nuk eshte nje operacion i thjeshte,vetem duke bere nje ndryshim ne bios.Duhen njohur mire parametrat e "bus speed" dhe te dhenat e memorjes RAM.Nje problem tjeter eshte qe shume kompani madherbordesh nuk ta lejojne te besh modifikime ne shpejtesine e procesorit.Opsionet e ndryshimit te shpejtesise ne bios jane te caktivizura,nuk mund te besh asgje.keshtu qe perpara se te blesh nje madherbord qe te pelqen sigurohu qe shpejtesia e procesorit i ndryshohet ne bios ose jo.Mund te pyesesh shitesin ne dyqan,ose kontrollo ne gogel per ndonje manual per modelin e madherbordit.Mundet qe dikush qe e ka ate model madherbordi ne ndonje forum te jep pergjigje te sakte behet ndryshim ose jo.Zgjedhja e madherbordit duhet bere duke gjetur modele me shume fole
PCI,me suport per Ram 2Gb qe eshte e mjaftushme per nje perspektive 5 vjecare.Per procesor zgjedh kush eshte me i shpejti,shiko per modelet e reja dual procesoret.Gjithashtu blehen bashke me madherbordin dhe procesorin edhe 2 cope RAM 1 gb secila.Madherbordi duhet te kete 5-6 fole PCI.Te suportoje karta video 16X qe mund te pranoje karta video me te rejat,me fuqi parametra dhe cilesi shume te larte.Shiko cfare front bus speed ka madherbordi.Sa me e larte vlera aq me i mire eshte madherbordi.Te gjitha madherbordet e reja kane portet USB dhe SATA.Blen dhe nje videokarte te mire dhe nje kuti rryme 500 wat.Madherbordi,procesori,copat e ramit dhe video karta,kutia e rrymes bashke mund te shkojne te 550-600 dollare total.Pjeset e tjera i ke,ben lidhjet me hard drajv,DVD rom.Si perfundim do kesh nje kompjuter te fuqishem qe ne dyqan shitet 1500-2000 dollare.
Ana negative eshte qe kur nderton kompjuterin vete,nuk ke suport teknik,ne ndryshim nga nje kompjuter qe e blen.Per kompjuterat e blere firma prodhuse ka faqe te vecante per klientet per suport per cdo problem.Mbulohet suporti teknik per nje periudhe 1-3 vjet.Mbulohet per 1 vit nqs garancia skadon pas nje viti ose 3 vjet kur garancia skadon pas 3 vjetesh.Kurse per nje madherbord,suporti i vetem eshte azhurnimi i drajverave dhe biosit.Eshte me e lehte te rikthesh nje kompjuter per difekt fabrike te nje kompani qe e ka prodhuar,kur je brenda afatit te garancise. Kurse kur blen madherbord eshte situata nje cike me me rrezik.Ti mund ta kthesh brenda garancise nje madherbord duke pretenduar qe spunon,ka difekt prodhimi,kurse fabrika mund te te ktheje pergjigje qe madherbordin e ke prishur ti aksidentalisht,nga gabime te bera dhe kompania nuk merr pergjegjsi per keto raste dhe nuk te zevendson madherbordin me nje te ri.Pra nuk te mbulon me garanci per raste kur fajin e ke ti nga gabimet qe ke bere.Psh gabime trashanike,behet boot i kompjuterit dhe eshte harruar te lidhet konektori i ventilatorit ne madherbord.Per pasoje ventilatori mbi procesor nuk do punoje.Pas 5 minutash,ndjen nje ere djegieje.Madherbordi eshte djegur.Kete rast kompania e madherbordit nuk ta mbulon me garanci.Edhe sikur ta kthesh madherbordin ato do refuzojne te japin madherbord te ri pasi madherbordi eshte djegur nga keqperdorimi.Ne kompjuterat e gatshem,te testuar para shitjes,cdo gje eshte gati,mjafton te konfigurosh dhe besh lidhjen me internetin.Plus edhe windowsin e ke te ligjshem.Mund ti besh edhe upgrade falas.Kompjuterat e gatshem,mund te vijne edhe me cd rikoverimi per windowsin si dhe disqe me vlere si Nero,programe per te luajtur dvd etj.Por krahas kesaj fabrika instalon programe prove si Mcafee,te fut AOL,MSN gjera qe nuk ke interes ti perdoresh,plus ndonje program tjeter pa vlere.per
Ne kompjuterin e bere vete,kursen leke dhe fiton nje kompjuter si e do ti per fuqi dhe cilesi.Madherborde me rezistence te mire jane Asus qe eshte me rezistent krahasuar me Intel madherbordet si dhe relativisht me i lire ne cmim.
---
Per laptopat sja vlen ta ndertosh vete pasi pjeset jane shtrejnte dhe totali i shpenzimeve mund te dale supozojme 900 dollare.Ate laptop qe e bere vete mund ta gjesh ne dyqan me te njejta parametra per 700 dollare.I vetmi opsion eshte te blesh kasen,madherborin me copen ram sot dhe presesh 6 muaj,mbase 9 muaj dhe pjeset e tjera ti blesh pas 9 muajsh kur u ka rene cmimi.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 23-08-2007 më 21:05
Faleminderit benseven11
A ka problem te formatohet HDD cdo 1 muaj???
Fatkeqsisht formatimi i HDD shume shpesh eshte problem, te fshihen disa here te dhenat nga HDD mund te sjell probleme te shumta qe kane te bejne me fushen magnetike qe gjendet ne HDD. Sugjerim- Instalo Sistemin Operatvi me te preferuar dhe hapi i pare eshte te instalojsh nje Antivirus. Pas kesaj duhet ti kushtosh shume rendesi mirembajtjes se PC, renditjen e Fajllave, mos rendimin e PC me shume fajlla, nje here ne 6 muaj ben defragmentimin e HDD.
Dmth per te patur nje PC te mire duhet kushtuar shume kujdes ne mirembajtje dhe largohu sa me shume Formatimit vetem ne raste te pa shmangshme, kur duhet patjeter te formatohet sistemi, duke e mar parasysh Windows (cili do verzion yte jete) shume shpesh ndodhin probleme pa mos me i pat ne dieni qe me doemos te shtyne ne formatim, por gjithsesi sa me shume duhet ti shmangesh formatimit.
shpresoj te te ndihmoj
Pershendetej desha te pyes diqka rrreth kompjuterit
1.Windows-Scripting-Host
2.Serial Interface .
MUnd te me tregoni per keto me shum qka jan , dhe qfar funksioni kan tung ..
Ne jemi rezultat i asaj qe mendojm , but i think the life is energyyy E=m*c^2..........
Edhe une e kam nje problem me PC e shtepise, nuk e di se ku gjendet po por e shtroj ketu me mire.
Kam nje PC intel 2.8CPU, Motherboard ASrock P4... (nuk e mbaj mend), RAM 512 dhe VGA te jashtme 128.
Mu ngarkua shume nje dite kompjuteri im, saqe kjo dite zgjati nje muaj, une e lashe pas dore, pasi punoja tek kompjuteri i punes.
Dhe nje dite nuk me ndizej, atehere, i hoqa nje nga Ram-et, pasi e kam me dy RAM 256 dhe ia vura prape, dhe me thoshte qe RAM-in e kam 256, nje problem me vete kjo.
Ngaqe me ishte ngarkuar shume, HDD 160GB, e mora tek Puna (qender interneti) HDD dhe i zbraza Materialet e HDD Sata tek pc e tjere.
E formatova ate HDD tek nje nga PC ne te cilen e futa, dhe e rivendosa ne PC tim.
Por nuk me ndizet fare.
Me jep shenjat e ndezjes, te DVD ROM, te Grupit te Ushqimit, Coolerit te CPU.
Ne Motherboard nuk ka llambushke qe te shoh nese me punon Motherboardi, apo me eshte djegur, por perderisa me punon Ftohesi i CPU dhe nje ftohes tjeter qe sherben, le te themi per motherboardin, i vendosur ne Kase, mendoj se motherboardi me punon.
Por problemi eshte se nuk me nxjerr fare shkronjat e Biosit.
Mos ma ka valle VGA e jashtme?
E provova edhe me nje Monitor tjeter.
Me ate te punes me Dell, dhe me nje qe kryen punen e monitorit tek shtepia, ne te dyja, i njejti problem, nuk me nxjerr shkronjat e biosit.
Madje ia hoqa edhe RAM te dy dhe perseri e njejta gje, sigurisht qe ai nuk do punoje, por as ate zhurmen karakteristike te piiiip, per mungese RAM-i perseri nuk e beri.
Ia hoqa baterine dhe e ndeza, e njejta problem.
Ia vura perseri, prape i njejti problem.
Mos kam hequr ndonje Jumper kot si per qejf dhe tani nuk e mbaj mend?
Ka ndonjeri ndonje ide?
Vetem mos ma thoni drejtpersedrejti qe ta hedh, se nje vit kam qe e kam marre.
Faleminderit per sugjerimet tuaja.
Krijoni Kontakt