O Zoti ynė, Ty tė falėnderojmė, kėrkojmė mbrojtje prej veprės sonė sė keqe dhe mėshirė nė Mėshirėn Tėnde tė pakufishme. O Krijues i Botrave! Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē teje dhe se Muhammedi a.s. ėshtė rob dhe i Dėrguari yt. Na streho nėn hijen Tėnde atė ditė kur nuk do tė ketė hije tjetėr. Paqja, shpėtimi dhe bekimet qofshin pėr Muhammedin a.s., familjen e tij, sahabėt dhe ndjekėsit e tij deri nė Ditėn e Llogarisė.
Vėllezėr musliman! Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kur'an: "O ju besimtarė, respektojeni All-llahun dhe respektojeni tė dėrguarin, e mos i ēoni kot veprat tuaja!" (Muhamed: 33)
Veprat tona tė mira qė i bėjmė nė kėtė botė nuk kanė vlerė nėse nuk e njohim dhe respektojmė Allahun dhe Muhammedin a.s. Allahu xh.sh. na drejtohet me emrin mė tė mirė, o ju besimtar..., veprat tona nuk kanė kuptim pa tė, ato bėhen shkak qė ne tė fitojmė kėnaqėsinė e Tij, ose edhe tė biem nė hidhėrimin e Tij.
Vėllezėr, cili prej nesh respekton Allahun dhe Muhammedin a.s. nė ēdo segment tė jetės sonė? A nuk jemi ne ato qė nė tregtinė tonė gjithmonė bėjmė manipulime, mundohemi tė vjedhim, tė plaēkitim, grumbullojmė pasuri dhe nė fund bėhemi edhe koprrac, nuk e japim atė qė Allahu xh.sh. dhe Muhammedi a.s. na kanė obliguar qė ta japim?!!!
Ndėrsa Pejgamberi a.s. na ka mėsuar se si tė jetojmė edhe nė vėshtirėsi, duke thėnė njė lutje tė thjesht dhe tė sinqertė deri tek Allahu i Madhėrishėm: "Nė emėr tė Zotit pėr veten time, pasurinė time dhe fenė time. O Allah! Mė bėj mua tė jem i kėnaqur dhe i lumtur me caktimin Tėnd! Mė jep mirėsi nė atė qė ėshtė caktuar pėr mua, me qėllim qė tė mos dėshiroj tė shpejtoj atė qė Ti e ke vonuar e as tė mos e vonoj atė qė Ti e ke shpejtuar." (Transmeton Ibėn Sini , hadithi gjendet nė Fikhu Sunneh-1, Sejid Sabik, Tiranė, 2007 fq.790).
O vėllezėr, nėse Allahu na ka caktuar qė ne tė jemi tė pasur atėherė pėrgjegjėsia jonė ndaj Tij ėshtė mė e madhe, sepse ne detyrohemi edhe pėr ato gjėra qė tė varfrit nuk detyrohen. Koprracia ėshtė kryeja e fatkeqėsisė sė Ummetit tonė sot. Fatkeqėsisht shohim nėpėr rrethet tona shumė fytyra tė mrrolura dhe shumė pjesėtar tė kėtij dini qė janė tė pasur, por frikėsohen edhe njė pjesė tė vogėl tė pasurisė ta japin pėr hir tė Allahut dhe Pejgamberit tė tij. Shoqėria e jonė ka nevojė qė tė ndihmohet ndėrmjet veti, njė pjesė minimale e tė pasurve e japin zekatin obligimin islam. Ndėrsa xhamitė dhe institucionet islame janė shndėrruar nė shoqata bamirėse dhe humanitare kur ėshtė nė pyetje edhe zekati pėr tė cilin Ebu Bekri r.a. nisi luftė.
Vėllezėr, ai qė lutet ėshtė Allahu dhe jo i pasuri, atij duhet marrė zekati edhe pa dėshirėn e tij. Zekati nuk duhet tė pritet qė tė jepet kur i pasuri tė "bindet" se duhet dhėnė, ky mendim ėshtė krejtėsisht i gabuar. Institucionet islame nė Ballkan siē janė Bashkėsitė Islame duhet qė nė mėnyrė tė organizuar ta marrin kėtė detyrim islam prej tė pasurve dhe t'ua shpėrndajnė tė varfėrve. Nėse nuk munden ta bėjnė kėtė vet, individualisht atėherė le tė pėrgatisin ndonjė projekt ligj pėr vendet ku veprojnė dhe me ligj tė caktohet 2.5% e pasurisė sė tė pasurve musliman, tė merret nga institucionet e shtetit dhe bashkėsitė islame t`ua shpėrndajnė tė varfėrve nė formė tė pagės (ndihmesė mujore).
Edhe pse kjo gjė ėshtė shumė e thjesht e cila me pak organizim mund tė realizohet nuk bėhet nė kėto troje pėr arsye se edhe vet hoxhallarėt i ka kapluar koprracia dhe kanė filluar qė t`i frikėsohen riskut tė Allahut xh.sh.
Vėllezėr musliman! Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kur'an: "Ata, tė cilėt bėjnė koprraci me atė qė nga tė mirat e veta u dha All-llahu, tė mos mendojnė kurrsesi se ajo ėshtė nė dobi tė tyre. Jo, ajo ėshtė nė dėm tė tyre. Ajo e mirė me ēka bėnė koprraci, nė ditėn e kiametit do t'u mbėshtillet nė qafėn e tyre. All-llahut i mbesin trashėgim qiejt dhe toka, All-llahu ėshtė i njohur mirė mė atė qė veproni." ( Ali Imran: 180)
Jeta e muslimanit ėshtė e infiltruar nė tė keqen dhe sfidat e saj. Sot ėshtė bėrė trend qė tė pėrmendet dinamizmi i jetės. Nuk ka dyshim, se zhvillimi i teknikės dhe teknologjisė e bėri tė veten si nė aspektin pozitiv poashtu edhe nė aspektin negativ. Zemrat filluan qė tė egėrsohen, shpirtrat filluan qė tė ngurtėsohen, mėkatet u shtuan, numri i tė varfėrve u rrit dukshėm. Sot pėr dukuritė e inflacionit dhe rritjes sė ēmimeve edhe ato qė nuk janė ekonomist kanė filluar qė tė flasin. Nėpėr ndeja tona bisedohet pėr vajzėn e filanit e cila kishte ikur pėr filanin. E dikur vetėm tė pėrmendej emri i vajzės sė dikujt, ai qė pėrmendte detyrohej qė ta marrė pėr grua ose pėrndryshe dėnohej nė emėr tė popullit. Po, nuk ka dyshim se prej kėtyre anomalive mė e dhimbshmja dhe mė me pasoja ėshtė sėmundja e koprracisė.
Shoqėria jonė muslimane i ngjet shoqėrisė qysh nė kohėn e Resulullahit a.s.
A ju kujtohet nė kohėn e Resulullahit a.s. se ēka i premtuan mushrikėt Muhammedit a.s. pėr ta lėnė thirrjen islame? Atij (a.s.) i premtuan: pozitė nė shoqėri, pasuri tė majme dhe vajzėn mė tė bukur. Padyshim kėto janė tre elemente pėrmes sė cilave njeriu e humb kėtė botė dhe ahiretin ose pėrmes kėtyre i fiton dyja. Muhammedi a.s. i fitoi trijat, pozitėn, pasurinė dhe gra shumė tė bukura. Por, ai (a.s.) i sprovuar nė kėtė formė pėrmes inspirimit nė Allahun dha kėtė pėrgjigje: "Sikur edhe Diellin tė ma vendosni nė krahun e djathtė, e Hėnėn tė ma vėndosni nė tė majtėn unė nuk do tė tėrhiqem prej thirrjes nė tė Vėrtetėn." Pėrmendi Diellin dhe Hėnėn, kėto dy sende tė paarritshme pėr njeriun e atij shekulli, dhe kulmi i famės, pasurisė dhe begatisė pėr arabin e atij shekulli.
Vėllezėr Musliman! Thotė Allahu i Lartėsuar nė Kur'an: "Tė cilėt vetė bėjnė koprraci dhe me koprraci i kėshillojnė njerėzit. E kush largohet prej dhėnies, le ta dijė se All-llahu ėshtė i begatshėm, i lavdishėm." (El-Hadid : 24) "E sa i pėrket atij qė bėn koprraci dhe ndien veten tė pavarur (nga Zoti)," ( El-Lejl: 8) "Ndėrkaq, kur e gjen e mira, ai bėhet tepėr koprrac." (El-Mearixh: 21)
"Shumė koprrac ndaj rrugės sė mbarė, i pafrenueshėm, mėkatar,." (El-Kalem: 12)
Nėse i lexojmė me vėmendje kėto ajete kur'anore do tė kuptojmė se njeriu bėhet koprrac edhe ndaj mirėsisė qė Allahu ia ka dhėnė. Ai ia dha duart, sytė, mendjen, zemrėn, shpirtin, trupin, ndėrsa njeriu prapė i bėn mėkat Allahut xh.sh. Ai bie nė sexhde, bėn njė mėkat, kėrkon falje prej Allahut xh.sh., Allahu ia pranon faljen, dhe nuk e di se me ēfarė zemre robi prapė i bie nė sexhde Allahut dhe me ēfarė fytyre Ditėn e Llogarisė do tė dalė para Allahut tė Madhėrishėm?
Nuk ka dyshim se koprracia ėshtė njėra prej sėmundjeve mė tė thella tė shoqėrisė sonė. Tė shpresojmė qė Allahu tė na shėroj prej saj.
O Allah na ushqe me hallall dhe na ruaj prej haramit.
O Allah na mbroj prej zjarrit tė xhehenemit dhe na fut nė xhennet.
O Allah na bėnė bartės tė fjalės Tėnde o Krijues i Botrave.
O Allah na mundėso ndėrmjetėsimin e Resulullahit a.s. Ditėn e Llogarisė.
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė Allahut, Zotit tė Botrave.
Shkruan: Hamdi NUHIJU
Krijoni Kontakt