Atmosfera e festave te fundvitit ne Shqiperi ka qene gjithnje shume e ndjeshme (te pakten ne Tiranen time te tre viteve me pare). Postoni ketu , ato kujtime qe keni qe ju bejne te mendoni per keto festa kaq te dashura.
Gjeja e pare qe me vjen nder mend eshte Koncerti i fundvitit nga Filarmonia e Vjenes. Mezi e prisnim daten nje (ora 12 e drekes) per te degjuar muziken e pavdekshme te Shtrausit me shoke. Marshi i Radeckit ishte gjithnje i preferuari im.
Krijoni Kontakt