Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 120
  1. #31

    Unhappy Kujtesa virtuale është e ulët (virtual memory low)

    Pershendetje stafi e eksperteve ne forum! Kompjuteri me nxori nje mesazh:Virtual memori is Low. Isha thejsht duke punuar ne excel nje preventiv. Nuk e di une punoj me programe grafike te larta si ArchiCad10 dhe nuk kam nje problem te tille. Me shpjegoni duhet te shqetesohem per kete? Pershendetje.

  2. #32
    ElvisTe Maska e el7
    Anëtarësuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    Vancouver, Canada
    Postime
    164

    Thumbs up ok

    Duhet te kesh parasysh qe komjutei do te punoje por memorja e tij eshte shume e vogel per programe te medhaja, prandaj e mira eshte qe memorjen Ram ta dyfishosh psh nqs ke 512Mb DDR2 bli dhe nje 512Mb tjeter dhe gjithcka do shkoje ne regull, vecse e mira eshte qe memorja e re qe do blesh mundesisht te jete e se njejtes marke(psh samsung,kingston)dhe e njejtes shpejtesi bus psh 333,400,533. Keshtu qe hiqe memorjen Ram nga kopjuteri shikoji te dhenat qe ka dhe bli nje indentike me te.Shpresoj te jete e thjeshte per ty ta heqesh Ram-in,pershendetje
    LI BE
    "Everything is an Idea"

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    nje tjeter menyre nese nuk ki lek te blesh memorie atehere shko me tasten e djathte te mausit permbi my computer ne properities masanej ne adwanced- > pastaj ne systemcomponentes->adwanced dhe pastaj ne virtual memory dhe ne fund e ki nje katror ku shkrun set hyn aty dhe te hapet nje tjeter dritare dhe aty shkruan psh minimal 2mb e maksimal 382
    shkruje ne ate dritaren aty dhe bane set.

    kjo eshte e tera

  4. #34
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anëtarësuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Keshillohet te memoria virtuale e kompjuterit te jete sa 1.5 x memorjen e instaluar ne kompjuter, per kompjutera qe kane deri ne 512mb ram. Gjithashtu keshillohet qe kjo madhesi te jete fikse (pra minimumi dhe maksimumi te jete i njejte). Kjo per arsye sepse duke u rritur e ulur ne hapesiren qe i lejohet, ai file pergjegjer per memorien virtuale (swap file) fragmentohet, gje qe con ne ngadalesimin e kompjuterit. Per kompjuter qe kane 1Gb e siper mund dhe ta caktivizosh fare pasi sot per sot ajo sasi del per 90% te kompjuterave. Memoria virtuale eshte memorie shume me e ngadalte se RAM pasi shfrytezohet hard disku per te plotesuar ate qe RAM-i nuk e mbulon dhe prandaj eshte e nevojshme qe gjithmone ti jepet perparesi RAM sa here qe blihet nje kompjuter ose kerkohet te rifreskohet nje ekzistues

  5. #35
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Sa memorje ka kompjuteri?
    Mund të kesh pasur programe të tjerë hapur që punojnë në sfond dhe kanë zënë memorje. Këto programe mund të jenë procese që janë planifikuar të ekzekutohen vetvetiu si azhurnimet ose kontrolli për virusë. Gjithashtu mund të ketë ndodhur ndonjë problem me një prej programeve dhe nuk është mbyllur siç duhet. Provo të rinisësh kompjuterin dhe shiko nëse do ndodhë përsëri e njëjta gjë.

    Shiko se a ke hapësirë bosh në hard disk. Është mirë të kesh të paktën 1 GB hapësirë bosh në hard disk për skedarin swap që përdoret për memorjen virtuale dhe skedarë të tjerë të përkohshëm.

    Nuk do të këshilloja të ndryshoje konfigurimin e memorjes virtuale. Megjithatë, nëse do të mësosh më shumë për memorjen virtuale, lexo këto tema:

    Cili është konfigurimi më i mirë për procesorin, memorjen virtuale

    Si te liroj hapesire ne hard disk
    Edi

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674

    Konfiguracioni i mbare...

    fillon me ndarjen e mbare te diskut ne:
    1- Ndarja e diskut per sistem. Ketu e vendos sistemin operativ
    2- Ndarja e diskut per te dhena. Ketu i vendos programet dhe te dhenat
    3- Ndarja e diskut per "page file" (memorien virtuale). Zakonisht preferohet qe
    memoria virtuale te mos jet me e vogel se dyfishi i RAM memories per kete arsye une
    zakonisht ndarjen e diskut per "page file" e caktoj te jet 4X RAM memoria ne menyre qe te jet
    e mjaftueshme edhe nese shfrytezuesi me vone e rrite sasine e RAM memories.

  7. #37
    AssHole
    Anëtarësuar
    27-01-2007
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    4

    Konektoret e ndezjes dhe ristartit

    Kush mund te me japi nje ide , ose me mire nje skeme te sakte persa i perket lidhjes se fishave te ndezjes restartit dhe usb ne motherboard. (Asemblim pc )

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    per cilin motherbord e ke fjalen.

  9. #39
    AssHole
    Anëtarësuar
    27-01-2007
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    4
    Po ska rendesi cfare lloj motherboardi mund te jete, po them ne parim megjithese ndryshojne paksa skemat nga motherboardi ne motherboard , por gjithsesi nje metode pune perafersisht duhet te kene te gjithe llojet e motherboard

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    Ja ketu i ke dy foto
    njera eshte e motherbordit e tjetra tregon se si lidhen konektoret
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Rufi Osmani: Libri im do të më shkaktoj probleme
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 06-11-2007, 15:41
  3. Minoritetet me probleme psiqike
    Nga FLORIRI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:00
  4. Burrat dhe grate me probleme mendore duhen te parandalohen...
    Nga *~Rexhina~* në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 15:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •